F.C. Internazionale Milano: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 93: Rreshti 93:
Vitet 1990' ishin një periudhë zhgënjyese për Interin. Gjatë kësaj kohe, rivalët e tyre Milan dhe [[Juventus F.C.|Juventusi]] kishin arritur suksese në Itali dhe Evropës, kurse Inter ishte lënë mbrapa krahëve, duke arritur rezultate mediokër në kampionat, ku rezultati më negativ ishte ai i sezonit [[1993–94 Serie A|1993–94]] ku ata ishin vetëm një pikë larg zonës së rënjes një kategori më poshtë. Megjithatë, ata arritën disa suksese evropiane duke triumfuar tre herë në [[UEFA Liga e Europës|Kupën UEFA]] në vitet 1991, 1994 dhe 1998.
Vitet 1990' ishin një periudhë zhgënjyese për Interin. Gjatë kësaj kohe, rivalët e tyre Milan dhe [[Juventus F.C.|Juventusi]] kishin arritur suksese në Itali dhe Evropës, kurse Inter ishte lënë mbrapa krahëve, duke arritur rezultate mediokër në kampionat, ku rezultati më negativ ishte ai i sezonit [[1993–94 Serie A|1993–94]] ku ata ishin vetëm një pikë larg zonës së rënjes një kategori më poshtë. Megjithatë, ata arritën disa suksese evropiane duke triumfuar tre herë në [[UEFA Liga e Europës|Kupën UEFA]] në vitet 1991, 1994 dhe 1998.


Pasi [[Massimo Moratti]] mori drejtimin e klubit nga Ernesto Pellegrini në vitin 1995, Inter theu dy herë rekordin për blerjen më të shtrenjtë në botë gjatë asaj periudhe (19.5 milion [[Paund sterlina|£]] për [[Luis Nazário de Lima|Ronaldon]] nga Barcelona në 1997-tën dhe 31 milion £ për [[Christian Vieri]]n nga [[S.S. Lazio|Lazio]] dy vite më vonë).<ref>{{cite web|url=http://www.panorama.com.al/sport/nga-skoti-te-ronaldo-ja-41-transferimet-me-te-shtrenjta/|title=Nga Skoti te Ronaldo, ja 41 transferimet më të shtrenjta|publisher=Panorama Sport|language=sq|date=30 korrik 2013|accessdate=10 prill 2020}}</ref> Megjithatë, vitet 1990' vazhduan të ishin vite zhgënjyese, duke qënë dekada e vetme ku Inter nuk arriti ta fitojë asnjë herë të vetme titullin e Serie A. Për tifozët e Interit ishte e vështirë për t'i vënë fajin dhe për të fajësuar veçanisht ndonjërin dhe kjo gjë solli një marrëdhënje të akullt mes tyre dhe presidentit, trajnerëve dhe madje disa lojtarëve.
Pasi [[Massimo Moratti]] mori drejtimin e klubit nga Ernesto Pellegrini në vitin 1995,<ref>{{cite web|url=https://www.inter.it/en/news/2002/02/18/massimo-moratti-seven-years-as-inter-president.html|title=Massimo Moratti, seven years as Inter president|trans-title=Massimo Moratti, shtatë vite si president i Interit|website=inter.it|publisher=F.C. Internazionale Milano|language=en|date=18 shkurt 2002|accessdate=29 prill 2020}}</ref> Inter theu dy herë rekordin për blerjen më të shtrenjtë në botë gjatë asaj periudhe (19.5 milion [[Paund sterlina|£]] për [[Luis Nazário de Lima|Ronaldon]] nga Barcelona në 1997-tën dhe 31 milion £ për [[Christian Vieri]]n nga [[S.S. Lazio|Lazio]] dy vite më vonë).<ref>{{cite web|url=http://www.panorama.com.al/sport/nga-skoti-te-ronaldo-ja-41-transferimet-me-te-shtrenjta/|title=Nga Skoti te Ronaldo, ja 41 transferimet më të shtrenjta|publisher=Panorama Sport|language=sq|date=30 korrik 2013|accessdate=10 prill 2020}}</ref> Megjithatë, vitet 1990' vazhduan të ishin vite zhgënjyese, duke qënë dekada e vetme ku Inter nuk arriti ta fitojë asnjë herë të vetme titullin e Serie A. Për tifozët e Interit ishte e vështirë për t'i vënë fajin dhe për të fajësuar veçanisht ndonjërin dhe kjo gjë solli një marrëdhënje të akullt mes tyre dhe presidentit, trajnerëve dhe madje disa lojtarëve.


Moratti më vonë u bë sinjestër e tifozëve, menjëherë pasi ai shkarkoi trajnerin e shumëdashur të tyre [[Luigi Simoni]] pas vetëm disa ndeshjeve të para në sezonin 1998–99, pasi kishte marrë çmimin "Trajneri Italian i Vitit" në 1998-ën një ditë para se të shkarkohej. Në atë sezon Inter dështoi të kualifikohej në ndonjë kompedicion europian për herë të parë pas gati dhjetë viteve, duke e mbyllur sezonin në vendin e tetë.
Moratti më vonë u bë sinjestër e tifozëve, menjëherë pasi ai shkarkoi trajnerin e shumëdashur të tyre [[Luigi Simoni]] pas vetëm disa ndeshjeve të para në sezonin 1998–99, pasi kishte marrë çmimin "Trajneri Italian i Vitit" në 1998-ën një ditë para se të shkarkohej. Në atë sezon Inter dështoi të kualifikohej në ndonjë kompedicion europian për herë të parë pas gati dhjetë viteve, duke e mbyllur sezonin në vendin e tetë.

Versioni i datës 29 prill 2020 08:48

Stampa:Infobox klub futbolli F.C. Internazionale Milano,[1] njohur zakonisht si Internazionale (Italisht: [internatt͡sjoˈnaːle]) ose thjesht Inter ose Inter Milan jashtë Italisë, është një klub italian futbolli me seli në Milano, Lombardi. Ata janë klubi i vetëm që e kanë shpenzuar të gjithë historinë e tyre në ligën e parë të futbollit italian, njohur si Serie A, e cila filloi në sezonin 1929–30.

Internazionale ka fituar 30 trofe brënda Italisë, përfshirë fitimin e kampionatit 18 herë, kupën shtatë herë dhe superkupën pesë herë. Nga viti 2006 e deri në vitin 2010, klubi e fitoi ligën pesë herë rresht, duke barazuar dhe rekordin e të gjitha kohërave.[2] Ata kanë fituar Ligën e Kampioneve tre herë: dy herë rresht në vitet 1964 dhe 1965 të tretën në 2010, e fundit për një skuadër italiane. Inter në sezonin 2009–10 përveç se fitoi Ligën e Kampioneve, fitoi gjithashtu edhe Scudetton dhe Kupën e Italisë duke u bërë skuadra e parë dhe e vetme italiane që fiton tripletën kontinentale.[3] Klubi gjithashtu ka fituar tre herë Kupën UEFA, dy herë Kupën Ndërkontinentale dhe një herë FIFA Kupën e Botës për Klube.

