Qytetari: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthye versioni 1970179 i bërë nga 79.106.126.85 (diskutimet)
Etiketa: Undo
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Rreshti 2: Rreshti 2:
është e vlefshme për territorin e një shteti ose personi i kualifikuar si refugjat ose si viktimë e
është e vlefshme për territorin e një shteti ose personi i kualifikuar si refugjat ose si viktimë e
huaj e trafikimit, në pajtim me ligjet përkatëse.. <ref name=KK200438>LIGJIN PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E QYTETARËVE NË
huaj e trafikimit, në pajtim me ligjet përkatëse.. <ref name=KK200438>LIGJIN PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E QYTETARËVE NË
KUJDESIN SHËNDETËSOR [http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2004_38_al.pdf Në amëzën assembly-kosova.org]</ref>
KUJDESIN SHËNDETËSOR [http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2004_38_al.pdf Në amëzën assembly-kosova.org] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20070927020121/http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2004_38_al.pdf |date=27 shtator 2007 }}</ref>


== E drejta shëndetsore ==
== E drejta shëndetsore ==

Versioni i datës 7 tetor 2019 11:50

Qytetar është personi, bartës i lejes së qëndrimit, të lëshuar nga autoriteti kompetent, që është e vlefshme për territorin e një shteti ose personi i kualifikuar si refugjat ose si viktimë e huaj e trafikimit, në pajtim me ligjet përkatëse.. [1]

E drejta shëndetsore

Çdo qytetar ka të drejtë, për kujdes shëndetësor që është i kushtëzuar me gjendjen e tij të shëndetit. Kujdesi shëndetësor duhet të jetë i përshtatshëm, me qasje në vazhdimësi për të gjithë dhe pa diskriminim.

Qytetari mund të lihet që të presë për kujdes shëndetësor vetëm për shkaqet dhe për periudhën e arsyeshme të kohës, që nuk e rrezikon jetën e tij dhe në rast se qytetari është vendosur në listën e pritjes, ai duhet të informohet për shkakun e pritjes, për takimin kur mund t’i ofrohet shërbimi, si dhe për pasojat e mundshme të kësaj pritje.

Rendi i qytetarëve në listën e pritjes, si dhe zgjedhja në bazë të saj, duhet të përcaktohen duke pasur parasysh standardet shëndetësore që mund të kontrollohen, si dhe kriteret profesionale, në mënyrën që është e kushtëzuar me gjendjen e tyre të shëndetit dhe pa asnjë diskriminim. Zyrtari në Ministrinë e Shëndetësisë, përgjegjës për të drejtat e qytetarëve në kujdesin shëndetësor ka për detyrë, që të bëjë kontrollimin e listave të pritjes, me iniciativë personale ose në bazë të kërkesës me shkrim të vetë qytetarit, brenda kufizimeve mbi fshehtësinë profesionale.

E drejta e dinjitetit njerëzor Gjatë trajtimit mjekësor duhet të respektohen: dinjiteti, jeta private, integriteti personal dhe bindjet religjioze të qytetarit dhe gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, qytetarit mund t’i kufizohet ushtrimi i të drejtave, vetëm për periudhën e kohës, në masën dhe në mënyrën e përcaktuar me ligj, kushtëzuar nga gjendja shëndetësore e tij.

E drejta e largimit nga institucioni Në rast se, qytetari largohet nga institucioni shëndetësor pa paralajmërim, mjeku përgjegjës duhet ta evidentojë këtë fakt në dokumentacionin e tij, shëndetësor; atëherë kur, largimi i paparalajmëruar nga institucioni shëndetësor, është i kushtëzuar me gjendjen shëndetësore të qytetarit, duhet të njoftohen autoritetet kompetente, ndërsa në rastin e qytetarit, i cili nuk ka aftësi veprimi, ose ka aftësi të zvogëluar veprimi, duhet të njoftohet përfaqësuesi ligjor i tij.Qytetari, anëtari i ngushtë i familjes së tij, të afërmit e tjerë ose përfaqësuesi ligjor i tij, duhet që, paraprakisht, të informohen mbi largimin nga institucioni shëndetësor, së paku 24 orë para lëëshimit të planifikuar.

E drejta për të qenë i informuar Qytetari ka të drejtë që të disponojë me emrat, kualifikimet dhe pozicionet e personaveqë janë të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për të dhe Qytetari ka të drejtë, që të sigurojë informatën në mënyrën, e cila është e pranueshme për të, duke pasur parasysh moshën, nivelin arsimor, nivelin e diturisë, gjendjen psikike dhe pritjet e tij, lidhur me çështjen konkrete.

E drejta e vendimit personal Qytetari, ka të drejtë që të vendosë se a do t’i nënshtrohet ose jo trajtimit të caktuar. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm në mënyrën e përcaktuar me ligj.

E drejta e refuzimit të dhënies së pëlqimit Intervenimet jetëpërkrahëse ose jetëshpëtuese, mund të refuzohen, duke lejuar që sëmundja të ketë rrjedhën e saj të natyrshme, vetëm atëherë kur qytetari lëngon nga sëmundja serioze, që është e pashërueshme dhe kur është e sigurt se kjo sëmundje, bazuar në të arriturat e fundit të shkencës mjekësore, do të shkaktojë vdekjen, brenda një periudhe të shkurtër kohore, edhe në rast se ofrohet kujdesi plotësisht adekuat shëndetësor. Refuzimi i intervenimeve jetëpërkrahëse ose jetëshpëtuese mund të bëhet, duke i respektuar procedurat formale, të definuara në ligj.

E drejta e qasjes ndaj dokumentacionit shëndetësor Qytetari ka të drejtë që të jetë i njoftuar me të dhënat që i përmban dokumentacioni i institucionit shëndetësor, lidhur me të dhe është i autorizuar që të ketë informatë lidhur me qasjen ndaj tyre

E drejta e ruajtjes së konfidencialitetit dhe aspektit privat të të dhënave shëndetësore Qytetari ka të drejtë në ruajtjen e konfidencialitetit dhe përmasës private të të dhënave personale; të informatave që janë të lidhura me gjendjen e tij shëndetësore; trajtimin mjekësor si dhe çdo informate tjetër, që përmban dokumentacioni i tij shëndetësor.

ZBATIMI I TË DREJTAVE TË QYTETARIT NË KUJDESIN SHËNDETËSOR Menjëherë pas pranimit ose para fillimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, institucioni shëndetësor, duhet të informojë qytetarin, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore, mbi të drejtat dhe përgjegjësitë në kujdesin shëndetësor, mbi mundësitë e zbatimit të tyre si dhe për rregullat operative të institucionit. Kjo dispozitë duhet të zbatohet në mënyrë të plotë ndaj cilitdo person tjetër që, në emër të qytetarit, në pajtim me këtë Ligj, ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e vetëpërcaktimit.

Ankesat e qytetarëve Qytetari ka të drejtë të parashtrojë ankesë ndaj institucionit shëndetësor përkitazi me shërbimin shëndetësor që i është ofruar, jo më vonë se 60 ditë pas shkaktimit të incidentit. Pastaj Institucioni shëndetësor duhet të bëjë hetime lidhur me pohimet në ankesë dhe duhet të informojë qytetarin mbi rezultatet e hetimeve me shkrim, brenda 10 ditëve të punës. Nëse ai nuk është i kënaqur atëherë Qytetari ka të drejtë të ankesës në vendimin e institucionit shëndetësor, në institucionin e tij mbështetës.

.....

Burimi i të dhënave

  1. ^ LIGJIN PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E QYTETARËVE NË KUJDESIN SHËNDETËSOR Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine