Trupat Mbrojtëse të Kosovës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Shpëtim i burimeve 1 dhe etiketim 0 si të vdekura.) #IABot (v2.0
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 2 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Rreshti 48: Rreshti 48:
== Lidhje të jashtme ==
== Lidhje të jashtme ==
*[https://web.archive.org/web/20080724200830/http://www.tmk-ks.org/ Trupat e Mbrojtjes së Kosovës]
*[https://web.archive.org/web/20080724200830/http://www.tmk-ks.org/ Trupat e Mbrojtjes së Kosovës]
*[http://www.ks-gov.net/pm/?menuid=11&subid=195&lingo=1 Faqja zyrtare e Kryeministrit të Kosovës]
*[https://web.archive.org/web/20070109135142/http://www.ks-gov.net/pm/?menuid=11&subid=195&lingo=1 Faqja zyrtare e Kryeministrit të Kosovës]
*[http://video.google.com/videoplay?docid=8461914764376126852&q=albania Paradat e TMK-së - Video (kohëzgjatja 1 orë)]
*[https://web.archive.org/web/20110605010556/http://video.google.com/videoplay?docid=8461914764376126852 Paradat e TMK-së - Video (kohëzgjatja 1 orë)]


{{SistemishtetrorKSH|Kushtetuta}}
{{SistemishtetrorKSH|Kushtetuta}}

Versioni i datës 24 shtator 2019 15:24

Trupat e Mbrojtjes së Kosovës
Themeluar 21 shtatorë 1999
Komanda
Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi (2006-2009)
Shpenzimet
Buxheti 25,4 million $ (2009)
Përqind e GDP-së 0,79% (2009)
Artikuj të ndyshëm
Historia Ushtria Çlirimtare e Kosovës (1996—1999)


Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) ishin pjesë përbërëse e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nën protektoratin e OKB-së, saktësisht Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut. TMK ishte organizatë civile për ndërhyrje dhe shërbime emergjente, e cila ishte aktive nga viti 1999 deri më 2009.

Me 20 janar 2009 TMK-ja zyrtarisht u shpërbë duke u riformuar në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Dita zyrtare e themelimit të TMK-së është 19 shtator 1999 gjegjësisht me transformimin e paraardhëses së saj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pas 'Marrëveshjes së Kumanovës' ndërmjet paktit ushtarak veri-atlantik, NATO, dhe Ushtrisë Jugosllave dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë (Rambouillet) ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të UÇK-së dhe transformimi i kësaj ushtrie popullore në [[Trupat Mbrojtëse të Kosov�%|ABsTrupat Mbrojtëse të Kosovës]]. Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s (KFOR) në Kosovë në vitin 1999 fillon edhe transformimi i UÇK-së që përfundon në vitin 2000. Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjeneral-lejtnant Agim Çeku.

Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së janë:

  • Veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin e dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet.
  • Ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara.
  • Ndihma në pastrimin e fushave të minuara.
  • Ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.

TMK-ja, gjatë ekzistimit, në tërësi zbatonte mandatin e sajë sipas Kornizës Kushtetuese të Kosovës. Kjo kornizë, TMK-në e përcaktonte si organizatë civile për ndërhyrje të shpejtë e cila në raste fatkeqësishë natyrore dhe në raste emergjente në Kosovë, ndërmirrte detyra për ndërhyrje të shpejtë për sigurinë publike e të ndihmës humanitare.

TMK-ja operonte në mënyrë transparente, të përgjegjshme, të disiplinuar, profesionale dhe përfaqësonte të gjithë qytetarët e Kosovës. Si e tillë TMK numëronte pjesëtarë të komuniteteve jo-shqiptare si dhe bashkëpunonte me të gjitha komunitetet në terren.

Gjatë funksionimit të sajë TMK-ja ka bashkëpunuar më organizata të ndryshme dhe ka ofruar ndihmën e vet në realizimin e projekteve të ndryshme si në komunitetet shumicë, poashtu në ato pakicë.

TMK-ja poashtu ishte në gjendje të zbatojë masa disiplinore dhe ishte plotësisht e financuar në mënyrë transparente.

Me largimin e gjeneral-lejtnant Agim Çekut nga TMK-ja në fillim të vitit 2006 dhe angazhimin e tij në politikë, Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës u emërua gjeneral-lejtnant Sylejman Selimi.

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme



Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Deklaruar më 17 shkurt 2007
Kushtëzuar më 15 Qershor 2008
Rupublika në fuqi nga 15 qershori 2008