Naim Frashëri: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 19: Rreshti 19:
Naimi lindi në fshatin [[Frashëri (Përmet)|Frashër]] të [[Vilajeti i Janinës|Vilajetit të Janinës]] (sot në [[Rrethi i Përmetit|rrethin e Përmetit]]), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861). Nga i ati ishin pasardhës fisnikësh e timarlinjsh me prejardhje nga [[Berati]] që më vonë u njohën si [[Frashërllinjtë#Dakollarët ose Dulellarët|Dulellarët]], ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të [[Iljaz Bej Mirahori|Iljaz bej Mirahorit]].<ref name="Gawrych90">{{cite book|url=https://books.google.com.au/books?id=wPOtzk-unJgC&printsec=frontcover&dq=The+crescent+and+the+eagle:+Ottoman+rule,+Islam+and+the+Albanians,+1874-1913+lexicon&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwiT94zl8ebXAhWJT7wKHYRLADEQ6AEIJjAA#v=snippet&q=Naim&f=false|title=The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913|last=Gawrych|first=George|publisher=IB Tauris|year=2006|isbn=9781845112875|location=London|pages=13|ref=harv}}</ref>
Naimi lindi në fshatin [[Frashëri (Përmet)|Frashër]] të [[Vilajeti i Janinës|Vilajetit të Janinës]] (sot në [[Rrethi i Përmetit|rrethin e Përmetit]]), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861). Nga i ati ishin pasardhës fisnikësh e timarlinjsh me prejardhje nga [[Berati]] që më vonë u njohën si [[Frashërllinjtë#Dakollarët ose Dulellarët|Dulellarët]], ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të [[Iljaz Bej Mirahori|Iljaz bej Mirahorit]].<ref name="Gawrych90">{{cite book|url=https://books.google.com.au/books?id=wPOtzk-unJgC&printsec=frontcover&dq=The+crescent+and+the+eagle:+Ottoman+rule,+Islam+and+the+Albanians,+1874-1913+lexicon&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwiT94zl8ebXAhWJT7wKHYRLADEQ6AEIJjAA#v=snippet&q=Naim&f=false|title=The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913|last=Gawrych|first=George|publisher=IB Tauris|year=2006|isbn=9781845112875|location=London|pages=13|ref=harv}}</ref>


Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte [[Gjuha osmane|turqishten osmane]], [[Gjuha arabe|arabishten]] dhe [[Gjuha perse|persishten]] në [[Teqeja e Frashërit|Teqenë e Frashërit]],<ref name=":0" /> si myhib [[Bektashizmi|bektashi]].<ref>{{Cite book|title=Kuvend letrash me miqtë|last=Merlika-Kruja|first=Mustafa|authorlink=Mustafa Kruja|last2=Baba Rexhepi|authorlink2=Baba Rexhebi|publisher=Omsca-1|year=2013|isbn=9789928132321|location=Tiranë|pages=119-120}}</ref> Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, [[Abdyl Frashëri|Abdylin]], më 1865 familja u shpërngul në [[Janina|Janinë]], ku bashkë me vëllanë më të vogël [[Sami Frashëri|Samiun]], mbaroi gjimnazin grek "[[Zosimea]]" më 1869.<ref name=":0">Kastriot Bezati (2012), ''Cili ishte fati pasardhësve të familjes së Naim Frashërit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi: sëmundja e Naimit, vlerësimi i i Faik Konicës dhe jeta e vajzave të tij, ja trungu familjar i poetit të madh'', [[Tirana observer]]. - p. 1032, 20 shtator, 2012, p. 10 - 11.</ref> Në "Zosimea" mori një kulturë të gjërë për kohën, u njoh me kulturat klasike, mësoi gjuhën greke dhe [[Gjuha frënge|gjuhën frënge]]. Atje ra në kontakt me idetë e iluminizmit frëng dhe veprat e [[Jean-Jacques Rousseau|Rusoit]] e [[Voltaire|Volterit]].<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=353}}</ref>
Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte [[Gjuha osmane|turqishten osmane]], [[Gjuha arabe|arabishten]] dhe [[Gjuha perse|persishten]] në [[Teqeja e Frashërit|Teqenë e Frashërit]],<ref name=":0" /> si myhib [[Bektashizmi|bektashi]].<ref>{{Cite book|title=Kuvend letrash me miqtë|last=Merlika-Kruja|first=Mustafa|authorlink=Mustafa Kruja|last2=Baba Rexhepi|authorlink2=Baba Rexhebi|publisher=Omsca-1|year=2013|isbn=9789928132321|location=Tiranë|pages=119-120}}</ref> Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, [[Abdyl Frashëri|Abdylin]], më 1865 familja u shpërngul në [[Janina|Janinë]], ku bashkë me vëllanë më të vogël [[Sami Frashëri|Samiun]], mbaroi gjimnazin grek "[[Zosimea]]" më 1869.<ref name=":0">Kastriot Bezati (2012), ''Cili ishte fati pasardhësve të familjes së Naim Frashërit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi: sëmundja e Naimit, vlerësimi i i Faik Konicës dhe jeta e vajzave të tij, ja trungu familjar i poetit të madh'', [[Tirana observer]]. - p. 1032, 20 shtator, 2012, p. 10 - 11.</ref> Në "Zosimea" mori një kulturë të gjërë për kohën, u njoh me kulturat dhe letërsitë klasike,<ref>{{harvnb|Qosja|1986|p=18}}</ref> mësoi gjuhën greke dhe [[Gjuha frënge|gjuhën frënge]]. Atje ra në kontakt me idetë e iluminizmit frëng dhe veprat e [[Jean-Jacques Rousseau|Rusoit]] e [[Voltaire|Volterit]].<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=353}}</ref>


