Gjon Buzuku: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referenca -> Referime duke përdorur AWB
Rreshti 27: Rreshti 27:
* [https://web.archive.org/web/20031226134330/http://www.shkoder.net/en/buzuku.htm Meshari në anglisht]
* [https://web.archive.org/web/20031226134330/http://www.shkoder.net/en/buzuku.htm Meshari në anglisht]
* [http://titus.uni-frankfurt.de/texte/etcs/alban/buzuku/buzuk.htm?buzuk001.htm Meshari i Gjon Buzukut]
* [http://titus.uni-frankfurt.de/texte/etcs/alban/buzuku/buzuk.htm?buzuk001.htm Meshari i Gjon Buzukut]
*[https://wiki.shqipopedia.org/buzuku-gjon Gjon Buzuku - Shqipopedia]
*[https://forum.shqipopedia.org/threads/meshari-i-gjon-buzukut.572/ Meshari i Gjon Buzukut - Orgjinali në pdf - Shqipopedia]


{{Autorë shqiptarë|state=autocollapse}}
{{Autorë shqiptarë|state=autocollapse}}

Versioni i datës 21 shtator 2019 15:26

Stampa:Kutia Shkrimtar Gjon Buzuku ka qenë një prift katolik arbër (vetëquhet arbënesh). Ai jetoi në shekullin e XVI, vitet e sakta nuk dihen. Buzuku është autori i librit të parë të shtypur shqip që njihet, duke shqipëruar mesharin katolik në një shqipe që ka për bazë gegënishten, vepër e njohur gjerësisht si Meshari.

Jeta dhe vepra

Buzuku u lind në fshatin LjarjeKrajës në sundimin e Perandorisë Osmane, trevë shqiptare ende sot në Malin e Zi, i biri i Bdekut - siç e shkruan në pasthënien e përkthimit.[1] Me gjasë jetoi pranë ose afër Venecies, asokohe në Republikën e Venedikut. Ka mëtime që ka qenë ipeshkëv i dy dioqezave në Shqipërinë Veriore ose që ka qenë murg.

Nga 20 marsi i 1554 deri më 5 janar 1555 u mor me përkthimin e mesharit katolik në gjuhën e atëhershme shqipe. Përkthimi doli nga shtypi në një vëllim me 188 faqe, Biblioteka Apostolike e Vatikanit mban të vetmen kopje të njohur të librit. I mungon ballina dhe 16 faqet e para, gjë që shpjegon se pse titulli dhe viti i botimit nuk dihen. Kjo vepër cilësohet si vepra letrare më e vjetër shqipe e botuar dhe ruajtur deri sot.

Meshari përbëhej nga 110 fletë (220 faqe). Kopja e librit që ka arritur është e cunguar, përbëhet nga 94 fletë (188 faqe). Kësaj kopjeje i mungojnë 16 faqet e para, ndër to edhe kopertina me faqen kryesore. Duke qenë se Meshari është përkthim i teksteve të njohura liturgjike dhe pjesëve të Dhiatës së vjetër dhe Dhiatës së re, ai nuk është shumë i vështirë për t’u interpretuar, me gjithë ortografinë e ndërlikuar, gjuhën arkaike, gabimet e shumta të shtypit e mungesat e fjalëve. Të 188 faqet e tekstit përmbajnë 154 000 fjalë me një tërësi fjalori prej rreth 1500 leksemash, dhe janë një minierë ari e vërtetë për leksikografët dhe gjuhëtarët historikë. Përmban lëndë të ndryshme kishtare dhe pjesët kryesore të liturgjisë katolike. Kjo përmbajtje flet për përdorim të gjuhës shqipe në shërbesat fetare, lidhur siç duket me përpjekjet për përdorimin krahas latinishtes edhe të gjuhëve amtare. Meshari është botuar me alfabetin latin të tipit gjysmëgotik, i zakonshëm në atë kohë në Italinë veriore. Kryesisht për tingujt e gjuhës shqipe që nuk i ka latinishtja (g, gj, th, dh, z, x, i) ka edhe pesë shkronja të posaçme, që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Autori shihet se ndjek një traditë mjaftë të konsoliduar të shkrimit të shqipes, të cilën do ta vijojnë edhe autorët pasardhës të Shqipërisë veriore. Qenia e një tradite letrare të mëparshme shfaqet edhe në gjuhën relativisht të përpunuar të veprës. Në pasthënie shprehen shkoqur ndjenjat atdhedashëse që e kanë frymëzuar, dëshira e tij për të ndritur mendjen e bashkatdhetarëve. Në veprën e Buzukut gjejmë ndonjëherë edhe pjesë të një proze tregimtare me vlera letrare, të shkruara me gjuhë të qartë dhe të kuptueshme. Bie në sy puna e tij, ose e traditës së mëparshme, për pasurimin e shqipes me fjalë të reja, në mes të cilave ka mjaft fjalë të sferave të jetës mendore. Si vepër e parë shqipe e njohur, "Meshari" ka rëndësi të madhe për historinë e kulturës, në mënyrë të veçantë për historinë e shqipes së shkruar dhe të letërsisë shqiptare. Është dëshmi e shqipes në shek. XVI, në një fazë kur nuk ishin zhvilluar ende një pjesë e dallimeve dialektore të mëvonshme. Me gjuhën në një masë të mirë të standardizuar e të kodifikuar, si koine letrare që u ngjit e u zhvillua me veprat e autorëve të Veriut në shekujt XVI - XVIII, vepra e Gjon Buzukut hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar kulture.

Referimet

  1. ^ Rrota, P. Justin (2006) [1960]. Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 97. ISBN 99943-696-9-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme