Erveheja: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
No edit summary
Rreshti 3: Rreshti 3:


== Vepra ==
== Vepra ==
Rrëfenja romantike në vargje e njohur me emrin ''Erveheja'', në fillim mbante titullin ''Ravda'' (Kopshti). Kjo poemë me strofa katër vargjesh e tetërrokësh me rimë ABAB jep peripecitë e së bukurës Ervehe, e cila ia del mbanë të mbrojë nderin e virtytin e saj, duke kaluar shumë prova e fatkeqësi<ref name=":0">Robert Elsie (1995), ''[http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf Histori e Letërsisë Shqiptare]'', përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.</ref>.
Rrëfenja romantike në vargje e njohur me emrin ''Erveheja'', në fillim mbante titullin ''Ravda'' (Kopshti). Burimi i variantit poetik të Ervehesë së Kyçykut është "Tûtî-nâme"-ja persiane (Rrëfenja e një papagalli) e [[Zijaudin Nakshabi|Zijaudin Nakshabit]] (Ziyâ'uddîn Nakhshabî), e frymëzuar nga origjinali sanskritisht [[Shukasaptati]].<ref name="Elsie">{{cite book|author1=Robert Elsie|authorlink1=Robert Elsie|title=Albanian Literature: A Short History|date=2005|publisher=I.B.Taurus|isbn=1-84511-031-5|page=41}}</ref> Kjo poemë me strofa katër vargjesh e tetërrokësh me rimë ABAB jep peripecitë e së bukurës Ervehe, e cila ia del mbanë të mbrojë nderin e virtytin e saj, duke kaluar shumë prova e fatkeqësi<ref name=":0">Robert Elsie (1995), ''[http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf Histori e Letërsisë Shqiptare]'', përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.</ref>.


Ideja e kësaj historie moralizuese për «virtytin e femrës» ndeshet mjaft në historinë e letërsisë. Teksti shqip prej shtatëmbëdhjetë faqesh përbëhet nga 856 vargje dhe ruhet në [[Biblioteka Kombëtare|Bibliotekën Kombëtare]] në [[Tiranë]]<ref name=":0" />.
Ideja e kësaj historie moralizuese për «virtytin e femrës» ndeshet mjaft në historinë e letërsisë. Teksti shqip prej shtatëmbëdhjetë faqesh përbëhet nga 856 vargje dhe ruhet në [[Biblioteka Kombëtare|Bibliotekën Kombëtare]] në [[Tiranë]]<ref name=":0" />.

Versioni i datës 8 tetor 2019 19:34

Erveheja është një poemë e shkruar nga Muhamet Çami rreth vitit 1820. U botua për herë të parë e tejshkruar me alfabetin e Stambollit dhe e qëruar nga orientalizmat nën përkujdesjen e Jani Vretos, në Bukuresht1888.

Vepra

Rrëfenja romantike në vargje e njohur me emrin Erveheja, në fillim mbante titullin Ravda (Kopshti). Burimi i variantit poetik të Ervehesë së Kyçykut është "Tûtî-nâme"-ja persiane (Rrëfenja e një papagalli) e Zijaudin Nakshabit (Ziyâ'uddîn Nakhshabî), e frymëzuar nga origjinali sanskritisht Shukasaptati.[1] Kjo poemë me strofa katër vargjesh e tetërrokësh me rimë ABAB jep peripecitë e së bukurës Ervehe, e cila ia del mbanë të mbrojë nderin e virtytin e saj, duke kaluar shumë prova e fatkeqësi[2].

Ideja e kësaj historie moralizuese për «virtytin e femrës» ndeshet mjaft në historinë e letërsisë. Teksti shqip prej shtatëmbëdhjetë faqesh përbëhet nga 856 vargje dhe ruhet në Bibliotekën KombëtareTiranë[2].

Është edhe nga të rrallat vepra të bejtexhinjve të botuara në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ndonëse në një variant të ndryshuar. Publicisti rilindës Jani Vreto jo vetëm e transliteroi dhe e botoi Ervehenë në Bukuresht më 1888, por edhe e përshtati, duke e parë të arsyeshme edhe ta pastronte nga fjalori turqisht, persisht e arabisht. Megjithatë, sipas Elsie varianti i parë origjinal është më i kuptueshëm dhe ruan karakterin narrativ të pastolisur të një historie poetike, ndërsa varianti i Vretos rreket ta paraqesë veprën në një formë më epike me epitetet përkatëse[2].

Përshtatje

Më 1967 me motivet e poemës Ahmet Qirezi e përshtati në zhanrin e dramës. Më tej u inskenua me sukses me regji nga Muharrem Qena, drejtor i Teatrit Popullor Krahinor. Erveheja u vu në skenë më pas në Tiranë më 1972[2].

Studime

Për këtë vepër, orientalisti Osman Myderrizi shkroi artikuj shkencorë më 1951, 1957 dhe Ardian Vehbiu më 1989[2].

Referimet

  1. ^ Robert Elsie (2005). Albanian Literature: A Short History. I.B.Taurus. fq. 41. ISBN 1-84511-031-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d e Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.