Më 1871 shkoi në [[Stambolli|Stamboll]], ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit e detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane në [[Saranda|Sarandë]]. Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë nga [[reumatizma]], e shtrënguan të largohej nga [[Saranda]] dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në banjat e [[Baden (kthjellimin)|Badenit]] në [[Perandoria Austro-Hungareze|Perandorinë Austro-Hungareze]]. Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (''ashari mydiri'') në [[Berati|Berat]]. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll,<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=354}}</ref> ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të Zëvendësministrit të Arsimit. Më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin e ''Gramatikës'' së [[Kostandin Kristoforidhi|Kristoforidhit]].<ref name=":0" /> Pas arrestimit të Abdylit në Janinë në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të [[Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip|''Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip'']].<ref name=":1">Robert Elsie (1995), ''[http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf Histori e Letërsisë Shqiptare]'', përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.</ref>
Më 1871 shkoi në [[Stambolli|Stamboll]], ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit e detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane në [[Saranda|Sarandë]]. Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë nga [[reumatizma]], e shtrënguan të largohej nga [[Saranda]] dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në banjat e [[Baden (kthjellimin)|Badenit]] në [[Perandoria Austro-Hungareze|Perandorinë Austro-Hungareze]]. Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (''ashari mydiri'') në [[Berati|Berat]]. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll,<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=354}}</ref> ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të Zëvendësministrit të Arsimit. Më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin e ''Gramatikës'' së [[Kostandin Kristoforidhi|Kristoforidhit]].<ref name=":0" /> Pas arrestimit të Abdylit në Janinë në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të [[Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip|''Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip'']].<ref name=":1">Robert Elsie (1995), ''[http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf Histori e Letërsisë Shqiptare]'', përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.</ref> Kishte interes për thesarin shpirtëror të popullit shqiptar, gjë që e shtyu të punonte bashkë me vëllain rreth një fjalori të shqipes i cili do të mbetej pa botuar.<ref>{{harvnb|Qosja|1986|p=21}}</ref>


Në vitin 1884 u shfaq revista shqiptare ''Drita'' me redaktor [[Petro Poga]] dhe më vonë [[Pandeli Sotiri]], ndërsa Naim Frashëri ishte redaktor i fshehtë pasi që në atë kohë shqiptarët muslimanë nuk lejoheshin të shkruanin shqip nga autoritetet osmane.<ref>{{harvnb|Skendi|1967|p=146.}}{{harvnb|Gawrych|2006|p=88}}</ref> Autoritetet osmane ndalonin shkrimin e shqipes, si rrjedhojë veprat publikoheshin jashtë shtetit dhe Frashëri përdorte inicialet '''N.H.F'''. <ref name="Skendi128">{{harvnb|Skendi|1967|p=128.}}</ref> Në një letër të vitit 1887, Frashëri shprehte mendimet e tij mbi gjendjen e Perandorisë Osmane në atë kohë. Sipas tij zgjidhja më e mirë për të ardhmen e shqiptarëve ishte bashkimii i Shqipërisë me Austro-Hungarinë.<ref name="Skendi268">{{harvnb|Skendi|1967|p=268.}}</ref>
Në vitin 1884 u shfaq revista shqiptare ''Drita'' me redaktor [[Petro Poga]] dhe më vonë [[Pandeli Sotiri]], ndërsa Naim Frashëri ishte redaktor i fshehtë pasi që në atë kohë shqiptarët muslimanë nuk lejoheshin të shkruanin shqip nga autoritetet osmane.<ref>{{harvnb|Skendi|1967|p=146.}}{{harvnb|Gawrych|2006|p=88}}</ref> Autoritetet osmane ndalonin shkrimin e shqipes, si rrjedhojë veprat publikoheshin jashtë shtetit dhe Frashëri përdorte inicialet '''N.H.F'''. <ref name="Skendi128">{{harvnb|Skendi|1967|p=128.}}</ref> Në një letër të vitit 1887, Frashëri shprehte mendimet e tij mbi gjendjen e Perandorisë Osmane në atë kohë. Sipas tij zgjidhja më e mirë për të ardhmen e shqiptarëve ishte bashkimi i Shqipërisë me Austro-Hungarinë.<ref name="Skendi268">{{harvnb|Skendi|1967|p=268.}}</ref>


Mbylli sytë më 20 tetor 1900.<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=354}}</ref>
Vdiq më 20 tetor 1900.<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=354}}</ref>


=== Riatdhesimi i eshtrave ===
=== Riatdhesimi i eshtrave ===

Versioni i datës 15 tetor 2019 14:20

Stampa:Kutia Shkrimtar Naim bej Frashëri i njohur më së shumti si Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 - Stamboll, 20 tetor 1900) ka qenë poet dhe shkrimtar shqiptar, një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe figura qendrore e letërsisë së Rilindjes. Për së gjalli u pagëzua "apostull i shqiptarizmës" dhe "bilbil i gjuhës shqipe".[1]

Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve.[2]

Biografia

Naimi lindi në fshatin FrashërVilajetit të Janinës (sot në rrethin e Përmetit), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861). Nga i ati ishin pasardhës fisnikësh e timarlinjsh me prejardhje nga Berati që më vonë u njohën si Dulellarët, ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të Iljaz bej Mirahorit.[3]

Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte turqishten osmane, arabishten dhe persishtenTeqenë e Frashërit,[4] si myhib bektashi.[5] Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" më 1869.[4] Në "Zosimea" mori një kulturë të gjërë për kohën, u njoh me kulturat dhe letërsitë klasike,[6] mësoi gjuhën greke dhe gjuhën frënge. Atje ra në kontakt me idetë e iluminizmit frëng dhe veprat e Rusoit e Volterit.[7]

Më 1871 shkoi në Stamboll, ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit e detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane në Sarandë. Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë nga reumatizma, e shtrënguan të largohej nga Saranda dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në banjat e BadenitPerandorinë Austro-Hungareze. Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (ashari mydiri) në Berat. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll,[8] ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të Zëvendësministrit të Arsimit. Më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin e GramatikësKristoforidhit.[4] Pas arrestimit të Abdylit në Janinë në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip.[9] Kishte interes për thesarin shpirtëror të popullit shqiptar, gjë që e shtyu të punonte bashkë me vëllain rreth një fjalori të shqipes i cili do të mbetej pa botuar.[10]

Në vitin 1884 u shfaq revista shqiptare Drita me redaktor Petro Poga dhe më vonë Pandeli Sotiri, ndërsa Naim Frashëri ishte redaktor i fshehtë pasi që në atë kohë shqiptarët muslimanë nuk lejoheshin të shkruanin shqip nga autoritetet osmane.[11] Autoritetet osmane ndalonin shkrimin e shqipes, si rrjedhojë veprat publikoheshin jashtë shtetit dhe Frashëri përdorte inicialet N.H.F. [12] Në një letër të vitit 1887, Frashëri shprehte mendimet e tij mbi gjendjen e Perandorisë Osmane në atë kohë. Sipas tij zgjidhja më e mirë për të ardhmen e shqiptarëve ishte bashkimi i Shqipërisë me Austro-Hungarinë.[13]

Vdiq më 20 tetor 1900.[14]

Riatdhesimi i eshtrave

Eshtrat e Naimit shteti shqiptar i solli në Shqipëri në kuadrin e 25 vjetorit të Pavarësisë, më 2 qershor 1937. Ishte ditë e mërkurë, ora 15.30, kur mbërriti arkivoli me vija kuq e zi me eshtrat e Naimit. Shefki Shatku, nënkolonel, Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, që i solli eshtrat nga Stambolli, ia dorëzoi arkivolin me eshtrat e Naimit kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Abedin Nepravishtës. I përcjellur nga autoritetet, populli dhe Eshref Frashëri nga trungu i Dulellarëve, arkivoli me eshtrat e Naim Frashërit u vendos në Teqen Bektashiane të Tiranës.[4]

Krijimtaria

Gjuhët e huaja të nxëna nga mësimet te para private dhe më tej përgjatë shkollimt në Janinë bënë që, sipas Robert Elsie, Naimi ishte një shembull parësor i intelektualit osman të shekullit të XIX që ndihej njëlloj i ambientuar si me kulturën Lindore ashtu dhe Perëndimore.[15] Naimi është autor i gjithsej njëzetedy veprave: katër në osmanishte, dy në persishte, dy në greqishte dhe pesëmbëdhjetë në shqipe. Duke qenë se ishte në një post delikat si drejtor i këshillit të censurës në Ministrinë e Arsimit të Perandorisë, me mundësi në disa raste për t'i bërë bisht ndalimit të librave dhe botimeve në shqipe nga ana e Portës së Lartë, Naimi e pa të arsyeshme të mos përdorte emrin e mbiemrin në shumë nga botimet e veta, por të shënonte vetëm 'nga N.H.', 'nga N.H.F.', ose 'nga N.F.'[9]

Busti në Tiranë

Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Me vjershat dhe poemat e tij i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve.[16] Më 1880 shkroi të parën vepër shqip me përmbajtje atdhetare, poemthin "Shqipëria", ku shpalli të gjitha idetë që përbëjnë trungun e veprës së tij atdhetare.[17] Ky poemth do të shpërndahej në dorëshkrim mes bashkëatdhetarëve të tij, meqenëse qeveria osmane nuk lejonte asnjë shkrim shqip të botohej në Perandorinë Osmane, ndërsa jashtë kufinjve kishte mundësi të kufizuara botimi.[18] Vetëm në vitin 1886 botoi në Bukuresht 6 vepra, "Bagëti e Bujqësija", "Vjersha për mësonjëtoret e para", "E këndimit të çunave këndonjëtoreja" me dy vëllime, "Istori e përgjithshme" dhe "Dituritë".[19] Në vitin 1898 do të botonte poemën epike Istori e Skënderbeut e cila u bë një nga veprat më të lexuara gjatë Rilindjes.[20]

Rëndësi të veçantë i dha botimit të librave për të cilët kishte nevojë shkolla shqipe.[21]

Në gjuhë tjera

Bashkë me të vëllain, Samiun, ishin tejet të interesuar për risimet filologjike. Vepra e parë e Naimit qe përpilimi i një gramatike të gjuhës perse "Rregullat e persishtes sipas metodës së re" (osman. e tejshkruar Kavâid-i farisiyye dar tarz-i nevîn) më 1871, nënshkruar Mehmet Naim, nëpunës i Drejtorisë së Shtypit. Duke pasur gjithsej ka 168 faqe, kjo vepër është e ndarë në dy pjesë: pjesa e parë ka 85 faqe dhe në atë jepen të dhëna rreth rregullave të gjuhës perse, sidomos për pjesën morfologjike të kësaj gjuhe, kurse pjesa e dytë e cila ka 83 faqe, përbëhet nga katër ushtrime dhe një fjalor në fund me disa fjalë persisht – osmanisht.[22][23]

I përfshirë kultura perse dhe vargjet sufi të Saadiut, Hafezit, shkroi dhe botoi qindra vargje në persisht, duke ndjekur traditën e letërsisë perse dhe modelet e poetëve të parapëlqyer më 1884 vëllimin me poezi prozaike "Katër stinët" (osmanisht e tejshkruar Fusuli erbea). Më tej shkroi dhe botoi më 1885 vëllimin poetik "Ëndërrimet" (pers. Tehajjulat).[24] Sipas një studimi të Abdullah Rexhepit, me shumë gjasë Naimi kishte lexuar edhe Rumiun, duke qenë se gjehen gjurmë të botëkuptimeve dhe ndikime të veprave të tij në opusin naimian.[25]

