Revolucioni Kulturor: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 52: Rreshti 52:
[[Fadil Kraja]] dorëzoi për shtyp një broshurë për Shkurte Pal Vatën dhe punoi një poemë me 230 vargje për të. Sipas një lajmi [[Frederik Rreshpja|Frederik Reshpja]], Vehbi Çanga dhe Preng Lëkunda po punonin për krijimin e një drame. Disa letrarë të tjerë kishin shkruar poezi. Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Shkodër organizoi një takim me “punonjës të krijimtarisë”, ku, për veprën e Shkurtes, foli sekretari i komitetit të partisë së rrethit, Xhemal Dini. Shkrimtarët dhe artistët premtuan që ta pasqyronin në veprat e tyre “aktin e saj heroik”. Reshpja botoi një skicë, [[Ndoc Papleka]] poemën “Buzëqeshja e Shkurtes” dhe [[Hysni Milloshi]] vjershën “Shqiponja e Dukagjinit”.<ref name=":3" />
[[Fadil Kraja]] dorëzoi për shtyp një broshurë për Shkurte Pal Vatën dhe punoi një poemë me 230 vargje për të. Sipas një lajmi [[Frederik Rreshpja|Frederik Reshpja]], Vehbi Çanga dhe Preng Lëkunda po punonin për krijimin e një drame. Disa letrarë të tjerë kishin shkruar poezi. Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Shkodër organizoi një takim me “punonjës të krijimtarisë”, ku, për veprën e Shkurtes, foli sekretari i komitetit të partisë së rrethit, Xhemal Dini. Shkrimtarët dhe artistët premtuan që ta pasqyronin në veprat e tyre “aktin e saj heroik”. Reshpja botoi një skicë, [[Ndoc Papleka]] poemën “Buzëqeshja e Shkurtes” dhe [[Hysni Milloshi]] vjershën “Shqiponja e Dukagjinit”.<ref name=":3" />