Inter i luan ndeshjet në shtëpi te stadiumi San Siro, njohur gjithashtu edhe si Stadio Giuseppe Meazza. Stadiumi, i cili ndahet me rivalët e Milanit, është stadiumi me kapacitetin më të madhë në Itali, me plot 80,018 vende.[4] Milan është rivali më i madhë i Interit, dhe ndeshja që luajnë bashkë quhet Derby della Madonnina, dhe është një nga derbit më të ndjekura në futboll.[5] Që nga viti 2010, Inter është skuadra e dytë italiane me më shumë tifozë,[6] dhe e teta në Evropë. Inter është një nga klubet më të vlefshme në Itali dhe në botë.[7] Inter ishte një anëtarët e krijimit të grupit G-14 udhëheqës të futbollit europian, tani ai grup nuk ekziston më.[8]

Historia

1908–1959: Krijimi dhe dekadat e para

Ekipi i Interit që fitoi Scudetton e parë në histori në sezonin 1909–10.

Klubi u themelua më 9 mars 1908 si Football Club Internazionale Milano pas një përçarje me Milan Cricket dhe Football Club (tani A.C. Milan. Emri i klubit buron nga dëshira e antarëve themelues për të pranuar lojtarët e huaj si edhe ata italianë.

"Questa notte splendida darà i colori al nostro stemma: il nero e l'azzurro sullo sfondo d'oro delle stelle. Si chiamerà Internazionale, perchè noi siamo fratelli del mondo."

— 9 mars 1908, Milano[9]

"Kjo natë e mrekullueshme do të na japë ngjyrat për stemën tonë: e zezë dhe blu kundrejt një sfondi të yjeve të arta. Do të quhet Internazionale [Ndërkombëtarja], sepse ne jemi vëllezërit e botës."

— 9 mars 1908, Milano

Klubi fitoi kampionatin e parë në vitin 1910 dhe të dytën në vitin 1920. Kapiteni dhe trajneri i parë i Scudettos së parë ishte Virgilio Fossati, i cili u vra në Luftën e Dytën Botërore në betejën midis ushtrisë italiane dhe asaj austriake. Në vitin 1922, Interi rrezikoi të binte nga kategoria, por fitoi dy ndeshje play-off duke siguruar qëndrimin.

Giuseppe Meazza mban rekordin për numrin e golave të shënuar në një sezon debutues në Serie A, 31 gola në sezonin 1929–30.

Gjashtë vite më vonë, gjatë epokës Fashiste, klubi u detyrua të bashkohej me Unione Sportiva Milanese dhe u riemërua Società Sportiva Ambrosiana.[10] Gjatë sezonit 1928–29, ekipi luajti me fanella të bardha me një kryq të kuq në mes; modeli i fanellës u frymëzua nga flamuri dhe stema e qytetit të Milanos. Në vitin 1929, pronari i ri i klubit Oreste Simonotti ndryshoi emrin e klubit në Associazione Sportiva Ambrosiana dhe riktheu fanellat zikaltër; pavarësisht kësaj, tifozët vazhduan ta quanin ekipin Inter, dhe në vitin 1931, presidenti i ri Pozzani ju dorëzua presioneve të aksionerëve dhe ndryshoi emrin e klubit në Associazione Sportiva Ambrosiana-Inter.[10]

Coppa Italia (Kupa e Italisë) e parë u fitua në sezonin 1938–39, ku ekipi udhëhiqej nga legjenda Giuseppe Meazza, nga i cili mban emrin e sotëm zyrtar stadiumi San Siro. Kampionati i pestë u fitua në vitin 1940, pavarësit dëmtimit të Meazzës. Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, klubi ri-vendosi emrin e saj të vjetër. Pas luftës, Interi fitoi kampionatin e gjashtë në vitin 1953 dhe të shtatin në 1954.

1960–1968: Grande Inter

Në 1960, trajneri Helenio Herrera u bashkua me Interin nga Barcelona,[11] duke marrë me vete "gjeneralin" e mesfushës Luis Suárez, i cili kishte fituar çmimin Futbollisti Evropian i Vitit në të njëjtin vit për rolin e tij në fitimin e La Ligës dhe Kupës së Panaireve. Ai do ta transformonte Interin në një nga skuadrat më të mëdhaja në Evropë,[12] duke modifikuar formacionin 5–3–2 që njihej si "Verrou".[13] Ky formacion i zgjedhur nga Helenio Herrera kishte për qëllim forcimet e kundërsulmeve. Formacioni "Catenaccio" ishte shpikur nga trajneri austriak me emrin Karl Rappan.[14] Formacioni në të vertetë kishte katër mbrojtësa që secili duhej të mbronte një kundërshtar të caktuar, plus një organizator në mesin e fushës i cili duhej të luante me dy mesfushorë krahu. Herrera shtoi dhe mbrojtësin e pestë duke e vendosur pak përpara mbrojtjes. Mbrojtësi i pestë do të lëvizte i lirë dhe do të merrej me çdo sulmues që do të shkonte përmes dy qëndër-mbrojtësave. Interi përfundoi i treti në Serie A në sezonin e tij të parë, i dyti në vitin e dytë dhe i pari në sezonin e tretë. Kjo gjë u pasua me ty triumfe rresht në Kupën Europiane në vitet 1964 dhe 1965. Herrera mori titullin ll Mago, gjë që do të thotë magjistar. Formacioni i skuadrës së tij ishin mbrojtësit Tarcisio Burgnich dhe Giacinto Facchetti, lojtari i lirë Armando Picchi, organizatori Suárez, ansori Jair, mesfushori i majtë Mario Corso, dhe Sandro Mazzola që luante në të djathtë.[15]

Sandro Mazzola luajti për ekipin shumë të suksesshëm të Interit e cila mbahet mend me emrin "La Grande Inter", gjatë viteve 1960'.

Në vitin 1964, Interi arriti finalen e Kupës Europiane duke mposhtur Borussia Dortmundin në gjysëm-finale dhe Partizanin e Beogradit në çerek-finale. Në finale, ata u përballën kundër Real Madridit që kishte arritur shtatë nga nëntë finalet që nga themelimi i kompeticionit. Mazzola shënoi dy gola në fitoren 3–1,[16] dhe më vonë skuadra fitoi Kupën Ndërkontinentale kundër Independientes. Një vit më vonë, Inter e përsëriti suksesin duke mposhtur dy herë fituesit Benficën në finale me golin e Jair;[17] ky sukses u ndoq edhe nga një tjetër Kupë Ndërkontinentale, ku këtë herë në finale Zikaltrit mposhtën Independienten.

Në 1967, me Jair të larguar dhe Suárezin e dëmtuar, Inter u mposht në finalen e Kupës Evropiane me rezultatin 2–1 nga Celtic.[18] Në të njëjtin vit, klubi ndryshoi emrin e saj duke e bërë Football Club Internazionale Milano.

1968–1990: Pas epokës së Heleno Herreras

Pas epokës së artë të viteve 1960', Inter arriti të fitonte kampionatin e njëmbëdhjetë të tyre në vitin 1971 dhe të dymbëdhjetin në vitin 1980. Inter u mposht për herë të dytë brënda pesë viteve në finalen e Kupës Europiane, duke u mposhtur 2–0 nga Ajaxi i Johan Cruyff në vitin 1972. Gjatë viteve 1970' dhe 1980', Inter gjithashtu shtoi edhe dy Coppa Italia në koleksion, trofetë e sezoneve 1977–78 dhe 1981–82.

E udhëhequr nga dyshja gjermane Andreas Brehme dhe Lothar Matthäus, dhe nga argjentinasi Ramón Díaz, Interi fitoi kampionatin e vitit 1989. Gjermani tjetër Jürgen Klinsmann dhe Superkupa Italiane erdhën në sezonin e ardhshëm por kjo nuk ishte shumë e dobishme pasi Interi nuk e mbrojti dot titullin e fituar një sezon më parë.

