Kanuni: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Sejko (diskuto | kontribute)
Sejko (diskuto | kontribute)
Rreshti 10: Rreshti 10:
Përpos emrit ''kanun'', janë përdorur fjalë tjera me prejardhje turke (usull, itifak, adet, sharte) apo në perifrazën shqipe ''udhë'' a ''rrugë''.<ref name=":3" /> Në Toskëri quhej ''Kanuni i Adetit'', në Çamëri thjesht ''Adeti,''<ref name=":4" /> në Labëri ''Shartet e Idriz Sulit,''<ref>{{Cite book|title=Etnografia shqiptare|last=Dojaka|first=Abaz|publisher=Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, Sektori i Etnografisë|year=1979|isbn=|location=Tiranë|pages=10|chapter=Zgjidhja e martesës në Shqipëri|volume=10}}</ref><ref>{{Cite book|title=I Kanun delle montagne albanesi: fonti, fondamenti e mutazioni del diritto tradizionale albanese|last=Martucci|first=Donato|publisher=Edizioni di Pagina|year=2010|isbn=9788874701223|location=|pages=20}}</ref> ndërsa në nënkrahinën e Bregut nënvarianti i të drejtës kanunore labe njihej si ''Venomet e Himarës.''<ref>{{Cite book|title=Krahina e Himarës në studimet albanologjike të prof. Dr. Jup Kastratit|last=Habazaj|first=Albert|publisher=|year=2015|isbn=|location=Vlorë|pages=|url=https://www.botasot.info/kultura/478304/krahina-e-himares-ne-studimet-albanologjike-te-prof-dr-jup-kastartit/}}</ref> Në Martanesh i thonë ''kanun'', ndërsa në Dibër, Kurbin, Bendë e Tamadhe i thonë ''zakon'', në Çermenikë e identifikojnë me Mustë Ballgjinin,<ref name=":Martucci" /> bajraktar i Çermenikës nga [[Gurakuq (Orenjë)|Gurakuqi]]<ref>{{Harvnb|Hasluck|2015|page=118.}}</ref> (''Kanuni i Mustë Ballgjinit'').<ref name=":Martucci" />
Përpos emrit ''kanun'', janë përdorur fjalë tjera me prejardhje turke (usull, itifak, adet, sharte) apo në perifrazën shqipe ''udhë'' a ''rrugë''.<ref name=":3" /> Në Toskëri quhej ''Kanuni i Adetit'', në Çamëri thjesht ''Adeti,''<ref name=":4" /> në Labëri ''Shartet e Idriz Sulit,''<ref>{{Cite book|title=Etnografia shqiptare|last=Dojaka|first=Abaz|publisher=Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, Sektori i Etnografisë|year=1979|isbn=|location=Tiranë|pages=10|chapter=Zgjidhja e martesës në Shqipëri|volume=10}}</ref><ref>{{Cite book|title=I Kanun delle montagne albanesi: fonti, fondamenti e mutazioni del diritto tradizionale albanese|last=Martucci|first=Donato|publisher=Edizioni di Pagina|year=2010|isbn=9788874701223|location=|pages=20}}</ref> ndërsa në nënkrahinën e Bregut nënvarianti i të drejtës kanunore labe njihej si ''Venomet e Himarës.''<ref>{{Cite book|title=Krahina e Himarës në studimet albanologjike të prof. Dr. Jup Kastratit|last=Habazaj|first=Albert|publisher=|year=2015|isbn=|location=Vlorë|pages=|url=https://www.botasot.info/kultura/478304/krahina-e-himares-ne-studimet-albanologjike-te-prof-dr-jup-kastartit/}}</ref> Në Martanesh i thonë ''kanun'', ndërsa në Dibër, Kurbin, Bendë e Tamadhe i thonë ''zakon'', në Çermenikë e identifikojnë me Mustë Ballgjinin,<ref name=":Martucci" /> bajraktar i Çermenikës nga [[Gurakuq (Orenjë)|Gurakuqi]]<ref>{{Harvnb|Hasluck|2015|page=118.}}</ref> (''Kanuni i Mustë Ballgjinit'').<ref name=":Martucci" />