[[Ismail Kadare]] botoi në numrin 8 të revistës ''Nëntori'' një variant të përmbledhur të romanit ''[[Dasma (roman)|Dasma]]''. Gjatë viteve 1966-67 Kadareja ishte dërguar nga [[Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve|Lidhja]] në bazë më në kontakt me realitetin dhe "ndërtimin e socializmit". Në këtë kohë shkrimtarët dhe artistët u përballën edhe me indiferencë nga bota e jashtme demokratike, e cila nuk reagoi për persekutimin e tyre. Ata kuptuan se ishin të vetmuar përballë shtetit i cili mund të bënte me ta çfarë të donte pa u bezdisur prej askujt.<ref name="Helena2">{{cite book|last1=Kadare|first1=Helena|title=Kohë e pamjaftueshme|publisher=Onufri|year=2011|page=169-170}}</ref> E shkroi romanin pa dëshirën e tij,{{sfn|Apolloni|2011|p=35}} duke parë gratë labe që punonin në Kombinatin e Tekstileve të [[Berati|Beratit]].<ref>{{Cite web|url=http://www.gazetadita.al/udhetimi-i-dasmes-se-kadarese-romani-i-shumeperfolur/|title=Udhëtimi i "Dasmës" së Kadaresë, romani i shumëpërfolur|date=20 janar 2016|website=gazetadita.al|last=Lloshi|first=Xhevat}}</ref> Roman i cili sipas [[Robert Elsie|Elsie]], trajton temën e emancipimit të gruas në Shqipëri në kulmin e dy fushatave të mëdha sociale të [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]]: heqja e fesë dhe emancipimi i gruas në një popullsi me prejardhje kryesisht myslimane.<ref name="Elsie">{{cite web|last=Elsie|first=Robert|url=http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf|title=Histori e Letërsisë Shqiptare|publisher=Dukagjini|date=1997|website=elsie.de|authorlink=Robert Elsie|origyear=1995|publication-place=Tiranë}}</ref> Në roman ndeshet rinia e agjituar kundrejt shprehive e ushtrimeve fetare të brezit të vjetër,<ref>{{Cite book|title=Arratisje Nga Lindja: Orientalizmi Shqiptar Nga Naimi Te Kadareja|last=Sulstarova|first=Enis|publisher=Globic Press|year=2006|isbn=9780977666249|location=|pages=152-153}}</ref> ndeshen punëtorë, kantiere ndërtimi, punë riedukuese; pastaj ndeshen tema të asaj kohe si emancipimi i gruas dhe lufta kundër martesave me mblesëri.<ref name="Faye"/> Romani është i mbushur me situata groteske dhe dialogë komikë, që i ka shtyrë disa studiues ta interpretojnë si tallje me aktualitetin komunist.<ref name="Apolloni2">{{cite book|last1=Apolloni|first1=Ag|title=Paradigma e Proteut|date=2012|publisher=OM|place=Prishtinë|pages=22-23}}</ref> Poashtu kritikon burokracinë dhe aludon për fletërrufetë.<ref name="Faye">{{cito uebin|title=“Kadare e përçmoi ‘Dasmën’, se u pëlqye nga kritika e kohës”|url=http://www.panorama.com.al/kadare-e-percmoi-dasmen-se-u-pelqye-nga-kritika-e-kohes/|website=Panorama Online|accessdate=11 prill 2018}}</ref> Arshi Pipa e cilësonte «një shkërbim romani përmes të cilit autori kishte nxjerrë vnerin e vet»; madje duke e quajtur «manifesti shqiptar i anti-realizmit socialist». <ref name=":0">{{Cite web|url=http://kens.al/revista/Kens.pdf|title=Pamje e letërsisë shqipe në studimet e Arshi Pipës|date=2017|website=kens.al|publisher=Kêns 1, 2017|last=Hamiti|first=Muhamet|trans_title=|page=153|issn=25217348}}</ref>
[[Ismail Kadare]] botoi në numrin 8 të revistës ''Nëntori'' një variant të përmbledhur të romanit ''[[Dasma (roman)|Dasma]]''. Gjatë viteve 1966-67 Kadareja ishte dërguar nga [[Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve|Lidhja]] në bazë më në kontakt me realitetin dhe "ndërtimin e socializmit". Në këtë kohë shkrimtarët dhe artistët u përballën edhe me indiferencë nga bota e jashtme demokratike, e cila nuk reagoi për persekutimin e tyre. Ata kuptuan se ishin të vetmuar përballë shtetit i cili mund të bënte me ta çfarë të donte pa u bezdisur prej askujt.<ref name="Helena2">{{cite book|last1=Kadare|first1=Helena|title=Kohë e pamjaftueshme|publisher=Onufri|year=2011|page=169-170}}</ref> E shkroi romanin pa dëshirën e tij,{{sfn|Apolloni|2011|p=35}} duke parë gratë labe që punonin në Kombinatin e Tekstileve të [[Berati|Beratit]].<ref>{{Cite web|url=http://www.gazetadita.al/udhetimi-i-dasmes-se-kadarese-romani-i-shumeperfolur/|title=Udhëtimi i "Dasmës" së Kadaresë, romani i shumëpërfolur|date=20 janar 2016|website=gazetadita.al|last=Lloshi|first=Xhevat}}</ref> Roman i cili sipas [[Robert Elsie|Elsie]], trajton temën e emancipimit të gruas në Shqipëri në kulmin e dy fushatave të mëdha sociale të [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]]: heqja e fesë dhe emancipimi i gruas në një popullsi me prejardhje kryesisht myslimane.<ref name="Elsie">{{cite web|last=Elsie|first=Robert|url=http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf|title=Histori e Letërsisë Shqiptare|publisher=Dukagjini|date=1997|website=elsie.de|authorlink=Robert Elsie|origyear=1995|publication-place=Tiranë}}</ref> Në roman ndeshet rinia e agjituar kundrejt shprehive e ushtrimeve fetare të brezit të vjetër,<ref>{{Cite book|title=Arratisje Nga Lindja: Orientalizmi Shqiptar Nga Naimi Te Kadareja|last=Sulstarova|first=Enis|publisher=Globic Press|year=2006|isbn=9780977666249|location=|pages=152-153}}</ref> ndeshen punëtorë, kantiere ndërtimi, punë riedukuese; pastaj ndeshen tema të asaj kohe si emancipimi i gruas dhe lufta kundër martesave me mblesëri.<ref name="Faye"/> Romani është i mbushur me situata groteske dhe dialogë komikë, që i ka shtyrë disa studiues ta interpretojnë si tallje me aktualitetin komunist.<ref name="Apolloni2">{{cite book|last1=Apolloni|first1=Ag|title=Paradigma e Proteut|authorlink=Ag Apolloni|date=2012|publisher=OM|place=Prishtinë|pages=22-23}}</ref> Poashtu kritikon burokracinë dhe aludon për fletërrufetë.<ref name="Faye">{{cito uebin|title=“Kadare e përçmoi ‘Dasmën’, se u pëlqye nga kritika e kohës”|url=http://www.panorama.com.al/kadare-e-percmoi-dasmen-se-u-pelqye-nga-kritika-e-kohes/|website=Panorama Online|accessdate=11 prill 2018}}</ref> [[Arshi Pipa|Pipa]] e cilësonte «një shkërbim romani përmes të cilit autori kishte nxjerrë vnerin e vet»; madje duke e quajtur «manifesti shqiptar i anti-realizmit socialist».<ref name=":0">{{Cite web|url=http://kens.al/revista/Kens.pdf|title=Pamje e letërsisë shqipe në studimet e Arshi Pipës|date=2017|website=kens.al|publisher=Kêns 1, 2017|last=Hamiti|first=Muhamet|trans_title=|page=153|issn=25217348}}</ref>


