Tretësirat: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Shënova formulat kimike, duket përdorur "Chemical formule" |
v →Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB |
||
Rreshti 43: | Rreshti 43: | ||
* Të tejngopura, kur përmban më tepër sustancë të tretur sesa tretësira e ngopur. Kjo tretësirë është jo stabile, sepse nën ndikimin e kushteve të jashmte (tundja) menjëherë shndrrohet në tretësirë të ngopur, sepse teprica e substancës së tretur ndahet në formë të kristaleve. Shumë substanca mund të formojnë tretësira të tejngopura, si: <chem>CuSO4*5H2O, Na2SO4*10H2O, Na2SO3*5H20</chem> |
* Të tejngopura, kur përmban më tepër sustancë të tretur sesa tretësira e ngopur. Kjo tretësirë është jo stabile, sepse nën ndikimin e kushteve të jashmte (tundja) menjëherë shndrrohet në tretësirë të ngopur, sepse teprica e substancës së tretur ndahet në formë të kristaleve. Shumë substanca mund të formojnë tretësira të tejngopura, si: <chem>CuSO4*5H2O, Na2SO4*10H2O, Na2SO3*5H20</chem> |
||
== |
==Referimet== |
||
{{reflist}} |
{{reflist}} |
||
Versioni i datës 23 shtator 2019 05:36
Tretësirat janë sisteme homogjene të përbëra nga dy ose më shumë komponentë. Nëse nga dy substanca është formuar një përzierje homogjene, një përzierje të tillë e quajmë tretësirë. Tretësirat përbëhen prej dy komponentëve; tretësit dhe substancës së tretur. [1] Tretësi është komponentë e cila gjendet në sasi më të madhe, ndërsa substanca e tretur është komponentë me sasi më të vogël në tretësirë.
Substanca e tretur (B) + Tretësi (A) = Tretësira (T)
Tretësira ka gjendje agregate të njejtë me gjendjen agregate të tretësit. Procesi i lidhjes së molekulave të tretësit joujor (amoniakut të lëngët, metanolit , etanolit, flourhidrikut etj,) në jone të substancës së tretur quhet Solvatim. Produktet e këtij procesi Solvate. Në rastet ku si tretës përdoret uji procesi quhet Hidratim. Produktet e këtij procesi quhen Hidrate. Uji në disa hidrate mund të formojë kristalhidrate, si: x , etj, kjo sasi e ujit e cila është pjesë përbërëse e strukturës së kristalit, quhet Uji Kristalor.
Sipas gjendjes agregate tretësirat mund të ndahen në nëntë grupe kryesore. Më të rëndësishme janë:
- tretësirë e lëngët (ujë-alkool, ujë-sheqer)
- e ngurtë, Aliazhet (Ar- Bakër)
Tretësi më i mirë dhe më universal i substancave kimike është uji. Uji si molekulë polare ka aftësi të mëdha për të tretur substanca të ndryshme, mirëpo uji nuk ka aftësi për tretjen e shumë substancave organike, sepse ato janë jopolare. Për tretjen e këtyre substancave jopolare përdoren tretës jopolarë, si : eteri, kloroformi, benzeni etj.
Tretësit klasifikohen në tretës polar (kryesisht janë komponime inorganike) dhe në tretës jopolar (kryesisht janë komponime organike) Nga Substancat më të njohura të tretshme në ujë janë kryesisht; të gjiha nitratet dhe acetatet, pastaj të gjitha Kloruret, Bromuret dhe Joduret, përvec halogjenureve të argjendit, halogjenureve merkurore dhe halogjenureve të Plumbit. Sulfatet e patretshme janë: , ndërsa , tretet pak në ujë.
Ndarja e tretësirave
Duke u bazuar në madhësinë e grimcave që formojnë tretësirën, tretësirat ndahen në:
- Tretësira të vërteta, të cilat përbëhen prej grimcave që kanë diametër afro 1nm
- Tretësira koloidale, të cilat janë të përbëra prej grimcave me madhësi prej 1 deri 100 nm
Lëngjet dhe substancat e ngurta të tretura në gaze quhen Aerosole, si psh: Deodorantët, Mjegulla, Tymi
Emulzionet janë koloide në të cilat lëngjet janë të tretura në lëngje tjera apo substanca të ngurta, si: Majonezi, Djathi
Solet janë koloide kur substanca e ngutë tretet në lëngje apo substanca tjera të ngurta, si: Gelli, Ngjyrat
- Suspensionet janë përzierje heterogjene me grimca të pezulluara, të cilat pas një kohe fundërrojnë, këto tretësira përbëhen prej grimcave me diametër mbi 100nm.
Varësisht nga sasia e substancës së tretur dhe tretësit, ekzistojnë tri lloje të tretësirave:
- Të pangopura, atëherë kur tretësi mund të tretë sasi të reja të substancës së tretur
- Të ngopura, kur në një temperaturë të caktuar, tretësi nuk mund të tret më substancë
- Të tejngopura, kur përmban më tepër sustancë të tretur sesa tretësira e ngopur. Kjo tretësirë është jo stabile, sepse nën ndikimin e kushteve të jashmte (tundja) menjëherë shndrrohet në tretësirë të ngopur, sepse teprica e substancës së tretur ndahet në formë të kristaleve. Shumë substanca mund të formojnë tretësira të tejngopura, si:
Referimet
- ^ "Solutions". Washington University Chemistry Department. Washington University. Marrë më 13 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)