Wikipedia:Kuvendi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
Rreshti 138: Rreshti 138:
::::Besoj se nëse biem dakord parimisht për këto, puna rrjedh lehtësisht për çështjen e sintaksës pastaj. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 23 mars 2020 16:59 (CET)
::::Besoj se nëse biem dakord parimisht për këto, puna rrjedh lehtësisht për çështjen e sintaksës pastaj. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 23 mars 2020 16:59 (CET)
:::::{{@|Klein Muçi}} mendoj se "koronavirus" është më i njohur se "virus koronar", gjithashtu akronimet ndërkombëtare janë "COVID-19" dhe "SARS-CoV-2". – [[Përdoruesi:Βατο|Βατο]] ([[Përdoruesi diskutim:Βατο|diskutimet]]) 23 mars 2020 18:22 (CET)
:::::{{@|Klein Muçi}} mendoj se "koronavirus" është më i njohur se "virus koronar", gjithashtu akronimet ndërkombëtare janë "COVID-19" dhe "SARS-CoV-2". – [[Përdoruesi:Βατο|Βατο]] ([[Përdoruesi diskutim:Βατο|diskutimet]]) 23 mars 2020 18:22 (CET)
Edhe une ndaj te njejtim mendim me Βατο-n, nga te gjithe njihet si ''COVID-19''. Ne kemi edhe plot akronime te tjera te huaja ne gjuhen shqipe, te tilla si ''NATO'', ''FIFA'', ''UEFA'', ''HIV'', prandaj mendoj se nuk eshte problem perdorimi i ''COVID-19'' dhe ''SARS-CoV-2''. --[[Përdoruesi:Olsi|Olsi]] ([[Përdoruesi diskutim:Olsi|diskutimet]]) 25 mars 2020 00:31 (CET)

Versioni i datës 25 mars 2020 00:31

Wikipedia:Kuvendi/Hyrje

Faqet me ndryshime në pritje

Përshëndetje!

Nxitur dhe nga kjo ankesë dëshiroj të tërheq vëmendjen ndaj një problemi serioz në komunitetin tonë: Faqet me ndryshime në pritje po shtohen jashtmase shumë! Në listën e plotë të faqeve me ndryshime në pritje shënohen faqe me ndryshime në pritje prej më shumë se 500 ditësh. Në të shkuarën disa prej administratorëve kanë ideuar reforma të ndryshme në lidhje me funksionin e kontrolluesit në përpjekje për të ulur numrin e atyre faqeve por aktualisht problemi është bërë tepër serioz dhe nuk pret puna më për reforma afatgjata në këtë drejtim. Na duhet një zgjidhje e shpejtë dhe pastaj të shohim e të bëjmë ndonjë gjë për ta mbajtur në kontroll si numër. - Klein Muçi (diskutimet) 9 janar 2020 12:27 (CET)[përgjigjuni]

Rast tjetër në lidhje me çështjen në fjalë. - Klein Muçi (diskutimet) 9 janar 2020 12:31 (CET)[përgjigjuni]
Ndryshimet në pritje janë rreth 2650 prej 223 ditësh (jo 500 :) ). U përpoqa personalisht ta mbaja bosh pas punës që bëri përdoruesi 1l2l3k, por vetëm një person nuk mund ta bëjë sepse lista ka nevojë për ndërhyrje të vazhdueshme. Zgjidhja është ndarja e punës midis administratorëve aktiv. @Klein Muçi, cilat janë reformat afatgjata që ke përmendur më sipër? – Βατο (diskutimet) 9 janar 2020 18:12 (CET)[përgjigjuni]
@Βατο, rezultati i parë kishte mbi 500 ditë. :P Për sa i përket reformave, e kam fjalën për ca ndryshime te funksioni i kontrolluesve. Të bëhej një mirëpërcaktim i roleve të ndryshme të përdoruesve në komunitet, të paktën de jure, me faqet përkatëse shpjeguese, (diçka që në fakt nise ti ta bëje) dhe ndër të tjera, të ndryshonim dhe rregullin për kontrolluesit që të mos u jepej të gjithëve por vetëm disa përdoruesve që realisht e meritonin dhe do ta ushtronin si detyrë. Kjo do të theksonte seriozitetin dhe rëndësinë e punës dhe do të lehtësonte punën në përgjithësi se do të dinim kujt (dhe ku) t'i thonim për gjëra të tilla. Më pas përdoruesit në fjalë, qofshin këta dhe 2 veta vetëm, të mësonin për ta ushtruar sa më mirë funksionin e të krijonin "mini-komunitetin" e tyre për të organizuar punën e për të shtuar rradhët. Në EnWiki kontrolluesit kanë faqet e tyre ku organizohen e ku diskutojnë për risi teknike në lidhje me punën e kontrollimit. Këtu kemi me dhjetëra kontrollues por pak veta janë të vetëdijshëm për funksionin që kanë dhe pothuajse asnjë nuk e ushtron punën e kontrollit si aktivitetin kryesor të tij në komunitet. Por në situatën që jemi është e pamundur të presim për të vënë në praktikë tërë këtë plan veprimi. Na duhet një zgjidhje e shpejtë e shkurtër hëpërhë. - Klein Muçi (diskutimet) 9 janar 2020 19:36 (CET)[përgjigjuni]
Pershendetje! Kontrollova pak faqen me artikujt me ndryshime në pritje dhe do ndihmoj edhe unë që ti rishikojme. Nderkohe që një ide e mirë do ishte të organizonim një event me kontrollues aktual që të mund të punonim bashkerisht për ti rishikuar. Në shumë projekte tjera që kontibuojmë e përdorim ketë mënyre në Open Labs kur duam të përkthejmë dhe për ne ka rezultuar shume efektive. Faleminderit --NafiShehu (diskutimet) 18 janar 2020 00:29 (CET)[përgjigjuni]
@NafiShehu, mbase do të ishte ide e mirë të shihje te regjistri këtu cilët janë kontrolluesit më aktivë që kemi për t'u dërguar një ftesë bashkëpunimi në faqet e tyre të përdoruesve. :) - Klein Muçi (diskutimet) 18 janar 2020 13:30 (CET)[përgjigjuni]
Tung! Edhe unë kohët e fundit përpiqem të ndihmoj më shumë me kontrollimin e faqeve. Sipas mendimit tim, në njërën anë duhet të ulen ndjeshëm pengesat për t’u bërë kontrollues. Vullneti për bashkëpunim serioz dallohet që në fillim të kontributeve e një autori të ri, kështuqë ndoshta do të jetë e mundshme t’i japim autorëve të rinj statusin e kontrolluesit në mënyrë automatike me kryerjen e 20 apo 50 kontributeve të “mira” dhe jo me 300.
Në anën tjetër, shumica e ndryshimeve në pritje burojnë nga vandalizmi dhe nuk janë ndihmës. Na duhen veglat e reja për mbrojtjen/mirëmbajtjen e artikujve, si për shembull “rollback”u ose një faqe e lajmërimit të vandalizmit.--Hyllvegu (diskutimet) 26 janar 2020 00:56 (CET)[përgjigjuni]
Përshendetje, Propozova të organizojmë një takim në Open Labs Hackerspace: https://forum.openlabs.cc/t/wikipedia-edit-a-thon/2048 në lidhje me faqet në ndryshime në pritje. Idea është që të mbidhemi dhe ti rishikojmë sëbashku si edhe të mendojmë/diskutojmë se si mund ta përmisojmë procesin në të ardhmen. Në Open Labs ka vite që organizohen aktivitete për përmisimin e Wikipedia dhe përvec personave të tjerë që do na bashkohen disa nga anëtaret janë gjithashtu kontribues në nivele të ndryshme në Wikipedia dhe me statusin e kontrolluesit gjë e cila do na ndihmoj gjatë aktivitetit. Vendodhjen e Open Labs mund ta gjeni ketu. Në qoftë se data është e papërshtatshme për ju mund të propozoni një datë tjeter kur mund të mblidhemi. Faleminderit, --NafiShehu (diskutimet) 26 janar 2020 12:43 (CET)[përgjigjuni]

