Wikipedia:Kuvendi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
Etiketa: përpunim burimi 2017
Nisa diskutim për "Wikimedia Hackathon 2020 - Tirana, Albania"
Rreshti 5: Rreshti 5:
<!-- Skruani vetëm nën këtë vizë.-->
<!-- Skruani vetëm nën këtë vizë.-->
<!-- ________________________________________________________________________________________ -->
<!-- ________________________________________________________________________________________ -->

== Wikimedia Hackathon 2020 - Tirana, Albania ==
Wikimedia-në përshëndetje!

Në maj 2020 kemi kënaqësinë që në Tiranë të zhvillohet [https://www.mediawiki.org/wiki/Wikimedia_Hackathon_2020 Wikimedia Hackathon 2020]. Ky Hackathon është një event që [https://wikimediafoundation.org/ Wikimedia Foundation (WMF)] organizon (në bashkëpunim me partnerë vendas) dhe ka karakter teknik. Thënë kjo, në këtë event pritet të mblidhen vullnetarë dhe punonjës të WMF dhe të punojnë për përmirësimin e infrastrukturës së Wikimedia në aspekte të ndryshme. Përsa i përket pjesës logjistike, eventi do të mbështetet nga [https://meta.wikimedia.org/wiki/Wikimedia_Community_User_Group_Albania Wikimedia Community User Group Albania] dhe [https://openlabs.cc/ Open Labs Hackerspace] (organizatë jo fitimprurësese me seli në Tiranë që ka si qëllimi promovimin e programeve me kod-burim të hapur, sensibilizimin e qytetarëve rreth privatësisë online dhe përhapjen e dijes së hapur). Të dyja këto entitete do të merren me pjesën logjistike/ligjore dhe financiare të eventit por sigurisht është i hapur për këdo që ka dëshirë të përfshihet.
Për disa javë do të publikohen tematikat tek të cilat do bazohet eventi, por kushdo që ka dëshirë të marri pjesë me diçka tjeter është mëse i mirëpritur. Qëllimi i aktivitetit 3-ditor është që të përmirësohet infrastruktura aktuale e Wikimedia SQ dhe të përfshihen kontribues shqiptarë të rinj dhe prandaj do donim t'ju ftonim që të propozoni tematikat, kryesisht me karakter teknik, që do kishin vlerë të trajtoheshin për komunitetin tonë.
Mirëpresim propozimet, idealisht brenda muajit dhjetor.

Për informacione të mëtejshme rreth hackathon në fjalë mund të vizitoni faqën në [https://www.mediawiki.org/wiki/Wikimedia_Hackathon_2019 Meta] e aktivitetit të kaluar, ndërsa në këtë faqe në [https://www.mediawiki.org/wiki/Wikimedia_Hackathon_2020 Meta] do shtohen informacione rreth Wikimedia Hackathon 2020.
--[[Përdoruesi:Meriboo|Meriboo]] ([[Përdoruesi diskutim:Meriboo|diskutimet]]) 25 nëntor 2019 22:09 (CET)


== Zgjatime (extensions) të reja në komunitet ==
== Zgjatime (extensions) të reja në komunitet ==

Versioni i datës 25 nëntor 2019 22:09

Wikipedia:Kuvendi/Hyrje

Wikimedia Hackathon 2020 - Tirana, Albania

Wikimedia-në përshëndetje!

Në maj 2020 kemi kënaqësinë që në Tiranë të zhvillohet Wikimedia Hackathon 2020. Ky Hackathon është një event që Wikimedia Foundation (WMF) organizon (në bashkëpunim me partnerë vendas) dhe ka karakter teknik. Thënë kjo, në këtë event pritet të mblidhen vullnetarë dhe punonjës të WMF dhe të punojnë për përmirësimin e infrastrukturës së Wikimedia në aspekte të ndryshme. Përsa i përket pjesës logjistike, eventi do të mbështetet nga Wikimedia Community User Group Albania dhe Open Labs Hackerspace (organizatë jo fitimprurësese me seli në Tiranë që ka si qëllimi promovimin e programeve me kod-burim të hapur, sensibilizimin e qytetarëve rreth privatësisë online dhe përhapjen e dijes së hapur). Të dyja këto entitete do të merren me pjesën logjistike/ligjore dhe financiare të eventit por sigurisht është i hapur për këdo që ka dëshirë të përfshihet.

Për disa javë do të publikohen tematikat tek të cilat do bazohet eventi, por kushdo që ka dëshirë të marri pjesë me diçka tjeter është mëse i mirëpritur. Qëllimi i aktivitetit 3-ditor është që të përmirësohet infrastruktura aktuale e Wikimedia SQ dhe të përfshihen kontribues shqiptarë të rinj dhe prandaj do donim t'ju ftonim që të propozoni tematikat, kryesisht me karakter teknik, që do kishin vlerë të trajtoheshin për komunitetin tonë. Mirëpresim propozimet, idealisht brenda muajit dhjetor.

Për informacione të mëtejshme rreth hackathon në fjalë mund të vizitoni faqën në Meta e aktivitetit të kaluar, ndërsa në këtë faqe në Meta do shtohen informacione rreth Wikimedia Hackathon 2020. --Meriboo (diskutimet) 25 nëntor 2019 22:09 (CET)[përgjigjuni]

Zgjatime (extensions) të reja në komunitet

Përshëndetje!

Dua të kërkoj ndihmën tuaj për të sjellë dy zgjatime të reja në komunitet.

Pas punës së bërë me vlerësimet, Wikilove do të ishte një zgjatim i mirë për tu pasur pasi besoj se do të lehtësonte goxha dhënien e medaljeve të ndryshme që ekzistojnë tashmë. Wikilove bën të mundur dhënien e medaljeve pa përdorur kod, vetëm duke shtypur 1 buton e duke zgjedhur medaljen përkatëse nga lista e gjatë e stampave të vlerësimit. Në këtë mënyrë procesi bëhet i prekshëm nga të gjithë përdoruesit, koncepti i vlerësimeve popullarizohet dhe siç thuhet dhe në faqen e zgjatimit, përftohet një komunitet më i konsoliduar. Për më shumë detaje, shikoni Extension:WikiLove.

Zgjatimi i dytë është ai livadhit personal. Aktualisht kemi një vegël, të aktivizuar automatikisht për të gjithë përdoruesit, që kryen të njëjtin funksion. Vegla lehtëson krijimin e një nënfaqeje të faqes personale të përdoruesit për tu përdorur si hapësirë virtuale personale për të eksperimentuar e ruajtur informacion. Zgjatimi bën të njëjtën gjë duke përmirësuar disa detaje teknike si shfaqjen e butonit për livadhin personal edhe te faqet e veçanta, shfaqjen e butonit me ngjyrë të kuqe nëse nënfaqja nuk është krijuar ende dhe shfaqjen e tij njëkohësisht me të gjithë butonat e tjerë gjatë ngarkimit të faqeve. Këto tre detaje teknike janë aktualisht jashtë fuqive të veglës që kemi. Për më shumë detaje, shikoni Extension:SandboxLink.

Zgjatimet mund të shtohen vetëm pas kërkesave te Phabricator dhe për kërkesa të tilla nevojitet një votim paraprak si dëshmi e vullnetit të komunitetit. Për pasojë, do t'ju lutesha të votonit pro tyre më poshtë, nëse mendoni se janë zgjatime të nevojshme. Nëse doni, mund të shtroni dhe pyetje në lidhje me to e do të mundohem t'u përgjigjem. Për të shkurtuar kohë në zbatimin e tyre, bëra një votim të vetëm për to. - Klein Muçi (diskutimet) 6 korrik 2019 14:58 (CEST)[përgjigjuni]

Votimi

Diskutimi

Sapo krijova një proces pune te Fabrikatori për këtë. Mund të ndiqni zhvillimet në kohë reale këtu. - Klein Muçi (diskutimet) 14 korrik 2019 13:20 (CEST)[përgjigjuni]

 U bë! Së shpejti do të largohet vegla për livadhin personal dhe do të personalizohet zgjatimi i WikiLove. Puna e mbarë të gjithëve! - Klein Muçi (diskutimet) 15 korrik 2019 14:21 (CEST)[përgjigjuni]
 U bë! Zgjatimi SandboxLink është tashmë plotësisht i përshtatur për përdorim në SqWiki. Vazhdon puna për zgjatimin WikiLove. - Klein Muçi (diskutimet) 15 korrik 2019 16:22 (CEST)[përgjigjuni]
 U bë! Zgjatimi WikiDashuri tashmë përmban mbi 250 stampa vlerësuese me një ndërfaqe tërësisht të përkthyer dhe është gati për përdorim. - Klein Muçi (diskutimet) 13 gusht 2019 06:25 (CEST)[përgjigjuni]

Votim për administrator të ri

Wikipedia:Administratorë/Kandidatura/Sadsadas (2)

Ndryshim i emrit për burimet

Përshëndetje! :)

Dua të propozoj një ndryshim të përgjithshëm të emrit të pjesës ku vendosim burimet e një artikulli, të ashtuquajturat "referenca". Fjalori i Gjuhës Shqipe nuk e njeh si term. Gjëja më e afërt që kemi në shqip është "Referime".

REFERIM m. libr.

Shënim në fund të faqes, që i tregon lexuesit burimin e një citati të përdorur në tekst. Referime bibliografike. Referimi te një faqe. Artikull me (pa) referime. Shifrat e referimeve. Plotësoj referimet.

Termi "Referime" ka ardhur në shqip nga përshtatja kalk e References në anglisht. Ndikimi i EnWiki shpeshherë është pozitiv në projektin tonë duke vepruar si një udhëzues që të mos na duhet të krijojmë çdo gjë nga fillimi por në aspektet e terminologjisë ka sjellë jo pak herë pasoja negative duke na detyruar të shtrembërojmë paksa gjuhën tonë.

Për pasojë, propozoj disa mundësi për ta zëvendësuar termin e mësipërm:

  1. Referime
  2. Burime

Unë personalisht përdor më lehtë "burime". Por nëse nuk duam të largohemi shumë nga termi në anglisht References, mund të përdorim dhe "referime". Ide të tjera janë gjithashtu të mirëpritura.

Në mungesë të një roboti, ndryshimi do të bëhet nga unë në mënyrë gjysmë-automatike duke përdorur JWB dhe do të prekë të gjithë artikujt aktualë të projektit. Përsëri, nëse dikush ofrohet për të ndihmuar në mënyrë teknike për të përshpejtuar procesin, është më se i mirëpritur. - Klein Muçi (diskutimet) 17 korrik 2019 12:42 (CEST)[përgjigjuni]

@Klein Muçi, referimet dhe burimet janë dy gjëra të ndryshme, një artikull i plotë duhet të jetë në këtë formë:
Shënimet: të gjitha shënimet që dalin te teksti kryesor i artikullit
Vërejtjet: komentet nga redaktorët e Wikipedias që plotësojnë tekstin kryesor
Referimet: nga ku merret informacioni i përmbajtjes së artikullit
Burimet: të gjithë librat/faqet e internetit/gazetat/revistat shkencore/etj. që përdoren tek referimet
Burimet parësore
Burimet dytësore
Pajtohem me zëvëndësimin e fjalës "referencat" me fjalën "referimet". — Βατο (diskutimet) 17 korrik 2019 20:05 (CEST)[përgjigjuni]
@Βατο, dakord për referime por s'jam shumë i sigurt në e kam kuptuar qartë ç'më ke shkruar për burimet dhe artikullin e plotë. A më jep dot një shmbull konkret me një artikull të plotë dhe të më tregosh cila pjesë është cila? - Klein Muçi (diskutimet) 17 korrik 2019 22:01 (CEST)[përgjigjuni]
@Klein Muçi, artikull i plotë domethënë që përmbanë të gjitha seksionet e referimit, si psh. artikulli Roberto Baggio ose Karavaxho. Një shembull tjetër është Xhovani Bokaço, por asnjëri nga këto është i standardizuar. Një shembull nga en.wiki është artikulli en:Cleopatra. — Βατο (diskutimet) 17 korrik 2019 23:25 (CEST)[përgjigjuni]
@Βατο, kuptoj. Cila nga ato pjesë ama është "vërejtjet"? Te "Kleopatra" flas. - Klein Muçi (diskutimet) 18 korrik 2019 06:15 (CEST)[përgjigjuni]
@Klein Muçi, Notes. Nëse propozon një fjalë shqipe ndryshe nga "Vërejtjet" me të njëjtin kuptim që tregova më sipër, mund ta përdorim. — Βατο (diskutimet) 18 korrik 2019 13:28 (CEST)[përgjigjuni]

@Βατο, po nëse Notes është Vërejtjet po Shënimet cilës fjalë i korrespondon? :P - 18 korrik 2019 13:32 (CEST)[përgjigjuni]

Në ate rast janë ndarë dy paragrafet Notes me References, kjo e fundit përmbanë dhe burimet. Edhe në en.wiki nuk përdorin gjithmonë të njëjtën formë. — Βατο (diskutimet) 18 korrik 2019 13:39 (CEST)[përgjigjuni]
@Klein Muçi, në qoftë se të ngjanë më mirë mund të përdorim këtë formë :
Shënimet: komentet nga redaktorët e Wikipedias që plotësojnë tekstin kryesor
Referimet: nga ku merret informacioni i përmbajtjes së artikullit
Burimet: të gjithë librat/faqet e internetit/gazetat/revistat shkencore/etj. që përdoren tek referimet
Burimet parësore
Burimet dytësore
Në raste të tjera në en.wiki përdorin edhe:
Βατο (diskutimet) 18 korrik 2019 13:46 (CEST)[përgjigjuni]
@Βατο, ah, tani e kuptoj për çfarë e ke fjalën. U përdorka dhe notes dhe annotations bashkë. S'i kam parë me kujdes çfarë përfshijnë zakonisht ato pjesë. Por duke gjykuar nga termi, vërejtje duket ide e mire. - Klein Muçi (diskutimet) 18 korrik 2019 14:42 (CEST)[përgjigjuni]
 U bë! - Lajmëroj se ndryshimi Referencë -> Referim është tashmë i përfunduar në krejt projektin. Një projekt enciklopedik i bazuar në rregullat e standardit është një shembull më i mirë për këdo që e shfleton atë. - Klein Muçi (diskutimet) 25 shtator 2019 15:46 (CEST)[përgjigjuni]

Editing News #1—July 2019

23 korrik 2019 20:32 (CEST)

Titulli i qyteteve të Perandorisë Osmane në Wikidata

Përshëndetje! Përdoruesi WhisperToMe na fton në një diskutim të përgjithshëm që po ndodh në Wikidata në lidhje me qytetet e Perandorisë Osmane. Po haste vështirësi në gjetjen e Kuvendit tonë dhe më kërkoi ndihmë mua te faqja ime e diskutimeve. Shikoni këtu për diskutimin.

@WhisperToMe, done. :) - Klein Muçi (diskutimet) 24 korrik 2019 13:17 (CEST)[përgjigjuni]

Thank you so much! WhisperToMe (diskutimet) 10 shtator 2019 18:07 (CEST)[përgjigjuni]

ContentTranslation

Përshëndetje wikipedianë!

Kam vene re se Speciale:ContentTranslation eshte nje vegel mjaft e dobishme dhe e thjeshte ne perdorim per perdoruesit e rinj qe deshirojne te shtojne artikuj, por nuk eshte e reklamuar mjaftueshem megjithese eshte aktivizuar qe ne vitin 2015. Une mendoj se duhet ti dedikojme nje hapesire te vecante ne nje banner (Aty ku tani eshte Citat, citat bëhet Wikicitate!) ose ne krye te faqes kryesore.

Para se te marrim hapa te metjeshem do te ishte mire te perkthenim ne shqip gjithe nderfaqesn e ketij mjeti (megjithese shumica eshte tashme e perkthyer). A e di njeri se ku mund te perkthehet pjesa e mbetur? -- Euriditi  30 korrik 2019 10:16 (CEST)[përgjigjuni]

@Euriditi, jam dakord. Përkthimi është vërtetë në cilësi të lartë nga ajo vegël por fatkeqësisht është pak e rrënjosur thellë. Për sa i përket përkthimit të ndërfaqes, mendoj se duhet të jetë në Translatewiki.net, pasi nuk arrij të gjej asnjë mesazh sistemi kur kërkoj për "ContentTranslation" në hapësirën "MediaWiki" këtu.
MediaWiki kjo është faqja kryesore në lidhje me veglën dhe në fund të saj listohen tërë nënfaqet e saj. Fatkeqësisht s'arrita të gjej vendin ku flitet specifikisht për përkthimin e komandave. - Klein Muçi (diskutimet) 30 korrik 2019 12:43 (CEST)[përgjigjuni]
Faleminderit @Klein Muçi,. Lista e komandave eshte ne translatewiki.net. Do mundohem ti perkthej se shpejti. -- Euriditi  30 korrik 2019 14:00 (CEST)[përgjigjuni]
@Euriditi, jam i lumtur që munda të të ndihmoj. Do të ofrohesha dhe për të ndihmuar personalisht me përkthimin por aktualisht jam tepër i zënë me përshtatjen e WikiLove kështu që nuk e marr dot përsipër si projekt. Të uroj punë të mbarë ama! :) - Klein Muçi (diskutimet) 30 korrik 2019 21:28 (CEST)[përgjigjuni]

A kemi ndonje zhvillim ne lidhje me kete? A mund a) ta aktivizojme si modul per te gjithe ne shqip dhe b) ta nxjerrim ne menyne kryesore? Besoj qe ia vlene. Duhet te perkthejme me shume artikuj cilesor nga gjuhet tjera. Faleminderit! --Arianit (diskutimet) 2 tetor 2019 15:59 (CEST)[përgjigjuni]

@Arianit, Kam përkthyer pjesën e mbetur te perkthimeve dhe rishikova ekzistueset. Shfaqja e perkthimeve te reja eshte ceshtje kohe. Nderkohe @Klein Muçi, ka vendosur nje baner kryesor. Ne vijim do perpiqem te shkruaj nje edhe guide per perdorimin e ketij mjeti. -- Euriditi  20 tetor 2019 11:08 (CEST)[përgjigjuni]
@Euriditi, Arianiti propozon dhe një kërkesë ndaj komunitetit të Wikimedia-s që zgjatimi të dalë nga faza beta. Kjo për të shkurtuar një hap në fazat që duhen për përdorimin e tij. (Përdoruesit s'do të kishin më nevojë për të aktivizuar përdorimin e tij përpara se të fillonin ta përdornin.) Të them të drejtën, unë s'jam i sigurt për këtë gjë pasi s'di të ketë pasur ndonjë rast tjetër ku të jetë bërë e njëjta kërkesë nga ndonjë komunitet i Wikimedia-s dhe ne nuk kemi shumë mbështetje teknike nga komuniteti ynë për t'u përballur me problemet, nëse shfaqen. Por nëse gjendet një përkrahje e gjerë në komunitet, mund dhe ta ndërmarrim si hap. - Klein Muçi (diskutimet) 20 tetor 2019 12:42 (CEST)[përgjigjuni]
Super, faleminderit per punen. Ne nderkohe po shohe a mund te aktivizohet per te gjithe. --Arianit (diskutimet) 20 tetor 2019 13:35 (CEST)[përgjigjuni]
Lajmëroj se janë propozuar disa ndryshime në Fabrikator në lidhje me veglën e mësipërme. Mund t'i ndiqni në kohë reale këtu: T236064 - Klein Muçi (diskutimet) 21 tetor 2019 15:44 (CEST)[përgjigjuni]
Hello everyone. Apologies if this message isn't in your language; please feel free to translate it. Based on the community request, we have enabled Content translation by default on Albanian Wikipedia today. Now it is easy for users to discover the tool through several entry points. However, users not interested in translation can disable it from their preferences.
We expect this will help translators to create more content of good quality in Albanian. We’ll be monitoring the statistics for Albanian as well as the list of articles created with the tool. Content translation provides quality control mechanisms to prevent the abuse of machine translation and the limits can be adjusted based on the needs of each community. Please, feel free to share your impressions about the content created and how the tool works for the community. This feedback is essential to improve the tool to better support your needs.
Thanks! --Pginer-WMF (diskutimet) 31 tetor 2019 12:37 (CET)[përgjigjuni]
 U bë! - CTT është tashmë jashtë fazës beta për komunitetin tonë. @Pginer-WMF, thank you for your clarifications! :)) @Arianit, Βατο, Euriditi, I'm mentioning you too because I think you may be interested on the subject. - Klein Muçi (diskutimet) 31 tetor 2019 14:29 (CET)[përgjigjuni]
@Pginer-WMF, me and Βατο are experiencing a problem regarding the CTT tool. When we press the blue button "New translation", after we've opened it, it does nothing for us. - Klein Muçi (diskutimet) 31 tetor 2019 20:12 (CET)[përgjigjuni]
Klein Muçi:
  1. Which browser are you using?
  2. Can open the JavaScript console in your browser? Do you see any errors there? --Amir E. Aharoni (WMF) (diskutimet) 31 tetor 2019 20:23 (CET)[përgjigjuni]
@Aaharoni-WMF, I'm using Google Chrome. I think the same is true for Βατο. The console reads 2 errors and 11 warnings but I'm not good enough on JavaScript to understand what is going on there. :/ - Klein Muçi (diskutimet) 31 tetor 2019 20:28 (CET)[përgjigjuni]

Klein Muçi, this looks like a good direction! Can you please copy these warnings and paste them on my user talk page? Thanks! --Amir E. Aharoni (WMF) (diskutimet) 1 nëntor 2019 08:38 (CET)[përgjigjuni]

@Aaharoni-WMF, I will. :) - Klein Muçi (diskutimet) 1 nëntor 2019 14:41 (CET)[përgjigjuni]
@Klein Muçi, I checked what you pasted from your console to Amir's user page.
What we do when you click on "New translation" blue button is to use cookies stored in your browser by other software (not from Content Translation) in order to guess your geographic location. JavaScript code processes all cookies you have stored in your browser, and I guess some cookie has its name/value malformed.
There are two cookies that we try using in our code. Can you try opening console and pasting mw.cookie.get( 'GeoIP', ) and executing it? Executing this is safe, and I copied it from Content Translation code. If error URIError: URI malformed repeats, that means my suspicion is right.
If cause is confirmed by the above, you can go on to clear cookies (you can do it only for one website) and try again.
@Петар Петковић, thank you for explaining the details to me. I get this:
VM120:95 Uncaught URIError: URI malformed
    at decodeURIComponent (<anonymous>)
    at decoded (<anonymous>:95:1105)
    at Function.$.cookie (<anonymous>:96:254)
    at Object.get (<anonymous>:96:1473)
    at <anonymous>:1:11

- Klein Muçi (diskutimet) 5 nëntor 2019 15:46 (CET)[përgjigjuni]

Hello @Aaharoni-WMF, Aaharoni-WMF, Петар Петковић, I'm having issues with ContentTranslation. The problem is that in the translated text the references are interpreted as literal text and not integrated as references. I could reproduce this while translating Sino-Albanian split into Albanian. Maybe this is a known issue but just wanted to report it.-- Euriditi  8 nëntor 2019 17:53 (CET)[përgjigjuni]

Vegël e re

Vegla LintHint ju ndihmon të rregulloni problemet me wikitekstin e faqeve. Nëse e aktivizoni, një buton i vogël do të shfaqet në krye faqeve. Shtypja e këtij butoni do të listojë problemet që ekzistojnë në faqe, nëse ekzistojnë.

Vegla gjithashtu ofron ndihmë në gjetjen e tyre. Shtypni lintHint@PerfektesChaos, kopjoni tekstin e faqes në fushën e caktuar dhe shtypni Shko. Të gjitha gabimet do të listohen sërish në një tabelë me një shigjetë anash. Nëse shtypni te shigjeta e një gabimi të caktuar, pjesa e tekstit ku ai ndodhet do të behet me ngjyrë blu poshtë te fusha ku keni futur tekstin.

Wikipedia shqip ka aktualisht mbi 100 000 gabime që presin për tu zgjidhur në faqe të ndryshme të saj. Të gjitha faqet me gabime mund të gjenden këtu: Speciale:LintErrors. Po aty mund të gjeni ndihmë për zgjidhjen e tyre. Unë gjithashtu jam i gatshëm të ndihmoj kurdoherë, kështu që mos ngurroni të më shkruani në faqen time të diskutimeve. Sa më shumë njerëz ta aktivizojnë veglën e mësipërme e të ndihmojnë në zgjidhjen e gabimeve, aq më mirë është.

Si gjithmonë, veglat mund t'i aktivizoni këtu: Speciale:Preferencat#mw-prefsection-gadgets. - Klein Muçi (diskutimet) 7 gusht 2019 16:09 (CEST)[përgjigjuni]

New tools and IP masking

21 gusht 2019 16:18 (CEST)

Çmimet në komunitet

Sot u bë shpërndarja e çmimeve vjetore në komunitet. Fituesit e çmimeve përkatës mund të gjenden te Wikipedia:Çmimet/2018. Gjithashtu në Qendrën e Votimeve sapo nisi votimi për vitin 2019, votim i cili do të qendrojë i hapur deri më 15 shtator 2020.

Ndihmoni të krijojmë një komunitet aktiv që i vlerëson anëtarët e tij duke propozuar emra për çmimet e këtij viti.

Nëse nuk e dini ende çfarë janë çmimet, shikoni te: Wikipedia:Çmimet. - Klein Muçi (diskutimet) 15 shtator 2019 12:40 (CEST)[përgjigjuni]

WikiProjektet dhe Portalet

Përshëndetje! :)

Është me rëndësi të kemi një listë me të gjitha projektet dhe portalet që kemi në komunitet për të bërë të mundur kategorizimin e tyre dhe më vonë, me shpresë, riaktivizimin e disa prej tyre. Më poshtë po hedh fillesat e një liste të tillë ku dita ditës do të shtoj portale e projekte që gjej. Kjo listë do të përdoret në punën që dua të ndërmarr në përmirësimin e kushteve të përgjithshme teknike në të cilat gjenden projektet e portalet tona. Ju lutem, ndihmoni në pasurimin e saj duke shënuar lidhjet për projektet e portalet sipas formatit të mëposhtëm në vendin e duhur. - Klein Muçi (diskutimet) 27 shtator 2019 06:11 (CEST)[përgjigjuni]

# [[Wikipedia:Emri i Projektit|Emri i Projekti]]

# [[Portal:Emri i Portalit|Emri i Portalit]]

Shënim: Shenja ! tregon se projekti a portali kërkon vëmendje të veçantë për një arsye të caktuar. Projektet sipër vijës kanë parashtesën Wiki.

 U bë! - Përmirësimi i projekteve e i portaleve do të nisë së shpejti. - Klein Muçi (diskutimet) 30 shtator 2019 06:33 (CEST)[përgjigjuni]

Projektet


Portalet

Zgjatim i ri në komunitet

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte PËR

Zgjatimi NewUserMessage lejon mikpritjen automatike për çdo përdorues të ri pa pasur nevojë për vendosjen e stampës në mënyrë manuale apo përdorimin e një roboti për atë gjë. Një zgjatim shumë i nevojshëm për komunitetin tonë ku mikpritja është tepër problem dhe pjesa dërrmuese e perdoruesve të rinj mbeten të paudhëzuar për më tej pasi krijojnë një llogari. Ju lutem, votoni më poshtë në mënyrë që të kërkoj aktivizimin e tij te Fabrikatori. - Klein Muçi (diskutimet) 30 shtator 2019 04:56 (CEST)[përgjigjuni]

Votimi


 U bë! - Pritet provimi sapo një llogari të krijohet. Përshtatja teknike do të vijojë më pas. - Klein Muçi (diskutimet) 7 tetor 2019 22:52 (CEST)[përgjigjuni]
 U bë! - Provimi dhe përshtatja teknike përfunduan. Zgjatimi është në punë. Çdo përdorues i ri mirëpritet automatikisht tashmë. - 8 tetor 2019 16:14 (CEST)

The consultation on partial and temporary Foundation bans just started

-- Kbrown (WMF) 30 shtator 2019 19:14 (CEST)[përgjigjuni]

Pezullim i privilegjeve per Euriditin

Propozim nga editori Sejko

Po ju sjell ketu nje çeshtje rreth sjelljes qe mora nga burokrati @Euriditi, per kete bllokim, ku dy prej ridrejtimeve te gabuara qe ishin u grisen nga administratoret me po propozimin tim. Kjo vjen nga artikulli Xhamia e Sulltan Fatihut, Shkodër te cilin e perteriva ne gjendje te denje jo shume kohe perpara. Pasi nuk ia kishte enda burokratit tone, i mbeshtetur vetem ne shumatoren numerike te referencave nga portalet, jemi perpjekur - te pakten nga ana ime perpjekja eshte e sinqerte dhe e ndjere, duke iu mundesuar kolegeve edhe faqet nga nje reference e vyer - ta shoshisim ketu. Po radhis shkeljet kesodore:

  1. Bllokim i paarsyetuar ne baze te asnje arsyetimi te themelte. Kam zhvendosur pa shpjeguar arsyen? E ka referenca e vyer Kiel arsyen, si dhe koleget tane ne 5 wiki te tjera. Bllokimi 3 ditor kur as nuk e çoi çeshtjen tek Diskutimet, sikur te mbeshtetej nga bujaria qe duhet te jepte pervoja e shendoshe, m'u duk i tepruar dhe fyes gjykuar nga fakti qe artikullit i dhashe une kohe e referime per ta bere dinjitoz.
  2. Mosperfillje e RS, edhe pasi ua mundesova, Machiel Kiel perben te vetmin akademik autoritar mbi trashegimine tone te monumenteve, i stercituar nga produkti intelektual vendas nga ustallaret Aleksander Meksi, Sulejman Dashin e Gjergj Frasheri.
  3. Mendoj se eshte shkelur ky rregull perderisa burokratit ne fjale nuk i hyn ne sy referenca autoritare, riciklimi i titujve te portaleve, gje qe me ben te mendoj se arsyeja qendron tek vetepercaktimi Kategoria:User Ortodoks, Kategoria:User Krishterë.
  4. Me ngjan se problemi eshte i kesaj prerjeje, WP:OWN, meqe edhe pasi i mundesova autoritetin nr. 1 ne rrafsh boteror se si i referohet monumentit ne fjale, prapeseprape anuan pa asnje metodologji ekspertize ta linin asnjanese a thua se ka ndonje anesi per t'u mbajtur nese deshmohet si ne 5 wikipediat e tjera natyra e ngrehines, e konfirmuar nga se paku nje autoritet i fushes se trashegimise se monumenteve.

Propozoj pezullimin me se paku 1 jave te burokratit Euriditi per mosperfillje te rregullave te administrimit, mungeses parimore te miresjelljes me nje editor te ri dhe kontribues te perunjur, mos-raportim me RS qe ua mundesova. Mendoj se punimi ne sq.wiki veshtiresohet nese administratoret nuk nxisin tolerancen, Wikipedia:Mirëbesimi (por mirebesimin ua dhashe une duke gjetur librin perkates, nderkohe qe me perplaset vetem faqe portalesh dhe gazetash online) dhe deshires per mirekuptim nese tema e caktuar nuk i perket fushave te tyre te ekspertizes. Kur iu mundesohet referenca, kur boterisht njihet monumenti si i tille, nuk ka pse te nxitet nje mendesi alla-greke apo serbe per joçeshtje si kjo, t'i thuash gjysme-kishe nje ndertese qe ka 6 shekuj qe nuk ka pritur mesha brenda. Potencoj qe privilegjet e Euriditit te shihen me vemendje.

Euriditit ia bera te ditur tek faqja e tij e diskutimit. --Sejko (diskutimet) 15 tetor 2019 21:13 (CEST)[përgjigjuni]
Lajmëroj se përdoruesi Sejko është bllokuar nga unë për një periudhë 1 mujore për mosrespektimin e vendimeve të dala nga diskutimet disa ditore nëpër artikuj dhe për prishjen e vazhduar të rendit të punës e qetësisë në komunitet. Për hir të lirisë së fjalës, kërkesën e tij të mësipërme nuk po e fshij. Nëse e shihni të arsyeshme për të vazhduar me procedurat për revokimin e privilegjeve të Eruditit, mund të bëjmë një votim të mirëfilltë te Administrata, siç duhet, brenda rregullave. Unë personalisht, përballur me faktin e kryer të veprimtarisë së përgjithshme të përdoruesit Sejko këto ditë, jam kundër marrjes seriozisht të kësaj kërkese. - 16 tetor 2019 04:08 (CEST)
Një sqarim të vogël, mbase jo aq me rëndësi: Besoj se Sejko propozon bllokimin e tij si përdorues në mënyrë të përkohshme, jo heqjen e përkohshme të privilegjeve. - Klein Muçi (diskutimet) 16 tetor 2019 21:36 (CEST)[përgjigjuni]

@Klein Muçi, unë s'besoj, titulli i kërkesës është Pezullim i privilegjeve per Euriditin. Sipas meje bllokimi i një burokrati pa heqjen e privilegjeve nuk ka kuptim. – Βατο (diskutimet) 16 tetor 2019 21:55 (CEST)[përgjigjuni]

@Βατο, mendoj se ai ka qenë një gabim shpejtësie gjatë formulimit. Ama tani po e mendoj për herë të parë që bllokimi për këdo pjesëtar të administratës do të sillte vetëm paaftësimin e tij për të ndryshuar faqet duke ia ruajtur të gjitha privilegjet administrative për ndryshimin e privilegjeve të përdoruesve të tjerë. Besoj se kështu funksionon apo jo? S'më ka rënë rasti ta provoj ndonjëherë si komandë me ndonjë përdorues me të drejta administrative. - Klein Muçi (diskutimet) 16 tetor 2019 22:09 (CEST)[përgjigjuni]

Feedback wanted on Desktop Improvements project

16 tetor 2019 09:18 (CEST)

Votim - Bllokim pa afat i përdoruesit Sejko

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte PËR

Sejko (diskutim · kontribute)

Nisur nga ngjarjet e fundit në wikipedia, ngre këtë votim për bllokimin pa afat të përdoruesit Sejko. Duhen së paku 5 vota dhe një rezultat pozitiv 75%. Arsyet po i listoj me poshtë:

Ridrejtime të pa arsyetuara
Fshirje pamotivuar e përmbajtjes
  • Kanuni (veprimi) - zhbërje e punës së përdoruesve të tjere. Fshirje e përmbajtjes së referencuar.

Fshirje e përmbajtjes. Qëllimi është zhvendosja në artikullin Shqipëria osmane që është titull i krijuar në mënyrë të njëanshme për artikullin [[Shqipëria nën Perandorinë Osmane ]]. Nderkohë artikulli Shqipëria nën Perandorinë Osmane trajton tjetër temë nga "Territoret e Shqipërisë gjatë periudhës osmane".

  • Venomet (ndryshimi) - Përmëndja e Venomeve tek artikulli Kanuni është normale por ky artikull duhet të qëndrojë më vete për shkak te historisë se si u vendosën.
  • Foqion Postoli (veprimi) - Pjesa e fshirë flet për një vepër të autorit gjë që eshte e drejte fshirja. Por përdoruesi në fjalë nuk e ka zhvendosur në një artikull më vete duke e humbur këtë pjesë.
Fyerje e përdoruesve të tjerë
  • Kur i thua dikujt 10 here qe filologjia dhe antropologjia jane dy dege dhe dhjete here nuk e kupton. Dhjete here qe referenca e mire, WP:RS, eshte ajo qe ndihmon cilesisht, prape me bajgat e katundit do te loze sheeptari. Atehere me gdhe po merresh, biri im.

    — faqen personale
  • kujtova se po merreshim vesh Bato, por qenke katundar - ketu
  • ...per vete kontributoret me pervoje - por te payrnek - te kesaj enciklopedie - këtu
  • Gdhete dhe doket - këtu, dyshohet se ka përdorur IP-në 79.106.126.194
Dyshime për sockpuppetry

Sipas përkufizimit në artikullit në anglisht:

Sock puppetry takes various forms:

  • Logging out to make problematic edits as an IP address

Pra përdorimi i adresave IP nga njeë përdorues i rregjistruar me qëllim kryerjen e redaktimeve problematike cilësohet si përdorues i shumëfishtë. Nga IP 79.106.126.194 kanë ardhur së paku dy redaktime jo konstruktive:

-- Euriditi  16 tetor 2019 22:19 (CEST)[përgjigjuni]

Votimi


Rezultati: Bllokimi aprovohet me 5 vota PËR, asnjë KUNDËR, asnjë ASNJËANËSE. -- Euriditi  28 tetor 2019 10:57 (CET)[përgjigjuni]

Diskutim

Pajtohem me pjesët për fyerjet e ridrejtimet/zhvendosjet. Për pjesën e fshirjes së përmbajtjes s'jam shumë dakord se në disa raste, me sa shoh nga shembujt që ke sjellë, ndryshimi i përmbajtjeve (fshirja e tyre) ka qenë thjesht për arsye strukturimi më të mirë të artikujve. Shpeshherë janë fshirë hollësira të panevojshme. Sigurisht, në raste të tilla, mirë është që përmbajtja e fshirë të dërgohet dhe te artikulli i ri ku e ka realisht vendin a të argumentohet pse është e panevojshme te tabela ku tregohen ndryshimet e bëra por në komunitetin tonë kjo gjë rrallëherë bëhet nga përdoruesit. Sidoqoftë vetëm fyerjet janë gjë e rëndë mjaftueshëm për të kërkuar bllokim. Së bashku me arsyen e ridrejtimeve (thyerjen e marrëveshjes së sapoarritur te artikulli mbi rrënojat në Shkodër), këto ishin dy arsyet pse une e bllokova për 1 muaj. Në përgjithësi unë jam kundër gjërave që janë përgjithmonë. S'po votoj kundër ama do të propozoja ngritjen graduale të dënimit nga 1 muaj në 3 muaj, 1 vit e mbase dhe përgjithmonë nëse akte të tilla përsëriten pasi dënimet respektive përfundojnë. Rrallëherë ndodh që dikush të kthehet pas 1 viti vetëm e vetëm që të prishë punë sërish. Rrallëherë ndodh që dikush të kthehet dhe pas 1 muaji për atë punë. Bllokimi është gjithmonë vetëm një buton larg dhe dëmet në projekte virtuale si Wikipedia janë gjithmonë lehtësisht të rikuperueshme. Se japim një mundësi të dytë a të tretë besoj se nuk bëjmë keq.

Për sa i përket kukullave të leckave pastaj, ato mund ta shtojnë dënimin te llogaria kryesore por gjithmonë duke u pasur parasysh parimi që shkallët pas kufirit "2 javë" të kalohen gradualisht. Ndërkohë vetë llogaritë e kukullave të leckave mund të bllokohen përgjithmonë menjëherë në çastin e zbulimit ose jo. Ama kujdes i veçantë duhet të tregohet në rastet kur bëhet fjalë për adresa IP pasi këto mund të përfundojnë duke bllokuar përdorues të tjerë rastësorë që s'kanë fare lidhje me çështjen në fjalë falë dinamizmit të adresave IP. Këto janë mendimet e mia në lidhje me çështjen e bllokimit në përgjithësi, jo vetëm për rastin e Sekos. Mendova ta shfrytëzoja diskutimin për të trajtuar dhe këtë këndvështrim të gjerë të temës meqë, me sa di unë, s'e kemi trajtuar më parë. - Klein Muçi (diskutimet) 16 tetor 2019 23:30 (CEST)[përgjigjuni]

@Klein Muçi, nëse përdoruesi:Sejko do të ishte një përdorues i ri, unë do të isha dakord me ty, por veprimtaria e përgjithshme e tij tregojnë se është një përdorues i vjetër që i ka dhënë shumë probleme komunitetit tonë. Faqja en:Wikipedia përshkruan projektin kështu: «Wikipedia is a multilingual online encyclopedia created and maintained as an open collaboration project using a wiki-based editing system.» Personalisht u përballa në mirëbesim me të dy rastet e fundit – duke i kushtuar disa kohë çështjes Udha/Hatake – por sipas meje nuk ka mënyrë se si anëtarët e tjerë mund të bashkëpunojnë me Hataken në qoftë se ai nuk ndryshon sjelljen problematike. – Βατο (diskutimet) 17 tetor 2019 11:41 (CEST)[përgjigjuni]
@Βατο, personalisht me ty u perpoqa te ta shpjegoja mbi 5 here qe filologjia dhe antropologjia jane dy fusha te ndryshme dijeje, dhe kur artikulli Kanuni lips antropologji, zotrote nderfut filologjine (e politizuar madje, qe Bardhoshi qe vete solle ta sqaron, por s'je i kthjellte ti vete) si kriter gjoja puristik, nderkohe qe purizmi i politizuar ka 30-40 vjet qe i ka lare duart me kete dynja. Tani si mendon ti se eshte e mundur 1. te te edukoj ty ne fushen e dijes perkatese dhe 2. te permiresojme artikullin njeheresh, kur ti vete me arrogance me shkruan ne faqen e diskutimeve: nuk do ta vazhdoj me kete diskutim? Juve ju ka hipur vetja ne qejf, sepse nuk ju le as mediokriteti ne dije e as mllefi qe te shihni se po i normalizoj disa te shkrete artikuj nderkohe qe ju merreni me pune (jo me pak te nderuara) administrative. Tani, give me a break. Kur ti di te merresh me pune administrative, merru me to; nese une di te punoj artikuj mbi humanitetet - gje qe e tregon faqja e kontributeve te mija, atehere lerme rehat, mos u grric kot per arsye te cilat as nuk i fut tek "Permbledhja e redaktimit", ose konsultohu si njeri pa ia ulur qepenat diskutimit ne menyre te njeanshme, arrogante dhe fodulle. Vetem per Kanunin mund te ishte arritur nje "Artikull i mire" e pse jo te eksportohej ne wiki-t e tjera, sepse i dhashe kohe dhe referenca te vyera per nje paraqitje sa me enciklopedike, e cila me kohen do te mund te merrte edhe paragrafe te tjere ku t'i trajtohej valenca e shumefishte qe ka si koncept. Meraqet puristike te tuat jane irilevante, Konica kete e ka ftilluar qe me 1922 kur shkruante "Ato që i honepsi gjuha dhe hyjtin gjer në kasolle të malësorit, ato fjalë u-nacionalizuan." --79.106.126.130 17 tetor 2019 12:00 (CEST)[përgjigjuni]
Artikull i mirë? Ky version i artikullit është jo-neutral sepse ke bëre cherrypicking. Gjithashtu artikulli nuk përshkruan në mënyrën e duhur temat më të rëndësishme të subjektit. Unë nuk e di çfarë njohurie dhe titull studimi ke, dhe as më intereson sepse në Wikipedia përdoruesit janë redaktorë vullnetarë që duhet të shtojnë në mënyrë asnjëanëse përmbajtje që mbështeten tek burimet dytësore të besueshme. Solla disa burime dytësore të besueshme ndërkombëtare dhe disa burime shqiptare të cituar në nivel ndërkombëtar nga studiuesit e ligjit, por ti nuk i pranon. Te faqja e diskutimit nuk kam shkruar "me arrogancë", thash që nuk do ta vazhdoja sepse pas 12 000 byte nuk kemi zgjidhur asgjë; me ty nuk ka mënyrë se si të arrihet një marrëveshje neutrale, mjafton të shikohet se si reagove te ky artikull në të cilin unë u mundova të zgjidhja konfliktin në mënyrë asnjëanëse si administrator i pa përfshirë në këtë çështje, por ti kundërshtove konsensus-in duke cituar një burim të besueshëm që nuk mbështet atë që thuan ti. – Βατο (diskutimet) 17 tetor 2019 13:30 (CEST)[përgjigjuni]
Joneutral kundrejt kujt?! Kundrejt gjendjes ne te cilen ishte apo asaj qe ti ia merr shabllon hyrjen nga en.wiki? Artikulli i pershkruan mjaftueshem mire, krahasuar me si ishte, temat e subjektit. As une nuk e di ç'njohuri apo titull kam e ke, por e tregon artikulli se si e permiresova qe ia kam haberin temes. Per sojin tend te redaktorit parazitar eshte shume e leverdisshme qe te shohesh dike duke e punuar nje artikull dhe t'i shkosh duke bere si bythezgjuar. Te lumte qe i solle burimet (Bardhoshi eshte referenca qe duhet te ta ftillonte yryshin), por ti gjithsesi e ke pa dogane nga njeri vesh tek tjetri togfjaleshin "filologjia nuk nderton ligjesi antropologjike", sepse si ta thashe te Diskutimet: nuk kemi "Doket e Skraparit", apo "te Gjergj Arianitit", por i thone Kanun/Zakon/Venome/Adet. Persiatja mbi fjalen "doket" vjen (Çabej, vitet '70) kur materiali etnografik ishte i mbledhur dhe paragrafi Emertimet e shterron se ç'kane konstatuar folkmbledhesit se si i kane thene normes zakonore ne terren. Antropologjia ka te beje me terrenin, se ç'zgjedh njeri teknicien (Tedeskini, etj = juriste; Çabej, Camaj = filologe) merren ne antropologji si sugjerime. Bardhoshi ta ftilloi, por ti nuk ke dallimberjen e çeshtjes, por me partizanllek demek-patriotik kujton se fjala kanun, apo tjerat si zakon qe i kushtove nenparagraf, kane me pak dinjitet sepse nuk kane etimologjine e referuar shqipe. Ky i dashur quhet racizem gjuhesor, fashizem kulturor, sepse instrumentalizon fusha dijeje ne dobi te nje demek-axhende shqiptareske. Per sa kohe ne 1/3 e territorit shqiptar i thone Kanun, nderkombetarisht i thuhet Kanun, atehere se ç'persiaten teknicienet e fushave tjera nuk jane antropologjikisht paresore. Kjo te te vleje si edukate dallimberjeje mes disiplinave diturore. Absolutisht qe referenca qe jua solla te fotografuar e mbeshtet ate qe them une, dhe jam i vetmi qe solla reference autoritare dhe i bera te mundur nje burokrati qe ia vuri titullin ne bazen e portaleve se si i thone ne nje reference akademike, RS. Dakord qe enciklopedia vullnetarë do te kete, por nuk do te behet fshatçe qe te riungjillizojme historine pas pilafit te dijeve te cungeta qe keni. -79.106.126.130 17 tetor 2019 15:51 (CEST)[përgjigjuni]
Antropologu italian Donato Martucci (Le consuetudini giuridiche albanesi tra oralità e scrittura, f. 76) thotë: «I termini zakon e kanun venivano utilizzati con lo stesso significato in regioni differenti, come ad esempio: il Kanun di Martanesh, Zakon di Dibra, di Kurbini, di Benda e Tamadhe, Zakon di Muzë Ballgjini e così via [...] Altri termini utilizzati per indicare le leggi consuetudinarie erano doket, usull, itifatk, adet, sharte, udha o rruga (via, strada) [...] In definitiva possiamo affermare che sotto l'ormai nota definizione di Kanun sono stati inglobati e appiattiti una serie di termini e concetti che davano per lo meno l'idea della varietà e dei differenti percorsi che avevano caratterizzato la storia delle regioni dell'attuale Albania. Diciamo, che ad un certo punto della storia di queste consuetudini, si è deciso, mettendolo per iscritto, che tutte le norme consuetudinarie dovevano confluire in un'unica parola: Kanun.» Ky burim dytësor që ke përdor ti tek artikulli është i mirë apo në këtë rast nuk është i vlefshëm sepse nuk thotë atë që do ti? Unë u mundova të paraqisja të gjitha format e emërtimeve me mbështetje nga burimet e besueshme. Në qoftë se burimet dytësore të besueshme dhe disa burime parësore që solla tek faqja e diskutimit nuk të mjaftojnë, këtu ke barazimin e fjalëve nga njëri që gjuhën shqipe e njihte më mirë se ne. PS: Të këshilloj që mos të bësh më sulme personale. Ky është komenti im i fundit këtu. – Βατο (diskutimet) 17 tetor 2019 17:29 (CEST)[përgjigjuni]

Keq më vjen ta them por me këtë gjuhë që vazhdon përdor përdoruesi në fjalë edhe pasi u bllokua për të njëjtën gjë, dhe pasi po i drejtohemi me respekt, jam i detyruar të ndryshoj mendim. - Klein Muçi (diskutimet) 17 tetor 2019 17:36 (CEST)[përgjigjuni]

@Βατο, lexome me kujdes dhe mos me mvish projektimet e tua. As e pretendova ndonjehere se fjala nuk ka ekzistuar perpara. Valenca e fjales eshte konstrukt, jo vete fjala, se qenke i trashe qamet. Por ne terren nuk u mblodh kund teresi normative qe quhej ndryshe nga katershja kanun/adet/venom/zakon, kete e ke me referenca. Nuk pati nje mbledhje etnofolklori Doket e Skraparit, apo Doket e Pukes apo... nga fshati jot. Fjalen doke ne kryeradhe ti e fute jo nga Martucci, por nga marrja shabllon e en.wiki qe i shkon forma mentis-it ideosinkretik per gjoja purizem, sepse edhe zakon e ndave me nenparagraf prej po se njejtes mendesi. Ti paraqite si fakt te kryer doket nga nje reference jo-historiane gjuhe (Vickers) ne menyre kokeforte. Nuk me intereson njëri sepse nuk eshte antropolog, se na trashe duke i rene rrotull si kali n'leme. Ja ku e ke akomodimin qe i bera evaluimit filologjik te kesaj fjale, se bashku me komentin e references qe vete solle, nga antropologu Bardhoshi:

Sipas Çabejt,[1] Camajt,[2][3] dhe Schmidt-Neke, një term tjetër - mbase më i vjetri në shqipe[4] - që shënjon të drejtën kanunore është fjala doke.[5] Shumësi Doket nënkupton "një përmbledhje i ligjeve që përcaktojnë se si njeriu të sillet me të njohurit dhe të huajt", duke treguar natyrën arkaike të këtyre rregullave.[2] Nën ndikimin e Çabejt dhe shqetësimeve të vazhdueshme për purizmin gjuhësor të viteve 1970-80, disa studjues kanë parapëlqyer të përdorin e drejtë dokësore.[6]

@Klein Muçi, respektin nga ti e perceptoj, nga keta tjeret shoh vetem trashesi qamet. Artikullin e rregullova une dhe bythezgjuari nuk kupton qe as folkmbledhesit e as parathenieshkruesit nuk quhen antropologe.--188.172.110.121 17 tetor 2019 17:59 (CEST)[përgjigjuni]

Beta feature "Reference Previews"

-- Johanna Strodt (WMDE) 23 tetor 2019 11:47 (CEST)[përgjigjuni]

Punime te moduli i referimeve

Gjatë ditëve në vijim do të jem duke bërë disa ndryshime te moduli i referimeve në përpjekje për ta përafruar me atë në anglisht nga ana teknike dhe njëkohësisht për të rregulluar një problem bashkëpunimi me robotin e arkivimit në komunitetin tonë. Gjatë kësaj kohe, do të ketë probleme me paraqitjen e referimeve në çdo artikull. Gjendja do të rikthehet së shpejti në normalitet. :) - Klein Muçi (diskutimet) 28 tetor 2019 14:17 (CET)[përgjigjuni]

 U bë! - Moduli i referimeve është tashmë më i përparuar seç ishte, mund të identifikojë më shumë gabime dhe është i vetmi pas atij në EnWiki që ka një shkallë përparimi teknik të tillë. Nëse shihni gjëra të çuditshme që s'duhet të jenë te referimet apo përkthime jo të sakta në lidhje me to, ju lutem, më lajmëroni. Puna e mbarë të gjithëve! - Klein Muçi (diskutimet) 29 tetor 2019 19:40 (CET)[përgjigjuni]
@Klein Muçi, të përgëzoj për punën në këtë modul. E kam ndjekur dhe është për t'u marrë shëmbull! -- Euriditi  30 tetor 2019 09:49 (CET)[përgjigjuni]
@Euriditi, të falënderoj shumë për fjalët e mira. Siç kam thënë më parë, puna ime këtu ka nisur vite më parë me ndihmën tënde kur s'isha i sigurt as si redaktohej një artikull kështu që, fjalë të tilla tani thonë shumë për mua. :) I vetmi problemi është se moduli kërkon vazhdimisht përditësim njëherë në disa kohë pasi dhe në EnWiki ndryshohet vazhdimisht nga Trappist Monk. Madje, po të shohësh kodin, do të shohësh se ka shumë pjesë me shënimin "TODO" që janë probleme të pazgjidhura që ai pritet t'i rregullojë në të ardhmen. Sistemi i referimit është një pikë e dobët e Mediawiki-t pasi nuk ofrohet pothuajse asgjë nga aty. Është moduli në fjalë që bën shumicën e punës dhe roboti IA që kujdeset për detajet e tjera duke përdorur palë të treta jashtë Wikimedia-s për arkivim. Derisa situata të jetë kështu, do të jetë gjithmonë një sistem i brishtë që kërkon tepër punë për t'u mbajtur i bashkuar pas çfarëdo ndryshimi të vogël që ushtrohet në të. Kam folur dhe me Trappist Monk për të na ndihmuar njëherë e një kohë, që të na thoshte ai vetë sa herë bëheshin ndryshime në EnWiki e në fakt pranoi por më kërkoi të bëja sandboxe-s për të gjitha faqet e modulit sipas modelit të EnWiki që të fillonte të ndihmonte, së bashku me faqet përkatëse të dokumentacionit, gjë për të cilën s'isha shumë i sigurt si të veproja (e s'jam) dhe u detyrova ta ndërpritja në mes bisedën. Nëse ti apo ndokush tjetër është i interesuar të ndihmojë, është i mirëpritur sepse siç thashë, fatkeqësisht moduli ka nevojë për ndërhyrje të vazhdueshme dhe për pasojë, sa më shumë veta të dinë të punojnë me të (duke njohur mirë kategoritë bashkëshoqëruese), aq më mirë është.
Më fal për zgjatjen por shfrytëzova rastin për të dhënë disa detaje në lidhje me temën me shpresë se mund të ndihmojnë në të ardhmen për të lehtësuar punën. - Klein Muçi (diskutimet) 30 tetor 2019 15:06 (CET)[përgjigjuni]
Përshëndetje @Klein Muçi, të falenderoj për fjalët e mira. As unë nuk e di çfarë nënkupton me sandbox pasi është një term i gjerë. Gjithësesi çfarë mund të bëjmë ne është që një herë në disa muaj të përshtatim ndryshimet nga en.wiki dhe për këtë mund ta bëjmë njëherë unë, njëherë ti ose edhe dikush tjetër. -- Euriditi  31 tetor 2019 11:37 (CET)[përgjigjuni]
@Euriditi, të lutem, hidh një sy këtu të kuptosh për çfarë bëhet fjalë. Faleminderit për ofrimin e ndihmës gjithsesi! :)) - Klein Muçi (diskutimet) 31 tetor 2019 14:21 (CET)[përgjigjuni]

Editing News #2 – Mobile editing and talk pages

29 tetor 2019 12:12 (CET)

Ngrirje e disa artikujve

Pershendetje! Vendosa disa artikuj ne ngrirje per arsye sepse gjate diteve te fundit ka patur lufte redaktimesh nga 2 IP te ndryshme. Lista e artikujve eshte: Naim Frashëri, Sami Frashëri, Esad pashë Toptani. Do t'iu lutesha 2 administratoreve qe 2 prej tyre te kontrollonin me kujdes dhe vetem pasi te jene kontrolluar nga dy prej tyre keto artikuj duhet tiu hiqet ky status. -- Euriditi  29 tetor 2019 13:47 (CET)[përgjigjuni]

@Euriditi, një hollësi e vogël: Që ngrirja të funksionojë siç u konceptua duhet të ketë një diskutim në zhvillim e sipër për secilën faqe te faqet e diskutimit përkatëse. Kjo pasi dhe vetë stampa thotë se po zhvillohet një diskutim, i nxit njerëzit të marrin pjesë në të dhe thotë se faqet mund të dalin nga ajo gjendje vetëm pasi diskutimi në fjalë të jetë përfunduar. Do të të lutesha të krijoje një diskutim te faqet përkatëse për detajet në lidhje me çfarë po zhvillohen luftrat në fjalë. Kjo do të lehtësonte dhe punën e administratorëve për t'u përfshirë në temë dhe për t'i dhënë një zgjidhje më të shpejtë situatës. - Klein Muçi (diskutimet) 30 tetor 2019 04:08 (CET)[përgjigjuni]
@Klein Muçi, fatkeqsisht diskutimi mes ketyre 2 IP-ve eshte ne nivel personal permes mesazheve te permbledhjes se redaktimit. Edhe mua do te me duhet pak kohe te rishikoj ndryshimet qe kundershtohen. -- Euriditi  30 tetor 2019 09:46 (CET)[përgjigjuni]

Zhbllokim

Përshëndetje! Ditët e fundit jam kontaktuar disa herë në mesazhe elektronike nga përdoruesi Udha, i cili më ka pyetur nëse mund të hiqet bllokimi i tij në komunitetin shqip. Ai deklaron se është tepër i dedikuar në punën vullnetare këtu, shpreh vullnetin e plotë për të bashkëpunuar me këdo dhe mendon se nuk ka pasur ndonjëherë arsye të fortë për t'u bllokuar që në fillim. Gjendur në këtë situatë, po hap këtë diskutim këtu në lidhje me rastin në fjalë pasi nuk kemi ndonjë rregullore të zgjeruar dedikuar bllokimeve, me sa di une, si dhe për faktin se emri i Udhës është i njohur për një pjesë të madhe të komunitetit tonë. Unë personalisht, siç i thashë dhe atij vetë, s'jam aq optimist në këtë gjë por megjithatë, premtova se do ta hapja një diskutim për t'ia lënë në dorë shumicës së komunitetit si vendim, siç dhe po veproj.

Ju lutem të thoni mendimin tuaj në lidhje me rastin në fjalë si dhe ndonjë ide të përgjithshme për rishikimin e bllokimeve, pasi nuk jam i sigurt se çfarë procedurash kemi për ato raste, nëse kemi. - Klein Muçi (diskutimet) 30 tetor 2019 03:59 (CET)[përgjigjuni]

Në qoftë se rregullat nuk ekzistojnë në Wikipedia shqip, duhet të bazohemi tek regullat e Wikipedias anglisht; atje kemi Banning policy dhe Blocking policy. Përdoruesit kanë të drejtë të kthehen në Wikipedia me Clean start duke mos përsëritur sjelljet e mëparshme.
Pranimi i kërkesës anulon vendimin e mëparshëm të komunitetit dhe vë në dyshim besimin dhe veprimin e një administratori. Sipas përfundimit të këtij diskutimi, pasojat mund të mos jenë të lehta. Po thërras edhe përdoruesit e tjerë, të interesuar për këtë çështje në të kaluarën: @Liridon, @1l2l3k, @Tiimiii, @Ktrimi991, @Resnjari, @AT44, @Planeti, @Leeturtle,. – Βατο (diskutimet) 30 tetor 2019 13:21 (CET)[përgjigjuni]
  • Unë personalisht mbështes që @Udha të zhbllokohet. @Udha ka qenë një kontribues i mirë i projektit Wikipedia, veçanërisht kur bëhet fjalë për përkthimin e artikujve. E gjithë mosmarrëveshja @Udha/@Hatake ishte budallallëk dhe unë e di se diçka duhej të bëhej pak kohë mbrapa, por mendoj se ka kaluar kohë e mjaftueshme. Unë kam faqe në listën time të mbikqyrëse në Wikipedia anglisht dhe Hatake duket se po e ndjek [1], [2], [3] @Udhën. Kjo nuk është mirë. @Hatake abuzoi privilegjet e tyre në Wikipedia shqip dhe nuk po krijon një mjedis të mirë për redaktorët e tjerë në Wiki projekte të tjera.Resnjari (diskutimet) 30 tetor 2019 14:47 (CET)[përgjigjuni]
  • Un nuk kam kohë të merrem me këtë problem, neve si komunitet u dham mundësi disa herë, por secili kishte inatin e tij me tjetrin, në vend se të vazhdonin punën në artikuj të tjerë, ato merreshin me redaktimet e njëri-tjetrit, të dy meritojnë atë cka morën.--Liridon (diskutimet) 31 tetor 2019 22:26 (CET)[përgjigjuni]
  • @Liridon, ka te drejte. Thjesht te rikthehet pas te gjithe atyre mundesive qe iu dhane nuk ka kuptim. Wikipedia eshte enciklopedi e lire, por jo han me dy porta. Megjithate, me Udhen kam patur disa bashkepunime dhe mendoj se mund ti ofrohet ajo qe ne enwiki njihet si "Standard Offer". Pra, te editoje nje Wiki tjeter (p.sh. enwiki) per 6 muaj, dhe nqs me punen e tij aty e bind komunitetin e sqwiki, e shoh te arsyeshme ti jepet nje mundesi e kushedi e sata. Ktrimi991 (diskutimet) 31 tetor 2019 23:44 (CET)[përgjigjuni]
  • dakortësoj me propozimin për ti dhënë mundësinë të editojë një wiki tjetër për 6 (apo më shumë muaj) dhe në varësi të qasjes që do ketë atje procedojmë. --Lee Turtle (diskutimet) 1 nëntor 2019 11:10 (CET)[përgjigjuni]
  • Unë personalisht isha kundër zhbllokimit hëpërhë por propozimi nga Ktrimi9991 po më pëlqen shumë. Hera e parë që lexoj për një ide të tillë në fakt por më duket një zgjidhje shumë e mirë për raste të tilla. - Klein Muçi (diskutimet) 2 nëntor 2019 03:37 (CET)[përgjigjuni]

Duke qenë se një shumicë komentesh ishin në pro propozimit nga Ktrimi991, e duke qenë se më bie përgjegjësia morale për të lajmëruar përdoruesin Udha për vendimin përfundimtar të këtij diskutimi, çfarë hollësish propozoni? 6 muaj te EnWiki? Më pak? Më shumë? A duhet të rifillojë llogaritja e kohës tani apo shërben përvoja e tij atje gjatë gjithë kësaj kohe? Me sa kam marrë vesh, Udha vazhdon të jetë aktiv te EnWiki. - Klein Muçi (diskutimet) 22 nëntor 2019 07:25 (CET)[përgjigjuni]

Nëse mendoni që @Udha duhet të zhbllokohet, do duhet të votohet për ketë zhbllokim. Un nuk do vendos veto as për këtë rast, njët si në rastin kur komuniteti vendosi të gradoj si administrator një përdorues që më herët i ishin hequr ato të drejta për shkelje të rregullave. Nëse veprojmë kështu, duhet ta dini se po falim dhe po bëhemi shumë tolerant si komunitet, po shkelim rregullat tona, dhe mbi të gjitha po bëhemi komunitet pa principe. Përmbajtja e sqwiki ngelet në nivelin e njëjt cilësorë, e tema është për përdorues që na kanë dëmtuar dhe na kanë marrë kohë në të kaluarën.--Liridon (diskutimet) 22 nëntor 2019 17:22 (CET)[përgjigjuni]
@Liridon, per çfare kohe qe te qenka humbur e ke fjalen? Kohen qe pasi u bere burokrat ia ke varur hejbet dhe editon sa per te shpelare gojen? Apo mos duhet qe ta shohim mbajtjen peng qe po i ben ti si ndonje konspiracion sllavo-maqedon?--79.106.127.45 22 nëntor 2019 17:29 (CET)[përgjigjuni]
Po pra, i njëjti ke ngelur, kjo është çështja jote që përsëritet, merr shume personalisht gjithçka. Për të dhënë kontributin tim, nuk më duhet asnjë nga privilegjet aktuale, dhe nëse jam duke ju mbajtur peng, në çdo kohë komuniteti mund të propozoj heçjen e privilegjeve.--Liridon (diskutimet) 22 nëntor 2019 17:46 (CET)[përgjigjuni]
Më fal por ky lloj toni është i papranueshëm në një mjedis të tillë dhe dëshmi që vepron në krah të kundërt me zhbllokimin tënd. @Euriditi, të lutem, për të pasur një përfshirje më të plotë të burokratëve e administratorëve në këtë bisedë, eja e jep mendimin tënd në lidhje me çështjen. - Klein Muçi (diskutimet) 23 nëntor 2019 08:59 (CET)[përgjigjuni]

Wikipedia Asian Month 2019

Please help translate to your language

Wikipedia Asian Month is back! We wish you all the best of luck for the contest. The basic guidelines of the contest can be found on your local page of Wikipedia Asian Month. For more information, refer to our Meta page for organizers.

Looking forward to meet the next ambassadors for Wikipedia Asian Month 2019!

For additional support for organizing offline event, contact our international team on wiki or on email. We would appreciate the translation of this message in the local language by volunteer translators. Thank you!

Wikipedia Asian Month International Team.

MediaWiki message delivery (diskutimet) 31 tetor 2019 17:57 (CET)[përgjigjuni]

Gjuhët tek moduli CS1

Përshëndetje wikipedianë!

Sapo mbaruam punën e gjuhëve tek moduli CS1. Bashkë me Klein-in krijuam të gjitha kategoritë për artikujt burimet e të cilëve janë në gjuhë të huaj dhe i lidhëm në Wikidata. Duke punuar na u shfaq vështirësia e shqipërimit të disa emrave të gjuhëve. Në qoftë se keni njohuri në lidhje me të, ju lutemi na ndihmoni të bëjmë emërtimin në mënyrë sa më të saktë.

Ju faleminderit! – Βατο (diskutimet) 2 nëntor 2019 10:57 (CET)[përgjigjuni]

@Βατο, pyeta në një grup në Facebook dedikuar gjuhës shqipe për temën në fjalë dhe propozimi i vetëm që më erdhi ishte i tillë: Të vendosen në formën Faqe me burime në gjuhën X. Kjo e bën shumë më të lehtë përshtatjen në shqip. Sigurisht, na hap ca punë për të ushtruar ndryshimin te të gjitha kategoritë më sipër por...
Gjithashtu, sido që të veprojmë, duhet të hetojmë fare pak te artikujt dedikuar gjuhëve për gjuhët më të panjohura, vetëm paragrafin e parë, për të kuptuar ca më shumë për gjuhën dhe sidomos për shqiptimin e saj, në mënyrë që të bëjmë përshtatjen. - Klein Muçi (diskutimet) 3 nëntor 2019 17:59 (CET)[përgjigjuni]
@Klein Muçi, personalisht mendoj se forma Faqe me burime në gjuhën X është më e ndërlikuar sepse në formën e tanishme përdorim vetëm shtesën -isht në fund të fjalëve, ndërsa në ate formë duhet të përdorim shtesa të ndryshme, psh. ... në gjuhën angleze, ... në gjuhën frënge, ... në gjuhën itlaiane, ... në gjuhën greke, etj. Emrat e pasigurt janë shumë pak, ato mund të lihen ashtu derisa të kemi njohuri më të thella. – Βατο (diskutimet) 3 nëntor 2019 23:04 (CET)[përgjigjuni]
@Βατο, hmm... :/ Në fakt ke të drejtë nga ai këndvështrim. Ama kjo do të shmangte pak emrat e gjatë e të vështirë për t'u lexuar që janë formuar si pasojë e asaj paradigme. Jam i dyzuar gjithsesi. :/ - Klein Muçi (diskutimet) 3 nëntor 2019 23:16 (CET)[përgjigjuni]
Mendoj që të dy format kanë mangësi nëse nuk kemi një përkthim të duhur në shqip për atë gjuhë, edhe kështu si janë mund të qëndrojnë për mendimin tim.--Liridon (diskutimet) 4 nëntor 2019 20:00 (CET)[përgjigjuni]

Statistika mbi gjuhët e burimeve të përdorura në Wikipedia-n shqip

Përshëndetje!

Falë një bisede të sukseseshme me mirëmbajtësin e modulit CS1 në EnWiki, ai realizoi dy ndryshime në kodin e modulit, njëri prej të cilëve vetëm për projektin tonë. Këto ndryshime i dhanë fuqinë modulit në fjalë të arrinte të kategorizonte në një kategori të gjithë artikujt te burimet e të cilëve përdoret gjuha lokale (në rastin tonë, shqip) dhe të arrinte të kategorizonte në një kategori gabimesh të gjithë artikujt te burimet e të cilëve për arsye të ndryshme nuk është përcaktuar gjuha (kjo është vetëm për Wikipedia-n shqip).

Të dhënat nga këto kategori të munguara të bashkuara me të dhënat nga kategoritë e burimeve në gjuhë të huaj na japin mundësinë të kemi një pamje të plotë të gjuhëve që përdoren në burimet shqiptare. Me anë të këtyre të dhënave kam krijuar një grafik: Grafiku i shpërndarjes së burimeve sipas gjuhës (Mundohuni ta hapni sa më shpejt pasi nuk jam i sigurt për sa kohë do të zgjasë lidhja.)

Për ta kuptuar ca më mirë, pasi ta hapni, zgjidhni te "Theme" (sipër grafikut, majtas) mundësinë "dark-unica". Pastaj, poshtë keni të renditura të gjitha gjuhët që janë përdorur për burime aktualisht. Provoni të shtypni mbi "Gjuhë e papërcaktuar" për ta fshehur rezultatin e saj që të shihni ca të dhëna të tjera për gjuhët e tjera. Po njëlloj mund të fshihni më shumë gjuhë, për të zbuluar gjuhë të tjera edhe më pak të përdorura.

Disa fakte që të bëjnë përshtypje janë:

  1. Parametri i gjuhës përdoret jashtmase pak. Ka mbi 11000 artikuj ku ky parametër mungon. Tashmë artikuj të tillë mund të identifikohen lehtësisht por statistika na vë në dukje një problem të kahershëm më të gjerë: Mungesën e saktësisë dhe informacionit në burimet që përdorim. Për fat të keq, falë një vështirësie të shtuar në përdorimin e tyre krahasuar me detaje të tjera të redaktimit, shumë përdorues thjesht kopjojne në mënyrë të verbër kod, pa e ditur se çfarë po bëjnë ekzaktësisht kur vjen puna te shtimi i burimeve (zakonisht kur po përkthejnë nga projekte homologe të Wikipedia-s). Kjo bën që burimet tona të jenë të varfër nga paraqitja informative, ngatërrues nga një pikëpamje teknike dhe të vështirë për t'u verifikuar e kontrolluar përsa i përket saktësisë.
  2. Gjuha shqipe përdoret jashtmase pak. Ka vetëm 76 artikuj me burime në gjuhën shqipe megjithëse Wikipedia shqip ka rreth 78000 artikuj. Kjo do të thotë se kemi më pak se 1 burim në shqip për çdo 10000 artikuj. Numri i vogël i burimeve në shqip në një botë ku pjesa më e madhe e burimeve vijnë nga interneti e gjuhë e internetit është shpeshherë de facto anglishtja është i pritshëm. Ama numri mbetet përsëri më i vogël se sa do të duhej të ishte. Unë personalisht s'besoj se numri përfaqëson një vlerë të vërtetë pasi shumë burime në shqip duhet të jenë te ato të papërcaktuarat por gjithsesi duhet të bëhemi të vetëdijshëm që të mos kopjojmë burime në gjuhë të tjera kur ekzistojnë burime të besueshme në shqip. (Kjo s'do të thotë të sakrifikojmë besueshmërinë për ta pasur në gjuhën shqipe.) Burimet në gjuhë të huaja e vështirësojnë dhe më shumë kontrollimin e verifikimin e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për gjuhë jo shumë të njohura nga pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar.
  3. Përfshirja e gjuhëve jo shumë të njohura nga komuniteti shqiptar. Nga grafiku të bie në sy përdorimi i gjuhëve të tilla si: latinishtja e lashtë, persishtja, koreanishtja, gjuha esperanto, gjuha vietnameze, etj. Pa nënkuptuar kurrfarë nënvlerësimi për gjuhët e përmendura, në përgjithësi bëhet fjalë për gjuhë të cilat fliten nga popuj që janë larg gjeografikisht nga territoret shqifolëse (apo gjuhë të vdekura). Kjo e bën të ulët mundësinë e një numri të lartë të folësve të tyre nga komuniteti shqiptar, gjë që vështirëson dhe më tej kontrollimin e verifikimin e burimeve të përdorura. Një praktikë e tillë vjen përsëri nga kopjimi në mënyrë të verbër i burimeve nga artikuj të tjerë, pa ushtruar kurrfarë kontrolli paraprak. Fenomen i cili edhe pse lehtëson jashtmase punën, duhet luftuar e minimizuar, në mos ndaluar, pasi sjell probleme të tjera, sidomos kur bashkohet me fenomenin e vdekjes së lidhjeve.

Për ta mbyllur, gjej rastin të përsëris dhe njëherë tjetër thirrjen për saktësi në përdorimin e burimeve. Po ndërmarrim shumë masa në atë drejtim. Përshtatje te moduli CS1, kategorizime dhe kapje gabimesh automatike, përfshirja e robotëve për arkivimin e lidhjeve... Por të gjitha metodat automatike në thelb kanë punën njerëzore kështu që përpjekja kryesore duhet të vijë nga vetë ne. Si gjithmonë, ofrohem personalisht t'ju ndihmoj me problemet që mund të keni në lidhje me vendosjen e burimeve.

Hidhini një sy grafikut e mirëpres çdo koment në lidhje me të e temën. - Klein Muçi (diskutimet) 3 nëntor 2019 17:11 (CET)[përgjigjuni]

Falemnderit @Klein Muçi, për punën dhe përshkrimin e detajeve. Sigurisht që kjo nuk është e saktë, dhe mendoj që shumë më shumë referenca në gjuhën shqipe kemi, por nëse atë nuk kanë të shënuar atë parametër, atëherë skemi si e llogarisin, dhe kjo na bën që të vetëdijsohemi dhe të përdorim më shumë parametrin e gjuhës në referenca. Të them të drjetën personalisht nuk e kam përdorur asnjëherë, dhe tash pas leximit të këtij raporti, nisa të shoh artikujt ku kam punuar së fundmi, dhe pak i befasuar. Mund të përfundojmë që jemi ca përtacë, por edhe të painteresuar për referencat, dhe arsyeja që gjuhët tjera kanë më shumë referenca ne sqwiki është ajo qe the ti, sepse kopjohen nga wiki të tjera dhe është më lehtë copy-paste. Le të jenë statistikat e këtij raporti një motivim më shumë për të krijuar përmbajtje më ciësore. --Liridon (diskutimet) 4 nëntor 2019 20:09 (CET)[përgjigjuni]