Prizreni: Dallime mes rishikimesh

Coordinates: 42°08′N 20°26′E / 42.13°N 20.44°E / 42.13; 20.44
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Shpëtim i burimeve 2 dhe etiketim 0 si të vdekura.) #IABot (v2.0
Rreshti 59: Rreshti 59:
* Regjioni i Prizrenit me komunat [[Komuna e Prizrenit|Prizren]], [[Rahoveci|Rahovec]], [[Komuna e Sharrit|Sharr]],[[Theranda|Therandë]], [[Malisheva|Malisheve]]
* Regjioni i Prizrenit me komunat [[Komuna e Prizrenit|Prizren]], [[Rahoveci|Rahovec]], [[Komuna e Sharrit|Sharr]],[[Theranda|Therandë]], [[Malisheva|Malisheve]]
* [[Nahija e Prizrenit]]
* [[Nahija e Prizrenit]]
[http://www.uni-pz.org Universiteti i Prizrenit]
[https://web.archive.org/web/20120425151806/http://uni-pz.org/ Universiteti i Prizrenit]
* [http://www.prizreni.co.nr Prizreni]
* [http://www.prizreni.co.nr Prizreni]
* [[Kalaja e Prizrenit]]
* [[Kalaja e Prizrenit]]
Rreshti 137: Rreshti 137:
|Prizren || Malishevë || Kijevë || 24060
|Prizren || Malishevë || Kijevë || 24060
|-
|-
| colspan="10" align="center" style="background:#dcdcdc;" |<small>[http://www.ptkonline.com/web/site/al/pk_sherbimet/15/KodetPostare.pdf Ref:] [[Posta dhe Telekomi i Kosovës|PTK]]</small>
| colspan="10" align="center" style="background:#dcdcdc;" |<small>[https://web.archive.org/web/20060630172949/http://www.ptkonline.com/web/site/al/pk_sherbimet/15/KodetPostare.pdf Ref:] [[Posta dhe Telekomi i Kosovës|PTK]]</small>
|}
|}



Versioni i datës 10 shtator 2019 06:44

42°08′N 20°26′E / 42.13°N 20.44°E / 42.13; 20.44

Ura e gurit.
Prizreni në vitin 1863
Skeda:Emblema - Prizren.jpg
Pamje e Prizrenit nga Kalaja

Prizreni (në tekste edhe Prizrend, serbisht: Призрен ) është qytet në pjesën jug-perëndimore të Kosovës si dhe i dyti në Kosovë për nga madhësia dhe popullsia pas Prishtinës. Prizreni po ashtu është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër. Qyteti ka një popullsi prej rreth 170,000 banorësh, shumica Shqiptarë. Komuna mendohet të ketë rreth 221,000 banorë, përfshi këtu vetë qytetin dhe 76 fshatrat që e përbëjnë. Gjindet në afërsi të Bjeshkëve të Sharrit në Kosovën jugore, rajoni kufizohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Qyteti i Prizrenit shtrihet ne pjesën jugore të Rrafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro-tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.

Toponimia, Historia

Të dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë, se ky territor ishte i banuar që nga antika, kur njihej me emrin TherandaGjeografinë në shek. II para. K., e në këtë trevë banonte një popullsi Dardane. Në shek. V pas. K. përmendet emri Petrzên nga Prokupi i CezaresDe aedificiis (Libri IV, Kapitulli 4). Ndonjëherë citohet edhe në lidhje me Justiniana Prima. Gjatë shekullit XI ishte qendër e rëndësishme qytetare, më 1019 Prizreni ishte seli e ipeshkevisë të perandorisë Bizantine. Gjatë shek XII-XIV u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre. Gjurmët e lashtësisë së Prizrenit Prizreni, që është i njohur si lokalitet urban që nga periudha antike. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se Prizreni është njëri ndër qytetetmë të vjetra të Evropës Juglindore e më gjerë. Emrin (në varianta të ndryshme) e Prizrenit e ndeshim në harta e dokumente të ndryshme, si në tabelën V të Ptolemeut (shekulli II), ku përmendet me emrin Termidava, pastaj në hartën Tabula Peutingeriana (shekulli III), te dijetari E. Spenser e ndeshim, si Procopera (359-336 para kohës së re). Prizrenin me këtë emër e ndeshim edhe te Procopi (565), si dhe sipas amerikanit Eric Hempi, emërtimi Prizren vjen nga Theranda (Therandë, Pri-zdrijana, Peneropolis, Pra-eserem, Pri-zna, Pri-zrenum, Pre-sarin, Pri-sareno, Pri-zirendi, Pre-zren,Pre-zdin, Pri-zdren, Pru-zrenin, Torzerm, Perserin e Pri-zrend, Pri-zerand, Pri-serand, Pri-zerendi, Pri-zereni dhe Prizreni.

Me ndarjen e Perandorisë Romake (395) në atë të Perëndimit dhe të Lindjes, Prizreni ra nën sundimin e Bizantit dhe atë serb deri në shekullin XIII.

Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare

1019 përmendet si një seli e ipeshkvisë në Perandorinë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsis sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.

