Muhamet Kyçyku: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Sejko (diskuto | kontribute)
Rreshti 24: Rreshti 24:


{{DEFAULTSORT:Kyçyku, Muhamet Çami}}
{{DEFAULTSORT:Kyçyku, Muhamet Çami}}

[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Bejtexhinjë]]
[[Kategoria:Bejtexhinj shqiptarë]]
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Lindje 1784]]
[[Kategoria:Lindje 1784]]
[[Kategoria:Vdekje 1844]]
[[Kategoria:Vdekje 1844]]
[[Kategoria:Poetë shqiptarë]]
[[Kategoria:Çamë]]
[[Kategoria:Myslimanë suni shqiptarë]]

Versioni i datës 8 tetor 2019 23:27

Muhamet Kyçyku i njohur edhe si Muhamet Çami (1784-1844) është një ndër poetët bejtexhinj më të njohur, autor i dy poemave fetare. Vepra e tij kryesore është Erveheja e shkruar më 1820 por e botuar vetëm më 1888.

Jeta dhe karriera

Muhamet Kyçyku lindi në Konispol në 9 korrik të vitit 1784, po nuk dimë shumë për fëmijërinë e tij të hershme. Ai studioi për teologji njëmbëdhjetë vjet në Kairo, më pas u kthye në fshatin e lindjes dhe shërbeu si hoxhë deri kur vdiq më 1844.[1]

Kyçyku ka qenë autor më prodhimtar në krahasim me të tjerët. Ai ka shkruar në dialektin e tij çam dhe, me sa duket, ka qenë i pari autor shqiptar që është marrë me poemën e gjatë.[1] Është i njohur për dy poemat me subjekt dhe motive fetare: "Erveheja" dhe "Jusufi dhe Zylihaja".[2] Vepra e tij kryesore është Erveheja e shkruar më 1820, burimi i së cilës është "Tûtî-nâme"-ja persiane (Rrëfenja e një papagalli) e Zijaudin Nakshabit (Ziyâ'uddîn Nakhshabî), e frymëzuar nga origjinali sanskritisht Shukasaptati.[1]

Vepra tjetër e njohur është poema me motive fetare "Jusufi dhe Zylihaja",[2] një rrëfenjë moralizuese me 2430 vargje, mbështetur në historinë e rrëfyer në Suren Jusuf të Kuranit, mbi përpjekjen e gruas së Azizit për të joshur e bërë për vete Jusufin a.s..[1] Janë të njohura veprat e shkruara nga këto inspirime fetare në literaturën orientale e më gjerë. Në persisht, në një mënyrë shumë të bukur shkruajtën Firdeusi (935-1020) (persisht), mistiku Xha’ami, (1414-1492) dhe në turqisht Hamdullah Hamdi 1449-1508) e shumë të tjerë.

Veprat tjera të Kyçykut janë poema Bekriu (1824) në të cilën dënon pirjen e rakisë e të verës, ajo historike nga viti 1826 për Ibrahim Pashën, fushatat e lavdishme të mbretit të Egjiptit Muhamed Aliut kundër rebelimit grek dhe poemën që merret me hallet e atyre që detyroheshin të kërkojnë kafshatën e bukës dhe fitimin larg vendlindjes – Gurbetlitë.[1]

  • Më 1888 në Bukuresht, Jani Vreto (1822-1900) e botoi Ervehenë të adoptuer në si përrallë dhe të pastruar nga fjalët arabe, persishte dhe turke por megjithatë origjinali ngeli më i kuptueshëm dhe më lirik.
  • Ahmet Qirezi (1966) botoi në « Jehona » (Shkup, 1978 ; ribotuar më 2007) dramën « Erveheja » me motive nga poema e njëjtë e Kyçykut duke e përshtatur shumë bukur për skenë.

Përkthime

Kyçyku u mor edhe me përkthime nga arabishtja dhe turqishtja e ndër përkthimet më të njohura është padyshim Mevludi i shqipëruar Kasidatu’l Burda nga Al Busiri (?-1296).

Referimet

  1. ^ a b c d e Robert Elsie (2005). Albanian Literature: A Short History. I.B.Taurus. fq. 41–42. ISBN 1-84511-031-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. fq. 703. ISBN 9992716223. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme