Aqif Blyta: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 59: Rreshti 59:
* [[Ahmet Daca]]
* [[Ahmet Daca]]
* [[Bahri Abdurrahmani]]
* [[Bahri Abdurrahmani]]
* [[Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri]]


== Referimet ==
== Referimet ==

Versioni i datës 11 janar 2020 19:44

Aqif Blyta

Aqif Blyta i njohur edhe me mbiemrin Haxhiahmetoviq ose nga populli Aqif Efendia (Pazari i Ri, 1887 - 21 janar 1945) ka qenë një politikan shqiptar i Sanxhakut mes dy luftërave botërore dhe Luftën e Dytë Botërore.

Biografia

U lind në Novi Pazar më 1887, i biri i Eminit dhe Jaldëzës, familja ishte me prejardhje nga Gjakova dhe njiheshin me emrin e të gjyshit Ahmetit që kishte qenë haxhì (Haxhiahmeti, Haxhiahmetoviq). Dhjetë vjeç shkoi në Izmir, ku vazhdoi shkollimin në ryzhdijen e vendit.

U regjistrua dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake në Manastir, prej ku doli me gradën nëntoger. Më 1913 shkoi në Turqi, ku e gjeti Lufta e Parë Botërore. Si oficer aktiv në gradën e kapitenit, luftoi në ushtrinë osmane gjatë luftës. Sipas Zhivkoviq, fitoi Kryqin e hekurt gjerman të klasës së dytë për trimëri".[1]

Skeda:Acif efendija.JPG
Aqif Blyta me babain Emin Blyta

Verën e 1919 u kthye në vendlindje, ku u martua me Mahijen e Halit Komanit, po nga Gjakova.[2] Mori pjesë në Shkup në Kongresin themelues të organizatës ”Xhemiet” (Bashkimi). U shqua si aktivist i asaj organizate dhe u zgjodh sekretar. Më 1920 u zgjodh kryetar i bashkisë së Pazarit të Ri. Pasi që nuk pranuan të jenë nën diktatin e mbretit Aleksandër dhe të Nikolla Pashiqit, Xhemijetit në vitin 1924 iu ndalua veprimtaria.[3][4]

Aqif Blyta është veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Haqf-efendia është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët.

Në zgjedhjet parlamentare të viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndonëse ishte përfaqësues më në zë i popullsisë së trevës së Sanxhakut , për shkak të manipulimeve dhe grabitjes së votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit të Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene, përkatësisht të Mbretërisë së Jugosllavisë (1929-1941). E arriti atë vetëm në zgjedhjet e vitit 1923. Në parlamentin jugosllav u shqua si përkrahës e bashkëpunëtor i afërt i Ferhat Dragës; kundërshtar i vendosur i politikës së ndjekur nga qarqet serbe, për shpronësimin dhe shpërnguljen me dhunë të popullit shqiptar.

Aqif Blyta pa dyshim është personaliteti dhe lideri më me ndikim i boshnjakëve dhe shqiptarëve të Sanxhakut në periudhën e Mbretërisë së SKS (1918−1829) dhe Mbretërisë së Jugosllavisë (1929−1941). Ai është një lloj fenomeni politik i kësaj periudhë kohore. Edhe atëherë kur veproi krejtësisht i pavarur pa asnjë parti që do të qëndronte prapa tij, dihej se në trevat e Dezhevës (Pazarit të Ri) dhe në atë të Senicës askush nuk mund të merrte votat e votuesve dhe zgjedhësve pa mbështetjen e Aqifit.[5]

Pllaka perkujtimore

Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për Turqi. Aqif Blyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizim ushtarak dhe politik ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentateve të parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga Beogradi, ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar Hasë Rozhaja të cilët më në fund ishin tërheqë nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët të cilët vinin nga Rashka. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej tërë Sanxhakun me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se Aqif Blyta me ushtrinë e tij të formuar dhe me ndihmen e njësive nga Peshteri dhe me ndihmën që i arriti nga vëllezërit kosovarë nën udhëheqjen e Shaban Polluzha arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët.

Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e çuan në Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ahmet Dacën me tre djemtë e tij u pushkatuan në Haxhet (lagje e sotme e Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave.

Galeria

shih edhe

Referimet

  1. ^ Azizi. I. Aqif Blyta – Figurë kryesore e organizatës Xhemijeti dhe rezistencës së saj kundër kolonizimit (Konferencë shkencore mbajtur më 17.12.2017, Shkup) 20 SCUPI , Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, Vëllimi 20 – 2018 fq. 145
  2. ^ http://gazetadielli.com/aqif-efendi-bluta-sinonim-i-burerise-shqiptare/
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 10 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ http://www.mesazhi.com/new/?p=53095
  5. ^ Azizi. I. Aqif Blyta – Figurë kryesore e organizatës Xhemijeti dhe rezistencës së saj kundër kolonizimit (Konferencë shkencore mbajtur më 17.12.2017, Shkup) 20 SCUPI, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Vëllimi 20 – 2018 fq. 146

Lidhje të jashtme