Çerçiz Topulli: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Kuriozitet: Shkruan Haxhi Kuçi;A e din populli shqiptar se çerçizi nanen e Enverit e kishte mbese?A e dini se çerçizi Bimbashin e Kalas nuk e vrau per qeshtje kombetare por qe ja ka barsue mbesen Gjylen.Pra a e shifni se Enveri nuk ka gjak shqiptari!A e shifni i koke peshka se lufta e shqiptareve eshte zhvilllue per prostitucion,jo per qeshtje kombetare.
Rreshti 50: Rreshti 50:
O ti, Çerçiz, o ti Mustafa Qulli, që ma t’kuq e batë flamurin tonë me gjakun e pastër t’uj, shpallnja djalëris se përparimi më i drejtë se drejtësia ma e plotë shoqnore mund t’arrihen n’emën të shqypnisë.
O ti, Çerçiz, o ti Mustafa Qulli, që ma t’kuq e batë flamurin tonë me gjakun e pastër t’uj, shpallnja djalëris se përparimi më i drejtë se drejtësia ma e plotë shoqnore mund t’arrihen n’emën të shqypnisë.


=== Kuriozitet ===
[[Skeda:Cerciz topulli.jpg|thumb|200px|Bluza me portretin e Çerçizit]]
[[Skeda:Cerciz topulli.jpg|thumb|200px|Bluza me portretin e Çerçizit]]


Shkruan Haxhi Kuçi;A e din populli shqiptar se çerçizi nanen e Enverit e kishte mbese?A e dini se çerçizi Bimbashin e Kalas nuk e vrau per qeshtje kombetare por qe ja ka barsue mbesen Gjylen.Pra a e shifni se Enveri nuk ka gjak shqiptari!A e shifni i koke peshka se lufta e shqiptareve eshte zhvilllue per prostitucion,jo per qeshtje kombetare.


== Burime ==
== Burime ==

Versioni i datës 26 tetor 2019 18:37

Çerçiz Topulli
Lindi me: 1880
Lindi në: ShqipëriaGjirokastër Shqipëri
Vdiq me: 15 korrik 1915
Vdiq në: ShqipëriaShkodër Shqipëri
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Udhëheqës i luftës së armatosur



Çerçiz Topulli (Gjirokastër, 20 shtator[1] 1880 - Shkodër, 17 korrik 1915) qe ushtarak në Perandorinë Osmane, kryetar çetash në periudhën e Lëvizjes Kaçake dhe veprimtar i çështjes kombëtare bashkë me të vëllanë, Bajo Topullin.

Jeta

Lindi në Gjirokastër në vitin 1880, një prej 13 fëmijëve të Agush[2] dhe Haso Topullit. Pas shkollës fillore, shkon në Janinë, në shkollën turke[1]. Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 5 mars 1908. Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen, se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.

Veprimtaria patriotike

Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër.

Çerçizi me të vëllanë Bajon e Zeman Mashkullorën

Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 18 mars 1908.

Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.

Skeda:Ceta-e-CTopullit-korcavizion.jpg
Çeta e Çerçizit

Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së I. Qemalit dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, në disa kryengritje të armatosura, për sprapsjen e grekëve nga tokat e pushtuara në jug (pas konferencës së Londrës), por edhe kundër rebelimit të Haxhi Qamilit në Shqipërinë e Mesme. Në shtator të vitit 1914 Çerçiz Topullin e Muço Qullin i gjejmë në Shkodër, ku mendohet të kenë shkuar për t’ju bashkuar mbrojtjes së trojeve nga pushtimi serbo-malazez. Arrestohen për të parën herë në 28 qershor dhe lirohen shumë shpejt. Por arrestohen sërish në 7 korrik 1915 në Fushën e Shtoit (Shkodër) nga një togë malazeze rrugës për në Çetinë. Për 20 vjet eshtrat e dy heronjve mbetën pa varr, në Shtoj të Shkodrës, deri sa u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hrushidi, mik fëminie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës aso kohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Në zhvarrimin e eshtarve të tyre mori pjesë edhe Enver Hoxha, i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të gjirokastritëve.

Monumenti i tij në Gjirokastër

Më 18 mars 1934, në Gjirokastër do të ngrihej monumenti i tij, i realizuar nga skulptori Odhise Paskali me kontributin financiar të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.

Gjirokastër 1934

Kanë thënë për Çerçizin

Madhështore ishte përcjellja e eshtrave të heronjve në Shkodër. Prekëse janë fjalët e mbajtura nga patër Anton Harapi e Ernest Koliqi, të pabotuara më parë në kohën e diktaturës:

  • Nga fjala e lamtumirës së Pater Anton Harapit:

“Ndaluni! Ku veni burra?!

Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra Kreshnike, ktu në log të kuvendit para se të daheni. Do ta leni Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së parit pat t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shndoshtë, gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!

…Veç, o burra, qi, dekun, flitni, të metun, njalleni, të hupun, sod ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.

….T’i diftojm, po, botës, se shqyptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarë të njimendtë.

Zoti i vërtetë e atdheu le të na bashkojn, Zoti e atdheu të na mbajn, me Zot e me Atdhe të lumnojm!”

  • Nga fjalimi i lamtumirës së Ernest Koliqit:

E ju, o ju Hije madhore të Çerçiz Topullit e të Mustafa Qullit, nisnju kah vendet jueja tue ngjallun nëpër të gjitha buzët nji kangë shprese. Zgjoni në kalim zemrat e fjetuna; fuqizoni shpirtrat e ligshtuem. Shka kërkon djalëria prej Shqypnis? Drejtësi të plotë shoqnore.

O ti, Çerçiz, o ti Mustafa Qulli, që ma t’kuq e batë flamurin tonë me gjakun e pastër t’uj, shpallnja djalëris se përparimi më i drejtë se drejtësia ma e plotë shoqnore mund t’arrihen n’emën të shqypnisë.

Skeda:Cerciz topulli.jpg
Bluza me portretin e Çerçizit

Burime

  1. ^ a b Bineri E., “Letër nga malet e Shqipërisë” drejtuar shqiptarëve, Shekulli, 31 Maj 2015.
  2. ^ Intervistë: Flet e mbesa e Çerçiz dhe Bajo Topullit, Lumturi Topulli. 29 janar 2014.

Shiko edhe