F.C. Internazionale Milano: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 2 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Rreshti 53: Rreshti 53:
Internazionale ka fituar 30 trofe brënda Italisë, përfshirë fitimin e [[Serie A|kampionatit]] 18 herë, [[Coppa Italia|kupën]] shtatë herë dhe [[Supercoppa Italiana|superkupën]] pesë herë. Nga viti 2006 e deri në vitin 2010, klubi e fitoi ligën pesë herë rresht, duke barazuar dhe rekordin e të gjitha kohërave.<ref name="Italy – List of Champions">{{cite news|url=http://www.rsssf.com/tablesi/italchamp.html%7Cpublisher=RSSSF|accessdate=12 korrik 2014|work=RSSSF|title=Italy – List of Champions}}</ref> Ata kanë fituar [[UEFA Liga e Kampioneve|Ligën e Kampioneve]] tre herë: dy herë rresht në vitet [[Finalja e Kupës Evropiane 1964|1964]] dhe [[Finalja e Kupës Evropiane 1965|1965]] të tretën në [[Finalja e UEFA Ligë së Kampioneve 2010|2010]], e fundit për një skuadër italiane. Inter në sezonin 2009–10 përveç se fitoi Ligën e Kampioneve, fitoi gjithashtu edhe Scudetton dhe Kupën e Italisë duke u bërë skuadra e parë dhe e vetme italiane që fiton [[Tripleta (futboll)|tripletën kontinentale]].<ref name="treble">{{cite news|url=http://www.uefa.com/uefachampionsleague/news/newsid=1490968.html|title=Inter join exclusive treble club|trans-title=Inter i bashkohet klubit eksluziv të tripletës|work=UEFA.com|accessdate=9 gusht 2012}}</ref> Klubi gjithashtu ka fituar tre herë [[UEFA Liga e Europës|Kupën UEFA]], dy herë [[Kupa Interkontinentale (futboll)|Kupën Interkontinentale]] dhe një herë [[FIFA Kupa e Botës për Klube|FIFA Kupën e Botës për Klube]].
Internazionale ka fituar 30 trofe brënda Italisë, përfshirë fitimin e [[Serie A|kampionatit]] 18 herë, [[Coppa Italia|kupën]] shtatë herë dhe [[Supercoppa Italiana|superkupën]] pesë herë. Nga viti 2006 e deri në vitin 2010, klubi e fitoi ligën pesë herë rresht, duke barazuar dhe rekordin e të gjitha kohërave.<ref name="Italy – List of Champions">{{cite news|url=http://www.rsssf.com/tablesi/italchamp.html%7Cpublisher=RSSSF|accessdate=12 korrik 2014|work=RSSSF|title=Italy – List of Champions}}</ref> Ata kanë fituar [[UEFA Liga e Kampioneve|Ligën e Kampioneve]] tre herë: dy herë rresht në vitet [[Finalja e Kupës Evropiane 1964|1964]] dhe [[Finalja e Kupës Evropiane 1965|1965]] të tretën në [[Finalja e UEFA Ligë së Kampioneve 2010|2010]], e fundit për një skuadër italiane. Inter në sezonin 2009–10 përveç se fitoi Ligën e Kampioneve, fitoi gjithashtu edhe Scudetton dhe Kupën e Italisë duke u bërë skuadra e parë dhe e vetme italiane që fiton [[Tripleta (futboll)|tripletën kontinentale]].<ref name="treble">{{cite news|url=http://www.uefa.com/uefachampionsleague/news/newsid=1490968.html|title=Inter join exclusive treble club|trans-title=Inter i bashkohet klubit eksluziv të tripletës|work=UEFA.com|accessdate=9 gusht 2012}}</ref> Klubi gjithashtu ka fituar tre herë [[UEFA Liga e Europës|Kupën UEFA]], dy herë [[Kupa Interkontinentale (futboll)|Kupën Interkontinentale]] dhe një herë [[FIFA Kupa e Botës për Klube|FIFA Kupën e Botës për Klube]].


Inter i luan ndeshjet në shtëpi te stadiumi [[San Siro]], njohur gjithashtu edhe si ''Stadio Giuseppe Meazza''. Stadiumi, i cili ndahet me rivalët e [[A.C. Milan|Milanit]], është stadiumi me kapacitetin më të madhë në Itali, me plot 80,018 vende.<ref name="sansirosize">{{cite news|title=Struttura|trans-title=Struktura|url=http://www.sansiro.net/struttura.asp|work=sansiro.net|accessdate=4 tetor 2010|archive-url=https://web.archive.org/web/20100612094451/http://sansiro.net/struttura.asp|archive-date=12 qershor 2010|url-status=}}</ref> Milan është rivali më i madhë i Interit, dhe ndeshja që luajnë bashkë quhet [[Derby della Madonnina]], dhe është një nga derbit më të ndjekura në futboll.<ref>{{cite news|url=http://www.theroar.com.au/2010/01/26/is-this-the-greatest-derby-in-the-world/ |title=Is this the greatest derby in world sports? |work=Theroar.com.au |date=26 January 2010|accessdate=28 September 2011}}</ref> Që nga viti 2010, Inter është skuadra e dytë italiane më e mbështetur,<ref name="ricerca2010">{{cite news|url=http://www.demos.it/2010/pdf/143320100924calcio.pdf|title=Italia, il paese nel pallone |work=demos.it |format=PDF |pages=3, 9–10 |date=24 shtator 2010|accessdate=20 korrik 2011}}</ref> dhe e teta më e mbështetur në Europë. Inter është një nga klubet më të vlefshme në Itali dhe në botë.<ref name="Football Team Valuations">{{cite news |title=The World's Most Valuable Soccer Teams |url=http://www.forbes.com/pictures/mlm45eigjk/14-inter-milan/ |work=Forbes |date=17 prill 2013|accessdate=13 korrik 2013}}</ref> Inter ishte një anëtarët e krijimit të grupit [[G-14]] udhëheqës të futbollit europian, tani ai grup nuk ekziston më.
Inter i luan ndeshjet në shtëpi te stadiumi [[San Siro]], njohur gjithashtu edhe si ''Stadio Giuseppe Meazza''. Stadiumi, i cili ndahet me rivalët e [[A.C. Milan|Milanit]], është stadiumi me kapacitetin më të madhë në Itali, me plot 80,018 vende.<ref name="sansirosize">{{cite news|title=Struttura|trans-title=Struktura|url=http://www.sansiro.net/struttura.asp|work=sansiro.net|accessdate=4 tetor 2010|archive-url=https://web.archive.org/web/20100612094451/http://sansiro.net/struttura.asp|archive-date=12 qershor 2010|url-status=dead}}</ref> Milan është rivali më i madhë i Interit, dhe ndeshja që luajnë bashkë quhet [[Derby della Madonnina]], dhe është një nga derbit më të ndjekura në futboll.<ref>{{cite news|url=http://www.theroar.com.au/2010/01/26/is-this-the-greatest-derby-in-the-world/ |title=Is this the greatest derby in world sports? |work=Theroar.com.au |date=26 January 2010|accessdate=28 September 2011}}</ref> Që nga viti 2010, Inter është skuadra e dytë italiane më e mbështetur,<ref name="ricerca2010">{{cite news|url=http://www.demos.it/2010/pdf/143320100924calcio.pdf|title=Italia, il paese nel pallone |work=demos.it |format=PDF |pages=3, 9–10 |date=24 shtator 2010|accessdate=20 korrik 2011}}</ref> dhe e teta më e mbështetur në Europë. Inter është një nga klubet më të vlefshme në Itali dhe në botë.<ref name="Football Team Valuations">{{cite news |title=The World's Most Valuable Soccer Teams |url=http://www.forbes.com/pictures/mlm45eigjk/14-inter-milan/ |work=Forbes |date=17 prill 2013|accessdate=13 korrik 2013}}</ref> Inter ishte një anëtarët e krijimit të grupit [[G-14]] udhëheqës të futbollit europian, tani ai grup nuk ekziston më.


== Historia ==
== Historia ==
Rreshti 129: Rreshti 129:
Një nga themeluesit e Interit ishte një piktor me emrin Giorgio Muggiani. Ai kishte si detyrë që të krijonte stemën e parë të ''Zikaltërve'' në vitin 1908. Disa elemente themelore të stemës së parë kanë ngelur edhe në stemën e sotme që ka Interi.
Një nga themeluesit e Interit ishte një piktor me emrin Giorgio Muggiani. Ai kishte si detyrë që të krijonte stemën e parë të ''Zikaltërve'' në vitin 1908. Disa elemente themelore të stemës së parë kanë ngelur edhe në stemën e sotme që ka Interi.


Inter që nga krijimi në vitin 1908 e deri tani, ka përdorur fanella me vija të zeza dhe blu.<ref name=ninteenzeroeight>{{cite news|url=http://www.corriere.it/vivimilano/speciali/inter/index.shtml|work=ViviMilano.it|title=9 marzo 1908, 43 milanisti fondano l'Inter|accessdate=24 qershor 2007}}</ref> Ata zgjodhën ngjyrën e zezë për të përfaqësuar natën dhe ngjyrën blu për të përfaqësuar qiellin. Perveç një periudhe në [[Lufta e Dytë Botërore|Luftën e Dytë Botërore]] që Inter i braktisi këto dy ngjyra, nuk ka pasur ndonjë periudhë tjetër kohore që Inter i la këto ngjyra.<ref name="autogenerated1">{{cite news|url=http://www.footballderbies.com/honours/index.php?id=30|work=FootballDerbies.com|title=AC Milan vs. Inter Milan|accessdate=25 korrik 2007|archive-url=https://web.archive.org/web/20110913000901/http://www.footballderbies.com/honours/index.php?id=30|archive-date=13 shtator 2011|url-status=}}</ref> Në vitin 2008, Inter festoi 100 vjetorin e tyre me një kryq të kuq në fanellen e tyre. Kryqi kujton flamurin e qytetit të tyre [[Milano]], dhe ata vazhdojnë të përdorin këtë model në fanellen e tyre të tretë.<ref>{{cite news|url=http://emeroteca.coni.it/?q=node/6&f=822&p=1 |title=Emeroteca Coni |work=Emeroteca.coni.it |date= |accessdate=7 janar 2013}}</ref><ref name="ambrosianacolours">{{cite news|url=http://www.toffs.com/icat/ambrosiana|work=Toffs.com|title=Ambrosiana S.S 1928|date=24 June 2007}}</ref>
Inter që nga krijimi në vitin 1908 e deri tani, ka përdorur fanella me vija të zeza dhe blu.<ref name=ninteenzeroeight>{{cite news|url=http://www.corriere.it/vivimilano/speciali/inter/index.shtml|work=ViviMilano.it|title=9 marzo 1908, 43 milanisti fondano l'Inter|accessdate=24 qershor 2007}}</ref> Ata zgjodhën ngjyrën e zezë për të përfaqësuar natën dhe ngjyrën blu për të përfaqësuar qiellin. Perveç një periudhe në [[Lufta e Dytë Botërore|Luftën e Dytë Botërore]] që Inter i braktisi këto dy ngjyra, nuk ka pasur ndonjë periudhë tjetër kohore që Inter i la këto ngjyra.<ref name="autogenerated1">{{cite news|url=http://www.footballderbies.com/honours/index.php?id=30|work=FootballDerbies.com|title=AC Milan vs. Inter Milan|accessdate=25 korrik 2007|archive-url=https://web.archive.org/web/20110913000901/http://www.footballderbies.com/honours/index.php?id=30|archive-date=13 shtator 2011|url-status=dead}}</ref> Në vitin 2008, Inter festoi 100 vjetorin e tyre me një kryq të kuq në fanellen e tyre. Kryqi kujton flamurin e qytetit të tyre [[Milano]], dhe ata vazhdojnë të përdorin këtë model në fanellen e tyre të tretë.<ref>{{cite news|url=http://emeroteca.coni.it/?q=node/6&f=822&p=1 |title=Emeroteca Coni |work=Emeroteca.coni.it |date= |accessdate=7 janar 2013}}</ref><ref name="ambrosianacolours">{{cite news|url=http://www.toffs.com/icat/ambrosiana|work=Toffs.com|title=Ambrosiana S.S 1928|date=24 June 2007}}</ref>


Shumica nga skuadrat e [[Serie A]] përdorin kafshë për të përfaqësuar simbolet dhe historinë e tyre. Një prej këtyre skuadrave është edhe Interi, i cili për simbol ka gjapërin, i quajtur ''Il biscione'' ose ''Serpente''. Gjarpëri është një simbol i rëndësishëm për qytetin e Milanos. Simboli është i famshëm për praninë e saj në shtepinë e ''Sforza'' (i cili sundoi mbi [[Italia|Italinë]] nga Milano gjatë periudhës së rilindjes).
Shumica nga skuadrat e [[Serie A]] përdorin kafshë për të përfaqësuar simbolet dhe historinë e tyre. Një prej këtyre skuadrave është edhe Interi, i cili për simbol ka gjapërin, i quajtur ''Il biscione'' ose ''Serpente''. Gjarpëri është një simbol i rëndësishëm për qytetin e Milanos. Simboli është i famshëm për praninë e saj në shtepinë e ''Sforza'' (i cili sundoi mbi [[Italia|Italinë]] nga Milano gjatë periudhës së rilindjes).

Versioni i datës 25 tetor 2019 15:45

Stampa:Infobox klub futbolli F.C. Internazionale Milano,[1] njohur zakonisht si Internazionale (Italisht: [internatt͡sjoˈnaːle]) ose thjesht Inter ose Inter Milan jashtë Italisë, është një klub italian futbolli me seli në Milano, Lombardi. Ata janë klubi i vetëm që e kanë shpenzuar të gjithë historinë e tyre në ligën e parë të futbollit italian, njohur si Serie A, e cila filloi në sezonin 1929–30.

Internazionale ka fituar 30 trofe brënda Italisë, përfshirë fitimin e kampionatit 18 herë, kupën shtatë herë dhe superkupën pesë herë. Nga viti 2006 e deri në vitin 2010, klubi e fitoi ligën pesë herë rresht, duke barazuar dhe rekordin e të gjitha kohërave.[2] Ata kanë fituar Ligën e Kampioneve tre herë: dy herë rresht në vitet 1964 dhe 1965 të tretën në 2010, e fundit për një skuadër italiane. Inter në sezonin 2009–10 përveç se fitoi Ligën e Kampioneve, fitoi gjithashtu edhe Scudetton dhe Kupën e Italisë duke u bërë skuadra e parë dhe e vetme italiane që fiton tripletën kontinentale.[3] Klubi gjithashtu ka fituar tre herë Kupën UEFA, dy herë Kupën Interkontinentale dhe një herë FIFA Kupën e Botës për Klube.