1990–2004: Kohët e errëta

Skeda:Festeggiamenti Coppa UEFA Inter-Salisburgo 1993-1994.jpg
Inter duke festuar triumfin në Kupën UEFA në sezonin 1993–94.

Vitet 1990' ishin një periudhë zhgënjyese për Interin. Gjatë kësaj kohe, rivalët e tyre Milan dhe Juventusi kishin arritur suksese në Itali dhe Evropës, kurse Inter ishte lënë mbrapa krahëve, duke arritur rezultate mediokër në kampionat, ku rezultati më negativ ishte ai i sezonit 1993–94 ku ata ishin vetëm një pikë larg zonës së rënjes një kategori më poshtë. Megjithatë, ata arritën disa suksese evropiane duke triumfuar tre herë në Kupën UEFA në vitet 1991, 1994 dhe 1998.

Pasi Massimo Moratti mori drejtimin e klubit nga Ernesto Pellegrini në vitin 1995,[19] Inter theu dy herë rekordin për blerjen më të shtrenjtë në botë gjatë asaj periudhe (19.5 milion £ për Ronaldon nga Barcelona në 1997-tën dhe 31 milion £ për Christian Vierin nga Lazio dy vite më vonë).[20] Megjithatë, vitet 1990' vazhduan të ishin vite zhgënjyese, duke qënë dekada e vetme ku Inter nuk arriti ta fitojë asnjë herë të vetme titullin e Serie A. Për tifozët e Interit ishte e vështirë për t'i vënë fajin dhe për të fajësuar veçanisht ndonjërin dhe kjo gjë solli një marrëdhënje të akullt mes tyre dhe presidentit, trajnerëve dhe madje disa lojtarëve.

Moratti më vonë u bë sinjestër e tifozëve, menjëherë pasi ai shkarkoi trajnerin e shumëdashur të tyre Luigi Simoni pas vetëm disa ndeshjeve të para në sezonin 1998–99, pasi kishte marrë çmimin "Trajneri Italian i Vitit" në 1998-ën një ditë para se të shkarkohej. Në atë sezon Inter dështoi të kualifikohej në ndonjë kompedicion europian për herë të parë pas gati dhjetë viteve, duke e mbyllur sezonin në vendin e tetë.

Fanellat e Ronaldos (numri 10) Zamoranos (1+8) dhe Figos (7) në muzeun e San Siros.

Në sezonin e ardhshëm, Moratti punësoi ish trajnerin e Juventusit Marcello Lippi, dhe firmosi me lojtarë si Angelo Peruzzi dhe Laurent Blanc sëbashku me ish lojtarët e Juventusit Vieri dhe Vladimir Jugović. Skuadra j'u afrua suksesit të parë vendor që nga viti 1989 ku ata arritën në finalen e Kupës së Italisë ku u mposhtën nga Lazio.

Edhe sezoni tjetër ishte një tjetër fatkeqsi për klubin. Inter impresionoi në ndeshjen e Superkupës Italiane kundër Lazios duke marrë kryesimin falë blerjeve të reja Robbie Keane dhe Hakan Şükür – megjithatë, ata u mposhtën 4–3. Ata gjithashtu u eleminuan në raundin paraeleminator të Ligës së Kampioneve nga klubi suedez Helsingborgs IF, Álvaro Recoba humbi një penallti vendimtare në fund. Lippi u shkarkua pas vetëm një ndeshje të vetme në ligë e cila rezultoi humbja e parë në historinë e Interit kundër Regginës. Marco Tardelli, i zgjedhur për të zëvëndësuar Lippin, dështoi për të sjellë rezultate, dhe mbahet mend nga tifozët e Interit si trajneri që humbi derbin e qytetit me rezultatin 6–0 kundër Milanit në sezonin 2000–01. Pjestarët e tjerë të "familjes" Inter gjatë kësaj periudhë që vuajtën ishin lojtarë si Vieri dhe Fabio Cannavaro, ku të dyve i ishin shkatërruar restorantet në Milano pas humbjeve kundër Milanit.

Në vitin 2002, Inter jo vetëm që shkoi në gjysmë-finalen e Kupës UEFA, por ishte 45 minuta larg fitimit të "Skudetos", ku ata duhej të mbanin avantazhin prej një goli në ndeshjen jashtë fushe kundër Lazios. Inter kryesonte 2–1 pas 24 minutash, por Lazio barazoi në kohën shtesë në fund të pjesës së parë dhe shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë duke i hapur rrugë Juventusit që të fitonte titullin.[21] Në sezonin e ardhshëm, Interi e përfundoi kampionatin në vendin e dytë dhe gjithashtu arriti të shkonte në gjysëm-finalen e Ligës së Kampioneve kundër Milanit, duke u eleminuar për shkak të rregullit të golit jashtë fushe.

2004–2011: Rikthimi dhe fitimi i tripletës

Inter fitoi Kupën e Italisë 2004–05 duke mposhtur Romën.

Më 1 korrik 2004, Inter punësoi ish trajnerin e Lazios Roberto Mancini si trajnerin e ri të ekipit. Në sezonin e parë, ekipi mblodhi 72 pikë nga 18 fitore, 18 barazime dhe nga vetëm dy humbje, si dhe fitoi Kupën e Italisë dhe më vonë Superkupën. Më 11 maj 2006, Inter mbrojti titullin e kupës duke mposhtur Romën me rezultatin e përgjithshëm 4–2 (1–1 në Romë dhe 3–1 në Milano).

Inter j'u dha trofeu i Serie A për sezonin 2005–06 pasi pikët e Juventusit dhe Milanit u zbritën për shkak të skandalit të trukimit të ndeshjeve. Gjatë sezonit të ardhshëm, Inter arriti të thyente rekordin e fitoreve rresht duke fituar 17 ndeshje rresht në Serie A, e cila nisi me fitoren 4–1 në shtëpi kundër Livornos dhe mbaroi më 28 shkurt 2007 pas barazimit 1–1 ndaj Udineses. Më 22 prill 2007, Inter fitoi Scudetton e dytë rresht — të parën në fushë që nga viti 1989 — pasi mposhtën 2–1 SienënStadio Artemio Franchi. Mbrojtësi italian fitues i Kupës së Botës Marco Materazzi shënoi të dy golat.[22]

Inter filloi sezonin 2007–08 me objektivin për të fituar Serie A edhe Ligën e Kampioneve. Ekipi bëri një nisje të mirë në kampionat, duke qënë në krye të renditjes në ndeshjet e para, si dhe arriti të kualifikohej në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. Megjithatë, atje ata u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 2–0 nga Liverpooli më 19 shkurt, duke vendosur në pikëpyetje të ardhmen e Roberto Mancinit në klub ndërsa forma e ekipit në kampionat filloi të përkeqsohej pas dështimin për të fituar tre ndeshje rresht. Pasi u eleminua nga anglezët në Ligën e Kampioneve, Mancini lajmëroi qëllimin e tij për të lënë drejtimin e skuadrës, por ndryshoi mendjen vetëm një ditë më vonë. Në ditën e fundit të sezonit 2007–08 në Serie A, Inter luajti kundër Parmës në transfertë, dhe dy gola nga Zlatan Ibrahimović i siguruan klubit titullin e tretë rresht kampion. Mancini u shkarkua më vonë pas shkak të deklaratës së tij të mëparshme për lënjen e klubit.[23]

Tifozët e Interit gjatë finales së UEFA Ligës së Kampioneve 2009–10 në Santiago Bernabéu.