=== Kinematografia ===
=== Kinematografia ===

Versioni i datës 8 tetor 2019 11:55

Kisha e Shën Marisë në Vaun e Dejës, i vetmi monument romano-gotik u shkatërrua më 1969.

Revolucioni Kulturor apo Revolucioni Ideologjik e Kulturor ka qenë një lëvizje e autoriteteve shtetërore të Republikës Popullore e Shqipërisë si jehonë e lëvizjes me po të njëjtin emër në Kinë. Nisur nga Enver Hoxha përmes një fjalimi të mbajtur më 6 shkurt 1967 duke patur si synim ndryshime rrënjësore në rendin e deriatëhershëm si në ushtri, në burokraci si dhe fushata e egër që iu bë jetës fetare në Shqipëri.[1][2] Fjalime të tjera kundër fesë u mbajtën më 17 dhe 23 shkurt.[3]

Ndonëse regjimi komunist në rrafsh ligjor e garantoi fillimisht lirinë e ndërgjegjes dhe besimit, sipas aktorëve të propagandës antifetare, përmes direktivave porositi të bëhej propagandë kundër besimit fetar. Reforma agrare dhe ligjet e mëpasme mbi pronën tkurrën edhe më tej ekonominë e komuniteteve fetare dhe, pas Kongresit IV të PPSH në shkurt 1961,[4] propaganda u bë gjithnjë e më e ndezur[5] për ta cilësuar fenë si arsye prapambetjeje dhe duke denigruar jetën fetare në hapësirën shoqërore.[6] Pas nismës për revolucion shkurtin e 1967, më 13 nëntor të atij viti me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor u shfuqizuan të gjitha dekretet që aprovonin veprimtarinë fetare në vend, dhe Shqipëria u shpall shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë, që ndalonte çdo shprehje të fesë. Masat kundër fesë kulmuan me hapjen e Muzeut Ateist në Shkodër më 9 qershor 1973 dhe në Kushtetutën e 1976 ku u sanksionua se "Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur te njerëzit botëkuptimin materialist shkencor" dhe ushtrimi i fesë dënohej me ligj me nenin 55[7] me Kodin Penal të ri të 1977.[8] Çfetarizimi u përforcua po ashtu me një ligj të 1975 që detyronte t'u viheshin fëmijëve emra jofetarë.[9]

Pjesë e luftës kundër "zakoneve mbrapanike" konsiderohej edhe lufta per emancipimin e femrave, çështje për të cilën përdorej argumenti për përfitimin ekonomik me futjen e grave në punë. Regjimi mendonte se "pa pjesëmarrjen [e gruas në punë] nuk mund të bëhet fjalë për plotësimin e planeve pesëvjeçare".[10]

Historia

Marrëdhëniet e mëparshme shtet-fe

Sipas autorit më veprues të antifetarizmit dhe ateizmit shtetëror Hulusi Hako, që në prill të vitit 1947 Partia e Punës kishte porositur sektorin e arsimit të organizonte edhe propagandë fetare në shkolla e kudo, duke stimuluar ndjeshëm edhe luftën kundër "fanatizmit fetar dhe zakoneve të vështira".[11] Nga ana ligjore regjimi komunist u afirmua si shtet laik, si Statuti Themeltar i 1946 ashtu edhe Kushtetuta e vitit 1950, sanksiononin lirinë e besimit, ndarjen e shtetit nga feja dhe subvencionimin e saj:[12]

Të gjithë qytetarëve u garantohet liria e ndërgjegjes dhe e besimit. Kisha është e ndarë nga shteti. Të gjitha bashkësitë fetare janë të lira në çështjet që kanë të bëjnë me besimin e tyre, si dhe në ushtrimin e shprehjen e jashtme të tij. Ndalohet shfrytëzimi i kishës dhe i besimit për qëllime politike.

