Vlera ushqyese: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1: Rreshti 1:
[[Skeda:Fruits vegetables and nuts.jpg|parapamje|Frutat, perimet, farat edhe drithrat jane ushqime te pasura me vlera ushqyese qe i duhen njeriut.]]
[[Skeda:Fruits vegetables and nuts.jpg|parapamje|Frutat, perimet, farat edhe drithrat jane ushqime te pasura me vlera ushqyese qe i duhen njeriut.]]
'''Vlerat ushqyese''' janë materiale që gjenden brenda ushqimit që ne konsumojmë, dhe janë të domosdoshme për mbijetesën e organizmave dhe qelizave. Vlerat ushqyese mbështesin jetesën dhe shëndetin e çdo organizmi në tokë. Shkenca e ushqimit analizon se si trupi reagon ndaj ushqimit, dhe si ndikojnë vlerat ushqyese në mirëmbajtjen, rritjen, riprodhimin, shëndetin dhe sëmundjen e një organizmi. Kjo shkencë studion se si trupi e zbërthen ushqimin (katabolizmi) dhe si e riparon atë duke krijuar qeliza dhe inde të reja (anabolizmi). Katabolizmi dhe anabolizmi bashkë njihen si '''[[Metabolizmi|metabolizmi]]'''.<ref name=":0">{{Cite news|url=https://www.medicalnewstoday.com/articles/160774.php|title=Nutrition: What is it and why is it important?|work=Medical News Today|access-date=2018-09-20}}</ref>
'''Vlerat ushqyese''' janë materiale te rendesishme që gjenden brenda ushqimit që ne konsumojmë, dhe janë të domosdoshme për mbijetesën e organizmave dhe qelizave. Vlerat ushqyese mbështesin jetesën dhe shëndetin e çdo organizmi në tokë. Shkenca e ushqimit analizon se si trupi reagon ndaj ushqimit, dhe si ndikojnë vlerat ushqyese në mirëmbajtjen, rritjen, riprodhimin, shëndetin dhe sëmundjen e një organizmi. Kjo shkencë studion se si trupi e zbërthen ushqimin (katabolizmi) dhe si e riparon atë duke krijuar qeliza dhe inde të reja (anabolizmi). Katabolizmi dhe anabolizmi bashkë njihen si '''[[Metabolizmi|metabolizmi]]'''.<ref name=":0">{{Cite news|url=https://www.medicalnewstoday.com/articles/160774.php|title=Nutrition: What is it and why is it important?|work=Medical News Today|access-date=2018-09-20}}</ref>


'''Dieta ushqyese''' që njeriu ndjek është shume e rëndësishme për shendetin dhe mirëqenien e tij. Kjo sepse ushqimi na furnizon me energji dhe vlera ushqyese që janë esenciale për funksionim të trupit tonë. Trupit të njeriut i nevojiten lloje të ndryshme të vlerave ushqyese si '''[[Karbohidratet|karbohidratet]], [[Yndyra|yndyrat]], fibrat, [[Proteina|proteinat]], mineralet, [[Vitaminat|vitaminat]]''' dhe '''[[Uji|uji]]''' të ndara në makroelemente dhe mikroelemente.<ref name=":0" />
'''Dieta ushqyese''' që njeriu ndjek është shume e rëndësishme për shendetin dhe mirëqenien e tij. Kjo sepse ushqimi na furnizon me energji dhe vlera ushqyese që janë esenciale për funksionim të trupit tonë. Trupit të njeriut i nevojiten lloje të ndryshme të vlerave ushqyese si '''[[Karbohidratet|karbohidratet]], [[Yndyra|yndyrat]], fibrat, [[Proteina|proteinat]], mineralet, [[Vitaminat|vitaminat]]''' dhe '''[[Uji|uji]]''' të ndara në makroelemente dhe mikroelemente.<ref name=":0" />

Versioni i datës 12 dhjetor 2019 23:16

Frutat, perimet, farat edhe drithrat jane ushqime te pasura me vlera ushqyese qe i duhen njeriut.

Vlerat ushqyese janë materiale te rendesishme që gjenden brenda ushqimit që ne konsumojmë, dhe janë të domosdoshme për mbijetesën e organizmave dhe qelizave. Vlerat ushqyese mbështesin jetesën dhe shëndetin e çdo organizmi në tokë. Shkenca e ushqimit analizon se si trupi reagon ndaj ushqimit, dhe si ndikojnë vlerat ushqyese në mirëmbajtjen, rritjen, riprodhimin, shëndetin dhe sëmundjen e një organizmi. Kjo shkencë studion se si trupi e zbërthen ushqimin (katabolizmi) dhe si e riparon atë duke krijuar qeliza dhe inde të reja (anabolizmi). Katabolizmi dhe anabolizmi bashkë njihen si metabolizmi.[1]

Dieta ushqyese që njeriu ndjek është shume e rëndësishme për shendetin dhe mirëqenien e tij. Kjo sepse ushqimi na furnizon me energji dhe vlera ushqyese që janë esenciale për funksionim të trupit tonë. Trupit të njeriut i nevojiten lloje të ndryshme të vlerave ushqyese si karbohidratet, yndyrat, fibrat, proteinat, mineralet, vitaminat dhe uji të ndara në makroelemente dhe mikroelemente.[1]

Këto vlera ushqyese janë të rëndsishme për trupin e njeriut pasi që:

ddd

Ndarja e vlerave ushqyese

Vlerat ushqyese ndahen në makroelemente dhe mikroelemente. Makroelementet janë vlerat ushqyese që na duhen në sasi të madhe, kurse mikroelementet janë vlera ushyese që na duhen në sasi më të vogël. Makroelementet ndahen në vlera ushqyese të cilat japin energji dhe ato që nuk japin energji.[1]

Makroelementet

Makroelemente janë karbohidratet, fibrat, yndyrat, proteinat dhe uji. Fibrat dhe uji janë makroelemente të cilat nuk japin energji por janë të rëndsishme për funksione tjera të trupit. Karbohidratet, yndyrat, dhe proteinat dhurojnë energji dhe aminoacide (të cilat përdoren nga trupi për të prodhuar energji).[1]

Karbohidratet

Karbohidratet janë vlera ushqyese të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni. Ato organizohen në struktura unazore të cilat mund të lidhen njëra pas tjetrës për të formuar produkte komplekse të vargëzuar apo të degëzuar.[3]

Yndyrat

Yndyrat janë të përbëra nga molekulat e acideve yndyrore të cilat mund të jenë të ngopura dhe të pangopura. Yndyrat janë vlera ushqyese që dhuron më së shumti energji, si dhe luan rol të rëndsishëm në lubrifikim të nyjeve, prodhim të hormoneve, absorbim të vitaminave, zvoglim të inflamacionit dhe mbron shëndetin e trurit.[1]

Proteinat

Proteinat janë molekula të mëdha dhe komplekse që luajnë shumë role kritike në trup. Ata bëjnë pjesën më të madhe të punës në qeliza dhe janë të nevojshme për strukturën, funksionin dhe rregullimin e indeve dhe organeve të trupit. [4]

Fibrat

Fibrat janë pjesa e patretshme e ushqimeve bimore që udhëton përmes sistemit tonë të tretjes, absobon ujin përgjatë rrugës dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. [1]

Uji

Rreth 70% e trupit tonë përbëhet nga uji. Uji është element i rëndsishëm pasi që trupi i njeriut e përdorë ujin në të gjitha qelizat, indet dhe organet për të rregulluar temperaturen dhe të mirëmbajë funksionet tjera trupore.[1]

Mikroelementet

Mikroelementet janë mineralet dhe vitaminat të cilat trupi i kërkon në sasi më të vogël por që janë të rëndësishme për funksionim të mirëfilltë të metabolizmit. Mineralet janë elemente kimike kurse vitaminat janë molekula organike të cilat trupi nuk i prodhon (përvec vitaminës D të cilën trupi e krijon nga ekspozimi në diell), të cilat rrisin sistemin imunitar, mbështesin rritjen dhe zhvillimin normal dhe ndihmojnë qelizat të bëjnë funksionin e tyre.[5]

Mineralet

Mineralet janë elemente kimike të cilat vijnë nga uji dhe toka dhe absobohen nga nga bimët dhe kafshët.

Mineralet esenciale për njeriun janë:

  • Klori,
  • Magneziumi
  • Kaliumi
  • Fosfori
  • Natriumi
  • kobalt
  • bakër
  • Krom
  • jod
  • hekur
  • mangan
  • molibden
  • selen
  • zink[5]
Vitaminat

Vitaminat ndahen në dy kategori: të tretshme në yndyrë dhe të tretshme në ujë. Vitaminat e tretshme në yndyrë janë:

  • Vitamina A
  • Vitamina D
  • Vitamina E
  • Vitamina K
  • Vitaminat e tretshme në ujë janë:
  • Vitamina C
  • Vitamina B-complex[5]

Referimet

  1. ^ a b c d e f g "Nutrition: What is it and why is it important?". Medical News Today. Marrë më 2018-09-20. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "The Importance of Good Nutrition". Tufts Health plan. Tufts Medicare Preferred. 10 shkurt 2017. Marrë më 19 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Çfarë janë karbohidratet? - Keshilla.NET". Keshilla.NET. 2012-01-19. Marrë më 2018-09-20. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Reference, Genetics Home. "What are proteins and what do they do?". Genetics Home Reference. Marrë më 2018-09-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c "Vitamins and Minerals". kidshealth.org. Marrë më 2018-09-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)