Mekanika: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Shpëtim i burimeve 5 dhe etiketim 0 si të vdekura.) #IABot (v2.0
v →‎Referimet: Referenca -> Referime duke përdorur AWB
Rreshti 56: Rreshti 56:
* [[Fizika e materies së kondensuar]], gazet kuantike, trupat e ngrutë, lëngjet etj.
* [[Fizika e materies së kondensuar]], gazet kuantike, trupat e ngrutë, lëngjet etj.
== Referencat ==
== Referimet ==
{{reflist}}
{{reflist}}



Versioni i datës 11 shtator 2019 12:28

Mekanika është pjesa e fizikes qe merret me studimin e lëvizjes se trupave. Mekanika ndahet ne dy pjesët e saj kinematika, dinamika. Kinematika studion se si lëvizin trupat, madhësitë që karakterizojnë lëvizjen e tyre, si : zhvendosjen, shpejtësinë, nxitimin dhe lidhjen ndërmjet këtyre madhësive etj. Dinamika studion shkakun e lëvizjes se trupave, lidhjen ndërmjet nxitimit dhe forcës qe shkakton nxitimin e trupave (ndryshimin e lëvizjes).

Nganjëherë si pjesë e pavarur e mekanikës, merret dhe statika e cila studion kushtet, për të cilat lënda është në prehje (qetësi).

Lëvizja e trupit

Vija të cilën e përshkon trupi i zgjedhur për krahasim që quhet trup krahasues (referent). Për të përshkruar ndonjë lëvizje janë të domosdoshme disa parametra ose madhësi fizike, që ne i quajmë elemente të lëvizjes. Meqenëse lëvizja kryhet në hapësirë dhe kohë atëherë elementet kryesore të lëvizjes janë hapësira dhe koha. Hapësira fizike përmban tri përmasa : gjatësinë , gjerësinë dhe lartësinë. Që të trija këto madhësi janë distanca ose siç i quajmë në mekanikë rrugë. Rruga në mekanik zakonisht shënohet me shkronjën s (nga latinishtja Spatium). Njësia për rrugën në SI është metri që shënohet me shkronjën m. Koha që i nevojitet trupit referent të përshkrojë rrugën, zakonisht shënohet me shkronjën t (nga latinishtja tempus).

Zhvendosja e trupit

Vektori me origjine ne piken fillestare te lëvizjes se trupit dhe me skaj ne piken e fundit te levizjes se tij quhet zhvendosje. Zhvendosja e trupit është ndërrimi i pozitës së tij në boshtin x nga një pikë në pikën tjetër. Zhvendosja është madhësi vektoriale. Pra zhvendosja e një trupi quhet ndërrimi i pozitës se tij prej një pike ne piken tjetër te hapësirës. Ndërsa bashkësia e krejt këtyre pikave quhet rruge.

Historia

Antikiteti

Historia kryesore e mekanikës në antikitet ishte mekanika e Aristotelit.[1] Këtë traditë e vazhdon Hipparchus.[2]

Mesjeta

Në Mesjetë, teoritë e Aristotelit u kritikuan dhe u ndryshuan nga një numër figurash, duke filluar me John Philoponusin në shekullin e gjashtë. Një problem qendror ishte ai i lëvizjeve të pjerrëta, të cilat u diskutuan nga Hipparchus dhe Philoponus. Kjo çoi në zhvillimin e teorisë së impulsit në shekullin e 14-të nga Jean Buridan, i cili zhvilloi teoritë modern të inercisë, shpejtësisë, nxitimit dhe sasisë së lëvizjes. Këto punime dhe të tjera u zhvilluan në këtë shekull edhe nga Llogaritarët e Oksfordit si Thomas Bradëardine, i cili studio dhe formuloi ligje të ndryshme gjatë rënies së trupave.

Koha e re

Dy figurat kryesore në kohën e re janë Galile Galileo dhe Isak Njutoni. Deklaratat përfundimtare të Galileut në mekanikë, pjesërisht në rënien e trupave, ndodhen në librin Two New Sciences (1638). Vepra e Njutonit Philosophiæ Naturalis Principia Mathematica paraqet llogari të detajuara matematikore të mekanikës. [2]

Koha më e re

Dy zhvillimet kryesore modern në mekanikë janë relativiteti gjeneral i Anshtajnit, dhe Mekanika kuantike, të dyja të zhvilluara në shekullin 20 si pjesë e ideve në fillim të shekullit 19.

Nëndisiplinat e mekanikës

Në vazhdim janë dy lista me subjekte që studiohen në mekanikë.

Mekanika klasike

Mekanika Kuantike

Në vazhim janë pjesët e mekanikës kuantike :

  • Mekanika e valëve të Shrodingerit, e përdorur për të përshkruar funksionin valor të një pjesëze të vetme
  • Mekanika matrikse që është një formulim alternativ që lejon konsiderimin e sistemeve me një numër të fundëm dimensionesh.
  • Mekanika kuantike statistikore që përgjithëson mekaniken kuantike ordinere në konsiderimin e sistemeve në gjendje të panjohur ; shpesh e përdorur për të derivuar vetitë termodinamike.
  • Fizika parciale, lëvizja, struktura, dhe reaksionet e pjesëzave.
  • Fizika bërthamore, lëvizja, struktura, dhe reaksionet nukleare
  • Fizika e materies së kondensuar, gazet kuantike, trupat e ngrutë, lëngjet etj.

Referimet

  1. ^ "A history of mechanics". René Dugas (1988). p.19. ISBN 0-486-65632-2
  2. ^ a b "A Tiny Taste of the History of Mechanics". The University of Texas at Austin.

Bibliografia

  • Robert Stawell Ball (1871) Experimental Mechanics from Google books.
  • Landau, L. D.; Lifshitz, E. M. (1972). Mechanics and Electrodynamics, Vol. 1. Franklin Book Company, Inc. ISBN 0-08-016739-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)

Lidhje të jashtme

Wiki WikiFjalori: Mekanika – shfletoni më shumë në fjalorin e lirë