@Hyllvegu NafiShehu, faleminderit për përpjekjet e ndërmarra në këtë drejtim! Hyllvegu, të them të drejtën, në mënyrë paradoksale, unë propozoj të kundërtën e asaj që ti thua. Ta bëjmë më të vështirë për vullnetarët e rinj që të bëhen kontrollues me shpresën se kështu do të fillojnë t'ua dinë vlerën privilegjit që kanë. 90% e njerzve që e marrin atë privilegj nuk e kanë të qartë mjaftueshëm se tani kanë fituar përgjegjësinë për të gjykuar redaktimet e anëtarëve të tjerë të rinj. Pra të rregullojmë faqet informuese në lidhje me privilegje të tilla dhe t'ua japim vetëm atyre që e duan ta bëjnë atë punë dhe jo njerzve rastësorë. Shpresa është që në këtë mënyrë, kontrolluesit e rinj do të fillojnë ta trajtojnë privilegjin e marrë siç bëjnë administratorët e burokratët, me rëndësi e seriozitet dhe njëlloj si ta, mund t'u hiqet si privilegj për arsye mosaktivizimi. Kjo do të bënte, them unë, që puna të ndihej më e vlefshme për ata që e ushtrojnë dhe të kishim një komunitet më aktiv nga ajo anë. Por nuk e mohoj që mbase metoda jote mund të jetë më fitimprurëse. Do të ishte mirë të kishim më shumë mendime nga njerëz të tjerë në këtë çështje.

Për sa i përket çështjes së abuzimeve, ne aktualisht kemi një filtër automatik që supozohet të luftojë abuzimet/vandalizmat në mënyrë automatike. Pak a shumë çfarë sugjeron ti. Por nuk funksionon siç duhet. Mirë do të ishte të punohej pak me të që të fillonte të ishte më dobiprurës por unë personalisht nuk kam shumë përvojë me filtrat automatikë. Mund të përpiqem të merrem me të nëse nuk del ndonjë vullnetar tjetër.

NafiShehu, përtej diskutimeve të mësipërme për plane afatgjata veprimi, mënyra më e mirë për të vepruar në afat të shkurtër është pikërisht çfarë sugjeron më sipër. Shpresoj të shohim një ulje të ndjeshme të numrit të faqeve pas takimit në fjalë. :) - Klein Muçi (diskutimet) 26 janar 2020 14:52 (CET)[përgjigjuni]

Përshendetje! Personalisht mendoj se statusi autoreview duhet të fitohet automatikisht, ndërsa statusi reviewer (kontrollues) duhet të caktohet vetëm për një grup të vogël të përdoruesve që kanë ndërmend të merren me punën e rishikimit të artikujve (kjo është lista e kontrolluesve të tanishëm, shumë pak prej tyre janë në të vërtetë aktivë, ndërsa kjo është lista e redaktorëve që fitojnë privilegjet autoreview dhe reviewer automatikisht, edhe nga këto shumë pak janë aktivë). Gjithsesi kemi faqen Wikipedia:Kërkesat për privilegje në qoftë se ndonjë përdorues ka dëshirë të ndryshojë statusin. Për sa i përket shtesës së veglës rollback për kontrolluesit, jam dakord. @Hyllvegu, ekzistojnë disa faqe për mbrojtjen/mirëmbajtjen/kontrollin e artikujve, si psh. Wikipedia:Kërkesë për mbrojtje të faqes, Wikipedia:Kërkesa për administratorët, Wikipedia:Vota për grisje. – Βατο (diskutimet) 26 janar 2020 18:42 (CET)[përgjigjuni]
@Βατο, nuk dija gjë për ekzistencën e shumë prej faqeve më sipër. Shumë duhet punuar këtu që të nxirren nga thellësitë faqe të tilla. Standardizim, krijimi i shtigjeve (shkurtesave) e vendosja e tyre nëpër lista/faqe/tabela përmbledhëse.
Koment i përgjithshëm nxitur nga habia, pa shumë lidhje me temën. - Klein Muçi (diskutimet) 26 janar 2020 19:05 (CET)[përgjigjuni]
Hey, po bej një rikujtesë që nesër do mblidhemi në Open Labs Hackerspace ne orën 13:00 për të punuar mbi artikujt me ndryshime në pritje. Jeni të mirëpritur :) --NafiShehu (diskutimet) 7 shkurt 2020 21:58 (CET)[përgjigjuni]
@Klein Muçi, Të lutem mund të kemi përdoruesin @Sido uku,: https://sq.wikipedia.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi:Sido_uku me statusin kontrollues në sq.wikipedia pasi do na ndihmonte shumë për eventin tani që po rishikojme artikujt. Sidorela ka shumë kohë që kontribuon në Wikipedia me organizimin e eventeve dhe mendoj qe do ishte një shtesë shumë e vlefshme në kontrollimin e artikujve në Wikipedia. Nuk jam shumë e sigurte në qoftë se duhet të shkruaj diku tjetër në lidhje me këtë? Faleminderit --NafiShehu (diskutimet) 8 shkurt 2020 13:57 (CET)[përgjigjuni]
 U bë! @NafiShehu, mirë do të ishte që kërkesa të tilla të bëheshin te faqet përkatëse, që të mos ngarkonim Kuvendin por kësaj radhe është brenda temës dhe jemi pak si në gjendje emergjente për sa i përket çështjes kështu që... Faqja përkatëse është kjo: Wikipedia:Kontrolluesit. Puna e mbarë! :) - Klein Muçi (diskutimet) 8 shkurt 2020 15:43 (CET)[përgjigjuni]
@Klein Muçi, shumë faleminderit, në vazhdim do i propozoj aty :) Faleminderit --NafiShehu (diskutimet) 8 shkurt 2020 15:47 (CET)[përgjigjuni]

Ndryshime te moduli i referimeve

Përshëndetje!

Lajmërimi periodik për ndryshime te moduli i referimeve. Gjithçka duhet të funksionojë mirë (në mos më mirë seç ka qenë) por nëse vini re probleme ose hollësi të pazakonta që s'duhet të jenë aty në lidhje me referimet, ju lutem më thoni që t'i rregullojmë. Ngjyra e kuqe, tekste anglisht apo tekste shqip të gjymtuara te referimet janë zakonisht (por jo gjithmonë) shenja dalluese për probleme të tilla. Mos ngurroni të më lajmëroni në faqen time të diskutime për cilëndo prej tyre. :) - Klein Muçi (diskutimet) 14 janar 2020 20:06 (CET)[përgjigjuni]

Wiki Loves Folklore

Hello Folks,

Wiki Loves Love is back again in 2020 iteration as Wiki Loves Folklore from 1 February, 2020 - 29 February, 2020. Join us to celebrate the local cultural heritage of your region with the theme of folklore in the international photography contest at Wikimedia Commons. Images, videos and audios representing different forms of folk cultures and new forms of heritage that haven’t otherwise been documented so far are welcome submissions in Wiki Loves Folklore. Learn more about the contest at Meta-Wiki and Commons.

Kind regards,
Wiki Loves Folklore International Team
— Tulsi Bhagat (contribs | talk)
sent using MediaWiki message delivery (diskutimet) 18 janar 2020 07:15 (CET)
[përgjigjuni]

Movement Learning and Leadership Development Project

Hello

The Wikimedia Foundation’s Community Development team is seeking to learn more about the way volunteers learn and develop into the many different roles that exist in the movement. Our goal is to build a movement informed framework that provides shared clarity and outlines accessible pathways on how to grow and develop skills within the movement. To this end, we are looking to speak with you, our community to learn about your journey as a Wikimedia volunteer. Whether you joined yesterday or have been here from the very start, we want to hear about the many ways volunteers join and contribute to our movement.