Më 2 qershor 2008, Inter punësoi ish trajnerin e Portos dhe Çelsit José Mourinho si trajnerin e ri.[24] Në sezonin e tij të parë, Zikaltrit fituan Superkupën Italiane dhe titullin e katërt rresht, por u eleminuan në raundin e parë me eliminim direkt të Ligës e Kampioneve për të tretin vit rresht, këtë herë nga Manchester United, që në fund arriti në finale. Me fitimin e titullit për herë të katërt rresht, Inter u bë klubi i parë pas 60 vitesh që fiton katër tituj rresht dhe j'u bashkua Torinos dhe Juventusit si skuadrat e vetme që e kanë bërë këtë gjë, duke u bërë gjithashtu klubi i parë jashtë qytetit të Torinos.

Interi shijoi shumë sukses në Ligën e Kampioneve 2009–10, duke mposhtur kampionët në fuqi Barcelonën në gjysëm-finale dhe më pas Bayern Münchenfinale 2–0 falë dy golave të Diego Militos.[25] Ekipi gjithashtu fitoi titullin e Serie A 2009–10 me dy pikë para Romës, si dhe Kupën e Italisë duke mposhtur në finale të njëjtin ekip me rezultatin 1–0.[26] Kjo gjë e bëri Interin klubin e parë italian që fiton tripletën. Në përfundim të sezonit, Mourinho u largua nga klubi për të drejtuar Real Madridin;[27] ai u zëvëndësua nga Rafael Benítez.

Më 21 gusht 2010, Interi mposhti Romën 3–1 dhe fitoi Superkupën e Italisë 2010, duke siguruar titullin e katërt të vitit. Në dhjetor, ata triumfuan edhe në FIFA Kupën e Botës për Klube për herë të parë pas një fitore 3–0 në finale kundër TP Mazembes.[28] Megjithatë, pas kësaj fitoreje, më 23 dhjetor, për shkak të rezulteve në rënje në kampionat, klubi shkarkoi Benítezin.[29] Ai u zëvëndësua nga Leonardo në ditën e ardhshme.[30]

Leonardo e nisi me 30 pikë në 12 ndeshjet e para, me një mesarate 2.5 pikë për ndeshje, më mirë se paraardhësit e tij Benítez dhe Mourinho. Më 6 mars 2011, Leonardo vendosi rekord të ri në Serie A duke mbledhur 33 pikë në 13 ndeshje; rekordi i mëparshëm ishte 32 pikë në 13 ndeshje nga Fabio Capello në sezonin 2004–05. Ai e udhëhoqi ekipin në çerek-finalen e Ligës së Kampioneve ku u eliminuan nga Schalke 04, kurse në kupë triumfuan sërisht. Megjithatë, në përfundim të sezonit, ai dha dorëheqjen dhe u pasua nga trajnerët jo të suksesshëm Gian Piero Gasperini, Claudio Ranieri dhe Andrea Stramaccioni.

2012–vazhdon: Ndryshimet në pronësi

Mauro Icardi shënoi mbi 100 gola në të gjitha kompeticionet në periudhën 2013–2019.

Më 1 gusht 2012, klubi njoftoi se Moratti do të shesë një interes të pakicës së klubit te një konsorcium kinez të udhëhequr nga Kenneth Huang.[31] Në të njëjtën ditë, Inter njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me China Railway Construction Corporation Limited për një projekt të ri stadiumi, megjithatë, kjo marrëveshje u prish.[32] Sezoni 2012–13 ishte më i keqi në historinë e viteve të fundit të Interit, që e mbylli kampionatin në një vend zhgënjyes të nëntë, duke mos u kualifikuar në asnjë kompeticion evropian. Walter Mazzarri u vendos trajneri i ri i skuadrës në vend të Stramaccionit më 24 maj 2013.

Më 15 tetor 2013, një konsorcium indonezian (International Sports Capital HK Ltd.) i udhëhequr nga Erick Thohir, Handy Soetedjo dhe Rosan Roeslani, firmosën një marrëveshje për të blerë 70% të aksioneve të Interit nga Internazionale Holding S.r.l.[33][34][35] Menjëherë pas marrëveshjes, Internazionale Holding S.r.l i Morattit majti 29.5% të aksioneve të FC Internazionale Milano S.p.A.[36] Pas marrëveshjes, aksionet e Interit ishin në pronësi të një kompanie mbajtëse, me emër International Sports Capital S.p.A të Italisë (për 70% të aksioneve), International Sports Capital HK Limited dhe Asian Sports Ventures HK Limited të Hong Kongut. Asian Sports Ventures HK Limited, në vetvete një kompani tjetër mbajtëse e ndërmjetme, ishte në pronësi të Nusantara Sports Ventures HK Limited (60% të aksioneve, një kompani në pronësi të Thohir), Alke Sports Investment HK Limited (20% të aksioneve) dhe Aksis Sports Capital HK Limited (20% të aksioneve).

Samir Handanović ju bashkua Interit në vitin 2012; shtatë vite më pas, ai u bë portieri i parë në histori që emërohet kapiten i ekipit.

Thohir, i cili gjithashtu ishte në pronësi të klubit Major League Soccer (MLS) D.C. United dhe Super Ligës Indoneziane (ISL) Persib Bandung, njoftoi më 2 dhjetor 2013 se Inter dhe D.C. United kishin formuar partneritet strategjik. Gjatë epokës Thohir, klubi filloi të modifikojë strukturën financiare nga i varur në investime të vazhdueshme të pronarit në një model biznesi më të vetë-qëndrueshëm, megjithëse klubi ende shkelte rregullat e Fair Play Financiar të UEFA-s në vitin 2015. Klubi u gjobit dhe mori reduktim të ekipit në kompeticionet e UEFA-s, si dhe mori gjoba shtesë të pezulluara në periudhën e provës. Gjatë kësaj kohe, Roberto Mancini u kthye si trajner më 14 nëntor 2014.[37]

Më 6 qershor 2016, Suning Holdings Group (përmes një kompanie anësore me qendër në Luksemburg, Great Horizon S.á rl) një kompani në pronësi të Zhang Jindong, bashkëthemelues dhe kryetar i Suning Commerce Group, fitoi një shumicë të aksioneve të Interit nga konsorciumi International Sports Capital S.p.A. i Thohir dhe pjesët e mbetura të familjes Internazionale Holding S.r.l. të Morattit.[38] Sipas regjistrimeve të ndryshme, investimi i përgjithshëm nga Suning ishte rreth 270 milion €.[39] Marrëveshja u miratua nga një mbledhje e jashtëzakonshme e përgjithshme në 28 qershor 2016, nga e cila Suning Holdings Group kishte fituar një 68.55% të aksioneve në klub.[40]

Në ndeshjen e fundit të sezonit 2017–18, Interi arriti një fitore dramatike 3–2 në Stadio Olimpico kundër Lazios, duke siguruar vendin e katërt në kampionat dhe një vend në Ligën e Kampioneve për herë të parë pas shtatë vitesh.[41][42] Edhe sezoni 2018–19 u mbyll me të njëjtin stil, me Interin që fitoi 2–1 kundër Empolit në San Siro në javën e fundit për të siguruar një tjetër vend të katërt në kampionat.[43] Në të dyja edicionet, Interi u eliminua që në fazën e grupeve. Për sezonin 2019–20, Antonio Conte u emërua trajneri i ri i ekipit, duke zëvëndësuar Luciano Spallettin;[44] ai u bë trajneri më i paguar në Serie A.[45] Falë këmbënguljes së tij, Interi siguroi transferimin e sulmuesit belg Romelu Lukaku nga Manchester United për rreth 80 milion €, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.[46]

Stema, ngjyrat dhe fanella

Stema

Një nga themeluesit e Interit ishte një piktor i quajtur Giorgio Muggiani, i cili kishte përgjegjësinë për modelin e stemës së parë të Interit në vitin 1908. Modeli i parë ka pasur shkronjat "FCIM" në qëndër mes disa vizave që formuan stemën e klubit. Disa elemente bazike të modelit të parë vazhdojnë ende të qëndrojnë edhe pse stema është modifikuar disa herë ndër vite. Që nga sezoni 1999–2000, stema origjinale e klubit u zvogëlua në përmasa, për t'i dhënë hapsirë vendosjes së emrit të klubit në pjesën e sipërme dhe vitin e themelimit në pjesën e poshtme.[47]

Në vitin 2007, stema j'u rikthye modelit të epokës para sezonit 1999–2000. Ajo mori një pamje më moderne, e kishte yllin e Scudettos më të vogël dhe kishte ngjyra më të hapura. Ky version u përdor deri në korrik 2014, ku klubi vendosi t'i nënshtrohej një rimodelimi.[48] Diferenca më e veçantë midis stemës aktuale dhe atyre të shkuara ishte heqja e yllit nga të gjitha mediat përveç fanellave.[49]

Ngjyrat dhe fanella

Skeda:R20.JPG
Fanella karakteristike e Interit është ajo me vija blu dhe të zeza.

Që nga krijimi në vitin 1908, Interi ka luajtur me fanella me vija të zeza dhe kaltër.[50] Ata zgjodhën ngjyrën e zezë për të përfaqësuar natën dhe ngjyrën blu për të përfaqësuar qiellin. Perveç një periudhe në Luftën e Dytë Botërore që Inter i braktisi këto dy ngjyra, nuk ka pasur ndonjë periudhë tjetër kohore pa këto ngjyra, duke fituar edhe pseudonimin Nerazzurri.[51] Në vitin 1928, filozofia dhe emri i klubit i solli Partisë Fashiste shqësim. Si rezultat i kësaj, gjatë atij viti, klubi, tashmë 20 vjet i vjetër, u bashkua me Unione Sportiva Milanese. Klubi i ri u quajt Società Sportiva Ambrosiana në nder të shenjtorit mbrojtës të Milanos.[52] Flamuri i Milanos zëvëndësoi ngjyrat tradicionale zi dhe kaltër.[53] Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur Partia Fashiste kishte rënë nga pushteti, klubi rimori emrin e tyre të vjetër dhe ngjyrat. Në vitin 2008, Inter festoi 100 vjetorin duke vendosur një kryq të kuq në fanellen e tyre; kryqi është pjesë e flamurit të qytetit të Milanos, dhe vazhdon të përdoret nga klubi, zakonisht në fanellat e treta.[52]

Shumica nga skuadrat e Serie A përdorin kafshë për të përfaqësuar simbolet dhe historinë e tyre. Një prej këtyre skuadrave është edhe Interi, i cili për simbol ka gjapërin, i quajtur Il biscione ose Serpente. Gjarpëri është një simbol i rëndësishëm për qytetin e Milanos. Simboli është i famshëm për praninë e saj në shtepinë e Sforza (i cili sundoi mbi Italinë nga Milano gjatë periudhës së rilindjes).

Prodhuesit e fanellës dhe sponsorët

Sponsori Misura u përdor për nëntë vite; në foto lojtari Gianfranco Matteoli.
Periudha Prodhuesi Sponsori
1979–1981 Puma
1981–1982 Inno-Hit[54]
1982–1986 Mecsport Misura[54]
1986–1988 Le Coq Sportif
1988–1991 Uhlsport
1991–1992 Umbro FitGar[54]
1992–1995 Cesare Fiorucci[54]
1995–1998 Pirelli[54]
1998–2016 Nike
2016–

Stadiumi

Stadiumi San Siro (Giuseppe Meazza) nga brënda.

Stadiumi i Interit është San Siro me 80,018 vende, i cili njihet zyrtarisht si Stadio Giuseppe Meazza nder të lojtarit i cili ka luajtur me të dy skuadrat.[56] Për këtë stadium përdoret më shpesh emri San Siro, sepse zona rreth stadiumit e ka emrin San Siro. Giuseppe Meazza ka qënë stadiumi i Milanit që në vitin 1926, kur u ndërtua privatisht nga presidenti i asaj kohe i klubit Piro Pirelli.[56] Ndërtimi u krye nga 120 puntorë dhe u desh 13 muaj e gjysëm që të përfundonte. Stadiumi ishte në pronesi të klubit deri sa j'u shit bashkisë së qytetit në vitin 1935, dhe që nga viti 1947, është ndarë me klubin tjetër të qytetit, Interin.

Ndeshja e parë në këtë stadium u luajt në vitin 1926, kur Inter mposhti Milanin me rezultatin 6–3 në një ndeshje miqësore. Milan luajti ndeshjen e parë zyrtare të kampionatit në San Siro më 19 shtator 1926, duke u mposhtur 1–2 nga Sampierdarenese (U.C. Sampdoria). Kapaciteti fillestar i stadiumit ishte 35,000 vende, por pas disa rinovimeve madhore, ku e fundit ishte në përgatitje për Kupën e Botës 1990, stadiumi arriti në kapacitetin 85,700 vende, të gjitha të mbuluara çati polikarbonate. Në vitin 2008, kapaciteti u zvogëlua në 80,018 vende për të plotësuar kriteret e UEFA-s.

I ndërtuar sipas modelit anglez për stadiume, San Siro është modeluar kryesisht për ndeshje futbolli, në kontrast me shumicën e stadiumeve shumë-funksionale të përdorura nga klubet e Serie A. Në Itali njihet për afmosferën fantastike gjatë ndeshjeve për shkak të distancës së afërt midis ulëseve dhe fushës. Përdorimi i shpeshtë i flakadanëve kontribojnë në rrijen e atmosferës, por kjo praktikë ndonjëherë ka shkaktuar edhe probleme.

Tifozët

Tifozët e Interit duke festuar fitimin e titullit të Serie A në sezonin 2007–08.

Inter është një nga ekipet më të mbështetura në Itali sipas një kërkimi në gusht 2007 nga gazeta italiane La Repubblica.[57] Historikisht, seksioni më i madh i tifozëve të Interit nga qyteti i Milanos kanë milanezës borgjez të shtresës së dytë, kurse të Milanit zakonisht kanë qënë të shtresës puntore.[57]

Grupi ultras tradicional i Interit është Boys San; ata kanë një pjesë të rëndësishme në historinë e ultrasve në përgjithsi për shkak se ata janë nga më të vjetrit, duke u themeluar në vitin 1969.[58] Politikisht, ultrasit e Interit jan quajtur zakonisht si krahu i djathtë dhe kanë marrëdhenjë të mirë me ultrasit e Lacios. Përveç grupit kryesor që është Boys San, janë gjithashtu edhe katër grupe të tjera gjithashtu të rëndësishme: Viking, Irriducibili, Ultras, dhe Brianza Alcoolica.[58]

Tifozët më të zhurmshëm të Interit mblidhen në sektorin Curva Nord, ose ndryshe në pjesën e veriut të stadiumit San Siro. Kjo traditë e gjatë ka bërë që Curva Nord të jetë sinonim për mbështetësit më të fortë të klubit, të cilët shpalosin flamuj dhe banera në mbështetje të ekipit të tyre.