Sipas [[Eqrem Çabej|Çabejt]],<ref>{{Harvnb|Martucci|2010|page=16.}} Citim: Secondo Eqrem Çabej, oltre ai termini sopra elencati, veniva utilizzato anche un altro vecchio termine per indicare il diritto consuetudinario albanese, doke, che veniva da 'dukem', apparire, comportarsi. “Doket” (al plurale) significherebbe “raccolta di leggi che determinano come comportarsi con conoscenti e forestieri".</ref> [[Martin Camaj|Camajt]],<ref name="Camaj1989">{{cite book|last1=Camaj|first1=Martin|translator=Leonard Fox|title=The Code of Lekë Dukagjini|publisher=Gjonlekaj Publishing Company|year=1989|isbn=9780962214103|place=New York|url=https://books.google.com/books?id=dZ-RAAAAMAAJ&q=doke+kanun&dq=doke+kanun&hl=it&sa=X&ved=0ahUKEwigkrL0v5vlAhWDPOwKHUuYAH0Q6AEIWTAF|pages=xiii-|chapter=Foreword|quote=The old Albanian term, however, is ''doke'', derived from ''dukem'' 'appear, behave'. ''Doket'' (plural) means "a collection of laws which determine how one behaves with acquaintances and strangers."}}</ref><ref>{{Cite book|title=Memory and Nation Building: From Ancient Times to the Islamic State|last=Galaty|first=Michael L.|publisher=Rowman & Littlefield|year=2018|isbn=9780759122628|location=|pages=100}}</ref> dhe [[Michael Schmidt-Neke|Schmidt-Neke]], një term tjetër - mbase më i vjetri në shqipe<ref>{{Cite book|title=Der Kanun: das albanische Gewohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini|last=Schmidt-Neke|first=Michael|publisher=Dukagjini|year=2003|isbn=9783942437332|location=Pejë|pages=xi|url=http://engstfeldfilm.de/download/Der%20Kanun.pdf|chapter=Einführung. Der Kanun der albanischen Berge: Hintergrund der nordalbanischen Lebensweise|quote=Ein weiterer, vielleicht der ältere Begriff für das Gewohnheitsrecht ist doke.|authorlink=Michael Schmidt-Neke}}</ref> - që shënjon të drejtën kanunore është fjala ''doke''.<ref name="VickersPettifer132">{{cite book|last=Vickers|first=Miranda|last2=Pettifer|first2=James|title=Albania: From anarchy to a Balkan identity|year=1997|location=Washington Square|publisher=New York University Press|url=https://books.google.com/books?id=mnTCPH_ZGW4C&pg|isbn=9781850652908|page=132|ref=harv}}</ref> Shumësi ''Doket'' nënkupton "një përmbledhje i ligjeve që përcaktojnë se si njeriu të sillet me të njohurit dhe të huajt", duke treguar natyrën arkaike të këtyre rregullave.<ref name="Camaj1989" /> Nën ndikimin e Çabejt dhe shqetësimeve të vazhdueshme për purizmin gjuhësor të viteve 1970-80, disa studjues parapëlqejnë të përdorin ''e drejtë dokësore''.<ref name="Bardhoshi">{{cite book|editor1=Aleksandar Boskovic|editor2=Chris Hann|last=Bardhoshi|first=Nebi|title=The Anthropological Field on the Margins of Europe, 1945-1991|chapter=The Ethnography of Law in a Dictatorial Situation|publisher=LIT Verlag Münster|url=https://books.google.com/books?id=gPTYAwAAQBAJ&pg|year=2013|isbn=978-3-643-90507-9|location=|pages=175|quote=Under the influence of linguist Eqrem Çabej and ongoing concerns for language purification (which reached a high point in the 1970s and 1980s), some scholars have preferred to use ''e drejtë dokësore''; such a choice also helps to deny the claims of Yugoslav scholars that the customary law found in Northern Albania originated from Tsar Dusan's Code of 1349 CE [...]}}</ref>
Sipas [[Eqrem Çabej|Çabejt]],<ref>{{Harvnb|Martucci|2010|page=16.}} Citim: Secondo Eqrem Çabej, oltre ai termini sopra elencati, veniva utilizzato anche un altro vecchio termine per indicare il diritto consuetudinario albanese, doke, che veniva da 'dukem', apparire, comportarsi. “Doket” (al plurale) significherebbe “raccolta di leggi che determinano come comportarsi con conoscenti e forestieri".</ref> [[Martin Camaj|Camajt]],<ref name="Camaj1989">{{cite book|last1=Camaj|first1=Martin|translator=Leonard Fox|title=The Code of Lekë Dukagjini|publisher=Gjonlekaj Publishing Company|year=1989|isbn=9780962214103|place=New York|url=https://books.google.com/books?id=dZ-RAAAAMAAJ&q=doke+kanun&dq=doke+kanun&hl=it&sa=X&ved=0ahUKEwigkrL0v5vlAhWDPOwKHUuYAH0Q6AEIWTAF|pages=xiii-|chapter=Foreword|quote=The old Albanian term, however, is ''doke'', derived from ''dukem'' 'appear, behave'. ''Doket'' (plural) means "a collection of laws which determine how one behaves with acquaintances and strangers."}}</ref><ref>{{Cite book|title=Memory and Nation Building: From Ancient Times to the Islamic State|last=Galaty|first=Michael L.|publisher=Rowman & Littlefield|year=2018|isbn=9780759122628|location=|pages=100}}</ref> dhe [[Michael Schmidt-Neke|Schmidt-Neke]], një term tjetër - mbase më i vjetri në shqipe<ref>{{Cite book|title=Der Kanun: das albanische Gewohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini|last=Schmidt-Neke|first=Michael|publisher=Dukagjini|year=2003|isbn=9783942437332|location=Pejë|pages=xi|url=http://engstfeldfilm.de/download/Der%20Kanun.pdf|chapter=Einführung. Der Kanun der albanischen Berge: Hintergrund der nordalbanischen Lebensweise|quote=Ein weiterer, vielleicht der ältere Begriff für das Gewohnheitsrecht ist doke.|authorlink=Michael Schmidt-Neke}}</ref> - që shënjon të drejtën kanunore është fjala ''doke''.<ref name="VickersPettifer132">{{cite book|last=Vickers|first=Miranda|last2=Pettifer|first2=James|title=Albania: From anarchy to a Balkan identity|year=1997|location=Washington Square|publisher=New York University Press|url=https://books.google.com/books?id=mnTCPH_ZGW4C&pg|isbn=9781850652908|page=132|ref=harv}}</ref> Shumësi ''Doket'' nënkupton "një përmbledhje i ligjeve që përcaktojnë se si njeriu të sillet me të njohurit dhe të huajt", duke treguar natyrën arkaike të këtyre rregullave.<ref name="Camaj1989" /> Nën ndikimin e Çabejt dhe shqetësimeve të vazhdueshme për purizmin gjuhësor të viteve 1970-80, disa studjues parapëlqyen të përdorin ''e drejtë dokësore''.<ref name="Bardhoshi">{{cite book|editor1=Aleksandar Boskovic|editor2=Chris Hann|last=Bardhoshi|first=Nebi|title=The Anthropological Field on the Margins of Europe, 1945-1991|chapter=The Ethnography of Law in a Dictatorial Situation|publisher=LIT Verlag Münster|url=https://books.google.com/books?id=gPTYAwAAQBAJ&pg|year=2013|isbn=978-3-643-90507-9|location=|pages=175|quote=Under the influence of linguist Eqrem Çabej and ongoing concerns for language purification (which reached a high point in the 1970s and 1980s), some scholars have preferred to use ''e drejtë dokësore''; such a choice also helps to deny the claims of Yugoslav scholars that the customary law found in Northern Albania originated from Tsar Dusan's Code of 1349 CE [...]}}</ref>


== Prejardhja ==
== Prejardhja ==

Versioni i datës 16 tetor 2019 00:57

Kanuni, ose Kanûja në malësitë e Veriut,[1] është ligjja apo përmbledhje e ligjeve të pashkruara zakonore, të trashëguara në mënyrë gojore. E ushtruar qëmoti në Shqipërinë e tanishme Veriore, Kosovë, pjesë të Maqedonisë e Veriut e Malit të Zi,[2] Toskëri, Labëri e Çamëri, e drejta dokësore mori emërtime të ndryshme në varësi të trevës etnografike, i Maleve (i Lekë Dukagjinit), i Dibrës, Kurbinit (Skënderbeut), Bendës, Lumës, Çermenikës, Labërisë (Papa Zhulit, Idriz Sulit) dhe i Çamërisë.

Botëkuptimi kanunor vijoi të ushtrohej ndër këto vise, si dhe në trevat e ish-Vilajetit të Kosovësmbretërinë dhe republikën jugosllave. Shteti shqiptar në vitet e regjimit komunist i suprimoi me forcën e ligjit praktikat zakonore duke i mënjanuar si "zakone prapanike". Ushtrimi i normave kanunore u rikthye pas viteve '90 në viset shqiptare pas kolapsuan institucionet shtetërore;[2] në Shqipëri ushtrimi i së drejtës dokësore u vërejt sidomos në çështjet e lidhura me të drejtën pronësore.[3] Besa dhe nderi kanë një rëndësi kryesore në të gjithë kodin si gurthemeli i sjelljes personale dhe shoqërore.[4][5]

