Krishtlindja: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
1l2l3k (diskuto | kontribute) v removed Category:Krishtërimi; added Category:Krishtërim using HotCat |
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 2 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0 |
||
Rreshti 33: | Rreshti 33: | ||
== Lidhje të jashtme == |
== Lidhje të jashtme == |
||
* [http://www.radiovaticana.org/alb/index.asp Radio Vatikani në gjuhën shqipe mbi Krishtlindjen] |
* [https://web.archive.org/web/20070109082811/http://www.radiovaticana.org/alb/index.asp Radio Vatikani në gjuhën shqipe mbi Krishtlindjen] |
||
* http://www.albkristian.com/apologjia/artikull_krishti_permes_historise.htm |
* http://www.albkristian.com/apologjia/artikull_krishti_permes_historise.htm |
||
* http://www.orthodoxalbania.org/Shqip/BesimiOrth2/VitiKishtar/krishtlindja.htm |
* https://web.archive.org/web/20070928105841/http://www.orthodoxalbania.org/Shqip/BesimiOrth2/VitiKishtar/krishtlindja.htm |
||
{{cung}} |
{{cung}} |
Versioni i datës 24 shtator 2019 00:16
Krishtlindja (edhe "Kërshëndellat" apo shkurt "Kshnellat" ndër besimtarët katolikë) është një festë fetare Krishtere. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.
Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.
Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.
Lindja e Jezu Krishtit
Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Mëria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.
Për nxënësit e tij, lindja e Krishtit është parathënë nga profetësi të ndryshme sipas të cilave mesia do të lindte nga shtëpia e Davidit për të shpëtuar botën nga mëkati.
Data e lindjes se Jezusit
Datëlindja e Jezusit sipas të krishterëve besohet të jetë 24-25 dhjetori edhe pse ka dyshime për datën e saktë të lindjes pasi që ajo nuk përmendet në Dhiatën e Re . Kjo feste është ndër festat më të dashura dhe të preferuara nga mbar bota krishtere apo e thënë më ndryshe edhe si datë e paqes. Te gjithe festojne si te varfurit the te pasurit duke u beren humanitar edhe duke ndihmuar.
Katolicizëm
Krishtlindja te katoliket festohet me 24-25 dhjetor per shkak te kalendarit gregorian.
Ortodoksi
Tek ortodokset dhe kishat e tjera lindore Krishtlindja festohet ne 8 janar per shkak te kalendarit julian.
Ungjillizëm
Njejt sikur tek katoliket poashtu edhe tek evangjelistet dhe kishat protestante Krishtlindja festohet me 24-25 dhjetor.
Kritika
Shiko edhe
Lidhje të jashtme
- Radio Vatikani në gjuhën shqipe mbi Krishtlindjen
- http://www.albkristian.com/apologjia/artikull_krishti_permes_historise.htm
- https://web.archive.org/web/20070928105841/http://www.orthodoxalbania.org/Shqip/BesimiOrth2/VitiKishtar/krishtlindja.htm
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |