Irma Kurti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 7: Rreshti 7:




'''Irma Kurti''' është poete, shkrimtare, autore e suksesshme e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese.
'''Irma Kurti''' është poete, shkrimtare dhe autore e teksteve të këngësh, gazetave dhe përkthyese.


== Biografia ==
== Biografia ==

Versioni i datës 8 shkurt 2020 16:08

Irma Kurti Vendlindja : Tiranë Nënshtetësia : Shqiptare, Italiane Prindërit : Hasan Kurti, Sherife Mezini Profesioni: Poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese.


Irma Kurti është poete, shkrimtare dhe autore e teksteve të këngësh, gazetave dhe përkthyese.

Biografia

Lindi në 20 mars 1966 në Tiranë. Përfundoi studimet në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega anglisht në 1988. Punoi si mësuese e gjuhës angleze dhe më vonë gazetare në disa organe shtypi si në gazetën “Mësuesi”, “Poli i Qendrës”, “Dita Informacion" etj.

Në shtator 1997 ndoqi në Universitetin e Athinës në Greqi kursin 1 vjeçar për mësimin e gjuhës dhe kulturës greke. Ka kryer kurse të ndryshme specializimi për gazetari në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, SHBA, Francë, Itali, Zvicër etj.

Irma Kurti nisi të shkruajë poezi në moshë të vogël. Krijimet e para i botoi në revistat “Fatosi” e “Pionieri” dhe në të njejtën periudhë këndoi në skenën e festivaleve për fëmijë në Elbasan, ku e kaloi fëmijërinë. Prindërit, Hasan Kurti e Sherife Kurti- Mezini u bënë nxitja dhe inkurajimi i saj më i madh. I ati, me profesion mjek radiolog, lexonte shumë duke ia trasmetuar së bijës këtë pasion.

Në 1980 u nderua me çmimin e parë në Konkursin Kombëtar me rastin e 35-vjetorit të Revistës “Pionieri”. Në 1989 fitoi çmimin e dytë në Konkursin e organizuar nga Radio - Tirana, me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut. Më pas, poezitë e saj u botuan në gazetat e revistat "Drita", "Zëri i Rinisë", "Nëntori”, “Shqiptarja e re”.

Irma Kurti njihet nga publiku i gjerë si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Është pjesëmarrëse në anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere përpara dhe pas viteve ‘90-të. Shumë prej këngëve me tekstet e saj janë nderuar me çmime dhe poezitë e tyre kanë mbetur ende tek dashamirësit e muzikës së lehtë. Ka shkruar rreth njëqind tekste këngësh. Plot lirika të suksesshme poetja i shkroi që në bankat e Universitetit. Përmendim: “Urimi yt”, “Mbrëmja që mban dashurinë time”, “Pranë të kaltrit det”, “Letër malli”, “Një çast në kujtesën tënde”, “Shikomë në sy”, për të vazhduar në vitet e mëvonshme me: “E njejta ëndërr”, “Larg nga vetvetja”, “Dhe prapë jam kthyer”, “Trokite tek dera”, “Të jem për ty Number 1”, “Imazh i largët”, ”Nën dritën e qirinjve”, "Befas zgjohem", "Ndjehem ndryshe" etj.

Irma Kurti është përfshirë në disa Antologji të Librarisë Ndërkombëtare të Poezisë në Maryland, në USA: “Forever spoken”, “The best poems and poets of 2007” etj.

Krijimet e saj në poezi e prozë bëjnë pjesë në shumë antologji në Itali: “Il Federiciano” publikim i Shtëpisë Botuese Aletti Editore 2010, "Diffusione Autori” 2011 i GDS Edizioni, “Lingua Madre - Racconti di donne straniere in Italia 2012/2013”, “Enciklopedia Universale e Autorëve Italianë”- 2013/2014/2015/2016, Premio Napoli Cultural Classic 2010/2011/2013/2016, Premio Prato Città Aperta 2016, “Adriatico. Emozioni tra parole d’onde e sentimenti”, - projekt humanitar i Shoqatës Kulturore Euterpe, "Il corpo, l'eros" i botuesit Giuliano Ladolfi së bashku me poetesha të tjera italiane e botërore, "365 pagine da scrivere- Agenda 2018", "Unione Mondiale dei Poeti 2018 - World Uinion of Poets" botim i Shtëpisë Botuese Kimerik etj.

Ka fituar 50 çmime dhe vlerësime të ndryshme në konkurse ndërkombëtare letrare në Itali, në Zvicër e më gjerë.

Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për Letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.

U shpall “Poetja Shqiptare e vitit 2015” nga Qendra P.E.N e Shqipërisë.

Në vitin 2017 fitoi çmimin e parë për ciklin më të mirë poetik paraqitur në “Konkursin e Ditëve të Letërsisë Shqipe” organizuar nga Revista “Kuvendi” në Michigan, USA.

Irma Kurti jeton në Bergamo, Itali.

Thënie mbi Irma Kurtin

Moikom Zeqo

Poezitë e Irma Kurtit janë të strukturura qartë, përshkohen nga një ritëm melodik, janë të rimuara për të krijuar maksimumin e një akustike të brëndshme të krejt figurave stilistike. Nga kjo pikëpamje, sinqeriteti i poetes është metafora e saj më autentike. Poezitë e Irma Kurtit lexohen me një frymë, sepse janë ndërtuar mbi motivet e dhembjes njerëzore. Kjo dhembje shpesh ështe e ankthshme dhe shqetësimndjellëse. Në të vërtetë është një monolog i dhembjes që kërkon të kthehet në dialog.Poezitë e saj janë një klithmë për dashuri dhe respekt të ndërsjelltë, një apel për mostjetërsimin e njerëzve në sende.

Grazia Pia Licheri, gazetare:

Me një gjuhë të thjeshtë e të drejtpërdrejtë, poetja Irma Kurti na ofron edhe një herë një shumëllojshmëri ndjesish, një lloj ditari në vargje që hap dyert e reflektimit ndaj temave intime dhe ekzistenciale. Irma Kurti arrin drejt e në zemrën e lexuesit, duke hedhur poshtë si gjithmonë idenë se poezia është një mjet i zgjedhur për disa, sepse format narrative të mbushura me zbukurime dhe artifice letrare nuk i përkasin aspak stilit të saj. Atëherë është emocioni vetë që e merr fjalën përmes një kujtimi, një imazhi, një mendimi, të përshkruara në mënyrë kaq të saktë saqë ta lejojë lexuesin të hyjë në majë të gishtave në jetën e autores, duke ruajtur ndërkohë identitetin e tij. (Nga parathënia e librit: “Senza patria”- Pa atdhe)

Veprat

Libra në gjuhën italiane

Libra në anglisht

Çmime

  • Çmimi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës 2010 “Napoli Cultural Classic”, Itali, në kategorinë e autorëve te huaj.
  • Çmim special në Konkursin Ndërkombëtar “Coluccio Salutati”, Borgo a Buggiano, Pistoia.
  • Çmimi i parë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës 2011 “Napoli Cultural Classic”, në kategorinë e autorëve te huaj.
  • Çmimi i parë ne seksionin e prozës në Konkursin Ndërkombëtar “Lago Gerundo - Europa e Cultura” edicioni i 9-të, në Paullo, Milano për librin “Midis dy brigjeve”.
  • Çmim nderi në Konkursin Ndërkombëtar “Terre di Liguria 2011”(Tokat e Ligurias) në La Spezia për librin “Midis dy brigjeve”.
  • Çmimi i Kritikës në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë e Prozës 2011 “Integrimi kulturor për një botë më të mirë” në Milano me përmbledhjen poetike: “Të rizgjosh një dashuri të shuar”.
  • Çmim special "Universiteti Ndërkombëtar i Paqes" në Edicionin XIII, 2012 të Konkursit Ndërkombëtar "Europa" në Lugano, Zvicër me librin “Midis dy brigjeve” .
  • Çmimi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës 2012, "Qyteti Recco", Genova me librin : “Të zgjosh një dashuri të shuar”.
  • Çmimi i dytë në Konkursin e 26° Ndërkombëtar “Giovani Gronchi” në Pontedera, Pisa, me librin: “Një vjeshtë pa kthim”.
  • Çmimi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar: “Europa” 2013, në Lugano, Zvicër me librin: “Një vjeshtë pa kthim”.
  • Çmimi Ndërkombëtar “Universum Donna” Edicioni IX Edizione 2013 dhe Emërtimi “Ambasadore e Paqes” të vlefshme për jetë, nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes i Zvicrës Italiane.
  • Çmimi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar Valle Vigezzo “Andrea Testore” në seksionin e emigracionit me tregimin: “Sekreti i një ditë pranvere”.
  • Çmimi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar Letrar “Giovanni Gronchi” 2013 me librin: “Midis dy brigjeve”.
  • Çmim special në Konkursin Ndërkombëtar Letrar “Città di Pontremoli” 2014 për librin: “Një vjeshtë pa kthim”.
  • Çmimi i parë në Konkursin Letrar “Città di Treviglio” për tregime.
  • Çmimi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar Letrar “Antico Borgo” 2014, La Spezia për librin: “Nën bluzën time”.
  • Çmim merite në Konkursin Ndërkombëtar “Iniciativa Botuese 2014”, në Bergamo.
  • Çmimi i parë në Konkursin Ndërkombëtar Letrar “Europa” 2015 në Lugano, Zvicër, për librin me poezi: “Nën bluzën time”.
  • Çmimi i dytë në Konkursin Ndërkombëtar Letrar: “Città di Pontremoli” 2015, për librin me poezi: “Nuk është ky deti”.
  • Çmimi i tretë në Konkursin Kombëtar: “Salvatore Quasimodo” në Palazzago, Bergamo për poezinë: “Shelgu lotues”.
  • Çmimi i parë në Konkursin Ndërkombëtar Letrar: “Posedonia Paestum” 2015 Salerno, në kategorinë e autorëve te huaj me poezinë: “I dashur, ti nuk mund ta dish”.
  • Çmim merite në Konkursin Ndërkombëtar Letrar: “Së bashku në botë” 2015 në Savona, me librin me tregime: “Lajmet mbërrijnë edhe këtu”.
  • “Poetja shqiptare e vitit 2015” nga Qendra P.E.N e Shqipërisë. 
  • Çmim nderi në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës 2016 “Napoli Cultural Classic” në kategorinë e autorëve të huaj. 
  • Çmim Special “Poezia e popujve” në Konkursin Letrar Ndërkombëtar "Qendra e të rinjve dhe poezia Triuggio”, Edicioni 25. 
  • Teksti më i mirë i "Festivalit të fëmijëve Vihuela 2016”, në Prishtinë, Kosovë me titull: “E dua vendin tim”. 
  • Çmimi i dytë në Konkursin “Pranvera poetike e Diasporës 2016” në Zyrih organizuar nga Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër dhe Qendra Kulturore e Kosovës. 
  • Çmim merite në Konkursin "Filippo Maria Tripolone " Edizioni XV në Motta Camastra (Messina), për librin: “Midis dy brigjeve”. 
  • Çmimi “Libri më i mirë” për përmbledhjen me poezi: “Sulla soglia di un dolore” (Në pragun e një dhimbjeje) në Konkursin Ndërkombëtar Poem Academy Awards organizuar nga Akademia e Artistëve në Napoli. 
  • Çmimi i dytë për librin me poezi: “Non è questo il mare” (Nuk është ky deti) në Konkursin Ndërkombëtar Letrar “Leandro Polverini” në Romë.
  • Çmim special ”International University of Peace Switzerland” 2017, për librin me poezi: “Pa atdhe”.
  • Çmimi “Në kujtim të Bruna Baroni - teksti më i mirë dedikuar Nënës”  në Konkursin Letrar Ndërkombëtar: “Centro Giovani e Poesia”, Edicioni XXVI.
  • Diplomë merite për librin me tregime: “Lajmet vijnë edhe këtu” në Konkursin Kombëtar “Alberoandronico”, Romë.
  • Çmimi i parë në Seksionin e Poetëve të Huaj për librin: “Pa atdhe” në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë “Poseidonia - Paestum”, Edicioni XXIII.
  • Çmimi i parë në Poezi. Për ciklin më të mirë poetik paraqitur në Konkursin: "Ditët e Letërsisë Shqipe" organizuar nga Revista “Kuvendi” për vitin 2017 në Michigan, USA.
  • Çmimi i tretë në Seksionin e Poezisë për Natyrën për librin me poezi “Sulla soglia di un dolore” (Në pragun e një dhimbjeje) në Konkursin Kombëtar të Poezisë së Botuar: “Leandro Polverini” 2017, Anzio, Romë.
  • Fituese për cikël poezish botuar në Revistën Obelisk, Tiranë 2017.
  • Çmim special “Poezia e popujve” në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Centro Giovani e Poesia 2018” në Triuggio.
  • Çmim nderi “Qyteti i Nju Jorkut” për poezi të zgjedhura.
  • Çertifikatë mirënjohje nga Shoqata "Elbasani në Emigracion": "Për krijimtari të vazhdueshme poetike dhe njëherësh, Ambasadore e poezisë shqiptare në botë".  
  • Çmimi “Teksti më i mirë i këngës” në Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve në Gjakovë, Kosovë, nëntor 2018.
  • Çmimi "Teksti më i mirë i këngës" në Festivalin e Fëmijëve: "Tingujt e Adriatikut, 2018" në Durrës.
  • Finaliste Casa Sanremo Writers 2019 me romanin: "In assenza di parole".
  • Çmimi i parë në Konkursin letrar Ndërkombëtar: “Scriptura” në seksionin e autorëve të huaj me poezinë: “E zakonshme”.
  • Çmimi i dytë në Konkursin Letrar Kombëtar “Enrico Brianza, 2019” në Treviglio, Bergamo.
  • Çmimi i parë në Konkursin Letrar Kombëtar “Leandro Polverini” në Anzio, Romë për librin: “Il sole ha emigrato”.

Lidhje të jashtme