Etimologjia

Kanun

Fjala Kanun është etimologjikisht e lidhur me fjalën greke "κανών" ("canon"), që nënkupton rregull,[6] i ardhur në gjuhën shqipe përmes osmanishtes.[1] Trajtë e cila duhet të jetë bërë e përmbarshme në periudhën osmane.[7] Aq e përdorur ka qenë në rend bisedor saqë për kur diçka ishte e ligjshme thuhej "asht kanun",[8] dhe kur ishte e jashtëligjshme "kanuni nuk e ep". Ligjja zakonore quhej vetëm kanun.[9] Von Godin është e mendimit se ligjes zakonore ia dhanë Osmanët emrin kanun dhe se emri shqiptar Lek (ligji) nisi të kuptohej si emër i përveçëm që më pas iu mvesh hartuesit të pandehur të kohës së Skënderbeut, Lekë Dukagjinit.[2]

Emërtime të tjera

Përpos emrit kanun, janë përdorur fjalë tjera me prejardhje turke (usull, itifak, adet, sharte) apo në perifrazën shqipe udhë a rrugë.[2] Në Toskëri quhej Kanuni i Adetit, në Çamëri thjesht Adeti,[10] në Labëri Shartet e Idriz Sulit,[11][12] ndërsa në nënkrahinën e Bregut nënvarianti i të drejtës kanunore labe njihej si Venomet e Himarës.[13] Në Martanesh i thonë kanun, ndërsa në Dibër, Kurbin, Bendë e Tamadhe i thonë zakon, në Çermenikë e identifikojnë me Mustë Ballgjinin,[8] bajraktar i Çermenikës nga Gurakuqi[14] (Kanuni i Mustë Ballgjinit).[8]

Sipas Çabejt,[15] Camajt,[16][17] dhe Schmidt-Neke, një term tjetër - mbase më i vjetri në shqipe[18] - që shënjon të drejtën kanunore është fjala doke.[19] Shumësi Doket nënkupton "një përmbledhje i ligjeve që përcaktojnë se si njeriu të sillet me të njohurit dhe të huajt", duke treguar natyrën arkaike të këtyre rregullave.[16] Nën ndikimin e Çabejt dhe shqetësimeve të vazhdueshme për purizmin gjuhësor të viteve 1970-80, disa studjues parapëlqyen të përdorin e drejtë dokësore.[20]

Prejardhja

Vizitorja angleze Durham mendonte se vjetërsia e kanunit mund të cekte Epokën e bronzit.[4] Të tjerë e kanë parë si kodifikim të ligjeve ilire,[21] si dhe kanë sugjeruar se mund t'i gjurmohen elemente të mbetura nga periudhat prehistorike para-indoeuropiane.[22] Sipas Papadopoulos, provat për një origjinë parahistorike të së drejtës zakonore shqiptare shfaqen tek gërmimet e tumave të Lofkëndit, në jug-qendrën e Shqipërisë, të cilat datojnë nga fundi i kohës së bronzit dhe fillimi i kohës së hekurit, rreth viteve 1300 p.e.s. – 800 p.e.s.[23]

Gjatë të paktën pesë shekujve të fundit e deri më sot, Kanuni u mbajt gjallë vetëm në mënyra gojore nga pleqtë fisnorë të Shqipërisë së Veriut. Suksesi i tyre tregon rezistencën e përgjithshme të mënyrave të tilla dhe ngre mundësinë e veçantë që doket të kenë rrënja të lashta. Kanuni i Gjeçovit përfshin shënime mbi ligjin romak, dhe doket pasqyrojnë një sistem juridik të mëparshëm autokton, i cili mbijetoi pushtimin romak të trojeve shqiptare.[23] Sidoqoftë mund t'i vihet re shtresëzime të të gjitha periudhave, si të asaj para-indoeuropiane ashtu edhe indoeuropiane, greke të lashta, romake, ballkanike dhe osmane.[24]

Malcolm hamendëson se një kapitull i ZakonikutDushanit të ketë qenë përpjekja e parë për t'i integruar ligjet e maleve.[25] Ndërsa te Statutet e Shkodrës, më të vjetra se Zakoniku, të vetmen gjurmë të arbërishtes ka foljen bessare që mendohet se është institucioni i besës.[26][27]

Historia

Kur administrata osmane u njoh me organizimin shoqëror të viseve shqiptare, rreth viteve 1550 e përmendin të drejtën zakonore vendore Xhibal Kanuni (Kanuni i maleve).[7]

Në shek. XVII një anonim përgatiti një studim në gjuhën venete "Informacion mbi origjinën dhe metodën e arbitrazhit në çeshtjen e marrjes së gjakut në Shqipëri", i drejtohej Republikës së Venedikut me qellim që të harmonizoheshin ligjet e shtetërore të Venedikut me Kanunin e shqiptarëve në hapësirën nga Kotorri deri në Shkodër ku shtrihej sundimi i administratës së Venedikut. Senati nuk e miratoi këtë studim, sepse nuk desh të njihej një ligj tjetër në provincat e tij.[28]