Studime të veprës

Një vit pas vdekjes së Naimit, Konica shkroi artikullin "Naim H. bej Frashëri" botuar tek e përkohshmja Albania në Bruksel. Po atë vit në Sofie, nipi i Naimit, Midhat bej Frashëri me nofkën Mali Kokojka shkroi artikullin "Naim Be Frashëri". Më 1925 në një libër të botuar nga studentët shqiptarë të Vjenës titulluar "Naim Frashërit, vjershëtorit dhe 'edukatorit kombëtar", Norbert Jokl në shkrimin e tij "Naim Be Frashëri dhe pasunimi i gjuhës shqipe" jep idenë e ndikimit të ideve të dijetarit gjerman, Leibniz.[26] Për Eqrem Çabejn Naimi është përfaqësuesi i romantizmit në letrat shqipe, i ndikuar nga kultura frënge, ai lavdëron Voltaire dhe Rousseau te Istori e Skënderbeut si lajmësit e ideve të reja. Gjurmët e poezisë popullore tek ai janë fare të imta, ndonjë mënyrë të thëni popullore, imitimi i stilit të përrallave në ndonjë vend të Qerbelasë dhe te Istori e Skënderbeut. Ndryshe nga Samiu që bashkëpunoi në reformën gjuhësore turke, Naimi u vu në shërbim të gjuhës amtare. Për Çabejn, Naimi duke qenë romantik është natyrë religjioze dhe e kultivoi në vepërsinë e tij tek veprat "Qerbelaja", "Fletorja e Bektashive"; por gjithashtu ai "ishte fis me Orientin; ai rron në të, është i saj", ku me Tehajjulat tregoi se sa i regjur ishte me letrat perse.[27]

Ndikimi i Naim Frashëri, gjatë jetës dhe pas vdekjes ishte i madh, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të Naimit.[nevojitet citimi]

Ndikimi dhe mirënjohja

Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për meritat kulturore në Shqipëri jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

Shteti iranian në shenjë nderimi për kontributin e tij në gjuhën perse i kushtoi një emetim special pullash postare me imazhin e poetit Frashërlli.[28]

200-Lekshi i vitit 1997 me figurën e Naim Frashërit

Frashëri është shkrimtar më përfaqësues i mistikës islamegjuhën shqipe përkatësisht me veprat Fletore e Bektashinjet dhe Qerbelaja, si veprat e para të bektashizmit shqiptar.[29]

Tituj të veprave

Istori e Shqipërisë prej Naim Frashërit
  • Kavâid-i fârisiyye dar tarz-i nevîn. (Mühendisynn Matbaasi, Kostandinopel 1871 [1288 A.H.]) 64 ff.
  • Ihtiraat ve ke, sfiyat. (Kostandinopel 1881/82 [1298 A.H.]) 79 ff.
  • Fusûli erbe'a. Francizcadan me'huzdur. Cep Kütüphanesi aded 16. (Mihran, Kostandinopel 1883 [1300 A.H.]) 127 ff
  • Tahayyulat. (Mihran, Kostandinopel 1884 [1301 A.H.]) 66 ff.
  • Bagëti e bujqësija prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 23 ff.
  • E këndimit çunavet këndonjëtoreja copë e parë prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 55 ff.
  • E këndimit çunavet këndonjëtoreja copë e dytë prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 52 ff.
  • Ho alêthês pothos tôn skypetarôn hypo D. (Bukuresht 1886) 19 ff.
  • Ilyada. (Kostandinopel 1886)
  • Istori e përgjithëshme për mësonjëtoret të para prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 116 ff.
  • Vjersha për mësonjëtoret të para prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 96 ff.
  • Dituritë për mësonjëtoret të para pej [sic] N.H.F. (Dituri, Bukuresht 1888) 212 ff.
  • Luletë e verësë. N.H.F. (Dituri, Bukuresht 1890) 80 ff
  • Mësime prej N.F. (Bukuresht 1894) 126 ff.
  • Parajsa dhe fjala fluturake. Vjersha të N.F. (Bukuresht 1894, rebotim Dhori Koti, Korçë s.a.) 76 ff
  • Ho Erôs. Poiêmata prôtotypa eis asmata oktô met' eikonôn.

(Gerardos, Kostandinopel 1895) 32 ff.

  • Fletore e Bektashinjet. (Shtypëshkronjët të Shqipëtarëvet, Bukuresht 1896) 32 ff.
  • Iliadë e Omirit. Këngë e parë kthyerë prej N.H.F. (Dituri, Bukuresht 1896) 76 ff.
  • Istori' e Skenderbeut. (Tipografi' e Shqipëtarëvet, Bukuresht 1898) 312 ff.
  • Qerbelaja prej N.H.F. (Dituri, Bukuresht 1898) 352 ff.
  • Dëshira e vërtetë e Shqipëtarëvet. Vjershë kombiare prej N.H.F. Shqipëruar nga greqishtja. (Mbrothësia, Sofje 1904) 20 ff.