Kjo nuk e pengoi shtetin që të fillonte luftën për zhdukjen e feve, si ideologji kundërshtare si dhe duke akuzuar anëtarë të radhëve të të parëve të fesë për «bashkëpunim me armikun».[12] Ligji i Reformës Agrare të miratuar në gusht 1945 i shpronësonte komuniteteve fetare tokat që kishin «shtrimje maksimale të sipërfaqes globale (tok' e punuar ose e papunueshme, pemishte, vreshtë, ullishta, livadhe, kullota, korije etj.) mbi njëzet hektarët nga të cilat jo më tepër se pesëmbëdhjetë hektarë tok' e punuar ose e punueshme». Rishikimi i ligjit në maj 1946 e ulte sipërfaqen e pronave të komuniteteve deri në 10 hektarë. Masa këto që vetëm Komunitetit Musliman Shqiptar shteti i shpronësoi 3163 hektarë tokë dhe 61.000 rrënjë ullinj. Më tej, tatimfitimi mbi ndërtesat që filloi më 1955 me efekte prapavepruese, dhe një sërë masash të tjera fiskale, e rrëgjuan mjaft bazën ekonomike të komuniteteve fetare.[5] Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik më 1961, Shqipëria vazhdoi ndërtimin e shoqërisë socialiste në frymën e periudhës staliniste, por përkundër relatave shtet-fe të sovjetikëve që përdorën komunitetet fetare për ta bërë popullin më të bindur ndaj komunistëve, e tejkaloi çdo model zbatimi të këtyre marrëdhenieve nga mesi i viteve '60 e më pas.[13]

Pas Kongresit IV të PPSH në shkurt 1961,[4] propaganda kundër fesë ishte thelbësore për injektimin e dogmës komuniste, ndonëse për pjesën dërrmuese të popullsisë si dhe jo pak anëtarë partie i jepnin fesë një vend të rëndësishëm. Feja paraqitej kudo si frenuese e ritmeve të qytetërimit dhe emancipimit ndaj dhe rruga e vetme për përparimin shoqëror ishte çlirimi nga dogma e saj. Në shërbim të kësaj ideje u botuan me dhjetra libra propagandistikë.[5] Kontrolli mbi prodhimin e dijes, krahas propagandës, bëri që t'i sekuestroheshin shtypshkronjat, u ndaluan të botoheshin të përkohshmet e deriatëhershme të komuniteteve dhe ndonjëherë bastiseshin libraritë publike nga librat fetarë që gjendeshin. Propaganda komuniste duke denigruar jetën fetare në hapsirën shoqërore, punoi për ngritjen e figurës së Enver Hoxhës në simbol. Të kremtet fetare, që u ndaluan kinse për të kursyer, u zëvendësuan nga festat e përvjetorëve partiakë, ditëlindjet e udhëheqësit etj.[6]

Revolucioni

Udhëheqja komuniste mati pulsin për goditjen përfundimtare ndaj fesë gjatë vitit 1966. Si hap i parë u ndërmor mobilizimi i rinisë për të bërë propagandë kundër besimit fetar në zonat rurale. Një fushatë e tillë u zhvillua në fshatrat e Fierit, e organizuar nga mësuesit e shkollave nën regjinë e drejtuesve të partisë. Të rinj të disa rretheve, të nxitur dhe drejtuar në këtë mënyrë u hodhën në veprim për prishjen e ndërtesave të kultit. Pas Kongresit V të Partisë së Punës, në nëntor të vitit 1966, punët filluan të merrnin një drejtim më të hapur. Ky kongres e cilësoi luftën kundër fesë si një aspekt me rëndësi në zhvillimin e luftës së klasave.[14]

[...] pse, ligjet tona do të na ndalojnë neve që të djegim në zjarr dhe t'i zhdukim ato nga faqja e dheut?»

Nga fjalimi i 6 shkurtit 1967 [15]

Pas muajve të tërë që gazeta Zëri i popullit trajtonte suksesin e Revolucionit Kulturor në Kinë, për t'i bërë ballë "burokratizimit brenda partisë" dhe hrushovizmit, Enver Hoxha mbajti një fjalim më 6 shkurt 1967[16] në një takim të organizatave bazë të Minierës së Qymyr-gurit në Krrabë, Rep. Ushtarak Nr. 5009, dhe Kuadrove të Universitetit Shtetëror të Tiranës.[3] Fjalim i cili u botua nga gazeta numrin e nesërm. Në numrin e gazetës të datës 8 shkurt 1967 u botua nisma e nxënësve të gjimnazit "Naim Frashëri" në Durrës që kërkonin mbylljen e kishave e të xhamive, duke qenë se pjesë e rrafshit kulturor që duhej revolucionarizuar ishte edhe prania e fesë sipas fjalimit që ndoqën.[16] U krijua «shtabi i përgjithshëm për drejtimin e luftës kundër zakoneve prapanike dhe bestytnive fetare» me në krye Ramiz Alinë.[15]