Komisioni i Maleve të Shkodrës

Në kuadër të Tanzimatit dhe zbatimit të reformave, administrata osmane për t'u raportuar me doket të cilat ishin bashkëushtruar lirisht me Kanunnametë dhe Sheriatin, hapi një zyrë me emërtimin "Komisioni i Maleve të Shkodrës" (tr. Iskodra Xhibali Komisioni) krijuar në vitet 1856-1858, me qendër në Shkodër dhe me pushtet administrativ e gjyqësor në krahinat.[29] Komisioni mishëronte qëndrimet centralizuese të reformave perandorake dhe qasjen që do të kishte me të drejtën zakonore lokale[30] në viset e bajrakut dhe mbështetej kryesisht te Kanuni i Maleve (tr. Kanun-i Xhibal) me ndonjë element administrativ osman. Më 1863 bylykbashi i Grudës nëpërmjet një letre dërguar serxherdesë i kërkonte Kanunin e Xhibalit. Letër që jep arsye për të besuar se bëhet fjalë për një kodifikim në osmanisht. Pjesë të këtij kanuni janë njëzet paragrafë të botuar në salnamenë e vilajetit të Shkodrës më 1894, të cilët u botuan të përkthyera në italisht dhe frëngjisht.[31] Për administratën osmane elementet më të rëndësishme për marrëdhënien mes tyre dhe popullatës ishin: vrasja, gjakmarrja, pajtimet, paret e gjakut, mikpritja, plaçkitjet, hasmëritë mes fiseve.[2]

Vitet 1945-1990

Shteti totalitar i drejtuar nga Enver Hoxha i shpalli luftë të ashtuquajturave besëtytni dhe zakone prapanike, duke iu dhënë statusi i mbeturinave arkaike dhe vëllimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit mbledhur nga Gjeçovi hyri në listën e librave të ndaluar.[32] Ndaloi në mënyrë efektive praktikën e Kanunit me ashpërsi dhe një polici shumë të fortë të shtetit. Sidoqoftë, pas rënies së komunizmit, disa komunitete janë përpjekur të rizbulojnë traditat e vjetra, por disa nga pjesët e tyre janë humbur, duke çuar në frikën e keqinterpretimit. Në vitin 2014 rreth 3,000 familje shqiptare u vlerësuan se ishin të përfshira në gjakmarrje dhe kjo që nga rënia e komunizmit ka çuar në vdekjen e 10,000 njerëzve.[33]

Pas vitit 1990

Këto ligjësi janë rishfaqur gjatë viteve 1990 në Shqipërinë e Veriut, pasi njerëzit nuk kishin besim te qeveria lokale dhe policia e pafuqishme. Ekzistojnë organizata që përpiqen të ndërmjetësojnë midis familjeve në grindje dhe përpiqen t'i bëjnë "faljen e gjakut", por shpesh mjeti i vetëm është që burrat të ndryhen në shtëpitë e tyre, të cilat konsiderohen nga Kanuni strehime të sigurta, ose që të ikin nga vendi. Gjithashtu vlerësohet se hajdutët duhet të paguajnë një gjobë në shumën që është vjedhur.[34]

Kanunet

Në viset e bajrakut

Gjeçovi realizoi kërkimin në terren dhe e kodifikoi vetë kanunin duke zgjedhur të bënte krahasime me kodifikime ligjesh të lashta dhe të njohura si Ligjin Manu, Ligjin e Dymbëdhjetë Tabelave dhe Testamentin e Vjetër. Duke e bërë kështu mbase rasti i parë në literaturën etnografike në Ballkan ku materiali etnografik u shndërrua në kod.[35]

Kodifikimi që i bëri Gjeçovit variantit të kanunit që u emërtua "i Lekë Dukagjinit" çoi drejt përfytyrimit kolektiv të një kodi ligjor mesjetar të lidhur dhe madje të krijuar nga vetë fisniku arbëror[35] të shek. XV sipas disa studjuesve.[36] Gjeçovi vetë e titulloi ashtu, por po ashtu në shumë raste në tekst përdor Kanuni i Maleve.[35] Gabimisht mendohet se ky variant praktikimi i të drejtës kanunore ka qenë i vetmi, dhe autorësia vetëm besohet se është e fisnikut arbër.[37] Vlora mendon se mveshja është bërë krejt arbitrare, pa asnjë bazë historike.[38] Valentini përcjell se termin Kanuni i Lekës nuk e ka hasur në asnjë burim përpara shek. XIX[39] dhe mendohet të jetë (si dhe Zakoni i Kurbinit që quajt i Skënderbeut) thjesht konstrukt letrar.[8]

Pas autoriteteve osmane, i pari që mblodhi material dokësor ishte prifti Nikollë Ashta, i cili i botoi Albania e Konicës më 1897-98.[40] Pas tij Lazër Mjedja më 1901,[41] dhe Gjeçovi tek e përkohshmja Hylli i Dritës nga viti 1913 deri në vitin 1924, por botimi i plotë i kodifikimit të tij do të dilte pas vdekjes, më 1933.[4][40]

Në Labëri

Mbledhja e këtij varianti u bë në vitet '50 nga Zojzi i praktikuar në krahinat jugperëndimore të Shqipërisë, Lumi i Vlorës, Himarë e Kurvelesh.[42] Forma Kanuni i Papazhulit përdorej më përpara dhe sipas Eqrem bej Vlorës kur gjysmën e parë të shek. XVIII lebërit filluan të bëheshin muslimanë, e quajtën i Idriz Sulit - që ishte në atë kohë një kryetar i Progonatit. Himara që mbeti e krishterë vijoi të përdorte emërtimin e moçëm.[43]

Në fshatin Zhulat gojëdhëna kumton që në kohët bizantine jetonte një prijës i shquar i quajtur Papazhuli, i cili "nga mosha ish plak'i thinjur, por nga mëndja e nga krahu ish djal'i ri". Në atë kohë një ushtri e madhe kish ardhur nga deti, prijësi i të cilës quhej Kryelesh. Forcat e zbarkuara nga Adriatiku u ndalën në Fushën e Bardhë nën Zhulat dhe i çuan fjalë Papazhulit se ajo ushtri mësynte Kostantinopojën dhe nuk kishte qëllim të mpleksej me krahinën. Palët dhanë besë që për tri ditë të mos prekej njëri-tjetri dhe shkëmbyen pengje besimi, Papazhuli u tërhoq dhe të tretën ditë iu fanit sikur i foli dielli duke i thënë "mos e prek arín që të pret udhën". Kësodore Papazhuli e lejoi të kalonte ushtrinë lirisht ndër ato vise, Kurveleshit i mbeti emri në ndër të prijësit Kryelesh dhe në Kanunin e vendit u bënë disa ndryshime për t'iu afruar Kanunit të të huajve.[43]

Sipas një gojëdhëne radhitur nga Çabej më 1938-39:[44]

"Thuhet se para afërsisht një shekulli u patën bashkuar dy të parë nga të Labërisë, Idris Sulli nga Zhulati dhe Demir Dosti prej Kardhiqi për të reformuar kanunin e vjetër, posaçërisht për të rregulluar rishtas çështjen e rrëmbimit të moçëm dhe të zbimit të gruas."

Më tej shton komentimin e tij:

"Si duket, institucionet e lashta nuk po përkonin më me gjendjen e kohëve të reja."

Studimet

Të parët që nisën grumbullimin e të drejtës zakonore ishin klerikët katolikë Lazër Mjedja, Nikollë Ashta dhe Shtjefën Gjeçovi.[45] Më pas kjo punë grumbullimi përvijoi nga Zef Valentini, Margaret Hasluck, Rrok Zojzi, Qemal Haxhihasani, Frano Illia, Kristo Frashëri,[46] Xhemal Meçi, Pal Doçi, Fadil Mehmeti, Haxhi Goci, Shefqet Hoxha, Xhafer Martini[10] dhe Bardhyl Prifti.[47]

Përkthime

Baronesha gjermane Von Godin dhe Eqrem bej Vlora, me kërkesë të françeskanëve, nisën përkthimin e variantit të Lekë Dukagjinitgjermanisht që nga 1938, ribotuar më 2001.[48] Më 1941 botohet në gjuhën italiane i variantit të Lekë Dukagjinit, përkthyer nga françeskani Pal Dodaj, përkudesur nga Gjergj Fishta dhe Zef Skiroi, me parathënie nga Federiko Pateta.[49] Ribotuar në Leçe më 1996, përkujdesur nga Patricia Resta,[50] dhe më tej në 2009.[51] Më 1989 u botua një version i dyfishtë anglisht-shqip[4][52] dhe më pas u përsërit në një version të vitit 1992 i variantit të Lekë Dukagjinit me parathënie nga Martin Camaj.[53]

Më 2017 u botua përkthimi në italisht i variantit të Skendërbeut, përkthyer nga Genc Lafe dhe nën përkujdesjen e Donato Martuçit.[54]