To learn more about the project, please visit the Meta page. If you are interested in participating in the project, please complete this simple Google form. Although we may not be able to speak to everyone who expresses interest, we encourage you to complete this short form if you are interested in participating!

-- LMiranda (WMF) (talk) 22 janar 2020 20:01 (CET)[përgjigjuni]

Wikimedia Hackathon 2020 - Regjistrimet janë hapur

Përshendetje,

Ashtu sic kemi njoftuar edhe me pare, Wikimedia Hackathon 2020 do të organizohet në Tiranë. Regjistrimet janë tashmë të hapura dhe mund të aksesoni formën e regjistrimit këtu: https://www.mediawiki.org/wiki/Wikimedia_Hackathon_2020/Register. Ketë vit dy tematikat kryesore të hackathon do jenë GLAM dhe Onboarding regional developers. Më shumë në lidhje me tematikat mund të gjeni këtu: https://www.mediawiki.org/wiki/Wikimedia_Hackathon_2020#Hackathon_Focus_Areas. Më vone do kemi edhe një blog post ku do shpjegojme pse kemi zgjedhur keto dy tematika. Në qoftë se dikush dëshiron të punoj në një projekt tjetër gjatë hackathon që nuk lidhet me këto dy tematika është mëse i mirëpritur :)

Për cdo lloj pyetje apo sygjerim ju lutem na shkruani në wiki-hacakthon@openlabs.cc.

Faleminderit, --NafiShehu (diskutimet) 28 janar 2020 14:26 (CET)[përgjigjuni]

Pjerrtësia e titujve

Përshëndetje!

Me sa kam parë te Wikipedia ne gjuhën angleze, por edhe në gjuhët e tjera, artikujt që kanë të bëjnë me librat, filmat, serialet televizive dhe artikuj të tjerë të këtij tipi, titullin e kanë me shkronja të pjerrëta. Në SqWiki, nuk është rregull të shkruhen në këtë mënyrë, edhe pse artikujt e këtillë do të dukeshin më mirë estetikisht. Unë propozoj që ta bëjmë edhe ne si rregull që çdo artikulli të tipave të lartpërmendur, t'i vihej stampa {{Italic title}}, në mënyrë që titujt të dalin me shkronja të pjerrëta. – Berishasinan (diskutimet) 2 shkurt 2020 18:48 (CET)[përgjigjuni]

Përshëndetje! Jam dakord. – Βατο (diskutimet) 4 shkurt 2020 19:51 (CET)[përgjigjuni]
Darkord jam edhe unë, bile kjo është e mundur edhe në mënyrë automatike të shtohet stampa në artikujt e atyre kategorive, ose të shtohet direkt në stampat që janë për këto artikuj, si në enwiki dhe të shtojmë fushë nëse duhet ose jo të jet i pjerrët titulli | titull i pjerrët = po/jo .--Liridon (diskutimet) 10 shkurt 2020 13:42 (CET)[përgjigjuni]

Administrator i përkohshëm

Përshëndetje Wikipedianë!

Dua t'ju njoftoj se më datë 6 shkurt më ka mbaruar afati i statusit 'Administrator i përkohshëm'. Sipas rregullit, administratorët dhe burokratët në dëtyrë mund të marrin një vendim me një përgjigje përfundimtare brenda 30 ditësh, përndryshe do të hapet përsëri një votim tek Administrata. Gjithë të mirat! – Βατο (diskutimet) 10 shkurt 2020 12:53 (CET)[përgjigjuni]