Prishja e objekteve të kultit

Më 15 shkurt, në shembullin e dacibaove maoiste, dyert e institucioneve fetare u gdhinë të mbushura me fletë-rrufe me kërcënime për kë do të donte t'i hapte se do të shkonin para përgjegjësisë.[15] Vendimi për të prishur kultet fetare u mor nga një një urdhëresë me shënimin tepër sekrete, e datës 27 shkurt 1967 (Partia e Punës e Shqipërisë Komiteti Qëndror, Nr. 133 prot. Tepër–secret, Tiranë, më 27.II. 1967; Komiteteve të Partisë së Rretheve) e nënshkruar në fund nga sekrari i parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha. Fillimi shkaterrimeve u mor përsipër nga organizatat e Rinisë të PPSH dhe e para që filloi shkatërrimin ishte rinia e Durrësit.[3] Nxënësit e shkollave të Durrësit, të prirë nga shkolla "Naim Frashëri" dhe të organizuar nga Komiteti i Partisë së qytetit, sulmuan dhe shkatërruan shenjtëroren ortodokse në Shëna Vlash. Nisi në të gjithë Shqipërinë shembja e minareve të xhamive, ndër të cilat minarja e Xhamisë së Parrucës, ndër shembujt më të spikatur të arkitekturës islameShkodër. Mes 24 dhe 26 shkurtit, Komiteti Ekzekutiv dhe Dega e Sigurimit e Rrethit Shkodër boshatisën godinën e Arqipeshkvisë dhe Kuvendin Françeskan.[15]

Minarja e shkatërruar e Xhamisë Mexhide.

Ndonëse ishte bërë një studim për ruajtjen e kishave dhe xhamive të vjetra me vlera të trashëgimisë e të kulturës, Kisha e Shën MarisëVaun e Dejës edhe pse nuk funksiononte si e tillë, e mbrojtur nga shteti si Monument Kulture, u hodh në erë më 30 maj 1969. Kisha ishte i vetmi monument i arkitekturës romano-gotike në viset shqiptare; në këtë vazhdë ka pasur edhe dëmtime të tjera objektesh fetare me vlera të rralla. U dëmtua Xhamia e Kavajës, Peqinit, minaret e fundit të shekullit të XIV në Berat, Elbasan dhe Durrës.[17] Po ashtu Xhamisë SelimieLezhë iu shemb minarja, struktura e së cilës më 1981 u përdor për të ngritur mauzoleun e Skënderbeut.[18]

Mbrëmjen e 12 qershorit 1967, pak orë para se besimtarët të niseshin për të festuar si çdo vit festën në kishën e Shna Ndout, dy batalione kishin rrethuar me artileri të rëndë gjithë zonën përreth kishës me një rreze prej 4 kilometrash, për të ndaluar pelegrinazhin e përvitshëm. Gjatë asaj nate, të nesërmen, e ditët në vazhdim, filluan qitjet e artilerisë me mortaja e topa. Vendi u përcaktua si zonë ushtarake dhe shtigjet ku kalonin besimtarët u mbyllën.[19]

Pjesëmarrës

Sipas Spartak Ngjelës, pjesë e rinisë që mori pjesë në këto aksione ishin, nga Universiteti i Tiranës: Xhelal Gjeçovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjikë Kurtiqi, Tritan Shehu; nga Komiteti i Rinisë të Tiranës: Arilla Papajorgji, Ilia Kongo, Molotov Zeqo, Timoshenko Pekmezi.[16]

Pasojat

Për regjimin festat fetare, pagëzimet, martesat, synetllëqet, etj. u konsideruan "zakone mbrapanike". Ndër argumentet që përdoreshin për të shkurajuar ushtrimet e këtyre festave dhe se sa e dëmshme është feja lidhej me shpenzimet e festave fetare, dita që merrej pushim dhe humbja e ditës së punë, flijimi ritualor i një kafshe si humbje materiale e kotë.[20]

