Ndryshimi mes inspektimeve të "Medea"

Jump to navigation Jump to search
No change in size ,  1 vit më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
v (U kthyen ndryshimet e 79.106.126.56 (diskutimet) në versionin e fundit nga 79.106.34.70.)
Etiketa: Rollback
Dhuratën e magjistarisë e ka fituar prej hyjneshës Hekata dhe me të ka hyrë në mit nga që hyjneshat Hera dhe Athena e kanë zgjedhur për t'i ndihmuar mikut të tyre, Jasonit, i cili me pesëdhjetë trima të zgjedhur grekë, ka arritur në Kolkhidë që ta marrë lekuren e artë. Kjo lekure i perkiste dashit te arte, i cili Friksin e ri, të birin e Atamantit, mbretit të Orhomenës dhe të Nefelës, hyjneshës së reve, e ka sjellë para shumë kohërave në Kolhidë. Jasoni duhen ta merrte këtë lekure për ta plotësuar kushtin e Peliut, mbretit të Jolkut, i cili erdhi në pushtet në mënyrë ilegale. Kur Jasoni t'i sjelle këtë lekure të artë, Peliu kinëse do t'ia kthejë pushtetin mbi Jolkun, i cili në radhë të parë i ka takuar atij si pasardhës i mbretit Krete. Kuptohet se, për ta sjellë atë ishte detyrë tejet e rëndë, sepse edhe rruga për në Kolhidë ka qenë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe sidomos nga që mbreti Eet, që postajen të mos ta vjedhë askush, ndërmerr masa tejet të ashpra sigurie. E vari në lis të lartë, në zabelin e shenjtë të zotit Ares dhe për roje e vë dragoin e vrazhdë i cili kurrë nuk ka fjetur.
 
Kur arriti JazoniJasoni në Kolhidë, u paraqit te Eeti dhe në mënyrë të njerëzishme e luti që t'ia japë postajën e artë. I premptoi se për këte do t'ia plotësoi çdo gjë që do të kërkohet prej tij. Eeti, kuptohet, mendonte se Jazoni dëshiron t'ia marrë fronin e tij dhe se lutja për dorëzimin e postajës së artë është vetëm pretekst që të nxisë konflikt. Prandaj në çastin e parë deshti ta vrasë trimin e ri, por nga kjo e ndal prania e pesëdhjetë shokëve të tij. I premtoi se do tia dorëzojë postajën e artë, por vetëm me kusht po qese e lavron fushën e zotit të luftës me pllug prej hekurit, me dema të zjarrët dhe ta mbjellë atë me dhëmbët e dragoit të gjarpërit të shenjtë të Aresit, pastaj të presë deri sa nga këta dhëmbë të rriten ushtarët dhe, më në fund, poqese i vret të gjithë këta ushtarë. Për ta kryer një detyrë të tillë, kuptohet, se nuk ka qenë një trimëri e rëndomtë, por këtu ka mundur të ndihmojë vetëm magjistarja e fuqishme. Me një magji të tillë ka qenë e pajisur pikërisht Medea.
 
I biri i Friksit, Argu e sjell Jazonin te Medea për të kërkuar ndihmë. Në çastin kur JazoniJasoni paraqitet para Medesë, Hera dhe Athena u kujdesën që Erosi, zoti i dashurisë, t'ia qëllojë zemrën me shigjetat e dashurisë. Medea u dashurua në JazoninJasonin në shikim të parë. Pa nxitje dhe bindje ia dha yndyrën e mrekullueshme e cila njeriun e bënte të paplagosur dhe për një ditë jashtëzakonisht të fuqishëm, ia kumtoi përbetimet me të cilat ka mundur ta fitojë ndihmën e hyjneshës Hekata dhe në fund e këshilloi që në mesin e ushtarëve që do të rriten nga dhëmbët e dragoit ta hudhë gurin e madh. Ata menjëherë do të përleshen rreth tij dhe në luftën e zjarrtë nuk do ta shohin kështu që do t'ia vrasë me lehtësi. Në këtë mënyrë do ta plotësojë kushtin e Eetit dhe do ta fitojë postajën e artë, e cila do t'i ndihmojë që sërish ta fitojë pushtetin në Jolk.
 
Jazoni i falënderoi Medesë. Në mbrëmjen e ardhshme sërish iu falënderua: çdo gjë i shkonte përdore, sepse Jazoni e kreu plotësisht detyrën e Eetit. Megjithatë lindën disa ngatërresa. Eeti nuk e mbajti fjalën dhe refuzoi t'ia japë postajën. Medea pastaj e thirri Jazonin që natën të vijë në zabelin e Aresit. Kur u takua aty e çoi nën lisin e shenjtë. Me ujë të mrekululeshëm e vuri në gjumë dragoin dhe e porositi Jazonin që ta marrë postajën dhe menjëherë të zhduket. Kur pas kësaj Jazoni i propozoi që me të të lundrojë për në Jolk, pa u hamendur ajo u nis, duke shpresuar se ajo do të bëhet bashkëshortja e tij dhe kështu hyri në anije. Tri ditë të tëra lundronte anija e shpejtë Argo e Jazonit nëpër Detin e Zi kah perëndimi dhe u ndal mu në buzëderdhjen e lumit të madh të cilin grekët e kanë quajtur Istros (Danubi i sotëm). Jazonin dhe shokët e tij këtu nuk i priti pushimi i dëshiruar: nga Kolihida lundroi flota e madhe me të cilën uhdëheqte Apsirti, i biri i Eetit dhe vëllau i Medesë që përgatitej për sulm. Jazoni pa se lufta me një fuqi kaq të madhe është e pasukseshme dhe e pakuptueshme. Vendosi që t'i shmanget në mënyrë që armikut t'ia asgjësojë udhëheqësinë. Me ndihmën e Medesë e ngashnjeu Apsirtin në tempull në një ujëdhesë të shkretë dhe aty e vrau. Trupin e tij e grimcoi dhe e hudhi në Istros. Deri sa kolhidasit e frikësuar i kërkonin dhe i mbledhnin copat e udhëheqësit të tyre, shokët e Jatzonit tani më lundronin gjatë me të gjitha fuqitë kundër rrymës së Istrit dhe kështu ikën të sigurtë. Pas lundrimit të gjatë nëpër lumenjtë e Evropës Qendrore dhe Perëndimore arritën në Adriatikun e sotëm, kaluan ndërmjet Soilës dhe Karibdës, e vizituan ujëdhesën e magjistarës Kirka, e cila me Medenë ishte në farefisni, prandaj së bashku me Jazonin e pastroi nga mallkimi i gjakut të derdhur dhe, më në fund, arritën në ujëdhesën e popullit të lumtur feakas.
Anonymous user

Menyja e navigimit