Bilbil Klosi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
Rreshti 19: Rreshti 19:
Martohet me Jolanda Xhuvanin, të bijën e [[Aleksandër Xhuvani|Aleksandër Xhuvanit]], u trashëguan me pesë fëmijë bashkë, ndër të cilët [[Ardian Klosi]]<ref>''Ndahet nga jeta vajza e Aleksandër Xhuvanit'', [[MAPO (media)|Mapo]]</ref>.
Martohet me Jolanda Xhuvanin, të bijën e [[Aleksandër Xhuvani|Aleksandër Xhuvanit]], u trashëguan me pesë fëmijë bashkë, ndër të cilët [[Ardian Klosi]]<ref>''Ndahet nga jeta vajza e Aleksandër Xhuvanit'', [[MAPO (media)|Mapo]]</ref>.


== Referencat ==
== Referimet ==
<references />
<references />



Versioni i datës 14 shtator 2019 22:43

Stampa:Kutia Politikan

Bilbil Klosi (Klos, 25 janar 1915 - Tiranë, 22 nëntor 1978) ka qenë ndihmësgjyqtar në Gjyqin Special, gjyqtar, politikan shqiptar, Ministër i Drejtësisë i Shqipërisë. Klosi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]

Jeta

Lindi në fshatin Klos të Mallakastrës. Ndoqi liceun francez të Korçës dhe studimet e larta në Francë, në Universitetin e Grenoble, për Drejtësi.

Më 1942 kthehet në Shqipëri dhe deri më 1944 është partizan. Kuadër drejtues i Brigadës V. Më 1944-45 komisar i divizionit V. Më 1945 komisar i divizionit III. Më 1944-46 anëtar i KANÇ-it. Më 1945 kryetar gjyqi i korparmatës I-rë[2].

Më 10 mars 1945, u emërua si ndihmësgjyqtarë i Gjyqit Special për kriminelët e luftës edhe Bilbil Klosi[3].

Më 1945-46 sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Më 1946-49 dhe 1950-51 ndihmësprokuror i përgjithshëm. Më 1949 kryetar i Gjykatës së Lartë Ushtarake[2], në gusht të 1949 ishte kryetar i një grupi gjykues formal në Mirditë, duke dhënë dënime drakoniane si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Bardhok Bibës[4].

Më 1949-50 këshilltar juridik në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Më 1946-1974 deputet. Më 1951-66 ministër i Drejtësisë. Më 1966-73 sekretar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Më 1973-78 këshilltar përgjegjës i sektorit të botimeve në Gjykatën e Lartë[2].

Vdiq në Tiranë më 22 nëntor 1978[2].

Familja

Martohet me Jolanda Xhuvanin, të bijën e Aleksandër Xhuvanit, u trashëguan me pesë fëmijë bashkë, ndër të cilët Ardian Klosi[5].

Referimet

  1. ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ a b c d Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq.166-167. ISBN 9789994356225
  3. ^ Sadiku Xh., Genocidi mbi Kulakët në Shqipërinë Komuniste 1948-1990, Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit, 2013, fq. 20, ISBN 978-9928-168-13-9.
  4. ^ Kaso T., Ja kush e vrau Kryegjyshin Bektashian Sali Njazi Dede, Almanak nr. 1, Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2011. fq. 190.
  5. ^ Ndahet nga jeta vajza e Aleksandër Xhuvanit, Mapo