Në fillim të viteve '60 nisi prishja, rrënimi apo lënia pasdore ose tjetërsimi i funksionit të objekteve të kultit, e gjitha kjo në mënyrë arbitrare duke shpërfillur si ligjet e pronës apo të të parëve të fesë e besimtarëve që drejtonin a kryenin ritet fetare. Objektet e kultit shndërroheshin në magazina plehu (Xhamia e Laknasit, Tiranë), kazerma ushtarake (Kisha e Gurit të Zi, Shkodër), magazina shtetërore (disa kisha e xhamia nëpër Shkodër) apo vatra kulturore.[13]

U shkatërrua monumenti i vetëm i arkitekturës romano-gotike.[17] Me shpërthime eksplozivi, tanke dhe ndërmarrje të pajisura me mjete të rënda, u shkatërruan 2172 faltore, prejt të cilave: 740 xhami, 609 kisha ortodokse, 158 kisha katolike e 530 teqe.[19] Sipas punonjësit në Institutin e Monumenteve asokohe, Pirro Thomo, pasoi një valë shkatërrimesh jo vetëm e objekteve fetare dhe ndërtesave të tyre, por edhe e kodikëve, dokumenteve e librave fetarë, duke mos kursyer as ndërtesat që për vlerat e tyre ishin shpallur monumente kulture, duke i sjellur kështu fondit të kulturës kombëtare një dëm të pallogaritshëm.[21]

Pas nismës për revolucion shkurtin e 1967, më 13 nëntor të atij viti me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor u shfuqizuan të gjitha dekretet që aprovonin veprimtarinë fetare në vend, dhe Shqipëria u shpall shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë, që ndalonte çdo shprehje të fesë. Masat kundër fesë kulmuan me hapjen e Muzeut Ateist në Shkodër më 9 qershor 1973 dhe në Kushtetutën e 1976 ku u sanksionua se "Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur te njerëzit botëkuptimin materialist shkencor" dhe ushtrimi i fesë dënohej me ligj me nenin 55 të Kodit Penal.[7][8]

Përkundër teorisë marksiste që gruaja nuk mund të ishte e pavarur pa pavarësi financiare, "emancipimi i gruas" nga shteti shqiptar e kaloi atë nga "kryerja e punëve të shtëpisë pa pagesë" që Lenini e quante "skllavëri shtëpiake", në "kryerjen e punëve shtetërore pa pagesë" ndër punët e aksioneve vullnetare që Katherine Wardy e ka farkëtuar me termin "paternalizëm shtetëror".[10]

Censura

Libri i parë i gjuhës shqipe, Meshari i Dom Gjon Buzukut, ndonëse u botua për herë të parë më 1968 pasi e punoi për dhjetë vite gjuhëtari Eqrem Çabej i porositur nga Instituti i Shkencave, tirazhi i tij u burgos i gjithi në bodrumet e Akademisë së Shkencave.[22]

Trajtimi

Propaganda

Që në fillim të regjimit komunist pati botime të propagandës komuniste që orvateshin të shpjegonin lidhjen midis besimeve fetare dhe të ashtuquajturave modele të sundimit dhe shfrytëzimit, të tillë si: M. Pliseckij, Origjina e njeriut (1946); M. Melinkov, Kapitalet e Vatikanit dhe Vatikani dhe problemet e rindërtimit të mbasluftës (1947); P. Popov, Mbi politikën e Vatikanit (1947); I. Sbrgajev, Shkenca dhe supersticionet (1949); P. Kolloniskij, Marksizëm-leninizmi mbi fenë (1951); M. M. Sheinman, Vatikani dhe katoliçizmi në shërbim të imperializmit (1951).[23] Botime të cilat u intensifikuan pas Kongresit IV të Partisë në Shqipëri më 1961[4] me shkrime nga Hulusi Hako, Arif Gashi, Ulvi Vehbiu, Mina Qirici, Zihni Sako, Sotir Melka, Rakip Beqaj, Gjystina Shyti, Viron Koka, Sami Leka, Mimoza Dojaka dhe Elira Çela.[23]

Gjatë punimeve të hekurudhës Rrogozhinë-Fier, e zënë poshtë nga një shembje dheu, ndërroi jetë më 2 nëntor 1967 në spitalin e Lushnjës Shkurte Pal Vata, 14 vjeçe nga fshati Pecaj i Dukagjinit.[24] Pas vdekjes së saj, i ati i shkroi një letër diktatorit Hoxha, letër ndaj së cilës mori përgjigje më 10 nëntor. Letrat u botuan me tituj entuziastë në gjithë shtypin. Vetëm “Zëri i rinisë” e botoi një ditë më vonë, sepse nuk ishte e përditshme.[25] Për interesat e regjimit, i ati u bë figurë qendrore e propagandës së kohës[24] ndërsa e bija me vendim të Komitetit Qendror të PPSH-së u pranua anëtare partie për së vdekuri. Reparti ushtarak i kufirit nr. 69 në Kukës e regjistroi Shkurte Pal Vatën si anëtare të efektivit të tij. Në 23 nëntor 1967, Enver Hoxha i shkroi personalisht këtij reparti për ta përgëzuar për veprimin. Një tjetër hero i revolucionit kulturor ishte edhe Adem Reka, që po ashtu u pranua në parti pas vdekjes.[25]