Inter i luan ndeshjet në shtëpi te stadiumi San Siro, njohur gjithashtu edhe si Stadio Giuseppe Meazza. Stadiumi, i cili ndahet me rivalët e Milanit, është stadiumi me kapacitetin më të madhë në Itali, me plot 80,018 vende.[4] Milan është rivali më i madhë i Interit, dhe ndeshja që luajnë bashkë quhet Derby della Madonnina, dhe është një nga derbit më të ndjekura në futboll.[5] Që nga viti 2010, Inter është skuadra e dytë italiane më e mbështetur,[6] dhe e teta më e mbështetur në Europë. Inter është një nga klubet më të vlefshme në Itali dhe në botë.[7] Inter ishte një anëtarët e krijimit të grupit G-14 udhëheqës të futbollit europian, tani ai grup nuk ekziston më.

Historia

1908–1960: Krijimi dhe vitet e hershme

Klubi u themelua më 9 mars 1908 si Football Club Internazionale Milano pas një përçarje me Milan Cricket dhe Football Club (tani A.C. Milan. Emri i klubit buron nga dëshira e antarëve themelues për të pranuar lojtarët e huaj si edhe ata italianë.

"Kjo natë e mrekullueshme do të na japë ngjyrat për stemën tonë: e zezë dhe blu kundrejt një sfondi të yjeve të arta. Do të quhet Internazionale [Internacional], sepse ne jemi vëllezërit e botës." – 9 mars 1908, Milano [8]

Klubi fitoi Skudeton (kampionatin) e parë në vitin 1910 dhe të dytën në vitin 1920. Kapiteni dhe trajneri i parë i Skudetos ishte Virgilio Fossati, i cili u vra në Luftën e Dytën Botërore.

Giuseppe Meazza zhvilloi 408 paraqitje me Interin. Ai është golashënuesi më i mirë i klubit me 284 gola

Në vitin 1922, Inter qëndroi në krye të ligës pasi fitoi dy play-off'e. Gjashtë vite më vonë, gjatë epokës Fashiste, klubi u detyrua të bashkohej me Unione Sportiva Milanese dhe u riemërua Società Sportiva Ambrosiana.[9] Ata veshën fanella këtë herë me një kryq të kuq rreth saj. Modeli i fanellës ishte frymëzimi i flamurit dhe stemës së qytetit të Milanos, i cili nga ana e tij rrjedh nga flamuri i shenjt mbrojtës i Milanos, Shën Ambrozi, dhe daton në shekullin e 4-t. Presidenti i ri i ardhshëm Oreste Simonotti e ndryshoi emrin e klubit duke e bërë Associazione Sportiva Ambrosiana në vitin 1929. Megjithatë, tifozët vazhduan ta quanin klubin Inter, dhe në vitin 1931 presidenti i ri Pozzani ju nënshtroi presionit të aksionarëve dhe ndryshoi emrin në Associazione Sportiva Ambrosiana-Inter .

Coppa Italia (Kupa e Italisë) e parë u fitua në sezonin 1938–39, i udhëhequr nga legjenda Giuseppe Meazza, nga i cili mban emrin e sotëm zyrtar stadiumi San Siro. Kampionati i pestë u fitua në vitin 1940, pavarësit dëmtimit të Meazzës. Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, klubi ri-vendosi emrin e saj të vjetër. Pas luftës, Interi fitoi kampionatin e gjashtë në vitin 1953 dhe të shtatin në 1954.

1960–1968: Grande Inter

Skuadra e Interit me Kupën Interkontinentale dhe Kupën Europiane në vitin 1965

Në 1960, trajneri Helenio Herrera u bashkua me Interin nga Barcelona, duke marrë me vete "gjeneralin" e mesfushës Luis Suárez, i cili kishte fituar çmimin Futbollisti Evropian i Vitit në të njëjtin vit për rolin e tij në fitimin e La Ligës dhe Kupës Fairs. Ai do ta transformonte Interin në një nga skuadrat më të mëdhaja në Europë. Ai modifikoi formacionin 5–3–2 që njihej si "Verrou". Ky formacion i zgjedhur nga Helenio Herrera kishte për qëllim forcimet e kundërsulmeve. Formacioni "Catenaccio" ishte shpikur nga trajneri austriak me emrin Karl Rappan. Formacioni në të vertetë kishte katër mbrojtësa që secili duhej të mbronte një kundërshtar të caktuar, plus një organizator në mesin e fushës i cili duhej të luante me dy mesfushorë krahu. Herrera shtoi dhe mbrojtësin e pestë duke e vendosur pak përpara mbrojtjes. Mbrojtësi i pestë do të luante i liri dhe do të merrej me çdo sulmues që do të shkonte përmes dy qëndër-mbrojtësave. Interi përfundoi i treti në Serie A në sezonin e tij të parë, i dyti në vitin e dytë dhe i pari në sezonin e tretë. Kjo gjë u pasua me ty triumfe rresht në Kupën Europiane në vitet 1964 dhe 1965. Herrera mori titullin ll Mago, gjë që do të thotë magjistar. Formacioni i skuadrës së tij ishin mbrojtësit Tarcisio Burgnich dhe Giacinto Facchetti, lojtari i lirë Armando Picchi, organizatori Suárez, ansori Jair, mesfushori i majtë Mario Corso, dhe Sandro Mazzola që luante në të djathtë.

Në 1964, Interi arriti finalen e Kupës Europiane duke mposhtur Borussia Dortmundin në gjysmë-finale dhe Partizanin e Beogradit në çerek-finale. Në finale, ata u përballën kundër Real Madridit që kishte arritur shtatë nga nëntë finalet që nga themelimi i kompedicionit. Mazzola shënoi dy gola në fitoren 3–1, dhe më vonë skuadra fitoi Kupën Interkontinentale kundër Independientes. Një vit më vonë, Inter e përsëriti suksesin duke mposhtur dy herë fituesit Benficën në finale me golin e Jair, dhe më pas fitoi sërisht Kupën Interkontinentale kundër Independientes.

Në 1967, me Jair të larguar dhe Suárezin e dëmtuar, Inter u mposht në finalen e Kupës Europiane me rezultatin 2–1 nga Celtic. Në të njëjtin vit, klubi ndryshoi emrin e saj duke e bërë Football Club Internazionale Milano.

1968–1990: Pas epokës së Heleno Herreras

Pas epokës së artë të viteve 1960', Inter arriti të fitonte kampionatin e njëmbëdhjetë të tyre në vitin 1971 dhe të dymbëdhjetin në vitin 1980. Inter u mposht për herë të dytë brënda pesë viteve në finalen e Kupës Europiane, duke u mposhtur 2–0 nga Ajaxi i Johan Cruijff në vitin 1972. Gjatë viteve 1970' dhe 1980', Inter gjithashtu shtoi edhe dy Coppa Italia në koleksion, trofetë e sezoneve 1977–78 dhe 1981–82.

E udhëhequr nga dyshja gjermane Andreas Brehme dhe Lothar Matthäus, dhe nga argjentinasi Ramón Díaz, Interi fitoi kampionatin e vitit 1989. Gjermani tjetër Jürgen Klinsmann dhe Superkupa Italiane erdhën në sezonin e ardhshëm por kjo nuk ishte shumë e dobishme pasi Interi nuk e mbrojti dot titullin e fituar një sezon më parë.

1990–2004: Kohët e errëta

Vitet 1990' ishin një periudhë zhgënjyese. Gjatë kësaj kohe rivalët e tyre Milan dhe Juventusi kishin arritur suksese vendore dhe europiane, Inter ishte lënë mbrapa krahëve, duke përsëritur rezultate mediokër në ligë, ku rezultati më negativ ishte ai i sezonit 1993–94 ku ata ishin vetëm një pikë larg zonës së rënjes një ligë më poshtë. Megjithatë, ata arritën disa suksese europiane duke triumfuar tre herë në Kupën UEFA në vitet 1991, 1994 dhe 1998.

Pasi Massimo Moratti mori drejtimin e klubit nga Ernesto Pellegrini në vitin 1995, Inter theu dy herë rekordin për blerjen më të shtrenjtë në botë gjatë asaj periudhe (19.5 milion £ për Ronaldon nga Barcelona në 1997-tën dhe 31 milion £ për Christian Vierin nga Lazio dy vite më vonë). Megjithatë, vitet 1990' qëndroi sërisht një dekadë zhgënjyese, dhe ishte dekada e vetme ku Inter nuk arriti ta fitojë asnjë herë të vetme titullin e Serie A. Për tifozët e Interit ishte e vështirë për t'i vënë fajin dhe për të fajësuar veçanisht ndonjërin dhe kjo gjë solli një marrëdhënje të akullt mes tyre dhe presidentit, trajnerëve dhe madje disa lojtarëve.

Moratti më vonë u bë shinjestër e tifozëve, menjëherë pasi ai shkarkoi trajnerin e shumëdashur të tyre Luigi Simoni pas vetëm disa ndeshjeve të para në sezonin 1998–99, pasi kishte marrë çmimin "Trajneri Italian i Vitit" në 1998-ën një ditë para se të shkarkohej. Në atë sezon Inter dështoi të kualifikohej në ndonjë kompedicion europian për herë të parë pas gati dhjetë viteve, duke e mbyllur sezonin në vendin e tetë.

Javier Zanetti ishte kapiteni i Interit nga gushti i 1999-tën deri në tërheqjen e tij në 2014-tën

Në sezonin e ardhshëm, Moratti punësoi ish trajnerin e Juventusit Marcello Lippi, dhe firmosi me lojtarë si Angelo Peruzzi dhe Laurent Blanc sëbashku me ish lojtarët e Juventusit Vieri dhe Vladimir Jugović. Skuadra j'u afrua suksesit të parë vendor që nga viti 1989 ku ata arritën në finalen e Kupës së Italisë ku u mposhtën nga Lazio.

Edhe sezoni tjetër ishte një tjetër fatkeqsi për klubin. Inter impresionoi në ndeshjen e Superkupës Italiane kundër Lazios duke marrë kryesimin falë blerjeve të reja Robbie Keane dhe Hakan Şükür – megjithatë, ata u mposhtën 4–3. Ata gjithashtu u eleminuan në raundin paraeleminator të Ligës së Kampioneve nga klubi suedez Helsingborgs IF, Álvaro Recoba humbi një penallti vendimtare në fund. Lippi u shkarkua pas vetëm një ndeshje të vetme në ligë e cila rezultoi humbja e parë në historinë e Interit kundër Regginës. Marco Tardelli, i zgjedhur për të zëvëndësuar Lippin, dështoi për të sjellë rezultate, dhe mbahet mend nga tifozët e Interit si trajneri që humbi derbin e qytetit me rezultatin 6–0 kundër Milanit në sezonin 2000–01. Pjestarët e tjerë të "familjes" Inter gjatë kësaj periudhë që vuajtën ishin lojtarë si Vieri dhe Fabio Cannavaro, ku të dyve i ishin shkatërruar restorantet në Milano pas humbjeve kundër Milanit.

Në vitin 2002, Inter jo vetëm që shkoi në gjysmë-finalen e Kupës UEFA, por ishte 45 minuta larg fitimit të "Skudetos", ku ata duhej të mbanin avantazhin prej një goli në ndeshjen jashtë fushe kundër Lazios. Inter kryesonte 2–1 pas 24 minutash, por Lazio barazoi në kohën shtesë në fund të pjesës së parë dhe shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë duke i hapur rrugë Juventusit që të fitonte titullin. Në sezonin e ardhshëm, Interi e përfundoi ligën si ndjekës dhe gjithashtu arriti të shkonte në gjysmë-finalen e Ligës së Kampioneve kundër Milanit, duke u eleminuar për shkak të rregullit të golit jashtë fushe.

2004–2011: Rikthimi dhe fitimi i tripletës

Inter fitoi Kupën e Italisë 2004–05 duke mposhtur Romën.

Më 1 korrik 2004, Inter punësoi ish trajnerin e Lazios Roberto Mancini si trajnerin e ri të ekipit. Në sezonin e parë, ekipi mblodhi 72 pikë nga 18 fitore, 18 barazime dhe nga vetëm dy humbje, si dhe fitoi Kupën e Italisë dhe më vonë Superkupën. Më 11 maj 2006, Inter mbrojti titullin e kupës duke mposhtur Romën me rezultatin e përgjithshëm 4–2 (1–1 në Romë dhe 3–1 në Milano).

Inter j'u dha trofeu i Serie A për sezonin 2005–06 pasi pikët e Juventusit dhe Milanit u zbritën për shkak të skandalit të trukimit të ndeshjeve. Gjatë sezonit të ardhshëm, Inter arriti të thyente rekordin e fitoreve rresht duke fituar 17 ndeshje rresht në Serie A, e cila nisi me fitoren 4–1 në shtëpi kundër Livornos dhe mbaroi më 28 shkurt 2007 pas barazimit 1–1 ndaj Udineses. Më 22 prill 2007, Inter fitoi Scudetton e dytë rresht — të parën në fushë që nga viti 1989 — pasi mposhtën 2–1 SienënStadio Artemio Franchi. Mbrojtësi italian fitues i Kupës së Botës Marco Materazzi shënoi të dy golat.[10]

Inter filloi sezonin 2007–08 me objektivin për të fituar Serie A edhe Ligën e Kampioneve. Ekipi bëri një nisje të mirë në kampionat, duke qënë në krye të renditjes në ndeshjet e para, si dhe arriti të kualifikohej në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. Megjithatë, atje ata u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 2–0 nga Liverpooli më 19 shkurt, duke vendosur në pikëpyetje të ardhmen e Roberto Mancinit në klub ndërsa forma e ekipit në kampionat filloi të përkeqsohej pas dështimin për të fituar tre ndeshje rresht. Pasi u eleminua nga anglezët në Ligën e Kampioneve, Mancini lajmëroi qëllimin e tij për të lënë drejtimin e skuadrës, por ndryshoi mendjen vetëm një ditë më vonë. Në ditën e fundit të sezonit 2007–08 në Serie A, Inter luajti kundër Parmës në transfertë, dhe dy gola nga Zlatan Ibrahimović i siguruan klubit titullin e tretë rresht kampion. Mancini u shkarkua më vonë pas shkak të deklaratës së tij të mëparshme për lënjen e klubit.[11]

Tifozët e Interit gjatë finales së UEFA Ligës së Kampioneve 2009–10 në Santiago Bernabéu.

