Vikingët: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v zëvendësimi i kategorisë me emrin e duhur, zëvendësova: Kategoria:Popuj → Kategoria:Njerëz sipas kombësisë, përmirësime tipografike: dmth → do të thotë duke përdorur AWB
v →‎Referime: Referenca -> Referime duke përdorur AWB
Rreshti 26: Rreshti 26:
== Lidhje te jashtme ==
== Lidhje te jashtme ==
* http://www.forumi.zeriyt.com/index.php/topic,7953.0.html
* http://www.forumi.zeriyt.com/index.php/topic,7953.0.html
==Referenca==
==Referime==
{{Reflist}}
{{Reflist}}



Versioni i datës 11 shtator 2019 13:48

Përhapja e Vikingëve nga shekulli i 8 deri në shekullin e 11.
Përhapja e Vikingëve nga shekulli i 8 deri në shekullin e 11.

Fjala Viking sot tregon popullatën e cila në Mesjetën e hershme jetonte në territorin e Skandinavisë, veçanërisht në territorin e sotëm të Suedisë, Norvegjisë dhe Danimarkës. Shpesh është përdorur edhe emërtimi “Normanë” ( "Njerëzit e veriut"), por ai është përdorur më shpesh për ata vikingë të cilët pushtuan Normandinë e sotme, ashtu si edhe emërtimi “Varangianë” i cili është përdorur shpesh për kolonët mesjetarë skandinavë në Rusinë e sotme, Ukrainën dhe Perandorinë e dikurshme Bizantine.[1]

Përmbledhje

Kohët e fundit ka edhe mendime që emri Viking duhet të përdoren vetëm për banorët e Skandinavisë (Gadishullit Skandinav dhe Danimarkës) të cilët në Mesjetë kishin kryer sulme të parreshtura gati në të gjithë botën e asaj kohe.

Edhe origjina e fjalëve nuk është sqaruar plotësisht, dhe kështu ka disa shpjegime:

  • Lat. “Vikus” (fshat) ose në anglishten e vjetër “Wic” (qendra tregtare, port), dhe në këtë rast kjo fjalë do të thoshte "ata që e vizitojnë portin komercial"
  • Eng. “Week” Javë (java) për shkak se sulmet zgjatnin rreth një javë
  • Në gjuhën e vjetër nordike ”Vik” (gji, gjiri), do të thotë, "ata që vijnë nga Gjiri"
  • “Viken” - emri i fjordit pranë Oslos (pjesëmarrësit në sulmin e parë mund të ketë origjinën nga atje)

Periudha e marshimit të tyre aktivë në të gjithë Evropën njihet si Periudha Vikinge dhe zgjat rreth 250 vjet. Sulmi i parë i regjistruar ndodhi në vitin 793, kur ata sulmuan manastirin Lindisfarne në bregdetin anglez, dhe i fundit në vitin 1066, kur William Pushtuesi sulmoi Anglinë. Është kjo koha e shkëlqimit dhe rënjes së Shtetit Frank, pas rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit vazhdon të ekzistojë edhe Perandoria Lindore e njohur si Bizanti, me qendër në Konstandinopojë (Stambolli i sotëm), dhe përmes Ngushticës së Gjibraltarit në territorin e sotëm të Spanjës përhapet Kalifati.[2]

Viking të shquar

  1. Eriku i Kuq
  2. Leif Erikson
  3. Knuti i Madh

Shih edhe

Lidhje te jashtme

Referime

  1. ^ Istina o vikinzima Vizituar më 4.10.2016.
  2. ^ Viking (people), Encyclopædia Britannica. Vizituar më 4.10.2016.