@Βατο, faleinderit për rikujtimin, ndjesë që nuk e kemi kontrolluar më herët që mos të bëhej fare ndërprerja për disa ditë. Besoj se nuk ka dyshim për për punën tënde në sqwiki, prandaj do të jap privilegjin e përhershëm, nëse ka ankensa nga adminët e tjerë mund të diskutojmë më vonë.--Liridon (diskutimet) 10 shkurt 2020 13:29 (CET)[përgjigjuni]
@Liridon, faleminderit. – Βατο (diskutimet) 10 shkurt 2020 16:09 (CET)[përgjigjuni]
Unë personalisht kam marrëdhenie pune të mirë me Baton, kemi ndihmuar njëri tjetrin në projekte të ndryshme për një kohë të gjatë kështu që jam i lumtur me gjendjen e përhershme të tij si administrator. :) - Klein Muçi (diskutimet) 11 shkurt 2020 17:27 (CET)[përgjigjuni]
Sigurisht qe ai duhet te jet nje adm i perhershem pasi eshte nje nga wikipedianet me te mire qe ka sq.wiki. Eshte shum i komunikueshem, bashkpunues dhe i sakte. Urime :)– Sadsadas (diskutimet) 12 shkurt 2020 11:59 (CET)[përgjigjuni]

Additional interface for edit conflicts on talk pages

Sorry, for writing this text in English. If you could help to translate it, it would be appreciated.

You might know the new interface for edit conflicts (currently a beta feature). Now, Wikimedia Germany is designing an additional interface to solve edit conflicts on talk pages. This interface is shown to you when you write on a discussion page and another person writes a discussion post in the same line and saves it before you do. With this additional editing conflict interface you can adjust the order of the comments and edit your comment. We are inviting everyone to have a look at the planned feature. Let us know what you think on our central feedback page! -- For the Technical Wishes Team: Max Klemm (WMDE) 26 shkurt 2020 15:15 (CET)[përgjigjuni]

Merrni pjesë në garën Wikimedia CEE Spring 2020

Përshëndetje, edhe këtë vit Kosova dhe Shqipëria i bashkëngjiten editathonës tashmë tradicionale të përkthimit të artikujve mes Wikipediave të vendeve dhe gjuhëve të Evropës Qendrore dhe Lindore që mbahet mes datave 21 mars dhe 31 maj. Kjo është gara më e madhe e shkrimit në botë. Qëllimi i garës është përkthimi i sa më shumë artikujve të përzgjedhur nga Wikimedianët e këtij rajoni dhe njëkohësisht përkthimi i artikujve mbi Kosovën dhe Shqipërinë nga anglishtja në gjuhët e vendeve pjesëmarrëse. Secili vend ka përpiluar një listë me rreth 100 artikuj në ndarë në kategori të ndryshme. Kjo është mundësi shumë e mirë për promovimin e vendeve dhe kulturës tonë. Çdo javë fokusi është në 2-3 vende (gjuhë) dhe një temë. Për më shumë, shihni faqet e vendeve tona (Shqipëri, Kosovë) dhe faqen e garës ndërkombëtare. Kemi dhurata të vogla për më të mirët. Suksese! --Arianit (diskutimet) 22 mars 2020 10:04 (CET)[përgjigjuni]

Koronavirus -> Virus koronar ?

Përshëndetje!

Duke pasur parasysh lëmin e madh të artikujve që janë shkruar këto ditë në lidhje me temën kisha një pyetje në lidhje me terminologjinë:

Mos duhet të themi "virus koronar" në vend të "koronavirus"? Mbase "koronavirus" është dhe duhet trajtuar si formë kalke nga anglishtja përkundrejt termit më shqip "virus koronar"?

Gjithashtu, duke qendruar në të njëjtën temë, për titujt e artikujve që merren respektivisht me virusin dhe sëmundjen, mos ndoshta duhet të fillojmë të përdorim akronime në vend të emrave të plotë? Këtë e them duke pasur parasysh si ka vepruar bota në lidhje me "SIDA" dhe "HIV".

