Epoka e Iluminizmit: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 79.106.126.24) dhe riktheu rishikimin 2069151 nga 178.132.220.247
Rreshti 1: Rreshti 1:
'''Iluminizmi''' ishte një pordhe kulturore dhe filozofike që u përhap në [[Evropa|Evropë]] nga fillimi i qindvjeçarit të [[Shekulli XVIII|XVIII]] gjerë në [[Revolucioni francez|Revolucionin francez]], që u skalit nga përpjekja e çlirimit nëpërmjet [[Arsyeja|arsyes]] nga mendimi, nga këmbëngulja dhe përfytyrimi, paragjykimet dhe [[Ideologjia|ideologjitë]] e trashëguara dhe pranimi i diturisë së re të fituar.Ky shekull u quajt "Shekulli i arte".Iluministet ishin dijetare dhe thirreshin filozofe.Iluminizmi lindi ne Angli e France, e me vone u perhap ne te gjithe evropen.Fjala iluminizem do te thote ndricim.
'''Iluminizmi''' ishte një lëvizje kulturore dhe filozofike që u përhap në [[Evropa|Evropë]] nga fillimi i qindvjeçarit të [[Shekulli XVIII|XVIII]] gjerë në [[Revolucioni francez|Revolucionin francez]], që u skalit nga përpjekja e çlirimit nëpërmjet [[Arsyeja|arsyes]] nga mendimi, nga këmbëngulja dhe përfytyrimi, paragjykimet dhe [[Ideologjia|ideologjitë]] e trashëguara dhe pranimi i diturisë së re të fituar.Ky shekull u quajt "Shekulli i arte".Iluministet ishin dijetare dhe thirreshin filozofe.Iluminizmi lindi ne Angli e France, e me vone u perhap ne te gjithe evropen.Fjala iluminizem do te thote ndricim.


Fazat që shtyën deri tek iluminizmi ishin:
Fazat që shtyën deri tek iluminizmi ishin:
Rreshti 10: Rreshti 10:


== Rrethanat Historike ==
== Rrethanat Historike ==
Iluminizmi ka qenë një lëvizje e borgjezisë evropiane në periudhën e përgatitjes dhe të kryerjes së revolucioneve të shek. XVIII-XIX. Ai drejtohej kundër rendit feudal dhe kulturës së tij, kundër obskurantizmit mesjetar e të gjitha formave të ideologjisë së prapambetur dhe përpiqej për përhapjen e arsimit e të diturisë. Jehona e këtij iluminizmi të vendeve evropiane, ashtu si ajo e ideve të mëdha të Revolucionit francez të 1789-s dhe të revolucioneve të 1848-s që tronditën Evropën, u ndie edhe në Shqipërinë e atëhershme, u pasqyrua në ideologjinë dhe në programin e Rilindjes Shqiptare. Shumë nga udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (në mënyrë të veçantë ideologët e Rilindjes) ishin frymëzuar nga këto ide përparimtare të revolucioneve evropiane dhe patën nxjerrë mësime prej tyre. Të panumërt ishin gjithashtu shqiptarët, madje edhe disa nga rilindësit e njohur, që kishin marrë pjesë në revolucionet kombëtare të shteteve fqinje, në ato grek, rumun e serb, si edhe në revolucionet e vendeve të Evropës. Këta u bënë të ndërgjegjshëm se idetë e këtyre revolucioneve duhej të përhapeshin e të përqafoheshin edhe nga shqiptarë qe qiheshin
Iluminizmi ka qenë një lëvizje e borgjezisë evropiane në periudhën e përgatitjes dhe të kryerjes së revolucioneve të shek. XVIII-XIX. Ai drejtohej kundër rendit feudal dhe kulturës së tij, kundër obskurantizmit mesjetar e të gjitha formave të ideologjisë së prapambetur dhe përpiqej për përhapjen e arsimit e të diturisë. Jehona e këtij iluminizmi të vendeve evropiane, ashtu si ajo e ideve të mëdha të Revolucionit francez të 1789-s dhe të revolucioneve të 1848-s që tronditën Evropën, u ndie edhe në Shqipërinë e atëhershme, u pasqyrua në ideologjinë dhe në programin e Rilindjes Shqiptare. Shumë nga udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (në mënyrë të veçantë ideologët e Rilindjes) ishin frymëzuar nga këto ide përparimtare të revolucioneve evropiane dhe patën nxjerrë mësime prej tyre. Të panumërt ishin gjithashtu shqiptarët, madje edhe disa nga rilindësit e njohur, që kishin marrë pjesë në revolucionet kombëtare të shteteve fqinje, në ato grek, rumun e serb, si edhe në revolucionet e vendeve të Evropës. Këta u bënë të ndërgjegjshëm se idetë e këtyre revolucioneve duhej të përhapeshin e të përqafoheshin edhe nga shqiptarët.