Në mitologjinë e PPSH-së shtypja e rreptë dhe e shpejtë e fesë u portretizua sikur gëzoi mbështetje të gjerë popullore.[8] Duke dashur të fshihej çdo gjurmë e trashëgimisë fetare, u nis të këshilloheshin prindërit për emrat që duhej t'u vinin fëmijëve. U botuan lista zyrtare me emra 'ilir', por njerëzit i injoruan deri kur më 23 shtator 1975 me dekret u përcaktua që të gjithë fëmijëve t'u viheshin emra jofetarë.[9]

Letërsi

Fadil Kraja dorëzoi për shtyp një broshurë për Shkurte Pal Vatën dhe punoi një poemë me 230 vargje për të. Sipas një lajmi Frederik Reshpja, Vehbi Çanga dhe Preng Lëkunda po punonin për krijimin e një drame. Disa letrarë të tjerë kishin shkruar poezi. Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Shkodër organizoi një takim me “punonjës të krijimtarisë”, ku, për veprën e Shkurtes, foli sekretari i komitetit të partisë së rrethit, Xhemal Dini. Shkrimtarët dhe artistët premtuan që ta pasqyronin në veprat e tyre “aktin e saj heroik”. Reshpja botoi një skicë, Ndoc Papleka poemën “Buzëqeshja e Shkurtes” dhe Hysni Milloshi vjershën “Shqiponja e Dukagjinit”.[25]

Ismail Kadare botoi në numrin 8 të revistës Nëntori një variant të përmbledhur të romanit Dasma. Gjatë viteve 1966-67 Kadareja ishte dërguar nga Lidhja në bazë më në kontakt me realitetin dhe "ndërtimin e socializmit". Në këtë kohë shkrimtarët dhe artistët u përballën edhe me indiferencë nga bota e jashtme demokratike, e cila nuk reagoi për persekutimin e tyre. Ata kuptuan se ishin të vetmuar përballë shtetit i cili mund të bënte me ta çfarë të donte pa u bezdisur prej askujt.[26] E shkroi romanin pa dëshirën e tij,[27] duke parë gratë labe që punonin në Kombinatin e Tekstileve të Beratit.[28] Roman i cili sipas Elsie, trajton temën e emancipimit të gruas në Shqipëri në kulmin e dy fushatave të mëdha sociale të Enver Hoxhës: heqja e fesë dhe emancipimi i gruas në një popullsi me prejardhje kryesisht myslimane.[29] Në roman ndeshet rinia e agjituar kundrejt shprehive e ushtrimeve fetare të brezit të vjetër,[30] ndeshen punëtorë, kantiere ndërtimi, punë riedukuese; pastaj ndeshen tema të asaj kohe si emancipimi i gruas dhe lufta kundër martesave me mblesëri.[31] Romani është i mbushur me situata groteske dhe dialogë komikë, që i ka shtyrë disa studiues ta interpretojnë si tallje me aktualitetin komunist.[32] Poashtu kritikon burokracinë dhe aludon për fletërrufetë.[31] Pipa e cilësonte «një shkërbim romani përmes të cilit autori kishte nxjerrë vnerin e vet»; madje duke e quajtur «manifesti shqiptar i anti-realizmit socialist».[3]

Kinematografia

Për bëmat e revolucionit, atë vit u prodhua dokumentari Në flakët e revolucionit me regji nga Endri Keko, xhiruar nga Ilia Terpini dhe Niko Theodhosi.[33]

Më 2019 gazetarja Luljeta Progni në bashkëpunim me Fondacionin "Kujto", si pjesë të një cikli dokumentarësh me histori njerëzore me temë krimet e komunizmit, u transmetua në televizionin News24 dokumentari "Gurët e besimit" që trajton Revolucionin Kulturor.[19][34]

Referimet

  1. ^ Shkreli, Frank (17 maj 2016). "Tragjedia e Revolucionit Kulturor Kinezo-Shqiptar". botasot.info. Marrë më 25 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Raymond Zickel, Walter R. Iwaskiw, red. (1994). "Albania: A Country Study". GPO for the Library of Congress. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d Prifti, Pirro (11 shkurt 2018). "Revolucioni Anti-fetar i shkurtit të 1967 dhe pasojat e ateizmit në Shqipëri". botasot.info. Marrë më 25 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name ":0" defined multiple times with different content
  4. ^ a b c Hoxha 2017, p. 161.
  5. ^ a b c Qazimi 2012, pp. 12-15.
  6. ^ a b Qazimi 2012, pp. 17-22.
  7. ^ a b Qazimi 2012, pp. 111-113.
  8. ^ a b c Ramet, Sabina P. (1998). Nihil Obstat: Religion, Politics, and Social Change in East-Central Europe and Russia. Duke University Press. fq. 217. ISBN 9780822320708. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b Ramet 1998, p. 218.
  10. ^ a b Hoxha 2017, p. 165.
  11. ^ Hako, Hulusi (19 shkurt 2004). Intervistuar nga Luan Kondi. "Si i bëra "Gjyq Zotit" dhe propagandova ateizmin në Shqipëri". Panorama. 495: 12–13. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ a b Qazimi 2012, p. 11.
  13. ^ a b Hoxha, Çelo (2017). "Marrëdhëniet e besimeve fetare me shtetin komunist në Shqipëri krahasuar me regjimet e vendeve komuniste të Europës Lindore". Kërkime të reja për historinë e shqiptarëve. Qendra e Studimeve Albanologjike: 158–159. ISBN 9928141576. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Para 40 vjetësh Shqipëria u shpall "shteti i parë ateist në botë"". gazetamesazhi.com. 18 shtator 2015 [2007]. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ a b c d Qazimi, Azem (2012). Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 108–109. ISBN 9789928168030. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ a b c Ngjela, Spartak (2 tetor 2011). "Politikanët e shkurtit '67 që sundojnë Shqipërinë". fjala.info. Marrë më 25 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ a b Meksi, Aleksandër (30 mars 2010). Intervistuar nga Ferdinand Dervishi. "Enverit nuk i bëri përshtypje shkatërrimi i kishës së shek. XIII": [Kisha e "Shën Mërisë (Vau i Dejës, Shkodër)]". Panorama. 2680: 19. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Bashkia Lezhë: Plani Strategjik për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Komunitetit të Lezhës, 2013 – 2030" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ a b c Progni, Luljeta (3 janar 2019). "Revolucioni Kulturor: si u shkatërruan objektet e kultit në vendin tonë". {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Hoxha 2017, p. 163.
  21. ^ Thomo, Pirro (12 korrik 2013). Intervistuar nga Valeria Dedaj. "Si mbrojtëm nga shkatërrimi 120 monumente kulti në '68-ën: specialisti i fushës së restaurimit, flet për valën e shkatërrimeve që pësuan objektet fetare dhe ndërtesat që ishin shpallur monument kulture gjatë sistemit komunist". Shekulli. 4018: 16–17. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Si u burgos tirazhi i librit të parë shqip". gazeta-shqip.com. 26 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ a b Qazimi 2012, pp. 16-17.
  24. ^ a b Dervishi, Kastriot (11 shkurt 2019). "1967, Shkurte Pal Vata dhe Enver Hoxha". syri.net. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ a b c Hoxha, Çelo (26 janar 2013). "Abuzimi me një minorene: Shkurte Pal Vata". Standard. 2509: 14–15. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Kadare, Helena (2011). Kohë e pamjaftueshme. Onufri. fq. 169-170. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Apolloni 2011, f. 35.
  28. ^ Lloshi, Xhevat (20 janar 2016). "Udhëtimi i "Dasmës" së Kadaresë, romani i shumëpërfolur". gazetadita.al. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Elsie, Robert (1997) [1995]. "Histori e Letërsisë Shqiptare" (PDF). elsie.de. Tiranë: Dukagjini. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ Sulstarova, Enis (2006). Arratisje Nga Lindja: Orientalizmi Shqiptar Nga Naimi Te Kadareja. Globic Press. fq. 152–153. ISBN 9780977666249. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ a b ""Kadare e përçmoi 'Dasmën', se u pëlqye nga kritika e kohës"". Panorama Online. Marrë më 11 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ Apolloni, Ag (2012). Paradigma e Proteut. Prishtinë: OM. fq. 22–23. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ Alla, Adela (12 shkurt 2019). ""Në flakët e revolucionit", rifillon cikli i shfaqjes së thesareve të Arkivit". ata.gov.al. Agjencia Telegrafike Shqiptare. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Fondacioni Kujto". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)