Jam i lëkundur personalisht e mendova të pyes për një mendim më të gjerë. Megjithëse për pyetjen e parë anoj fare pak nga "virus koronar" në vend të "koronavirus". - Klein Muçi (diskutimet) 22 mars 2020 23:32 (CET)[përgjigjuni]

Nëse nuk i keni ndjekur zhvillimet e faqeve në fjalë, këtu keni kategorinë kryesore për to. Hidhini një sy. :) Kategoria:Pandemia e Koronavirusit 2019–20 - Klein Muçi (diskutimet) 22 mars 2020 23:34 (CET)[përgjigjuni]
Pershendetje, tashme ky virus njihet nga te gjithe si koronavirus, madje dhe Ministria e Shendetesise i referohet si koronavirus. Virus koronar do ngjaje pak cuditshem, duke ditur se te gjitha burimet ne gjuhen shqipe perdorin koronavirus. Eshte e njejta arsye se pse perdorim Wikipedia ne vend te Uikipedia edhe pse rregullat e gjuhes shqipe na thone te perdorim termin e dyte. Megjithate une mendoj se titujt qe kane te bejne me koronavirusin kane disa probleme.
Keto ishin propozimet e mia per titujt, mirepres dhe mendimet e te tjereve. --Olsi (diskutimet) 22 mars 2020 23:53 (CET)[përgjigjuni]
Përshëndetje, personalisht mbështes propozimet: "koronavirus", "Pandemia e koronavirusit 2019-2020" dhe "Pandemia e koronavirusit e vitit 2020 në Shqipëri". – Βατο (diskutimet) 23 mars 2020 00:14 (CET)[përgjigjuni]
@Olsi, @Βατο, faleminderit për mendimet! Jam dakord për ato rregullimet e vogla sintaksore të propozuara më sipër te artikujt, sidomos për pjesën e viteve. Dhe për titullin e kategorisë, se nuk e kemi cekur. Thjesht doja ta diskutonim në parim për terminologjinë. Pra thoni "koronavirus" në vend të "virus koronar". Pra normalisht një fjali shembull do të ishte: SARS-CoV-2 është një lloj koronavirusi i cili... Jemi dakord me këtë lloj përdorimi? Krahasoni të njëjtën fjali me SARS-CoV-2 është një lloj virusi koronar i cili.... Thjesht që të jemi të qartë me atë për të cilën po diskutojmë. Personalisht nuk këmbëngul fort për asnjërin term.
Përsa i përket akronimeve, do të shkojmë me "COVID-19" dhe "SARS-CoV-2" apo me një akronim shqip? Pyes duke pasur parasysh rastin e "SIDA" i cili është me origjinë shqiptare. Termi anglisht është "AIDS". Shqip akronimet përkatëse do të dilnin si më poshtë:
  • SKOVI-19 - Nëse shkohet me termin "koronavirus";
  • SVIKO-19 - Nëse shkohet me termin "virus koronar";
  • SRAF-KoV-2 - Nëse shkohet me termin "koronavirus";
  • SRAF-ViK-2 - Nëse shkohet me termin "virus koronar";
Besoj se nëse biem dakord parimisht për këto, puna rrjedh lehtësisht për çështjen e sintaksës pastaj. - Klein Muçi (diskutimet) 23 mars 2020 16:59 (CET)[përgjigjuni]
@Klein Muçi, mendoj se "koronavirus" është më i njohur se "virus koronar", gjithashtu akronimet ndërkombëtare janë "COVID-19" dhe "SARS-CoV-2". – Βατο (diskutimet) 23 mars 2020 18:22 (CET)[përgjigjuni]

Edhe une ndaj te njejtim mendim me Βατο-n, nga te gjithe njihet si COVID-19. Ne kemi edhe plot akronime te tjera te huaja ne gjuhen shqipe, te tilla si NATO, FIFA, UEFA, HIV, prandaj mendoj se nuk eshte problem perdorimi i COVID-19 dhe SARS-CoV-2. --Olsi (diskutimet) 25 mars 2020 00:31 (CET)[përgjigjuni]