Pandemia e COVID-19 në Shqipëri: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit
Rreshti 9: Rreshti 9:
{{Location map~|Albania|label=[[Rrogozhinë]] (2)|lat=41.0764|long=19.6669|position=left}}}}
{{Location map~|Albania|label=[[Rrogozhinë]] (2)|lat=41.0764|long=19.6669|position=left}}}}
| legend1 =
| legend1 =
| map2 =
| map2 = COVID-19 Albania.svg
| legend2 = Harta e bashkive me raste të konfirmuara (e kuqe) dhe me raste të dyshimta (e kaltër) (deri më ''16 mars 2020'')
| legend2 =
| map3 =
| map3 =
| legend3 =
| legend3 =

Versioni i datës 16 mars 2020 16:11

Stampa:Infobox pandemike Ky artikull dokumenton ndikimin e Koronavirusit 2019–20Shqipëri.

Historia

Më 8 mars 2020, Shqipëria konfirmoi dy rastet e para me Koronavirus, një baba dhe një djal, të cilët kishin ardhur në vend nga Firence e Italisë.[1]

Në të njëjtën ditë, qeveria ndaloi të gjitha fluturimet dhe tragetet që vinin nga zona veriore e Italisë deri më 3 prill.[2] Qeveria gjithashtu mbylli shkollat për dy javë, urdhëroi ndalimin e të gjithë grupimeve të njerëzve si dhe i kërkoi federatave të sporteve të pezullonin aktivitetet.[3] Olgeta Manastirliu, ministrja e Ministrisë së Shëndetsisë, njoftoi që çdo person që hyn në Shqipëri nga zonat me karantinë të Italisë duhet të vetë-izolohet, ose do të ndëshkoheshin.[4]

Më 10 mars, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i bëri thirrje mjekëve të pensionuar që të rikheheshin në punë për të luftuar virusin.[5] Në mesditën e 11 marsit u shënua vdekja e parë nga Koronavirusi në Shqipëria; në grua 73 vjeç vdiq në Durrës nga komplikime vaskulare.[6]

Më 12 mars, Mira Rakacolli, zëvëndësministrja e Ministrisë së Shëndetsisë, deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit 145 njerëz i ishin nënshtruar testeve për COVID-19. Kjo gjë e rriti numrin e të infektuarve me 23, 18 prej të cilëve ishin asimptomatik dhe në vetë-izolim kurse 5 ishin shtruar në spital. Të 23 personat e infektuar kishin histori udhëtimi në Itali ose kishin rënë në kontakt me njerëz që kishin qënë në Itali.[7]

Më 13 mars, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i të prekurve me Koronavirus kishte shkuar në 33, kjo pas 159 testeve të reja të kryera në 24 orët e fundit.[8] Po në atë ditë, qeveria njoftoi mbylljen e qyteteve të mëdha, përfshirë edhe Tiranën, deri të djelën në mesnatë; disa nga masat e marra ishin bllokimi i rrugëve, ndalimi i makinave private dhe mbyllja e të gjithë bizneseve (me përjashtim të farmacive dhe dyqaneve ushqimore).[9] Të gjithë shtetasit e huaj që donin të shkonin në aeroport duhej të merrnin leje me shkrim nga policia për të përdorur rrugët.[10]

Shiko gjithashtu

Referimet

  1. ^ "Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale". Facebook. Marrë më 9 mars 2020.
  2. ^ "Ndalohen fluturimet me 10 destinacione drejt Italisë". TV Klan. 9 mars 2020. Marrë më 10 mars 2020.
  3. ^ "Dy raste me covid 19/ Rama jep urdhrin: Mbyllen shkollat për dy javë". Top-Channel.tv. 9 mars 2020. Marrë më 10 mars 2020.
  4. ^ "Çfarë është karantina e detyruar në shtëpi? Manastirliu sqaron hapat: Do merren masa nëse…". Gazeta Panorama. 9 mars 2020. Marrë më 10 mars 2020.
  5. ^ "President Calls for Retired Doctors' Involvement in Fighting Coronavirus" [Presidenti bën thirrje për doktorët e pensionuar për t'u përfshirë në luftën ndaj Koronavirusit] (në anglisht). Albanian Daily News. 10 mars 2020. Marrë më 11 mars 2020.
  6. ^ "Shënohet viktima e parë me koronavirus në Shqipëri! Vdes në reanimacion 73-vjeçarja nga Durrësi, vuante nga zemra". Shqiptarja.com. 11 mars 2020. Marrë më 11 mars 2020.
  7. ^ "Shkon në 23 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, zgjerohet harta e qyteteve të prekura (VIDEO)". Shqiptarja.com. 12 mars 2020. Marrë më 12 mars 2020.
  8. ^ "Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 33 numri i personave të prekur, 4 raste në Fier". a2news.com. 13 mars 2020. Marrë më 13 mars 2020.
  9. ^ "Shqipëria në 'shtetrrethim'! Bllokohet transporti urban, e premte-e diel s'ka qarkullim as të makinave private e taksive në 8 qarqe, përjashtohen mjekët e pacientët". Shqiptarja.com. 13 mars 2020. Marrë më 12 mars 2020.
  10. ^ "VENDIMI DRASTIK I RAMËS/ Nga e premtja deri të dielën në mesnatë, BLLOKOHET edhe QARKULLIMI I MAKINAVE PRIVATE". Newsbomb.com. 13 mars 2020. Marrë më 12 mars 2020.