== Ndikimi i Rilindjes ==
== Ndikimi i Rilindjes ==

Versioni i datës 27 mars 2020 19:03

Iluminizmi ishte një lëvizje kulturore dhe filozofike që u përhap në Evropë nga fillimi i qindvjeçarit të XVIII gjerë në Revolucionin francez, që u skalit nga përpjekja e çlirimit nëpërmjet arsyes nga mendimi, nga këmbëngulja dhe përfytyrimi, paragjykimet dhe ideologjitë e trashëguara dhe pranimi i diturisë së re të fituar.Ky shekull u quajt "Shekulli i arte".Iluministet ishin dijetare dhe thirreshin filozofe.Iluminizmi lindi ne Angli e France, e me vone u perhap ne te gjithe evropen.Fjala iluminizem do te thote ndricim.

Fazat që shtyën deri tek iluminizmi ishin:

  1. Zbulimi i Amerikës
  2. Rilindja
  3. Reformacioni fetar

Pas këtyre ngjarjeve filozofia është subjektiviste kerkimi i Zotit behët nga vetë individi. Rryma e kundërt e iluminizmit eshte romantizmi.

Rrethanat Historike

Iluminizmi ka qenë një lëvizje e borgjezisë evropiane në periudhën e përgatitjes dhe të kryerjes së revolucioneve të shek. XVIII-XIX. Ai drejtohej kundër rendit feudal dhe kulturës së tij, kundër obskurantizmit mesjetar e të gjitha formave të ideologjisë së prapambetur dhe përpiqej për përhapjen e arsimit e të diturisë. Jehona e këtij iluminizmi të vendeve evropiane, ashtu si ajo e ideve të mëdha të Revolucionit francez të 1789-s dhe të revolucioneve të 1848-s që tronditën Evropën, u ndie edhe në Shqipërinë e atëhershme, u pasqyrua në ideologjinë dhe në programin e Rilindjes Shqiptare. Shumë nga udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (në mënyrë të veçantë ideologët e Rilindjes) ishin frymëzuar nga këto ide përparimtare të revolucioneve evropiane dhe patën nxjerrë mësime prej tyre. Të panumërt ishin gjithashtu shqiptarët, madje edhe disa nga rilindësit e njohur, që kishin marrë pjesë në revolucionet kombëtare të shteteve fqinje, në ato grek, rumun e serb, si edhe në revolucionet e vendeve të Evropës. Këta u bënë të ndërgjegjshëm se idetë e këtyre revolucioneve duhej të përhapeshin e të përqafoheshin edhe nga shqiptarët.

Ndikimi i Rilindjes

Rilindja shënoi një hapje ndaj kulturës përparimtare botërore nga më të mëdhatë që kishte njohur kultura shqiptare deri atëherë. Ishte koha kur kombi shqiptar vendosi lidhje më të dendura me idetë dhe kulturën përparimtare të popujve të tjerë, përfitoi nga thesari i kulturës së Perëndimit dhe sidomos nga Rilindja Evropiane, nga iluminizmi i saj. Pikërisht nën ndikimin e këtyre faktorëve të rinj u formuan mendimtarët, ideologët dhe iluministët shqiptarë të epokës së Rilindjes.