Botime integrale

  • Vepra të zgjedhura 1-2. (Akademia e Shkencave, Tiranë 1980, 1985)
  • Vepra 1-7. (Rilindja, Prishtinë 1986)
  • Vepra letrare. 1-5. (Naim Frashëri, Tiranë 1995, 1996)[9]

Mirënjohje

  • Një numër i madh shkollash të niveleve të ndryshme në territoret shqiptare e mbajnë emrin "Naim Frashëri".
  • Prerja e kartmonedhës 200 lekëshe.
  • libra mbi dhe për krijimtarinë e Naim Frashërit.
  • Pallati i Kulturës "Naim Frashëri" në Përmet.
  • Emrin përkëdhelës i përdorur nga populli dhe intelektualët: Naimi.

Shiko edhe këtë

Wikisource ka një koleksion punimesh të Autorit :


Referime

  1. ^ Akademia 2002, p. 353
  2. ^ Akademia 2002, p. 354
  3. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. fq. 13. ISBN 9781845112875. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c d Kastriot Bezati (2012), Cili ishte fati pasardhësve të familjes së Naim Frashërit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi: sëmundja e Naimit, vlerësimi i i Faik Konicës dhe jeta e vajzave të tij, ja trungu familjar i poetit të madh, Tirana observer. - p. 1032, 20 shtator, 2012, p. 10 - 11.
  5. ^ Merlika-Kruja, Mustafa; Baba Rexhepi (2013). Kuvend letrash me miqtë. Tiranë: Omsca-1. fq. 119–120. ISBN 9789928132321. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Qosja 1986, p. 18
  7. ^ Akademia 2002, p. 353
  8. ^ Akademia 2002, p. 354
  9. ^ a b c Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.
  10. ^ Qosja 1986, p. 21
  11. ^ Skendi 1967, p. 146.Gawrych 2006, p. 88
  12. ^ Skendi 1967, p. 128.
  13. ^ Skendi 1967, p. 268.
  14. ^ Akademia 2002, p. 354
  15. ^ Elsie 2005, p. 67
  16. ^ Akademia 2002, p. 354
  17. ^ Akademia 2002, p. 354
  18. ^ Akademia 2002, p. 214
  19. ^ Akademia 2002, p. 354
  20. ^ Akademia 2002, p. 354-355
  21. ^ Akademia 2002, p. 354
  22. ^ Abdullah Rexhepi, Naim Frashëri & kontributi i tij në gjuhën e persëve, Shqip. - Nr. 38, 11 shkurt, 2009, f. 29.
  23. ^ Abdullah Rexhepi, Mbi gramatikën e persishtes të Naim Frashërit, kumtesë e mbajtur në konferencën shkencore “Qytetërimi perso – iranian në Ballkan”, më 11 mars, 2011, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
  24. ^ Nasho Jorgaqi, "Katër stinët" dhe fillimet romantike të Naimit, parathënie e vëllimit "Katër stinët" (1995), përkthyer nga Vexhi Buharaja, Tiranë: Albinform. f. 5-28
  25. ^ Abdullah Rexhepi, Naim Frashëri dhe kodi letrar persian: Gjurmë të Mevlana Rumiut në poezinë e Naim Frashërit, ligjeratë në konferencën "The XXXIII International Seminar for Albanian Language, Literature and Culture".
  26. ^ Uçi, Alfred (2002). Naim Frashëri, bektashizmi dhe kombëtarizmi. Tetovë: Manifestimi Letrar Ndërkombëtar "Ditët e Naimit". {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Çabej, Eqrem (2006). Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes. Tiranë: Çabej. fq. 104–111. ISBN 99927-33-72-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Albanian poet Naim Frasheri in Iranian postage stamps, balkaneu.com, 9 korrik 2015. Marrë më 14 shkurt 2018.
  29. ^ Osmani, Edlira. "God in the Eagles' Country: The Bektashi Order" (PDF). iemed.org. Quaderns de la Mediterrània 17, 2012. fq. 113. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literatura

  • Rexhep Qosja (1986). Porosia e madhe. Prishtinë: Rilindja. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)