Më 2 qershor 2008, Inter punësoi ish trajnerin e Portos dhe Çelsit José Mourinho si trajnerin e ri.[12] Në sezonin e tij të parë, Zikaltrit fituan Superkupën Italiane dhe titullin e katërt rresht, por u eleminuan në raundin e parë me eliminim direkt të Ligës e Kampioneve për të tretin vit rresht, këtë herë nga Manchester United, që në fund arriti në finale. Me fitimin e titullit për herë të katërt rresht, Inter u bë klubi i parë pas 60 vitesh që fiton katër tituj rresht dhe j'u bashkua Torinos dhe Juventusit si skuadrat e vetme që e kanë bërë këtë gjë, duke u bërë gjithashtu klubi i parë jashtë qytetit të Torinos.

Interi shijoi shumë sukses në Ligën e Kampioneve 2009–10, duke mposhtur kampionët në fuqi Barcelonën në gjysëm-finale dhe më pas Bayern Munich në finale 2–0 falë dy golave të Diego Militos.[13] Ekipi gjithashtu fitoi titullin e Serie A 2009–10 me dy pikë para Romës, si dhe Kupën e Italisë duke mposhtur në finale të njëjtin ekip me rezultatin 1–0.[14] Kjo gjë e bëri Interin klubin e parë italian që fiton tripletën. Në përfundim të sezonit, Mourinho u largua nga klubi për të drejtuar Real Madridin;[15] ai u zëvëndësua nga Rafael Benítez.

Më 21 gusht 2010, Interi mposhti Romën 3–1 dhe fitoi Superkupën e Italisë 2010, duke siguruar titullin e katërt të vitit. Në dhjetor, ata triumfuan edhe në FIFA Kupën e Botës për Klube për herë të parë pas një fitore 3–0 në finale kundër TP Mazembes.[16] Megjithatë, pas kësaj fitoreje, më 23 dhjetor, për shkak të rezulteve në rënje në kampionat, klubi shkarkoi Benítezin.[17] Ai u zëvëndësua nga Leonardo në ditën e ardhshme.[18]

Leonardo e nisi me 30 pikë në 12 ndeshjet e para, me një mesarate 2.5 pikë për ndeshje, më mirë se paraardhësit e tij Benítez dhe Mourinho. Më 6 mars 2011, Leonardo vendosi rekord të ri në Serie A duke mbledhur 33 pikë në 13 ndeshje; rekordi i mëparshëm ishte 32 pikë në 13 ndeshje nga Fabio Capello në sezonin 2004–05. Ai e udhëhoqi ekipin në çerek-finalen e Ligës së Kampioneve ku u eliminuan nga Schalke 04, kurse në kupë triumfuan sërisht. Megjithatë, në përfundim të sezonit, ai dha dorëheqjen dhe u pasua nga trajnerët jo të suksesshëm Gian Piero Gasperini, Claudio Ranieri dhe Andrea Stramaccioni.

2012–vazhdon: Ndryshimet në pronësi

Më 1 gusht 2012, klubi njoftoi se Moratti do të shesë një interes të pakicës së klubit te një konsorcium kinez të udhëhequr nga Kenneth Huang.[19] Në të njëjtën ditë, Inter njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me China Railway Construction Corporation Limited për një projekt të ri stadiumi, megjithatë, kjo marrëveshje u prish.[20] Sezoni 2012–13 ishte më i keqi në historinë e viteve të fundit të Interit, që e mbylli kampionatin në një vend zhgënjyes të nëntë, duke mos u kualifikuar në asnjë kompeticion evropian. Walter Mazzarri u vendos trajneri i ri i skuadrës në vend të Stramaccionit më 24 maj 2013.

Më 15 tetor 2013, një konsorcium indonezian (International Sports Capital HK Ltd.) i udhëhequr nga Erick Thohir, Handy Soetedjo dhe Rosan Roeslani, firmosën një marrëveshje për të blerë 70% të aksioneve të Interit nga Internazionale Holding S.r.l.[21][22][23] Menjëherë pas marrëveshjes, Internazionale Holding S.r.l i Morattit majti 29.5% të aksioneve të FC Internazionale Milano S.p.A.[24] Pas marrëveshjes, aksionet e Interit ishin në pronësi të një kompanie mbajtëse, me emër International Sports Capital S.p.A të Italisë (për 70% të aksioneve), International Sports Capital HK Limited dhe Asian Sports Ventures HK Limited të Hong Kongut. Asian Sports Ventures HK Limited, në vetvete një kompani tjetër mbajtëse e ndërmjetme, ishte në pronësi të Nusantara Sports Ventures HK Limited (60% të aksioneve, një kompani në pronësi të Thohir), Alke Sports Investment HK Limited (20% të aksioneve) dhe Aksis Sports Capital HK Limited (20% të aksioneve).

Thohir, i cili gjithashtu ishte në pronësi të klubit Major League Soccer (MLS) D.C. United dhe Super Ligës Indoneziane (ISL) Persib Bandung, njoftoi më 2 dhjetor 2013 se Inter dhe D.C. United kishin formuar partneritet strategjik. Gjatë epokës Thohir, klubi filloi të modifikojë strukturën financiare nga i varur në investime të vazhdueshme të pronarit në një model biznesi më të vetë-qëndrueshëm, megjithëse klubi ende shkelte rregullat e Fair Play Financiar të UEFA-s në vitin 2015. Klubi u gjobit dhe mori reduktim të ekipit në kompeticionet e UEFA-s, si dhe mori gjoba shtesë të pezulluara në periudhën e provës. Gjatë kësaj kohe, Roberto Mancini u kthye si trajner më 14 nëntor 2014.[25]

Më 6 qershor 2016, Suning Holdings Group (përmes një kompanie anësore me qendër në Luksemburg, Great Horizon S.á rl) një kompani në pronësi të Zhang Jindong, bashkëthemelues dhe kryetar i Suning Commerce Group, fitoi një shumicë të aksioneve të Interit nga konsorciumi International Sports Capital S.p.A. i Thohir dhe pjesët e mbetura të familjes Internazionale Holding S.r.l. të Morattit.[26] Sipas regjistrimeve të ndryshme, investimi i përgjithshëm nga Suning ishte rreth 270 milion €.[27] Marrëveshja u miratua nga një mbledhje e jashtëzakonshme e përgjithshme në 28 qershor 2016, nga e cila Suning Holdings Group kishte fituar një 68.55% të aksioneve në klub.[28]

Fanella dhe Stema

Skeda:R20.JPG
Fanella karakteristike e Interit është fanella me vija blu dhe të zeza. Kjo fanellë është e legjendës Álvaro Recoba me numër 20.

Një nga themeluesit e Interit ishte një piktor me emrin Giorgio Muggiani. Ai kishte si detyrë që të krijonte stemën e parë të Zikaltërve në vitin 1908. Disa elemente themelore të stemës së parë kanë ngelur edhe në stemën e sotme që ka Interi.

Inter që nga krijimi në vitin 1908 e deri tani, ka përdorur fanella me vija të zeza dhe blu.[29] Ata zgjodhën ngjyrën e zezë për të përfaqësuar natën dhe ngjyrën blu për të përfaqësuar qiellin. Perveç një periudhe në Luftën e Dytë Botërore që Inter i braktisi këto dy ngjyra, nuk ka pasur ndonjë periudhë tjetër kohore që Inter i la këto ngjyra.[30] Në vitin 2008, Inter festoi 100 vjetorin e tyre me një kryq të kuq në fanellen e tyre. Kryqi kujton flamurin e qytetit të tyre Milano, dhe ata vazhdojnë të përdorin këtë model në fanellen e tyre të tretë.[31][32]

Shumica nga skuadrat e Serie A përdorin kafshë për të përfaqësuar simbolet dhe historinë e tyre. Një prej këtyre skuadrave është edhe Interi, i cili për simbol ka gjapërin, i quajtur Il biscione ose Serpente. Gjarpëri është një simbol i rëndësishëm për qytetin e Milanos. Simboli është i famshëm për praninë e saj në shtepinë e Sforza (i cili sundoi mbi Italinë nga Milano gjatë periudhës së rilindjes).

Inter e shfaqi për herë të parë në sezonin 2009–10. Pasi mundën Sienën, Inter fitoi Serie A për herë të 18 në histori dhe për të pestën herë rradhazi. Për të festuar titullin, skuadra nxorri fanellën e dytë ky në krahun e majtë kishte një gjarpër blu me të zezë. Kjo ishte fanella më e bukur jashtë fushe e historise së Interit. Inter këtë fanellë e përdori gjatë gjithë sezonit 2010–11.

Stadiumi

Stadiumi San Siro (Giuseppe Meazza).

Stadiumi i Interit San Siro ka 80,018 vende, njohur zyrtarisht si Stadio Giuseppe Meazza pasi lojtari ka luajtur me të dy skuadrat. Për këtë stadium përdoret më shpesh emri San Siro, sepse zona rreth stadiumit e ka emrin San Siro. Giuseppe Meazza ka qënë stadiumi i AC Milan që në vitin 1926, sepse u ndertua nga Presidenti i mëparshem i Milanit Piro Pirelli. Ky stadium u ndërtua nga 120 puntorë dhe koha e ndertimit ishte 13 muaj e gjysëm. Stadiumi ishte në pronesi të AC Milan derisa e mori pronësinë bashkia e qytetit. Në vitin 1947 ky stadium u nda me klubin tjetër të Milanos, Interin.

Ndeshja e parë u luajt në vitin 1926, kur Inter mundi Milanin me rezultatin 6–3 në një ndeshje miqësore. Milan luajti ndeshjen e saj të parë në Seria A në San Siro më 19 shtator 1926 kur u mund nga Sampierdarenese që tani quhet Sampdoria. Në fillim kapaciteti i stadiumit ka qënë me 35,000 vende. Më pas stadiumi i rikonstruktua për Kupën e Botës 1990 që u mbajt në Itali. Në verën e vitit 2008, kapaciteti i stadiumit arriti 80.018 vende, për të plotësuar standartet e UEFA.

Drejtuesit e Interit kanë kohë që mendojne per krijim e nje stadiumi me një kapacitet prej 70.000 ulësesh. Ky projekt thuhet se mund të filloj në vitin 2016. Shkak i mendimit të ketij projekti është fitimi i pakët që merr Inter nga biletat dhe të tjerat për shkak se pjesën tjetër të fitimeve e merr Bashkia e Italisë [33].

Tifozeria dhe rivalët

Tifozet e Interit në Derbi

Inter është një nga ekipet më të mbështetura në Itali sipas një kërkimi në gusht 2007 nga gazeta italiane La Repubblica.[34] Historikisht, seksioni më i madh i tifozëve të Interit nga qyteti i Milanos kanë milanezës borgjez të shtresës së dytë, kurse të Milanit zakonisht kanë qënë të shtresës puntore.[34]

Grupi ultras tradicional i Interit është Boys San; ata kanë një pjesë të rëndësishme në historinë e ultrasve në përgjithsi për shkak se ata janë nga më të vjetrit, duke u themeluar në vitin 1969. Politikisht, ultrasit e Interit jan quajtur zakonisht si krahu i djathtë dhe kanë marrëdhenjë të mirë me ultrasit e Lacios. Përveç grupit kryesor që është Boys San, janë gjithashtu edhe katër grupe të tjera gjithashtu të rëndësishme: Viking, Irriducibili, Ultras, dhe Brianza Alcoolica.

Tifozët më të zhurmshëm të Interit mblidhen në sektorin Curva Nord, ose ndryshe në pjesën e veriut të stadiumit San Siro. Kjo traditë e gjatë ka bërë që Curva Nord të jetë sinonim për mbështetësit më të fortë të klubit, të cilët shpalosin flamuj dhe banera në mbështetje të ekipit të tyre.

Inter ka disa rivalitete, dy prej të cilave kanë domethënje të madhe në futbollin italian; së pari, ata marrin pjesë në derbin e qytetit i quajtur Derby della Madonnina me Milanin; rivaliteti ka ekzistuar që kur Inter u themelua në 1908.[30] Emri i derbit i referohet virgjëreshës Mari, statuja e së cilës në krye të katedrales së Milanos është nga tërheqjet turistike të qytetit.

Lojtarët

Skuadra aktuale

Redaktuar më 24 tetor 2019[35]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Sllovenia Pt Samir Handanović (kapiteni)
2 Uruguaji Mb Diego Godín
5 Italia Mf Roberto Gagliardini
6 Holanda Mb Stefan de Vrij
7 Kili Sm Alexis Sánchez
8 Uruguaji Mf Matías Vecino
9 Belgjika Sm Romelu Lukaku
10 Argjentina Sm Lautaro Martínez
11 Italia Mb Federico Dimarco
12 Italia Mf Stefano Sensi (në huazim nga Sassuolo)
13 Italia Mb Andrea Ranocchia (zëv-kapiteni)
16 Italia Sm Matteo Politano
18 Ghana Mb Kwadwo Asamoah
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
19 Austria Mf Valentino Lazaro
20 Spanja Mf Borja Valero
23 Italia Mf Nicolò Barella (në huazim nga Cagliari)
27 Italia Pt Daniele Padelli
30 Italia Sm Sebastiano Esposito
33 Italia Mb Danilo D'Ambrosio
34 Italia Mb Cristiano Biraghi
37 Sllovakia Mb Milan Škriniar
46 Italia Pt Tommaso Berni
77 Kroacia Mf Marcelo Brozović
87 Italia Mf Antonio Candreva
95 Italia Mb Alessandro Bastoni