Përhapja e dijeve, e arsimit dhe e kulturës kombëtare, që përbënte një nga drejtimet kryesore të Rilindjes e të iluminizmit shqiptar, vlerësohej nga mendimtarët rilindës si një nevojë që shtronte zhvillimi ekonomik, shoqëror e kulturor i vendit, si një kusht i domosdoshëm i përparimit material e shpirtëror të kombit shqiptar. Rilindësit e kuptuan këtë nevojë historike dhe iluminizmi i tyre i shërbente plotësimijt të kësaj kërkese të shoqërisë shqiptare. Përhapja e kulturës dhe e arsimit kombëtar do të ndihmonin në emancipimin e popullit shqiptar nga fanatizmi, prapambetja, intoleranca e nga dasitë fetare, të mbjella nga sundimtarët osmanë. Por iluminizmi shqiptar kishte disa tipare dalluese në krahasim me atë të vendeve të tjera, duke përfshirë këtu edhe vendet fqinje, që diktoheshin nga gjendja e kombit shqiptar në Perandorinë Osmane dhe nga politika e saj diskriminuese. Duke zbatuar parimin fetar në përcaktimin e përkatësisë etnike të popullsisë, qeveria osmane nuk e njihte kombësinë shqiptare, të cilën e ndante, sipas besimit fetar, në tri pjesë, që ajo i quante të ndryshme: myslimane, ortodokse dhe katolike. Si pasojë, sipas sistemit mesjetar e obskurantist të “miletit” (të kombësisë), të vendosur nga sulltanët osmanë, për turqit myslimani shqiptar, si i çdo kombi tjetër, ishte turk, ortodoksi grek e katoliku latin (italian).

Zgjerimi i Lëvizjes

Në përputhje me këtë parim, që mohonte qenien e shqiptarëve si një komb i vetëm, Porta e Lartë nuk lejoi të hapeshin në Shqipëri shkolla shqipe, por vetëm shkolla turke, greke, italiane ose austriake. Në qoftë se Turqia pranoi të hapej ndonjë shkollë e veçantë shqipe, këtë e bëri kur ishte e detyruar ose kur ia kërkonte interesi i çastit, madje priste rastin që t’i mbyllte ato. Prandaj, përhapja e arsimit dhe e kulturës kombëtare u bë një nga çështjet themelore të Rilindjes ndryshe nga ç’ndodhi, p.sh., në tokat greke e të kombeve të tjera ballkanike të Perandorisë Osmane, ku popullsisë i njihej e drejta të arsimohej në gjuhën e vet. Në këto kushte iluminizmi shqiptar nuk mund të mbetej thjesht një lëvizje kulturore.

Iluminizmi e veçanërisht lëvizja për shkollën e për kulturën shqiptare mori karakter politik, sepse drejtohej kundër ideologjisë së prapambetur obskurantiste, ku përfshiheshin edhe ato ide konservatore klerikale, që mbështeteshin në interpretimin qëllimkeq të dogmave të veçanta të doktrinave fetare të të gjitha besimeve. Ajo drejtohej edhe kundër politikës tradicionale të asimilimit e të turqizimit të shqiptarëve, që ndiqte prej shekujsh Perandoria Osmane. Me karakterin e saj kombëtar shkolla dhe përgjithësisht kultura e Rilindjes u mbyllte dyert rrymave ideologjike shkombëtarizuese ngado që të vinin.

Shkolla kombëtare që kërkonin rilindësit e që kishte për qëllim arsimimin në gjuhën shqipe, duhej të ishte laike, të bëhej një vatër kulture, që të plotësonte nevojat e zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit dhe, njëherazi, një vatër e atdhetarisë dhe e bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Rrjedhimisht, kërkesat për shkollën dhe për letërsinë shqipe nuk kishin karakter thjesht kulturor.

Shiko edhe

Wiki Libri: Iluminizmi i Emanuel Kantit

Lidhje të jashtme