Meshari: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Sejko (diskuto | kontribute) No edit summary |
Sejko (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 19: | Rreshti 19: | ||
[[Kategoria:Kisha Katolike në Shqipëri]] |
[[Kategoria:Kisha Katolike në Shqipëri]] |
||
[[Kategoria:Letërsi shqipe]] |
[[Kategoria:Letërsi shqipe]] |
||
⚫ | |||
[[Kategoria:Libra të botuar në 1555]] |
[[Kategoria:Libra të botuar në 1555]] |
||
⚫ |
Versioni i datës 15 tetor 2019 21:52
Meshari është libri më i vjetër i botuar dhe përkthimi i parë liturgjik në gjuhën shqipe, botuar më 1555.[1][2] Libri u përkthye nga prifti Gjon Buzuku në vitet 1554-1555[3] nga italishtja e latinishtja, dhe ka qenë i destinuar për t’u përdorur nga priftërinjtë që vepronin në trojet shqiptare, gjatë shërbesave të tyre.[4] Në tre të katërtat vepra është meshar dhe në një të katërtën përmbante elemente të një libri të orëve apo lutjeve, dhe ndërmjet disa pjesë katekizmash dhe ritualesh.[5]
Historia
Veprën Buzuku nisi ta shkruajë më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1955, gjatë Koncilit tridentin.[3] Kjo vepër u zbulua aty rreth 1743 nga Imzot Gjon Kazazi në Kolegjin e Propagandës Fide,[6] i cili e pagëzoi me emrin Meshari, emër që i ka mbetur sot e kësaj dite.[5] Vendosi të njoftonte menjëherë përmes një letre At Gjergj Guxetën, rektorin e seminarit arbëresh të Palermos. Pas pothuaj një shekulli letra e Kazazit dërguar Guxetës u shpluhuros nga Imzot Giuseppe Crispi. Pas një fushate kërkimore që nisi më 1909, u rizbulua nga peshkopi arbëresh Pal Skiroi.[6]
Skiroi lajmëroi të përkohshmet e kohës se do t'i bënte një studim veprës që më pas ta rishtypte, lajm ky që bëri bujë dhe shtyu françeskanët në Shkodër që të porositnin tri kopje fotografike.[7] Më 1930 P. Justin Rrota solli kopjen e parë fotografike të librit në Shqipëri, dhe qe ndër studjuesit e parë të veprës.[8]
Përmbajtja
Që në kohën e Kazazit, libri ishte i cungët; në gjendjen e parë vepra kishte 110 fletë ose 220 faqe, prej të cilave kishin mbijetuar 94 fletë ose 188 faqe. Tetë fletët e para që i mungojnë do të kenë patur frontespicin, titullin, vendin e botimin dhe mbase prejardhjen e vetë autorit.[3] Më 1932 filologu frëng Roques vuri re se tre të katërtat e librit ishin meshar dhe një e katërta ishte libra orësh, lutjesh.[5] Pjesën e tre të katërtave të veprës, Çabej e vëren që përmban "oficen e vogël të Zonjës, të shtatë psalmet pendestare, litanitë e shenjtvet, disa copë nga të ritualit e të katekizmit dhe meshët e së kremteve kryesore të vitit".[4]
Studime dhe botime
Të parën cekje të tekstit të Mesharit e bëri Krispi më 1853, kur e citoi në veprën e vet Memorie storiche su alcune costumanze delle colonie albanesi di Sicilia, por botoi edhe tekstin e dy fragmenteve të Mesharit me alfabetin që vetë kishte krijuar.[6]
Botimi i parë i plotë u bë më 1958 nga Namik Resuli, duke përfshirë një fotokopje dhe transkriptimin.[9] Botimi i punimit Il Messale të Resulit nga Biblioteka e Vatikanit mund të thuhet se ia riktheu në kujtesë Institutit të Gjuhësisë në Tiranë. Më 1963 Rrota i kërkoi Kostallarit një kopje të Mesharit që të mund të niste punën me transkriptimin, por drejtori i Institutit iu përgjigj se të vetmen kopje në disponim po e punonte Çabej.[10] Punim i cili u botua më dy vëllime më 1968 në Tiranë, ku vëllimi i parë ka një studim hyrës me tekstin e transliterimin e komplet tekstit, ndërsa vëllimii dytë përmban një faksimile të origjinalit si dhe transkriptimin fonetik.[9]
Referimet
- ^ Pipa, Arshi (2014) [1978]. "Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives" [Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore]. Përkthyer nga Primo Shllaku. Princi. fq. 182. ISBN 978-9928-4090-9-6.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kola, Prel (2007). Demiraj, Bardhyl (red.). "'Meshari' i Buzukut - vepër për kremtimin liturgjik". Nach 450 Jahren: Buzukus "Missale" und seine Rezeption in unserer Zeit: 2. Deutsch-Albanische Kulturwissenschaftliche Tagung in München vom 14. bis 15. Oktober 2005. Otto Harrassowitz Verlag: 253. ISBN 9783447054683.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Çabej, Eqrem (1977). "Gjon Buzuku dhe gjuha e tij". Studime gjuhësore. VI: 25.
Duke qenë se veprën e shkroi aty nga mesi i shekullit të XVI-të, në një moshë kur ka qenë sigurisht burrë i pjekur, mund të themi se ai rroi dhe u zhvillua në atë shekull. Ç'ndikime ushtroi kjo kohë kaq e turbullt mbi autorin, jetën e tia e formimin e tij si shkrimtar, nuk mund të thuhet asgjë. Fakti që ky e nisi veprën 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Vehbiu, Ardian (9 shtator 2013). "Para-Buzuku (II)". peizazhe.com. Marrë më 5 tetor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Bulo, Jorgo (2007). "'Meshari' i Gjon Buzukut dhe Koncili i Trentos". Nach 450 Jahren: Buzukus "Missale" und seine Rezeption in unserer Zeit: 2. Deutsch-Albanische Kulturwissenschaftliche Tagung in München vom 14. bis 15. Oktober 2005. Otto Harrassowitz Verlag. fq. 217. ISBN 9783447054683.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Mandalà, Matteo (2007). "Buzuku në Sicili: studimet gjuhësore dhe filologjike të Imzot Pal Skiroit, Gaetano Petrotës dhe Marko la Pianës". Nach 450 Jahren: Buzukus "Missale" und seine Rezeption in unserer Zeit: 2. Deutsch-Albanische Kulturwissenschaftliche Tagung in München vom 14. bis 15. Oktober 2005. Otto Harrassowitz Verlag. fq. 225–227. ISBN 9783447054683.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mandalà 2007, p. 229.
- ^ Domi, Mahir (1965). "Justin Rrota (17.II.1889 - 20.II.1964)". Studime filologjike. 1: 219.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Elsie, Robert (2005). Albanian Literature: A Short History. London: I.B.Tauris. fq. 12. ISBN 9781845110314.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ndoja, Leka (2013). Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri. Tiranë: ISKK. fq. 68. ISBN 978-9928-168-12-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)