Referimet

  1. ^ a b Dizdari, Tahir (2005). Fjalor i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. 2014: AIITC. fq. 491–492. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Vendodhja (lidhja)
  2. ^ a b c d e Reinkowski, Maurus (2005). "Gewohnheitsrecht im multinationalen Staat: Die Osmanen und der albanische Kanun". Rechtspluralismus in der Islamischen Welt: Gewohnheitsrecht zwischen Staat und Gesellschaft. Vëll. 16. Walter de Gruyter. fq. 121–142. ISBN 9783110184556. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Bardhoshi, Nebi (2012). "Property in Customary Law". Albania: Family, Society and Culture in the 20th Century. Vëll. 9. LIT Verlag Münster. fq. 73. ISBN 9783643501448. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c d Arsovska, Jana (2006). Gender-based Subordination and Trafficking of Women in Ethnic Albanian Context. Garant: Kolor: Journal on moving communities v. 6, n. 1. fq. 10. ISBN 90-441-2008-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Gawrych 2006, p. 115.
  6. ^ κανών, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, on Perseus
  7. ^ a b Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I. Tiranë: 55. fq. 64–65. ISBN 978-99943-56-83-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b c d Martucci, Donato (2017). "Le consuetudini giuridiche albanesi tra oralità e scrittura". Palaver. Vëll. 2. fq. 73–106. ISSN 2280-4250. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Hasluck, Margaret (2015). The Unwritten Law in Albania. Cambridge University Press. fq. 14–15. ISBN 9781107586932. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b Elezi, Ismet. "Mbledhja e Normave të Kanunit të Labërisë". kanunilaberise.tripod.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Dojaka, Abaz (1979). "Zgjidhja e martesës në Shqipëri". Etnografia shqiptare. Vëll. 10. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, Sektori i Etnografisë. fq. 10. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Martucci, Donato (2010). I Kanun delle montagne albanesi: fonti, fondamenti e mutazioni del diritto tradizionale albanese. Edizioni di Pagina. fq. 20. ISBN 9788874701223. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Habazaj, Albert (2015). Krahina e Himarës në studimet albanologjike të prof. Dr. Jup Kastratit. Vlorë. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  14. ^ Hasluck 2015, p. 118.
  15. ^ Martucci 2010, p. 16. Citim: Secondo Eqrem Çabej, oltre ai termini sopra elencati, veniva utilizzato anche un altro vecchio termine per indicare il diritto consuetudinario albanese, doke, che veniva da 'dukem', apparire, comportarsi. “Doket” (al plurale) significherebbe “raccolta di leggi che determinano come comportarsi con conoscenti e forestieri".
  16. ^ a b Camaj, Martin (1989). "Foreword". The Code of Lekë Dukagjini. Përkthyer nga Leonard Fox. New York: Gjonlekaj Publishing Company. fq. xiii-. ISBN 9780962214103. The old Albanian term, however, is doke, derived from dukem 'appear, behave'. Doket (plural) means "a collection of laws which determine how one behaves with acquaintances and strangers." {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Galaty, Michael L. (2018). Memory and Nation Building: From Ancient Times to the Islamic State. Rowman & Littlefield. fq. 100. ISBN 9780759122628. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Schmidt-Neke, Michael (2003). "Einführung. Der Kanun der albanischen Berge: Hintergrund der nordalbanischen Lebensweise". Der Kanun: das albanische Gewohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini (PDF). Pejë: Dukagjini. fq. xi. ISBN 9783942437332. Ein weiterer, vielleicht der ältere Begriff für das Gewohnheitsrecht ist doke. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Vickers, Miranda; Pettifer, James (1997). Albania: From anarchy to a Balkan identity. Washington Square: New York University Press. fq. 132. ISBN 9781850652908. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Bardhoshi, Nebi (2013). "The Ethnography of Law in a Dictatorial Situation". përmbledhur nga Aleksandar Boskovic; Chris Hann (red.). The Anthropological Field on the Margins of Europe, 1945-1991. LIT Verlag Münster. fq. 175. ISBN 978-3-643-90507-9. Under the influence of linguist Eqrem Çabej and ongoing concerns for language purification (which reached a high point in the 1970s and 1980s), some scholars have preferred to use e drejtë dokësore; such a choice also helps to deny the claims of Yugoslav scholars that the customary law found in Northern Albania originated from Tsar Dusan's Code of 1349 CE [...] {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Cook, Bernard (2001). Europe since 1945: an encyclopedia. Vëll. 1. Garland Publishing. fq. 22. ISBN 0-8153-4057-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Cancik, Hubert; Schneider, Helmuth (2002). Brill's New Pauly Encyclopaedia of the Ancient World. Classical Tradition. Brill. fq. 92. ISBN 90-04-14221-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ a b Galaty, Michael L. (2018). Memory and Nation Building: From Ancient Times to the Islamic State. Rowman & Littlefield. fq. 101–102. ISBN 9780759122628. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Sellers, Mortimer; Tadeusz, Tomaszewski (2010). Rule of Law in Comparative Perspective. Springer Verlag. fq. 205. ISBN 978-90-481-3748-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Malcolm, Noel (1998). Kosovo A short history. New York: New York University Press. fq. 54. ISBN 0-8147-5598-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Klosi, Ardian (30 tetor 2002). "Statutet e Shkodrës - kujtesa historike e rigjetur". Shekulli. 297: 1, 17. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Vehbiu, Ardian (27 shtator 2009). "Etiketat shtegtare". peizazhe.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Zeqo, Moikom (2002). Zgjidhja e mosmarrëveshjeve sipas Kanunit të shqiptarëve në optikën e të huajve. Pajtimi 1. fq. 57–60. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Ulqini, Kahreman (2003). Struktura e shoqërisë tradicionale shqiptare. Shkodër: Idromeno. fq. 93. ISBN 9789992784150. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ Pritchard, Eleanor (2014). Albanian Law and Nation-Building in Northern Albania and Kosovo. Oxford. fq. 184. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  31. ^ Ulqini, Kahreman (1991). Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë: Instituti i Kulturës Popullore. fq. 72–76. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ Hankollari, Blerina (2018). "Shteti antifetar shqiptar dhe etnografia profanizuese: elementi botëformues në etnografinë socialiste shqiptare". Antropologji. 1 (1): 113, 116. ISSN 2617-9768. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "'We'll Get You': An Albanian Boy's Life Ruined by Blood Feuds". Spiegel Online. Spiegel Online GmbH. qershor 6, 2014. Marrë më 12 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  34. ^ Gawrych 2006, p. 30.
  35. ^ a b c Bardhoshi 2012, pp. 119-120.
  36. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. fq. 30. ISBN 9781845112875. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ Di Lellio, Anna (2006). The Case for Kosova: Passage to Independence. Anthem Press. fq. 181. ISBN 978-0-85728-712-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ Vlora 2010, p. 62.
  39. ^ Studime historike. Vëll. 9. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSH., Instituti i Historisë. 1972. fq. 110. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ a b Der Kanun 2001, pp. iv, 212.
  41. ^ Der Kanun 2001, p. 217.
  42. ^ Bardhoshi, Nebi (2016). Antropologjia e Kanunit. Tiranë: Pika pa sipërfaqe. fq. 172–173. ISBN 978-9928-185-38-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ a b Vlora, Ekrem (1957). "Disa gojëthanje mbi "Kanunin e Papazhulit (ose të Idriz Sullit)"". adsh.unishk.edu.al. Romë: Shêjzat (it. Le Pleiadi) vj. 1, nr. 2-3. fq. 56–61. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ Çabej, Eqrem (2006). Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes. Tiranë: Çabej. fq. 25–26. ISBN 99927-33-72-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ Fiedler, Wilfried (2006). Einführung in die Albanologie. Meißen. fq. 102. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  46. ^ Ahmeti, Musa (2005). Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë. Vëll. 9. Lemba. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ Bardhoshi 2016, p. 121.
  48. ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Kosovo. Scarecrow Press. fq. 368. ISBN 9780810874831. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ Elsie, Robert (2015). The Tribes of Albania: History, Society and Culture. I.B.Tauris. fq. 351. ISBN 9781784534011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ Elsie, Robert (2001). A Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture. C. Hurst & Co. Publishers. fq. 148. ISBN 9781850655701. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ Genesin, Monica (2014). "Alcune osservazioni sulla terminologia relativa ai rapporti fra i sessi nei Kanun delle montagnealbanesi". Palaver. 3 (1): 253–288. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ Kanuni i Lekë Dukagjinit. Përkthyer nga Leonard Fox. Gjonlekaj Pub. Co. 1989. ISBN 978-0-9622141-0-3. Marrë më 14 tetor 2019. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ Martucci 2010, p. 238.
  54. ^ Imbriani, Eugenio (2019). "Donato Martucci, Genc Lafe, Il Kanun di Skanderbeg. Con la traduzione integrale del Kanuni i Skanderbegut di Frano Illia, Lecce, Grifo, 2017". 2280-4250. 8 (2): 321–323. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)