Në huazim

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Italia Pt Michele Di Gregorio (tek Novara deri më 30 qershor 2019)
Italia Pt Marco Pissardo (tek Monopoli deri më 30 qershor 2019)
Rumania Pt Andrei Radu (tek Genoa deri më 30 qershor 2019, me detyrim blerje)
Argjentina Mb Cristian Ansaldi (tek Torino deri më 30 qershor 2019, me detyrim blerje)
Italia Mb Andrea Bandini (tek Rimini deri më 30 qershor 2019)
Italia Mb Alessandro Bastoni (tek Parma deri më 30 qershor 2019)
Italia Mb Andrea Cagnano (tek Pistoiese deri më 30 qershor 2019)
Italia Mb Federico Dimarco (tek Parma deri më 30 qershor 2019)
Italia Mb Manuel Lombardoni (tek Pro Patria deri më 30 qershor 2019)
Italia Mb Alessandro Mattioli (tek Cuneo deri më 30 qershor 2019)
Kolumbia Mb Jeison Murillo (tek Flamuri Valencia deri më 30 qershor 2019, me detyrim blerje)
Italia Mb Marco Sala (tek Arezzo deri më 30 qershor 2019)
Belgjika Mb Zinho Vanheusden (tek Flamuri Standard Liège deri më 30 qershor 2019)
Franca Mf Axel Mohamed Bakayoko (tek Flamuri St. Gallen deri më 30 qershor 2019)
Italia Mf Tommaso Brignoli (tek Monza deri më 30 qershor 2019)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Italia Mf Enrico Celeghin (tek Como deri më 30 qershor 2019)[36]
Belgjika Mf Xian Emmers (tek Cremonese deri më 30 qershor 2019)
Italia Mf Andrea Palazzi (tek Pescara deri më 30 qershor 2019)
Honduras Mf Rigoberto Rivas (tek Ternana deri më 30 qershor 2019)
Italia Mf Andrea Romanò (tek Cuneo deri më 30 qershor 2019)
Italia Mf Matteo Rover (tek Vicenza Virtus deri më 30 qershor 2019)
Italia Mf Lorenzo Tassi (tek Arezzo deri më 30 qershor 2019)
Italia Sm Giordano Bardeggia (tek Reggio Audace deri më 30 qershor 2019)[37]
Brazil Sm Gabriel (tek Flamuri Santos deri më 31 dhjetor 2018)
Franca Sm Yann Karamoh (tek Flamuri Bordeaux deri më 30 qershor 2019)
Italia Sm Samuele Longo (tek Flamuri SD Huesca deri më 30 qershor 2019, me detyrim blerje)
Shqipëria Sm Rey Manaj (tek Flamuri Albacete deri më 30 qershor 2019, me detyrim blerje)
Italia Sm Andrea Pinamonti (tek Frosinone deri më 30 qershor 2019)
Guinea Sm Moussa Souare (tek Flamuri Mosta deri më 30 qershor 2019)
Italia Sm Vincenzo Tommasone (tek Rieti deri më 30 qershor 2019)

Skuadra rezervë


F.C. Internazionale Milano Primavera është skuadra U–19 e Interit. Ata luajnë në grupin B të Campionato Nazionale Primavera. Ata ka fituar shtatë kampionate (Campionato Nazionale Primavera) dhe pesë kupa (Coppa Italia). Ata kanë fituar gjithashtu 6 herë Torneo di Viareggio. Në mars 2012, Inter U–19 fitoi edicionin e parë të NextGen Series që është UEFA Liga e Kampioneve për të rinjtë.[38]

Lista e One-men club

Nr. Lojtari Kombësia Pozicioni Debutimi Ndeshja e fundit
1 Piero Campelli Italia Italia Portier 30 janar 1910 9 nëntor 1924
2 Ermanno Aebi Italia Italia Sulmues 10 prill 1910 12 nëntor 1922
3 Armando Castellazzi Italia Italia Mesfushor 23 shkurt 1924 8 mars 1936
4 Giacinto Facchetti Italia Italia Mbrojtës 3 maj 1961 7 maj 1978
5 Sandro Mazzola Italia Italia Mesfushor-Sulmues 10 qershor 1961 8 nëntor 1977
6 Giuseppe Bergomi Italia Italia Mbrojtës 30 janar 1980 23 maj 1999

Numrat e pensionuar

  • - 3 - Flamuri Giacinto Facchetti, Mbrojtës i majtë, 1960–1978 (Nderim pas vdekjes). Numri u tërhoq më 8 shtator 2006. Lojtari i fundit që ka veshur këtë fanellë ka qënë qëndër mbrojtësi argjentinas Nicolás Burdisso, i cili më pas mori numrin 16 për pjesën e mbetur të sezonit [39].
  • - 4 - Flamuri Javier Zanetti, Mesfushor mbrojtës, ka luajtur 858 ndeshje për Interin ndërmjet viteve 1995 e deri në vitin 2014, ku deklaroi tërheqjen zyrtare nga futbollit. Presidenti i klubit Erick Thohir konfirmoi se numrin 4 i Zanetti-t do të tërhiqet për respekt ndaj tij [40][41].

Historia Presidenciale

Lista e presindentëve të F.C. Internazionale Milanos nga vitit 1908 e në vazhdim.[42]

Historia e trajnerëve

Lista e trajnerëve të F.C. Internazionale Milanos nga viti 1909 e në vazhdim.[43][44] Trajneri aktual është Luciano Spalletti, i cili e mori detyrën më 9 qershor 2017.[45]

José Mourinho është trajneri fitues i Tripletës së parë në historinë e Interit në sezonin 2009-10 dhe në historinë e futbollit italian. Trajneri që ka qëndruar më gjatë tek Interi është Argjentinasi Heleno Herreira, i cili qëndroi për 8 vjet, duke fituar edhe 2 Kupa Europiane dhe 2 Kupa Interkontinentale, kurse trajneri që ka qëndruar me pak kohë është Italiani Gian Piero Gasperini, i cili qëndroi 1 muaj e një javë.

Gjithsej, që nga themelimi i klubit e deri tani Inter ka ndërruar 82 trajnerë, ku trajneri i parë ka qënë Virgilio Fossati, i cili gjithashtu ka qënë edhe lojtar.

Trofe

Skuadra e Interit që fitoi Kupën Interkontinentale në 1965.

Inter ka fituar 30 trofe vendor. Zikaltrit kanë fituar 18 kampionate, shtatë kupa dhe pesë superkupa. Nga viti 2005 deri në vitin 2010, Inter fitoi kampionatin pesë herë rresht duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave të vendosura nga Torino, por në vitin 2017, Juventus theu rekordin me titullin e gjashtë rresht. Ata e kanë fituar Ligën e Kampioneve tre herë: dy herë rresht në 1964 dhe 1965 dhe një tjetër në 2010. Klubi gjithashtu ka fituar edhe tre herë Kupën UEFA, dy herë në Kupën Interkontinentale dhe një herë FIFA Kupën e Botës për Klube.[46]

Trofetë e Interit
Lloji Kompedicioni Tituj Sezonet
Vendor Serie A 18 1909–10, 1919–20, 1929–30, 1937–38, 1939–40, 1952–53, 1953–54, 1962–63, 1964–65, 1965–66, 1970–71, 1979–80, 1988–89, 2005–06,[nb 1] 2006–07, 2007–08, 2008–09, 2009–10
Coppa Italia 7 1938–39, 1977–78, 1981–82, 2004–05, 2005–06, 2009–10, 2010–11
Supercoppa Italiana 5 1989, 2005, 2006, 2008, 2010
Kontinental Kupa Europiane / UEFA Liga e Kampioneve 3 1963–64, 1964–65, 2009–10
Kupa UEFA 3 1990–91, 1993–94, 1997–98
Botëror Kupa Interkontinentale 2 1964, 1965
FIFA Kupa e Botës për Klube 1 2010

Rekordet dhe statistikat

José Mourinho, trajneri fitues i tripletës në sezonin 2009–10.

Javier Zanetti është lojtari me më shumë ndeshje për Interin në Serie A; ai ka luajtur 602 ndeshje në kampionat dhe 858 në të gjitha kompedicionet.[47]

Giuseppe Meazza është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Interin me 248 gola në 408 paraqitje. Ai ndiqet nga Alessandro Altobelli me 209 gola dhe Roberto Boninsegna me 171 gola.

