Illyricum Sacrum: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referime: Referenca -> Referime duke përdorur AWB
Sejko (diskuto | kontribute)
artikulli ishte copyvio i http://www.radiandradi.com/illyricum-sacrum-dhe-daniele-farlati-nga-mirel-sharrxhi/
Rreshti 1: Rreshti 1:
'''''Illyricum Sacrum''''' është një vepër enciklopedike e shumëvëllimshme shkruar në latinishte klasike që trajton historinë kishtare në viset kroate si dhe historinë e Kishës Katolike në ''Illyricum''-in klasik, sot [[Ballkani Perëndimor]]. Vepra u botua në tetë vëllime gjatë viteve 1751-1819, e vëllimi i nëntë i të cilës u botua më 1909.<ref>{{Cite web|url=http://enciklopedija.hr/Natuknica.aspx?ID=27106|title=Illyricum sacrum|publisher=Croatian Encyclopedia}}</ref>
'''Illyricum Sacrum''' është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime dhe shkruar në latinisht. Në të flitet për historinë e ilireve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. Illyricum Sacrum përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. [[Aleksander Stipcevic]], vepra Illyricum Sacrum është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rendësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin [[1751]], kurse i fundit në vitin [[1909]]. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga [[Daniele Farlati]], kurse dy vëllimet e fundit nga [[Jakobo Coleti]]. Vepra u përkthye në shqip nga Dom Frano Ilijaj në vitet 1960, por, nuk është botuar kurrë dhe përkthimi ekziston ende vetëm në dorëshkrim në arkivat e shtetit.<ref name="Nikolli">{{cite news|url=http://www.balkanweb.com/site/illyricum-sacrum-e-1700-es-vepra-qe-iu-sekuestrua-priftit-50-vite-e-pabotuar-ne-arkiv/|title=“ILLYRICUM SACRUM” e 1700-ës/ Vepra që iu sekuestrua priftit, 50 vite e pabotuar në Arkiv|last=Nikolli|first=Fatmira|date=14 October 2016 |publisher=Ballkanweb|language=Shqip|accessdate=17 July 2018}}</ref>


==Histori==
== Historia ==
Më 1720, nisma e hartimit të historisë kishtare për provincën e ''Illyricum''-it të propozuar nga [[Shoqëria e Jezuit|jezuiti]] P. Filip Riçeputi (Filippo Riceputi, 1667-1742) gjeti mbështetjen e [[Papa Klementi XI|Papa Klementit XI]].<ref>{{Cite book|title=A Biographical Dictionary of Albanian History|last=Elsie|first=Robert|publisher=I.B.Tauris|year=2013|isbn=9781780764313|location=|pages=86|authorlink=Robert Elsie}}</ref> Projekti i Riçeputit synonte të mblidhte dokumente për të bërë një ''Museum Illyricum'', mbi historinë kishtare të provincës së Ilirisë.<ref name=":0">{{Cite book|title=Saints of the Christianization Age of Central Europe (Tenth-Eleventh Century)|last=Nikoliç|first=Zrinka|publisher=Central European University Press|year=2013|isbn=9786155225208|location=|pages=341|chapter=The Deeds of Blessed Gaudentius Bishop of Osor Marina Miladin}}</ref> Vëllimi i parë u botua në Venedik më 1751 pasi Riçeputi ndërroi jetë,<ref name=":1">{{Cite book|title=The Catholic encyclopedia: an international work of reference on the constitution, doctrine, discipline, and history of the Catholic church|last=|first=|publisher=Robert Appleton company|year=1913|isbn=|location=|pages=788|volume=5}}</ref> projektin e çoi përpara ndihmësi i tij P. [[Daniele Farlati]] i cili punoi katër vëllimet e radhës, të cilit i mbeti edhe autorësia.<ref name=":0" /> Kur i katërti po botohej, Farlati kishte ndërruar jetë.<ref name=":1" />
Treqind e dy vjet më parë, në vitin [[1702]], [[Papa Klementi XI]] i drejtohet ipeshkvit të [[Tivari|Tivarit]], imzot Vincenc Zvajevikut: "Dëshiroj të përmbushësh një vizite pastorale në trojet e Arbnise. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkevite, ipeshkvite, dioqezat dhe famullitë. Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnise dhe të besimtareve dhe me në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshë ?" Duke i shkruar ipeshkevit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe '''Papa Albani''', për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizmi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.


