Çeta e profetëve: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [Redaktim i kontrolluar] |
No edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 2: | Rreshti 2: | ||
== Vepra == |
== Vepra == |
||
U botua falë ndihmës së kardinalit Barbarigu (të cilit i kushtohet vepra). "Çeta e Profetëve" është vepra e parë origjinale në gjuhën shqipe (për shkak të censurës u desh të përkthehej edhe Italisht). Përmbajta e veprës së Pjetër Bogdanit është shumë e gjerë, aty shkrihen natyrshëm teologjia e filozofia krishtere, [[poetika]], [[Retorik|retorika]], [[poezia]] dhe [[Proza poetike|proza]]. Ai e botoi këtë vepër me ndihmen e kardinalit Barabdigu. |
U botua falë ndihmës së kardinalit [[Gregor Barbarigu]] (të cilit i kushtohet vepra). "Çeta e Profetëve" është vepra e parë origjinale në gjuhën shqipe (për shkak të censurës u desh të përkthehej edhe Italisht). Përmbajta e veprës së Pjetër Bogdanit është shumë e gjerë, aty shkrihen natyrshëm teologjia e filozofia krishtere, [[poetika]], [[Retorik|retorika]], [[poezia]] dhe [[Proza poetike|proza]]. Ai e botoi këtë vepër me ndihmen e kardinalit Barabdigu. |
||
=== Struktura e veprës === |
=== Struktura e veprës === |
Versioni i datës 8 tetor 2019 20:09
Çeta e Profetëve (lat."Cuneus Prophetarum") është vepër e Pjetër Bogdanit, e shkruar më 1675 dhe e botuar në Padovë të Italisë në vitin 1685.[1]
Vepra
U botua falë ndihmës së kardinalit Gregor Barbarigu (të cilit i kushtohet vepra). "Çeta e Profetëve" është vepra e parë origjinale në gjuhën shqipe (për shkak të censurës u desh të përkthehej edhe Italisht). Përmbajta e veprës së Pjetër Bogdanit është shumë e gjerë, aty shkrihen natyrshëm teologjia e filozofia krishtere, poetika, retorika, poezia dhe proza. Ai e botoi këtë vepër me ndihmen e kardinalit Barabdigu.
Struktura e veprës
Kjo vepër përbëhet nga dy vëllime:[2]
- Vëllimi i parë:Çeta e profetëve, flet për krijimin e botës, jetën e profetëve dhe jetën e Sibilave.
- Vëllimi i dytë: Mbi jetën e Jezu Krishtit, flet për jetën e Krishtit, të bëmat dhe vdekjen e tij.
- Pjesa e parë është shkruar në trajten e një traktati filozofik e teologjik, me argumentime dhe citime nga autorë mesjetar dhe antikë.
- Pjesa e dytë është shkruar në trajten e një traktati të tregimit në prozë.
Teksti është dhënë në dy shtylla, për çdo faqe, shqip dhe italisht.[2]
Botimet tjera
Vepra ishte botuar edhe tri herë:
- Pjesa e parë e saj si tekst i transliteruar u botua në vitin 1940 në Shkodër nga Mark Harapi,
- Një pjesë e shkëputur nga vëllimi/pjesa e dytë ishte transkriptuar në vitin 1930 në Shkodër nga Ndre Mjeda,
- Në vitet 1940-1941 revista Lajmëtari filloj botimin e kësaj vepre.
Kurse për vlerat e saj teorike dhe filozofike, Ibrahim Rugova në vitin 1982 në Prishtinë botoi monografinë Vepra e Bogdanit.
Poezitë e Bogdanit
Mendimet e veta krijuese dhe qëllimin e veprës i tregon në kuotën e tij "Të primtë para letrarit". Ne i klasifikojmë poezit e Bogdanit në:
- -Poezi të krijimit,
- -Poezi të Sibilave,
- -Poezi të kushtimit.
Rëndësia
"Çeta e profetëve" mund të quhet laboratori më i madh i përpunimit të vetëdijshëm e mjeshtëror të shqipes së vjetër. Për të shprehur koncepte të vështira filozofike e teologjike në gjuhën shqipe, Bogdanit iu desh punë e madhe për të njohur e shfrytëzuar mjetet e lashta të shqipes, arsenalin e saj bashkëkohor, pasurinë leksikore dhe vlerat potenciale të gjuhës popullore. Si rezultat në penën e Bogdanit shqipja ka fituar vlera të reja stili.[2]
Referime
- ^ Robert Elsie (2005). Albanian Literature: A Short History. I.B.Taurus. fq. 27–30. ISBN 1-84511-031-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. fq. 700–701. ISBN 9992716223.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)