Heleno Herrera është trajneri që ka shërbyer më gjatë në klub. Ai drejtoi ekipin nga viti 1960 e deri në vitin 1968. Ai gjithashtu është trajneri me i suksesshëm i klubit zikaltër, duke udhëhequr Interin në epokën Grande Inter. Ai fitoi tre kampionate, dy Kupa Europiane dhe dy Kupa Interkontinentale. José Mourinho i cili u emërua në krye të Interit më 2 qershor 2008 e përfundoi sezonin e tij të parë me fitimin e kampionatit dhe superkupës, kurse në sezonin e dytë realizoi Tripletën duke triumfuar në kampionat, kup dhe Ligën e Kampioneve duke u bërë trajneri i dytë më i suksesshëm në historinë e Interit.

Shënime

  1. ^ Ky titull u dhurua nga gjykata pas ngjarjeve të skandalit të Calciopoli-t.

Referime

  1. ^ "Organization Chart". F.C. Internazionale Milano – Official Website. Marrë më 6 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Italy – List of Champions". RSSSF. Marrë më 12 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Inter join exclusive treble club" [Inter i bashkohet klubit eksluziv të tripletës]. UEFA.com. Marrë më 9 gusht 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Struttura" [Struktura]. sansiro.net. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2010. Marrë më 4 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Is this the greatest derby in world sports?". Theroar.com.au. 26 janar 2010. Marrë më 28 shtator 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  6. ^ "Italia, il paese nel pallone" (PDF). demos.it. 24 shtator 2010. fq. 3, 9–10. Marrë më 20 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "The World's Most Valuable Soccer Teams". Forbes. 17 prill 2013. Marrë më 13 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Inter.it". inter.it. Marrë më 2 maj 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Storia". FC Internazionale Milano. Marrë më 6 shtator 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Andersson, Astrid (23 prill 2007). "Materazzi secures early title for Inter" [Materazzi siguron titullin herët për Interin] (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 23 prill 2014.
  11. ^ "F.C. Internazionale statement" [Deklaratë e F.C. Internazionales] (në anglisht). inter.it. 29 maj 2008. Marrë më 29 maj 2008.
  12. ^ "Nuovo allenatore: Josè Mourinho all'Inter" [Trajneri i ri: Josè Mourinho te Inter]. F.C. Internazionale Milano (në italisht). inter.it. 2 qershor 2008. Marrë më 2 qershor 2008.
  13. ^ "Bayern Munich 0–2 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 22 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2010. Marrë më 24 maj 2010.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  14. ^ "Jose Mourinho's Treble-chasing Inter Milan win Serie A" [Inter i Jose Mourinhos që ndjek Tripletën fiton Serie A] (në anglisht). BBC Sport. 16 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2010. Marrë më 24 maj 2010.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  15. ^ "Mourinho unveiled as boss of Real" [Mourinho prezantohet si shefi i Realit] (në anglisht). BBC Sport. 31 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2016. Marrë më 30 maj 2010.
  16. ^ "TP Mazembe 0–3 Internazionale" (në anglisht). ESPN FC. 18 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2010. Marrë më 18 dhjetor 2010.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  17. ^ "Inter and Benitez separate by mutual agreement" [Inter dhe Benitez ndahen me marrëveshje reciproke] (në anglisht). inter.it. 23 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2010. Marrë më 24 dhjetor 2010.
  18. ^ "Welcome Leonardo! Inter's new coach" [Mirëseerdhe Leonardo! Trajneri i ri i Interit] (në anglisht). inter.it. 24 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2010. Marrë më 24 dhjetor 2010.
  19. ^ "Press release: Internazionale Holding S.r.l". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 1 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2015. Marrë më 5 qershor 2015.
  20. ^ FC Internazionale Milano S.p.A. bilancio (raporti financiar dhe llogaritë) më 30 qershor 2013, PDF purchased from Italian C.C.I.A.A. Arkivuar 30 prill 2014 tek Wayback Machine
  21. ^ "Inter Milan Sells 70% Stake To Indonesia's Erick Thohir At $480M Valuation" [Inter shet 70% të askioneve te Erick Thohir i Indonezisë për vlerën 480 milion $] (në anglisht). Forbes.com. 16 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2017. Marrë më 1 shtator 2017.
  22. ^ "FC Internazionale Milano statement" [Deklaratë e FC Internazionale Milanos] (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 15 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2015. Marrë më 5 qershor 2015.
  23. ^ "FC Internazionale Milano S.p.A. signs an agreement to open capital to new investors" [FC Internazionale Milano firmos një marrëveshje për të hapur kapiten me intervistuesit e rinjë] (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 15 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2015. Marrë më 6 qershor 2015.
  24. ^ FC Internazionale Milano S.p.A. bilancio (raporti financiar dhe llogaritë) më 30 qershor 2014, PDF purchased from Italian C.C.I.A.A. Arkivuar 30 prill 2014 tek Wayback Machine
  25. ^ "Zyrtare: Mancini rikthehet te Interi". Telegrafi.com. 14 nëntor 2014. Marrë më 24 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Suning Holdings Group acquires majority stake of FC Internazionale Milano S.p.A." [Suning Holdings Group fiton shumicën e aksioneve të FC Internazionale Milano S.p.A.] (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 6 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2016. Marrë më 6 qershor 2016.
  27. ^ "China's Suning buying majority stake in Inter Milan for $307 million" [Suning i Kinën blen shumicën e aksioneve të Interit për 307 milion $] (në anglisht). Reuters. 5 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2017. Marrë më 24 korrik 2017.
  28. ^ "Assemblea degli Azionisti di FC Internazionale Milano" [Takimi i aksionerëve të FC Internazionale Milano] (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 28 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2017. Marrë më 11 korrik 2017.
  29. ^ "9 marzo 1908, 43 milanisti fondano l'Inter". ViviMilano.it. Marrë më 24 qershor 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ a b "AC Milan vs. Inter Milan". FootballDerbies.com. Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2011. Marrë më 25 korrik 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Emeroteca Coni". Emeroteca.coni.it. Marrë më 7 janar 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Ambrosiana S.S 1928". Toffs.com. 24 qershor 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  33. ^ "Urdhëri i Thohir: Inter me stadium të ri". Marrë më 16 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ a b "Research: Supporters of football clubs in Italy" [Kërkimi: Mbështetësit e klubeve të futbollit në Itali]. Uebfaqja zyrtare e La Repubblica. 15 gusht 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "F.C. Internazionale squad" [Ekipi i F.C. Internazionales] (në anglisht). inter.it. Marrë më 6 dhjetor 2018.
  36. ^ "UFFICIALE IL TESSERAMENTO DI ENRICO CELEGHIN". Como. 23 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "GIORDANO BARDEGGIA È GRANATA". Reggio Audace. 28 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "academy chart". giovanili.inter.it. Marrë më 3 prill 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Inter withdraw the number 3 shirt". Inter.it. Marrë më 8 shtator 2006. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Internazionale retire No4 shirt in honour of Javier Zanetti", The Guardian, 30 qershor 2014
  41. ^ "Inter make Zanetti vice-president & retire No.4 jersey", Goal.com, 30 qershor 2014
  42. ^ "i presidenti" [Presidentët]. inter.it. Marrë më 27 shkurt 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "coaches". inter.it. 8 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "FC Internazionale club statement". 24 maj 2013. Marrë më 25 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Zyrtare / Luçiano Spaleti emërohet trajneri i ri i Interit". Panorama Sport. 9 qershor 2017. Marrë më 31 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ "palmares" [trofetë]. inter.it. Marrë më 25 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "record holders" [Mbajtësit e rekordeve]. inter.it. Marrë më 8 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Official websites