Ndihmësi i Farlatit, P. Jacopo Coleti përfundoi vëllimin e pestë, i cili u botua më 1775. Pas këtij vëllimi, Coleti botoi tre të tjerë, i fundit i të cilëve u përfundua më 1818.<ref name=":1" /> Më vonë, më 1910 në [[Split]] P. Franc Bulić botoi ''Accessiones et correctiones all'Illyricum sacrum del P.D. Farlati'' me autor P. Gianjacopo Coleti.<ref name=":0" />
Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shenjte, kryeipeshkevi i Tivarit Vincec Zmajevik, kalon qytet me qytet e katund me katund duke plotësuar më përkushtim të thellë urdhrin e shenjte të Papës. Pas ekspeditës në Arbni, ai i shkruan Papës: "iu solla dheut rreth e rreth, gjithmbarë e pashë vuajtje shumë o Ate i shenjte. Qytetet e lulëzuara ishin vene nën haraç, pashe kala të rrënuara, forcën tonë të prishur, e kisha të përlyera. Pashe pleq të vuajtur, meshtarë duke qarë, barinj të travajur, murtajën që bënte kerdine. Zëmra imë, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa". Në fund, ipeshkevi i [[Tivari]]t e mbyll kështu letrën e tij: "Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndermerreshin hapa të menjehershem për t'i ardhur në ndihme popullit të Arbnisë që është, në të njëjtën kohë, edhe populli juaj o Atë i Shenjtë!"


== Përkthimi në shqip ==
Pas këtij letërkëmbimi Papa Klementi XI vendosi që në Merci të [[Lezha|Lezhes]] me 14 e 15 janar 1703 të mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim të Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbëreshet e Italisë në Shën Mitër Korone. Ai dha 4000 skude për një vend të përhershëm në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, vend i cili do të mbahej nga një shqiptar. Me iniciativën e tij u hap katedra e gjuhës shqipe në Romë. Sipas Papa Klementit XI, rimëkëmbja e Arbnisë, domethënë ringritja e ndërgjegjes kombëtare mund të vinte duke ruajtur gjuhën, fenë dhe historinë e të pareve. Sipas Papës, këto ishin simbole të unitetit kombëtar. Ashtu si në vitin 1702, dhjete vjet më vonë, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkëpunim një intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. [[Daniele Farlati]], për të ndërmarre një ekspedite të gjerë nëpër dheun e të pareve të tij, nëpër Iliri. Kështu nisi puna për korpusin "Illyricum Sacrum", të cilit Daniele Farlati do t'i kushtonte gjithë jetën e tij.
Pasi e kishte nisur që më 1956, më 1963 Dom [[Frano Illia]] përfundoi përkthimin e pjesës më të madhe të vëllimit të shtattë, përkthimi i cili trajtonte dioqezat brenda kufijve të shtetit shqiptar me titullin ''Ilirija Kishtare'' ose ''Historia Kishtare e Ilirisë''. Në një letër dërguar Institutit të Kulturës Popullore, Illia i përcjell:<ref>{{Cite news|url=https://shqiptarja.com/lajm/illyricum-sacrum-peripecit-euml-e-br-p-euml-rkthimit-t-euml-imzot-frano-illia-s|title=Illyricum Sacrum: Peripecitë e përkthimit të Imzot Frano Illisë: historia e rrallë e kësaj vepre të konfiskiuar nga Ministria e Brendshme pas arrestimit të Illisë në Milot të vitit 1967|last=|first=|date=5 janar 2014|work=[[Shqiptarja.com]]|access-date=21 shtator 2019}}</ref><blockquote>" [...] Volumi i VII, në 638 faqe, rreshton historinë kishtare dhe lidhun me atë çivile të Metropolive të Djoklesë, Tivarit, Shkodrës, Durrësit e të Sirmit dhe sufrangave ase të dioçezave që mvaren prej tyne. Prej kësi volumi deri tash kemi përkthye pjesët që i përkasin mbrendisë së kufijve të sodshëm të Shqipnisë, d.m.th. sa i përket Shkodrës dhe Durrësit dhe sufrangave të tyne (vazhdoj përkthimin e pjesëve të tjera) Shkodra kishte këto dioçeza: 1. Drishtin, 2. Pultin e Madh, 3. Pultin e Vogël, 4. Dejën, 5. Sarden e 6. Sapën.