Ndërtesa e hamamit të vjetër

Pushtimi dhe sundimi osman

Prizreni ndonëse humbi përkohsisht rëndesinë e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qender Sanxhaku dhe Vilajeti).

Në shekullin XIX Hahn e përshkruan si me popullsi më të lartë se Larisa, Janina, Shkodra edhe se Manastiri.

"Në fakt Prizreni, në bazë të listave zyrtare të pagesave, përmbledh 11.540 shtëpi, prej të cilave 8400 muslimanë, 3000 të krishterësh grek dhe 150 të krishterësh katolik. Në këto shtëpi banojnë gjithsej 46.000 frymë, nga të cilët 36.000 muslimanë, 8.000 të krishterë grek (bullgarë dhe vlleh) dhe 2.000 të krishterë katolik. [...] Qyteti është ndarë në njëzetekatër lagje, ka njëzetegjashtë xhami, dy kisha greke dhe një shtëpi private që është shndërruar në kishë katolike. Shkollat që ekzistojnë aty janë: shtatëmbëdhjetë shkolla muslimane për djemtë dhe nëntë për vajzat, një shkollë fillore ushtarake (Mejtep Ruzhdie), një shkollë bullgare e subvencionuar nga ambasadorët si dhe një shkollë katolike e përkrahur nga Madhëria e Tij Perandori, e cila aktualisht numëron njëzetegjashtë nxënës."[1]

Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane (1.200 sipas Hahn) në fund të kësaj periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptar.

1899 u themelua shkolla e parë e pavarur shqipe në të cilin jepte mësim Mati Logoreci.

Prizreni zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 qershor 1878. Në Prizren pati selinë e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni. Në vitin 1913 vendoset pushteti serbo-malazez me ç'rast një numër i madh i familjeve shqiptare nga qyteti u shpërngulen në Turqi. Gjatë luftës së II botërore banorët e tij dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare. Prizreni u çlirua më 17 nëntor 1944.

Pas luftës deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë.Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.

Gjeografia

Popullsia

Prizreni në ditët e sotme ka më shumë se 177 000 banorë. Në vitin 1836 kishte rreth 26 000 banorë. Popullsia u rrit në 1875-ën, kur arriti në 40 000 banorë, me mbi 80% shqiptarë, më pak se 15% serbë e rreth 5% vllehë. Sot popullsia e Prizrenit përbëhet nga një shumicë prej më shumë se 90% shqiptarë, e pjesa e mbetur nga goranë, torbeshë, romë e shumë pak serbë e turqfolës.[2]

Vende të vizitueshme

Ura e Gurit

Areali muzeal i shtepise "Lidhja e Prizerenit" Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, Ura e Gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.

Shiko dhe këtë

Universiteti i Prizrenit

Numrat Postal

Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Univerzal për Prizren ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabel.

Kodi Postar i Kosovës - 20000 Prizren
Qarku Komuna vendbanimi Numri
Prizren Prizren Prizren 20000
Prizren Prizren Prizren 1 20010
Prizren Prizren Prizren 2 20020
Prizren Prizren Prizren 3 20030
Prizren Prizren Prizren 4 20040
Prizren Prizren Prizren 5 20050
Prizren Prizren Prizren 6 20060
Prizren Prizren Prizren 7 20070
Prizren Prizren Prizren 8 20080
Prizren Prizren Zym 20510
Prizren Prizren Zhur 20520
Prizren Prizren Reçan 20530
Prizren Prizren Mamushë 20540
Prizren Prizren Korishë 20550
Prizren Rahovec Rahovec 20500
Prizren Rahovec Rahovec 1 20510
Prizren Rahovec Rahovec 2 20520
Prizren Rahovec Ratkoc 20530
Prizren Rahovec Xërxë 21000
Prizren Rahovec Hoça e Madhe 21050
Prizren Rahovec Krush e Madhe 21060
Prizren Dragash Dragash 22000
Prizren Dragash Bresanë 22050
Prizren Dragash Bellobradë 22060
Prizren Dragash Brod 22070
Prizren Dragash Krushevë 22080
Prizren Therandë Therandë 23000
Prizren Therandë Mushtishë 23050
Prizren Therandë Samadraxhë 23060
Prizren Malishevë Malishevë 24000
Prizren Malishevë Banjë e Madhe 24050
Prizren Malishevë Kijevë 24060
Ref: PTK

Burime

  1. ^ Hahn J., Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit, përkthyer nga Pjetër Radiqi, Tiranë: Geer, 2001. fq. 18. ISBN 99927-738-8-X
  2. ^ https://books.google.al/books?id=VL02DwAAQBAJ&pg=PA210&lpg=PA210&dq=vlachs+prizren&source=bl&ots=20LV4AE7Xf&sig=f5kTfkKXmWT9oOfZ6e86WJ638p8&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjNoNW9lLfYAhVSY1AKHULEAu8Q6AEIKjAB#v=onepage&q=vlachs%20prizren&f=false

Vendbanime të populluara në komunën e Sharr (Dragash)

Vendbanime të populluara në Komunën e Prizrenit


 Commons: Prizren – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale