Ekonomia e fshatit Fterra: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 185.89.156.146 (diskutimet) në versionin e fundit nga JonaRizvanolli.
Etiketa: Rollback
 
Rreshti 12: Rreshti 12:
Në terrenin e saj, me kodra e lugina të veshura me gjelbërim të përhershëm, me burime të shumta ujore, me diversitet ekologjik e klimë të butë mesdhetare, është favorizuar bashkërendimi i zhvillimit bujqësor e blegtoral, ku kultivohet një mozaik bimësh. Kushtet e terrenit kanë detyruar tarracimin me brezare të krejt sipërfaqes së punuar, kryesisht me parmendë ose plug, të tërhequra nga pënda e qeve.

Kulturat bujqësore më të përhapura janë drufrutorët e perimet, dhe më pak drithërat e bukës. Ndër drufrutorët më i çmuari është ulliri mesdhetar shekullor, frytet e të cilit përdoren për vaj cilësor dhe për t’i kripur. Kultivohen agrumet, më shumë portokallia e më pak mandarina e limoni, preshi, domatja e kastraveci. Janë me cilësi fiqtë : perdhikulë, shënjinas dhe kallamac. Arrët, shegët, ftonjtë e mani, kultivohen gjerësisht.
Kulturat bujqësore më të përhapura janë drufrutorët e perimet, dhe më pak drithërat e bukës. Ndër drufrutorët më i çmuari është ulliri mesdhetar shekullor, frytet e të cilit përdoren për vaj cilësor dhe për t’i kripur. Kultivohen agrumet, më shumë portokallia e më pak mandarina e limoni. Janë me cilësi fiqtë : perdhikulë, shënjinas dhe kallamac. Arrët, shegët, ftonjtë e mani, kultivohen gjerësisht.
Zhvillohet hardhia, si në baçe dhe në oborret pranë shtëpive, kryesisht në formën e pjergullave. Më i përhapuri është kultivari antifillokserik, që quhet “[[rrushi amerikan]]”, prej të cilit prodhohet raki aromatike.

Versioni aktual i datës 28 prill 2020 20:43

Në fshat Fterra mbizotërojnë drurët frutorë. Ndër drurët frutorë, mjaft të rëndësishëm janë ulliri, arra, fiku, portokalli, limoni, mandarina, hardhia etj.

Rreth fshatit janë të shumta pyjet dhe shkurret me gjelbërim gjithëvjetor, që mbulojnë pjesën më të madhe të territorit të Fterrës prej 25 km². Ato mbrojnë tokën nga gërryerjet dhe ruajnë ekuilibrin natyror. Pyjet dhe shkurret përfaqësohen nga hilqja, prralli, lisi, mretja, frashri, shqemëza dhe në kuota më të ulëta mareja, shqopa, cmartja, rigoni, sherebeli, çaji etj.

Bujqësia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si veprimtari mbi tokën, bujqësia është dega kryesore e prodhimit, që siguron të ardhurat kryesore për familjet në Fterrë.

Këtu sundon një ekonomi e përzier, kryesisht natyrore, për të plotësuar nevojat e veta, duke pasur më pak karakter të ekonomisë së tregut të lirë.

Në terrenin e saj, me kodra e lugina të veshura me gjelbërim të përhershëm, me burime të shumta ujore, me diversitet ekologjik e klimë të butë mesdhetare, është favorizuar bashkërendimi i zhvillimit bujqësor e blegtoral, ku kultivohet një mozaik bimësh. Kushtet e terrenit kanë detyruar tarracimin me brezare të krejt sipërfaqes së punuar, kryesisht me parmendë ose plug, të tërhequra nga pënda e qeve.

Kulturat bujqësore më të përhapura janë drufrutorët e perimet, dhe më pak drithërat e bukës. Ndër drufrutorët më i çmuari është ulliri mesdhetar shekullor, frytet e të cilit përdoren për vaj cilësor dhe për t’i kripur. Kultivohen agrumet, më shumë portokallia e më pak mandarina e limoni. Janë me cilësi fiqtë : perdhikulë, shënjinas dhe kallamac. Arrët, shegët, ftonjtë e mani, kultivohen gjerësisht.

Zhvillohet hardhia, si në baçe dhe në oborret pranë shtëpive, kryesisht në formën e pjergullave. Më i përhapuri është kultivari antifillokserik, që quhet “rrushi amerikan”, prej të cilit prodhohet raki aromatike. Nga drithërat janë kultivuar: gruri, elbi e thekra, kryesisht në mal, dhe misri, kryesisht brenda fshatit ose në periferi të tij.

Në arat e tarracuara të Fterrës kultivohen me rendiment të gjitha perimet, veçanërisht patatja. Është efektiv prodhimi i qepës e qepujkës, domates e lakrës, specit e barbunjës(lovidhes), si dhe fasulja, spinaqi , preshi, e tj.

Kultivohen mjaft mire bimët foragjere, si jonxha, tërfili, tërshëra,etj.

Blegtoria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Blegtoria është degë kryesore për prodhimet blegtorale, ushqim dhe veshje.

Rritja e dhisë dhe e deles të racës autoktone është aktiviteti kryesor për banorët. Relievi i përshtatshëm favorizon kultivimin e tyre. Dhija prodhon 80–150 kg qumësht në vit.

Blegtoria është e zhvilluar në formën e bagëtisë pranë oborrit familjar me një numër të vogël, që arrin nga 2-3 e deri 10-15 krerë ; dhe në formën e stanit, ku zakonisht mbahet një kope, me dhi apo dele, por dhe e përzier. Delja mbarështohet kryesisht në zonën kullosore jashtë fshatit, si në Rrëmullë, Lugu i Fterrës, Galisht, Hunda e Drërit, Lëpjetë apo deri në zonën bregdetare për dimërim. Delja e Fterrës dallon për trup të vogël, por rezistente, që prodhon 30-50 litra qumësht/krerë dh me peshë trupore 25–32 kg/krerë. Leshi i saj përdoret gjerësisht për ekonominë familjare.

Fterra është e njohur si fshat bletë-rritës me mjaltë lulesh, që ka aromë dhe që pëlqehet në treg për cilësinë e tij të veçantë.

Gjedhi në Fterrë ka zënë një peshë të vogël specifike, duke u përdorë kryesisht për qumësht e mish dhe për qetë e punës. Lopa e vendit prodhon nga 600-1200 litra/krerë.

Nga njëthundrakët dominon mbajtja e mushkës për fshat e për mal, dhe më pak gomarit, si kafshë ngarkese. Në përdorim të gjerë pranë çdo familje është pula e fushës, që përdorët për vezë e mish.

Përveç pyjeve dhe shkurreve, është e zhvilluar dhe flora e egër spontane dhe e larmishme, që i bën kullotat me vlerë ushqyese për bagëtinë dhe mishin e tyre të shijshëm.

Lugina e Fterrës dhe për rreth saj, është zonë me faun të egër të zhvilluar, ku gjenden: derri i egër, ujku, çakalli, dhelpra, lepuri e deri te sorkadhja, por dhe shpendë si: thëllëza, mëllenja e grifsha, turtulli e gjeli i egër, skifteri e cirko me gushëkuqin e njohur etj. Ndërsa poshtë, në Lumë, rriten peshq të vegjël, kryesisht pestrova.