Durrsi kishte këto dioçezë sufragane: 1. Lezhën, 2. Arbëninë, 3. Krujën, 4 Bendën, 5. Priskën, 6. Shtejefnin, 7. Kanovjen, 8. Skampën, (Elbasanin) 9. Lestronin, 10. Bulidën, 11. Amancien, 12. Apoloninë (Pojanin) 13. Vëlonën, 14. Pulkerjopullin (Beratin) 15. dhe Akroçerauninë. Në këtë volum të VII përshkruhet gjanë e giatë themelimi i qyteteve dhe i dioçezave, tue gërshetue historinë kishtare atë çivile t’atyne vëndeve. Shfrytëzohen mirë dokumente, historjanët dhe gjeografët e ndryshëm të vjetër e të rinj t’atyne kohve. Landa ndahet në djeçezë dhe në rajone kishtare. Secila Seli Arqipeshkvnore apo Ipeshkvnore zakonisht gjindet ndër qytetet nga të cilat edhe merr emnin. Në fillim të çdo Arkiodioçjezi apo Dioçjezi përshkruhet themelimi i qytetit dhe djeçezit, mandej vjen rreshtimi i jëtëshkrimit të secilit Prelat. Giatë jetëshkrimit të tyne rreshtohen faktet e historisë kishtare e çivile në rend kronologjik. Ky volum përfshin landën historike deri në fillimet e shek. XVIII, kur edhe botohet në vitin 1817.
Me këtë vepër Farlati bëhet një nga personalitetet më të mëdha të ilirologjise. Ai është më i madhi, përfaqësuesi me dinjitoz që njohim deri me sot. Nuk ka ilirolog tjetër që mund të konkurroje me të për periudhën antike, deri në Mesjetë. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tonë shumë e shumë kohë para së të vinin sllavet në Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e saktëson kohën ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetëm ai, paraqet themelet e ndërlikuara mbi të cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhësve tanë. Për të kryer studime të tilla nuk është e lehte. Duhet shumë kohë, shumë dije, dokumente e dëshmi që mund t'i gjesh pas një hulumtimi të gjatë e në vende të ndryshme. Burimet e informacionit janë gati të paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk është e lehte t'i deshifrosh. Mendoni se ç'punë kolosale i është dashur Farlatit për të ndërtuar pa asnjë të mete mozaikun e ilireve që jetonin në faqen perëndimore të Ballkanit. Nëse historiografisë sonë i heqim Farlatin, atëherë prejardhja jonë do të ishte e dyshimte, e mangët, e cunguar. Të dhëna për këtë periudhe kanë paraqitur edhe studiues të tjerë, por roli dhe saktësia e Farlatit janë të padiskutueshme. Të gjithë ata që duan të flasin për iliret dhe historinë e shqiptareve, patjetër duhet të mbështeten e të citojnë Daniele Farlatin. Ai është institucion. Ai përfaqëson bankën më të madhe të të dhënave për Ilirinë.


[...]
Sot për sot, në Shqipëri gjenden tri vëllime të Daniele Farlatit, një vëllim që ndodhet në AQSH, një vëllim në Bibliotekën Kombëtare dhe një vëllim që gjendet në Shkodër. Vëllimet e tjera nuk i kemi. Ato gjenden në Vatikan, në Venedik, në Kroaci, në Muzeun e Vjenës, etj. Edhe në këto vende, kopjet e Illyricum Sacrum janë të rralla. Me një nisme të marrë nga shtëpia botuese ARBI në Prishtinë, ashtu siç u veprua me "Acta et Diplomata res Albanie mediae a etatis ilustrantia" të Shuflait, pritet të veprohet edhe me nënte vëllimet e Farlatit e Coletit për "Illyricum Sacrum". Për këtë korpus që i kalon të 5500 faqet do të ndihmoje Ministria e Kulturës se Kroacisë dhe Ministria e Kulturës se Kosovës. Natyrisht, Ministria e Kulturës se Unionit Serbi - [[Mali i Zi]] as që mendohet të ndihmoje. Po kështu, edhe Ministria e Kulturës se Maqedonisë pasi në këtë vepër flitet për [[Shkupi]]n ilirik të banuar nga shqiptaret. Ndihme nuk mund të japë as Ministria e Kulturës se Greqisë, sepse në Illyricum Sacrum flitet për një të tretën e Greqisë të banuar nga iliro-shqiptaret.


Edhe pjesët e tjera që i përkasin Djoklesë e Tivarit kishte qenë mirë të njifen prandaj të përkthehen në giuhën tonë mbasi kanë lidhje të vazhdueshme me krahinat tona. Për plotësimin e këtij kuadri historik të vëndit, do të ishte me vënd edhe përkthimi i blenit VIII. Po të kërkohet kishim me kenë gadi të vazhdojmë kryemjen e përkthimit të bl. VII dhe të VIII-it."</blockquote>Illia e dorëzoi përkthimin në Institutin e Folklorit, bashkëpunëtor i jashtëm i të cilit kishte qenë prej vitesh. Pas burgimit në kohën e Revolucionit Kulturor, daljes më 1986, iu mohua mundësia që t'i rikthehej përkthimi që ta përpunonte më tej. Pas rënies së diktaturës, përkthimi iu rikthye, por ngelet i pabotuar.<ref>{{Cite news|url=http://shkoder.net/dom_frano_ilia/|title=Historia e panjohur e Shqipërisë në veprën Illyricum Sacrum", të autorit italian at Daniele Farlatti|last=Kaloçi|first=Dashnor|date=7-8 dhjetor 2002|work=[[Gazeta Shqiptare]]|access-date=21 shtator 2019}}</ref>
;Korpusi Illyricum Sacru
* 1751 Venedik Vëllimi I - Autor Daniele Farlati
* 1753 Venedik Vëllimi II - Autor Daniele Farlati
* 1765 Venedik Vëllimi III - Autor Daniele Farlati
* 1769 Venedik Vëllimi IV - Autor Daniele Farlati
* 1775 Venedik Vëllimi V - Autor Daniele Farlati
* 1800 Venedik Vëllimi VI - Autor Daniele Farlati
* 1817 Venedik Vëllimi VII - Autor Daniele Farlati
* 1819 Venedik Vëllimi VIII - Autor Jacobo Koleti
* 1909 Split Vëllimi IX - Autor Jacobo Koleti

Nga Volumi i parë deri tek i nënti janë dashur 150 vjet punë e palodhur për të krijuar këtë korpus, që flet jo vetëm për prejardhjen e shqiptarëve, por edhe për historinë e ilireve që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit. Autor i vetëm për shtatë volumet e para të këtij korpusi është Daniele Farlati. Pas vdekjes se tij, Jakobo Koleti, përfundoi volumin e tete e të nënte të "Illyricum Sacrum". Formati i faqeve të këtij korpusi është sa ai i revistave të sotme, 38 X 25 cm. Për botimin e ri nga Arbi Ltd, Prishtinë, një ndihmese të madhe ka dhënë Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë. Sipas drejtorit Sinani, DPA ka krijuar të gjitha lehtesite e komunikimit më të gjitha institucionet që ka marrëveshje dypalëshe e që zotërojnë të nënte vëllimet origjinale të Illyricum Sacrum. Pikërisht këto kopje do të shërbejnë si matrice e pastër për botimin fototipik. [[Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave te Shqipërisë]] ka ndihmuar gjithashtu në përpunimin e lendes, duke shfrytëzuar në mënyre të frytshme marrëveshjet dypalëshe. Ajo ka afruar dhe ka nxitur bashkëpunëtoret e saj më të ngushtë jashtë Shqipërisë për kërkime në bibliotekat dhe arkivat e [[Vatikani]]t, [[Venediku]]t, Firences, [[Zagrebi]]t, [[Dubrovniku]]t, Cetinjes, etj. Tani Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë po nxit institucionet shqiptare për t'u bërë pale në botimin e kësaj vepër monumentale.

Të parët dhe të fundit që duhet të ndihmonin për botimin luksoz e voluminoz të Illyricum Sacrum është Ministria e Kulturës se Shqipërisë. Botimi luksoz me format origjinal dhe lidhje speciale, me harta, skica e ilustrime origjinale ka një kosto të lartë. Për të qene bashkëbotues duhet të japësh. Pas këtij financimi Shqipëria ka të drejte të marrë edhe kopjet e domosdoshme, jo një e dy, por aq sa do të derdhe buxhet. Në të kundërt, shtëpia botuese, duke ruajtur etiken dhe protokollin, do t'i dërgoje Tiranës zyrtare, ndoshta një ose dy kopje, e shumta tri, asnjë më shumë. Tri kopje janë fare pak edhe për një institucion të vetëm, siç është Biblioteka Kombëtare. Asnjë historian shqiptar, nuk i ka parë deri me sot të nënte vëllimet e "Illyricum Sacrum". Ata mund të kenë parë e mund të kenë lexuar një vëllim, atë që gjendet në Bibliotekën Kombëtare, por asnjëherë nuk i kanë parë të nënte vëllimet e Farlatit. Ky është rasti më i mirë që jo vetëm historianet, por edhe studiuesit, shkollaret, akademiket e të tjerë t'i kenë më në fund të nënte vëllimet e Farlatit.


==Referime==
==Referime==

Versioni i datës 21 shtator 2019 14:22

Illyricum Sacrum është një vepër enciklopedike e shumëvëllimshme shkruar në latinishte klasike që trajton historinë kishtare në viset kroate si dhe historinë e Kishës Katolike në Illyricum-in klasik, sot Ballkani Perëndimor. Vepra u botua në tetë vëllime gjatë viteve 1751-1819, e vëllimi i nëntë i të cilës u botua më 1909.[1]

Historia

Më 1720, nisma e hartimit të historisë kishtare për provincën e Illyricum-it të propozuar nga jezuiti P. Filip Riçeputi (Filippo Riceputi, 1667-1742) gjeti mbështetjen e Papa Klementit XI.[2] Projekti i Riçeputit synonte të mblidhte dokumente për të bërë një Museum Illyricum, mbi historinë kishtare të provincës së Ilirisë.[3] Vëllimi i parë u botua në Venedik më 1751 pasi Riçeputi ndërroi jetë,[4] projektin e çoi përpara ndihmësi i tij P. Daniele Farlati i cili punoi katër vëllimet e radhës, të cilit i mbeti edhe autorësia.[3] Kur i katërti po botohej, Farlati kishte ndërruar jetë.[4]

Ndihmësi i Farlatit, P. Jacopo Coleti përfundoi vëllimin e pestë, i cili u botua më 1775. Pas këtij vëllimi, Coleti botoi tre të tjerë, i fundit i të cilëve u përfundua më 1818.[4] Më vonë, më 1910 në Split P. Franc Bulić botoi Accessiones et correctiones all'Illyricum sacrum del P.D. Farlati me autor P. Gianjacopo Coleti.[3]

Përkthimi në shqip

Pasi e kishte nisur që më 1956, më 1963 Dom Frano Illia përfundoi përkthimin e pjesës më të madhe të vëllimit të shtattë, përkthimi i cili trajtonte dioqezat brenda kufijve të shtetit shqiptar me titullin Ilirija Kishtare ose Historia Kishtare e Ilirisë. Në një letër dërguar Institutit të Kulturës Popullore, Illia i përcjell:[5]

" [...] Volumi i VII, në 638 faqe, rreshton historinë kishtare dhe lidhun me atë çivile të Metropolive të Djoklesë, Tivarit, Shkodrës, Durrësit e të Sirmit dhe sufrangave ase të dioçezave që mvaren prej tyne. Prej kësi volumi deri tash kemi përkthye pjesët që i përkasin mbrendisë së kufijve të sodshëm të Shqipnisë, d.m.th. sa i përket Shkodrës dhe Durrësit dhe sufrangave të tyne (vazhdoj përkthimin e pjesëve të tjera) Shkodra kishte këto dioçeza: 1. Drishtin, 2. Pultin e Madh, 3. Pultin e Vogël, 4. Dejën, 5. Sarden e 6. Sapën.

Durrsi kishte këto dioçezë sufragane: 1. Lezhën, 2. Arbëninë, 3. Krujën, 4 Bendën, 5. Priskën, 6. Shtejefnin, 7. Kanovjen, 8. Skampën, (Elbasanin) 9. Lestronin, 10. Bulidën, 11. Amancien, 12. Apoloninë (Pojanin) 13. Vëlonën, 14. Pulkerjopullin (Beratin) 15. dhe Akroçerauninë. Në këtë volum të VII përshkruhet gjanë e giatë themelimi i qyteteve dhe i dioçezave, tue gërshetue historinë kishtare atë çivile t’atyne vëndeve. Shfrytëzohen mirë dokumente, historjanët dhe gjeografët e ndryshëm të vjetër e të rinj t’atyne kohve. Landa ndahet në djeçezë dhe në rajone kishtare. Secila Seli Arqipeshkvnore apo Ipeshkvnore zakonisht gjindet ndër qytetet nga të cilat edhe merr emnin. Në fillim të çdo Arkiodioçjezi apo Dioçjezi përshkruhet themelimi i qytetit dhe djeçezit, mandej vjen rreshtimi i jëtëshkrimit të secilit Prelat. Giatë jetëshkrimit të tyne rreshtohen faktet e historisë kishtare e çivile në rend kronologjik. Ky volum përfshin landën historike deri në fillimet e shek. XVIII, kur edhe botohet në vitin 1817.

[...]

Edhe pjesët e tjera që i përkasin Djoklesë e Tivarit kishte qenë mirë të njifen prandaj të përkthehen në giuhën tonë mbasi kanë lidhje të vazhdueshme me krahinat tona. Për plotësimin e këtij kuadri historik të vëndit, do të ishte me vënd edhe përkthimi i blenit VIII. Po të kërkohet kishim me kenë gadi të vazhdojmë kryemjen e përkthimit të bl. VII dhe të VIII-it."

Illia e dorëzoi përkthimin në Institutin e Folklorit, bashkëpunëtor i jashtëm i të cilit kishte qenë prej vitesh. Pas burgimit në kohën e Revolucionit Kulturor, daljes më 1986, iu mohua mundësia që t'i rikthehej përkthimi që ta përpunonte më tej. Pas rënies së diktaturës, përkthimi iu rikthye, por ngelet i pabotuar.[6]

Referime

  1. ^ "Illyricum sacrum". Croatian Encyclopedia. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris. fq. 86. ISBN 9781780764313. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Nikoliç, Zrinka (2013). "The Deeds of Blessed Gaudentius Bishop of Osor Marina Miladin". Saints of the Christianization Age of Central Europe (Tenth-Eleventh Century). Central European University Press. fq. 341. ISBN 9786155225208. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c The Catholic encyclopedia: an international work of reference on the constitution, doctrine, discipline, and history of the Catholic church. Vëll. 5. Robert Appleton company. 1913. fq. 788. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Illyricum Sacrum: Peripecitë e përkthimit të Imzot Frano Illisë: historia e rrallë e kësaj vepre të konfiskiuar nga Ministria e Brendshme pas arrestimit të Illisë në Milot të vitit 1967". Shqiptarja.com. 5 janar 2014. Marrë më 21 shtator 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Kaloçi, Dashnor (7–8 dhjetor 2002). "Historia e panjohur e Shqipërisë në veprën Illyricum Sacrum", të autorit italian at Daniele Farlatti". Gazeta Shqiptare. Marrë më 21 shtator 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Formati i datës (lidhja)

Lidhje të jashtme

  • Volume I - Ecclesia Salonitana, ab ejus exordio usque ad saeculum quastum aerae Christianae (1751)
  • Volume II - Ecclesia Salonitana, a quarto saeculo aerae Christianae usque ad excidium Salonae (1753)
  • Volume III - Ecclesia Spalatensis olim Salonitana (1765)
  • Volume IV - Ecclesiae suffraganeae metropolis Spalatensis (1769)
  • Volume V - Ecclesia Jadertina cum suffraganeis, et ecclesia Zagabriensis (1775)
  • Volume VI - Ecclesia Ragusina cum suffraganeis, et ecclesia Rhiziniensis et Catharensis (1800)
  • Volume VII - Ecclesia Diocletana, Antibarensis, Dyrrhachiensis, et Sirmiensis cum earum suffraganeis (1817)
  • Volume VIII - Ecclesiae Scopiensis, Sardicensis, Marcianopolitana, Schridensis et Ternobensis cum earum suffraganeis (1819)
  • Accessiones et correctiones all'Illyricum sacrum del P. D. Farlati (1909)