Peter Handke: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Peter Handke''' është shkrimtar austriak. Ka qenë admirues i politikanit serb Sllobodan Millosheviq dhe nacionalizmit ekstrem serb gjatë luftërave në Bosnje dhe në Kosovë n...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 10 tetor 2019 14:43

Peter Handke është shkrimtar austriak. Ka qenë admirues i politikanit serb Sllobodan Millosheviq dhe nacionalizmit ekstrem serb gjatë luftërave në Bosnje dhe në Kosovë në vitet '90, për këtë arsye është quajtur fashist dhe i janë anuluar disa çmime ndërkombëtare në letërsi. Në vitin 2019 Akademia Suedeze ia dha Çmimin Nobel për Letërsi.

Biografia

Gjatë luftërave të viteve '90 në Bosnje dhe në Kosovë, mori anën e serbëve. Ka qenë kundërshtar i bombardimeve të NATOs në Kosovë dhe përkrahës i Sllobodan Milosheviq.[1] Shkrimet e tij për Luftërat Jugosllave dhe kritikat për bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë dhe fjalimi i tij në varrimin e Slobodan Milošević kanë shkaktuar polemika, dhe ai është përshkruar gjerësisht si një mbrojtës i nacionalizmit ekstrem serb.[2] Është fitues i çmimit Georg Büchner Prize, Franz Kafka Prize dhe International Ibsen Award; i fundit ishte kontroversial dhe Handke u përball me protesta në Oslo dhe u përshkrua në mediat norvegjeze si fashist i miqësuar me kriminelë lufte.[3] Në vitin 2006 nominimi për Heinrich Heine Prize shkaktoi skandal, ndërsa çmimi u tërhoq për shkak të bindjeve të tij politike.[4]

Pasi fitoi çmimin Henrik Ibsen, paratë e fituara ua dhuroi serbëve të Kosovës. “Populli serb në Kosovë është popull tragjik, po ashtu humbës. Unë mbaj anën e humbësit”, citohet të ketë thënë Hendke. Sipas medieve serbe, ai ka vizituar 13 kisha ortodokse në këtë fshat.[5]

Më 18 Mars 2006, përpara më shumë se 20,000 personave të pranishëm në varrimin e Milošević, Handke mbajti një fjalim në gjuhën serbe që ngjalli polemikë në Perëndim.

Në vitin 2006, Handke fitoi çmimin [[[Heinrich Heine]] , por paratë e çmimit prej 50,000 € duhej të aprovoheshin nga këshilli i qytetit të Düsseldorf. Anëtarët e partive kryesore të këshillit deklaruan se do të votonin kundër dhënies së çmimit Handke, duke rezultuar në tërheqjen e çmimit.[6]

Në vitin 2014, Handke fitoi çmimin International Ibsen Award. Disa kritikë kërkuan që juria të jepte dorëheqje.[7] Përzgjedhja e tij u dënua nga PEN Norway.[8] Bernt Hagtvet, ekspert i totalitarizmit e quajti dhënin e çmimit Handkes "një skandal i paprecedent," duke thënë që "dhënia e çmimit Ibsen autorit Peter Handke është e krahasueshme me dhënien e çmimit Immanuel Kant për Joseph Goebbels."[8] Një grup demonstruesish protestuan kundër tij kur arriti për të marrë çmimin.[9]

Shih edhe

Referime

  1. ^ "Peter Handke". 12 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Theatre boss's dismissal splits artistic community - The Times". Arkivuar nga origjinali më 2017-02-16. Marrë më 2017-02-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ - Demoniseres på grunn av manglende kunnskap in Dagbladet
  4. ^ Kein Heine-Preis für Handke - Politiker verweigern Zustimmung
  5. ^ "Shkrimtari austriak Handke i quan me fat tragjik serbët e Kosovës". 15 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ May 31, 2006. "German Politicians to Block Prize for Milosevic Sympathizer". Marrë më 16 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  7. ^ Krever at juryen går av, Klassekampen
  8. ^ a b William Nygaard: - En lettelse om han sa fra seg prisen, Dagbladet, 19 September 2014
  9. ^ NRK. "Raste mot Ibsenpris-vinner". NRK. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)