Malësia e Gjakovës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.209.171 (diskutimet) në versionin e fundit nga Marbott.
Etiketa: Rollback
Rreshti 18: Rreshti 18:
*[[Koshare]]
*[[Koshare]]
*[[Batusha|Batushë]]
*[[Batusha|Batushë]]
*[[Paci]] Vendbanim ne krahinen e Bytycit
*[[Paci]]
*[[Zogaj]]
*[[Zogaj]]



Versioni i datës 1 tetor 2019 20:59

Malësia e Gjakovës shtrihet në lindje të Alpeve Shqiptare, është treva që në kufinjtë e sotëm administrativ të Shqipërisë i takon Rrethit të Tropojës dhe vazhdon dhe jashte kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në disa vendbanime afër Gjakovës dhe Junikut. Në jug shtrihet deri në Liqenin e Fierzës. Brenda Malësisë së Gjakovës shtrihen bajraqet historike të Krasniqes, Gashit dhe Bytyqit.

Me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër me 1913 u caktua kufiri i Shqipërisë, pjesa më e madhe e Malësisë së Gjakovës mbeti brenda kufinjve të Shqipërisë së pavarur, por kufiri krijoi vështirësi në jetën e përditshme, malësorët në vend se të bënin tregti në Gjakovë ku në këmbë shkonin për disa orë, duhej që të përdornin si alternativë tregun e Shkodrës që ishte një udhëtim 3-4 ditor.

Malësia e Gjakovës shquhet nga lumenjtë e saj, më i rrëndësishmi është lumi i valbonës. Është e pasur me shkembinjë magmatik, me të cilët lidhen mineralet e kromit; nga gërqeroret dhe terigjenet. Në veriperëndim të saj mbizotëron relievi kryesisht kodrinor, relievi malor, gropat e fundosura, nga të cilat më e madhja është ajo e Tropojës.

Vendbanimi më i madh i sotëm është qyteti i Gjakovës.

Vendbanime

Ponari ose ponari lekes shtrihet midis tplanit ,dushajve dhe majes se prujes,mendohet se eshte vendbanimi me i vjeter i malsise se gjakoves ,ne ponar ka disa rrenoja kishash dhe mendohet se nga ponari ka dale edhe pjeterspani njeri nga prijesit qe moren pjese ne kuvendin e lezhes ne kohen e skenderbeutbreg laci .breg doci ,dhe nxani jane toponime dhemra te vjter qe ne ilirin e lashte. Mendohet qe geshtenja e pare e malsise se gjakoves eshte ne ponar dhe qqe aty eshte shperndare ne te gjithe malesine e gjakoves Sote ekzistojne dy liqene ne vende te ndryshme te malsise se gjakoves qe njihen me emri liqeni i ponarit ,ne vi ndodhur mbi qytetin e bajram currit dhe liqeni tjeter i ponarve qe ndodhet ne bjeshket e ponareve mbi fshatin qerec mulaj