Tifozët thirren në përgjithsi me emrat Interisti ose Nerazzurri.[59]

Rivalët

Skeda:Serie A 1979-80 - AC Milan v Inter Milan - Giuseppe and Franco Baresi.jpg
Vëllezërit Giuseppe (majtas) dhe Franco (djathtas) sëbashku në derbin e sezonit 1979–80.

Inter ka disa rivalitete, dy prej të cilave kanë domethënje të madhe në futbollin italian; së pari, ata marrin pjesë në derbin e qytetit i quajtur Derby della Madonnina me Milanin; rivaliteti ka ekzistuar që kur Inter u themelua në 1908.[51] Emri i derbit i referohet virgjëreshës Mari, statuja e së cilës ndodhet në krye të katedrales së Milanos dhe është një nga tërheqjet turistike të qytetit.[60] Ndeshjet midis tyre zakonisht krijojnë një atmosferë fantastike, ku të dyja tifozeritë shpalosin banderola (humoristike ose ofenduese) para fillimit të tyre. Flakadanët janë gjithashtu prezent; ato sollën edhe anullimin e ndeshjes së dytë të çerek-finales së Ligës së Kampioneve ndërmjet të dy ekipeve më 12 prill 2005, pasi portieri Dida u godit nga tifozët e Interit me flakadan në shpatull.[61][62]

Rivaliteti tjetër madhor i Interit është ai kundër Juventusit; të dy marrin pjesë në Derby d'Italia.[63][64] Deri para skandalit të Calciopolit në vitin 2006, ato ishin të dy ekipet e vetme që nuk ishin rrëzuar asnjëherë nga elita.[63] Të dy klubet kanë numrin më të madh të tifozëve në Itali dhe rivaliteti i tyre arriti në nivele të larta pas viteve 1990'.[63]

Duke nisur nga shekulli i 21të, Interi ka krijuar një rivalitet edhe me klubin kryeqytetas Roma.[65] Kulmi i këtij rivaliteti ishte në periudhën 2005–2010, ku të dy ekipet garonin për titullin kampion, me Romën që doli e dyta në katër nga pesë kampionatet e fituara nga Interi. Të dy ekipet luajtën edhe në pëse finale të Kupës së Italisë dhe katër finale të Superkupës së Italisë që nga viti 2006. Interi ka rivalitete, edhe pse në shkallë më të ulët, edhe me klube si Atalanta dhe Napoli.[66][67]

Rekordet dhe statistikat

Legjenda Javier Zanetti luajti 858 ndeshje në të gjitha kompeticionet gjatë 19 sezoneve në klub.


Javier Zanetti është lojtari i cili ka zhvilluar më shumë ndeshje në histori me fanellën e Interit, plot 858 në të gjitha kompeticionet; ai është gjithshtu lojtari me më shumë ndeshje në Serie A (615) dhe në kompeticionet evropiane (160).[68] Në vendin e dytë renditet mbrojtësi Giuseppe Bergomi, i cili luajti 756 ndeshje gjithsej, duke e shpenzuar të gjithë karrierën e tij 20-vjeçare me Zikaltrit;[69] Bergomi është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje për Interin në kupë (119).[70] Ai ndiqet nga një tjetër mbrojtës, Giacinto Facchetti, i cili zhvilloi 634 ndeshje.[71] Ai, ashtu si Bergomi, luajti me Interin përgjatë gjithë karrierës së tij.[72]

Giuseppe Meazza është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Interin, duke regjistruar 248 gola në 408 paraqitje; ai luajti me klubin në dy periudha të ndryshme (1927–1940 dhe 1946–1947).[73] Alessandro Altobelli renditet në vendin e dytë me 209 gola, të shënuar në 11 sezone me klubin. Me 35 gola, ai është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit në kompeticionet evropiane. Përveç kësaj, ai mban rekordin për numrin e golave të shënuar me Interin në kupë (46). Në vendin e tretë renditet Roberto Boninsegna me 171 gola në të gjitha kompeticionet; ai luajti me klubin në tetë sezone.[74] Hungarezi István Nyers është lojtari i huaj me më shumë gola i Interit me 133, të gjitha të shënuar në Serie A.[75] Luigi Cevenini mban rekordin për numrin e golave të shënuar në një sezon në Serie A me Interin; italiani regjistroi 37 gola në kampionatin e sezonin 1913–14.[76] Meazza është lojtari zikaltër i cili e ka fituar çmimin Capocannoniere tre herë, respektivisht në sezonet 1929–30, 1935–36 dhe 1937–38. Meazza dhe Antonio Valentín Angelillo janë lojtarët që kanë shënuar më shumë gola në një ndeshje të vetme me Interit; i pari shënoi 5 gola në fitoren 9–2 ndaj Barit në 1937–38 kurse i dyti shënoi 5 gola në fitoren 8–0 kundër SPAL-it në sezonin 1958–59.[77][78]

Roberto Boninsegna shënoi 171 gola me Interin para se të kalonte te klubi rival Juventus në vitin 1976.

Heleno Herrera është trajneri që ka shërbyer më gjatë në klub. Ai drejtoi ekipin nga viti 1960 e deri në vitin 1968, duke qënë një nga elementët më të rëndësishëm të epokës legjendare Grande Inter të klubit.[11] Herrera gjatë kësaj kohe fitoi tre tituj të Serie A, dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Ndërkontinentale.[11] Ai është, sëbashku me Roberto Mancinin, trajneri që ka fituar më shumë me Interin, duke pasur secili nga 7 trofe. Portugezi José Mourinho qëndroi si trajner i klubit për dy sezone, duke fituar pesë trofe, përfshirë edhe tripletën historike në sezonin 2009–10.[79]

Interi ka vendosur disa rekorde në Itali dhe Evropë; ata janë klubi i vetëm në Itali që nuk kanë rënë asnjëherë nga kategoria, duke i shpenzuar të 104 sezonet në elitë.[80] Ata janë klubi i vetëm që kanë luajtur në çdo sezon të Serie A që nga themelimi i ligës në vitin 1929. Në sezonin 1988–89, Interi vendosi disa rekorde në një kampionat me 18 ekipe; ata arritën numrin më të madh të fitoreve (26 nga 34 ndeshje), përfshirë fitoret në transfertë (11 nga 17 ndeshje), si dhe arritën 58 pikë, një tjetër rekord (në atë kohë fitoret vlerësoheshin me dy pikë). Klubi gjithashtu ka rekordin për fitoret rresht në Serie A (17),[81] si dhe për pikët e marra në transfertë në një sezon të vetëm (49).[81] Të dy rekordet u arritën në sezonin 2006–07, ku klubi siguroi 97 pikë,[81] një rekord në atë kohë, si dhe nuk humbi asnjë ndeshje në transfertë (një rekord që u barazua nga Juventusi në sezonin 2011–12).[81] Zikaltrit janë klubi i vetëm italian që ka fituar tripletën si dhe një nga dy klubet (sëbashku me Barcelonën) që fiton pesë tituj në një vit kalendarik (2010). Fitorja më e madhe e klubit është 16–0 kundër Vicenzës më 10 janar 1915 kurse humbja më e madhe është 9–1 kundër Juventusit më 10 qershor 1961.[82]

Trofe

Skuadra e Interit me Kupën Ndërkontinentale dhe Kupën Evropiane në vitin 1965.

Inter ka fituar gjithsej 38 trofe zyrtar.[83] Në Itali, Zikaltrit kanë fituar 18 kampionate,[84] shtatë kupa dhe pesë superkupa. Nga viti 2005 deri në vitin 2010, Inter fitoi kampionatin pesë herë rresht duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave të vendosura nga Torino, por në vitin 2017, Juventus theu rekordin me titullin e gjashtë rresht. Në skenën evropiane, klubi ka fituar Ligën e Kampioneve, kompeticioni kryesor i UEFA-s, tre herë: dy herë rresht në vitet 1964 dhe 1965 dhe një tjetër në vitin 2010. Klubi gjithashtu ka fituar edhe tre herë Kupën UEFA, kompeticionin e dytë të UEFA-s për nga rëndësia. Në vitet 1964 dhe 1965, ata fituan Kupën Ndërkontinentale, duke u konsideruar de facto kampion bote nga FIFA.[85] Në vitin 2010, ata fituan FIFA Kupën e Botës për Klube.[86]

Trofetë e Interit
Tipi Kompeticioni Tituj Sezone
Vendor Serie A 18 1909–10, 1919–20, 1929–30, 1937–38, 1939–40, 1952–53, 1953–54, 1962–63, 1964–65, 1965–66, 1970–71, 1979–80, 1988–89, 2005–06,[nb 1] 2006–07, 2007–08, 2008–09, 2009–10
Coppa Italia 7 1938–39, 1977–78, 1981–82, 2004–05, 2005–06, 2009–10, 2010–11
Supercoppa Italiana 5 1989, 2005, 2006, 2008, 2010
Kontinental UEFA Liga e Kampioneve 3 1963–64, 1964–65, 2009–10
Kupa UEFA 3 1990–91, 1993–94, 1997–98
Botëror Kupa Ndërkontinentale 2 1964, 1965
FIFA Kupa e Botës për Klube 1 2010
  1. ^ Ky titull u dhurua nga gjykata pas ngjarjeve të skandalit të Calciopoli-t.[87]

Lojtarët

Skuadra aktuale

Redaktuar më 31 janar 2020[88]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Sllovenia Pt Samir Handanović (kapiteni)
2 Uruguaji Mb Diego Godín
5 Italia Mf Roberto Gagliardini
6 Holanda Mb Stefan de Vrij
7 Kili Sm Alexis Sánchez
8 Uruguaji Mf Matías Vecino
9 Belgjika Sm Romelu Lukaku
10 Argjentina Sm Lautaro Martínez
11 Nigeria Sm Victor Moses
12 Italia Mf Stefano Sensi (në huazim nga Sassuolo)
13 Italia Mb Andrea Ranocchia (zëv-kapiteni)
15 Anglia Mb Ashley Young
18 Ghana Mb Kwadwo Asamoah
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
20 Spanja Mf Borja Valero
21 Italia Mb Federico Dimarco
23 Italia Mf Nicolò Barella (në huazim nga Cagliari)
24 Danimarka Mf Christian Eriksen
27 Italia Pt Daniele Padelli
30 Italia Sm Sebastiano Esposito
33 Italia Mb Danilo D'Ambrosio
34 Italia Mb Cristiano Biraghi
37 Sllovakia Mb Milan Škriniar
46 Italia Pt Tommaso Berni
77 Kroacia Mf Marcelo Brozović
87 Italia Mf Antonio Candreva
95 Italia Mb Alessandro Bastoni

Në huazim

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Brazil Pt Gabriel Brazão (te Flamuri Albacete deri më 30 qershor 2020)
Italia Pt Michele Di Gregorio (te Pordenone deri më 30 qershor 2020)
Rumania Pt Andrei Radu (te Genoa deri më 30 qershor 2020)
Italia Pt Nicola Tintori (te Gozzano deri më 30 qershor 2020)
Italia Mb Niccolò Corrado (te Arezzo deri më 30 qershor 2020)
Stampa:Country data Guadeloupe Mb Andrew Gravillon (te Ascoli deri më 30 qershor 2020)
Brazil Mb Dalbert Henrique (te Fiorentina deri më 30 qershor 2020)
Sllovenia Mb Maj Rorič (te Flamuri Sereď deri më 30 qershor 2020)
Italia Mb Davide Zugaro (te Olbia deri më 30 qershor 2020)
Franca Mf Axel Mohamed Bakayoko (te Flamuri St. Gallen deri më 30 qershor 2020)
Belgjika Mf Xian Emmers (te Flamuri Waasland-Beveren deri më 30 qershor 2020)
Italia Mf Lorenzo Gavioli (te Venezia deri më 30 qershor 2020)
Italia Mf Davide Grassini (te Ravenna deri më 30 qershor 2020)
Portugalia Mf João Mário (te Flamuri Lokomotiv Moska deri më 30 qershor 2020)
Belgjika Mf Radja Nainggolan (te Cagliari deri më 30 qershor 2020)
Italia Mf Andrea Palazzi (te Monza deri më 30 qershor 2020)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Italia Mf Marco Pompetti (te Sampdoria deri më 30 qershor 2020)
Honduras Mf Rigoberto Rivas (te Reggina deri më 30 qershor 2020)
Italia Mf Matteo Rover (te Südtirol deri më 30 qershor 2020)
Italia Mf Lorenzo Tassi (te Arezzo deri më 30 qershor 2020)
Brazil Sm Gabriel Barbosa (te Flamuri Flamengo deri më 31 dhjetor 2019)
Argjentina Sm Facundo Colidio (te Flamuri Sint-Truiden deri më 30 qershor 2020)
Italia Sm Felice D'Amico (te Sampdoria deri më 30 qershor 2020, detyrim blerje)
Argjentina Sm Mauro Icardi (te Franca Paris Saint-Germain deri më 30 qershor 2020, mundësi belrje)
Franca Sm Yann Karamoh (te Parma deri më 30 qershor 2020, detyrim blerje)
Italia Sm Samuele Longo (te Flamuri Deportivo La Coruña deri më 30 qershor 2020, detyrim blerje)
Italia Sm Federico Pelle (te Renate deri më 30 qershor 2020)
Kroacia Sm Ivan Perišić (te Flamuri Bayern München until 30 June 2020)
Italia Sm Andrea Pinamonti (te Genoa deri më 30 qershor 2020, detyrim blerje)
Italia Sm Eddie Salcedo (te Hellas Verona deri më 30 qershor 2020)
Italia Sm Vincenzo Tommasone (te Carpi deri më 30 qershor 2020)

Ekipi Primavera

F.C. Internazionale Milano Primavera është skuadra nën-19 e Interit. Ata luajnë në grupin B të Campionato Nazionale Primavera. Ekipi ka fituar shtatë kampionate (Campionato Nazionale Primavera) dhe pesë kupa (Coppa Italia).[89] Ata kanë fituar gjithashtu 6 herë Torneo di Viareggio.[89] Në mars 2012, Inter nën-19 fitoi edicionin e parë të NextGen Series që është UEFA Liga e Kampioneve për të rinjtë.[90]

Lista e One-club man

Numri 3 i futbollistit legjendar Giacinto Facchetti u tërhoq në vitin 2006 pas vdekjes së tij.
Nr. Lojtari Kombësia Pozicioni Debutimi Ndeshja e fundit
1 Piero Campelli Italia Italia Portier 30 janar 1910 9 nëntor 1924
2 Ermanno Aebi Italia Italia Sulmues 10 prill 1910 12 nëntor 1922
3 Armando Castellazzi Italia Italia Mesfushor 23 shkurt 1924 8 mars 1936
4 Giacinto Facchetti Italia Italia Mbrojtës 3 maj 1961 7 maj 1978
5 Sandro Mazzola Italia Italia Mesfushor-Sulmues 10 qershor 1961 8 nëntor 1977
6 Giuseppe Bergomi Italia Italia Mbrojtës 30 janar 1980 23 maj 1999

Numrat e tërhequr

  • - 3 - Flamuri Giacinto Facchetti, Mbrojtës i majtë, 1960–1978 (Nderim pas vdekjes). Numri u tërhoq më 8 shtator 2006. Lojtari i fundit që ka veshur këtë fanellë ka qënë qëndër mbrojtësi argjentinas Nicolás Burdisso, i cili më pas mori numrin 16 për pjesën e mbetur të sezonit.[91]
  • - 4 - Flamuri Javier Zanetti, Mesfushor mbrojtës, ka luajtur 858 ndeshje për Interin ndërmjet viteve 1995 e deri në vitin 2014, ku deklaroi tërheqjen zyrtare nga futbollit. Presidenti i klubit Erick Thohir konfirmoi se numrin 4 i Zanetti-t do të tërhiqet në nder të tij.[92][93]

Trajnerët

Trajneri aktual është Antonio Conte, i cili e mori detyrën më 31 maj 2019.[94]

José Mourinho është trajneri fitues i tripletës së parë në historinë e Interit në sezonin 2009–10 dhe në historinë e futbollit italian. Trajneri që ka qëndruar më gjatë tek Interi është argjentinasi Heleno Herreira, i cili qëndroi për 8 vjet, duke fituar edhe dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Ndërkontinentale, kurse trajneri që ka qëndruar me pak kohë është italiani Gian Piero Gasperini, i cili qëndroi 1 muaj e një javë.

Gjithsej, që nga themelimi i klubit e deri tani Inter ka ndërruar 82 trajnerë, ku trajneri i parë ka qënë Virgilio Fossati, i cili gjithashtu ka qënë edhe lojtar.[95]

Stafi teknik

Antonio Conte është trajneri aktual i klubit.
Redaktuar më 1 shtator 2019[96]
Pozicioni Emri
Trajneri Flamuri Antonio Conte
Zëvëndës-trajneri Flamuri Cristian Stellini
Ndihmës-teknik Flamuri Gianluca Conte
Flamuri Paolo Vanoli
Trajneri i fitnesit Flamuri Costantino Coratti
Flamuri Antonio Pintus
Flamuri Julio Tous
Trajneri i portierëve Flamuri Adriano Bonaiuti
Kreu i djetës së lojtarëve Flamuri Matteo Pincella
Menaxher i analizës futbollistike Flamuri Michele Salzarulo
Analisti i të dhënave të fitnesit Flamuri Giuseppe Bellistri
Analisti tekniko-taktik Flamuri Alessandro Davite
Flamuri Giacomo Toninato
Kreu u stafit mjeksor Flamuri Piero Volpi
Doktori i ekipit Flamuri Alessandro Corsini
Flamuri Luca Pulici
Flamuri Alessandro Quaglia
Kordinuesi i fizioterapisë Flamuri Marco Dellacasa
Fizioterapisti Flamuri Leonardo Arici
Flamuri Ramon Cavallin
Flamuri Dario Fort
Flamuri Andrea Galli
Fizioterapisti/Osteopatisti Flamuri Andrea Veschi
Rehabilitimi funksional Flamuri Andrea Belli

Presidentët

Massimo dhe Angelo Moratti (në qëndër dhe djathtas) janë dy presidentët më të suksesshëm të Interit.

Presidenti i parë në historinë e klubit ishte Giovanni Paramithiotti, një drejtor sportiv italian me origjinë shqiptare.[97] Ai qëndroi për një vit para se të zëvëndësohej nga Ettore Strauss. Në vitin 1955, Angelo Moratti u bë presidenti i ri i klubit, duke e drejtuar atë në epokën legjendare Grande Inter. Dyzetë vite më pas, do të ishte djali i tij Massimo që do të bëhej president i ri i klubit. Me të në krye, Interi përjetoi periudhën më të suksesshme në histori, duke fituar 11 trofe. Ai drejtoi klubin në periudhën 1995–2013, me përjashtim të dy viteve ku president ishte ish lojtari Giacinto Facchetti.[98] Pas vdekjes së tij, Moratti u riemërua president. Në vitin 2013, Moratti e shiti klubin te biznesmeni indonezian Erick Thohir, i cili u bë presidenti i parë i huaj i klubit. Pas pesë vitesh, ai i shiti të gjithë aksionet e tij te kompania kineze Suning Holdings Group; Steven Zhang djali i pronarit të kompanisë Zhang Jindong, u emërua president në tetor 2018, duke u bërë presidenti më i ri në historinë e klubit.[99][100] Gjithsej, klubi ka pasur 21 presidentë të ndyshëm.[101]

Bordi drejtues

Redaktuar më 27 prill 2020[102][103]
Pozicioni Stafi
Pronari Flamuri Jindong Zhang
Presidenti Flamuri Steven Zhang
Zëvëndës-president Flamuri Javier Zanetti[104]
Bordi i drejtorëve Flamuri Zhang Kangyang
Flamuri Alessandro Antonello
Flamuri Giuseppe Marotta
Flamuri Ren Jun
Flamuri Yang Yang
Flamuri Mi Xin
Flamuri Zhu Qing
Flamuri Daniel Kar Keung Tseung
Flamuri Flamuri Tom Pitts
Bordi i auditorëve Flamuri Luca Nicodemi
Flamuri Giacomo Perrone
Flamuri Alessandro Padula
Administratori i deleguar Flamuri Giuseppe Marotta
Drejtori sportiv Flamuri Piero Ausilio
Menaxheri i ekipit Flamuri Gabriele Oriali
Flamuri Fabio Pinna

Referime

  1. ^ "Organization Chart" [Grafiku i organizatës]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 6 korrik 2013.
  2. ^ "Italy – List of Champions" [Italia – Lista e Kampionëve] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 12 korrik 2014.
  3. ^ "Inter join exclusive treble club" [Inter i bashkohet klubit eksluziv të tripletës] (në anglisht). UEFA. Marrë më 9 gusht 2012.
  4. ^ "Struttura" [Struktura]. sansiro.net (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2010. Marrë më 4 tetor 2010.
  5. ^ "Is this the greatest derby in world sports?" [A është kjo derbi më i madh në botën e sporteve?]. Theroar.com.au (në anglisht). 26 janar 2010. Marrë më 28 shtator 2011.
  6. ^ "Italia, il paese nel pallone" [Italia, vendi në top] (PDF). demos.it (në italisht). 24 shtator 2010. fq. 3, 9–10. Marrë më 20 korrik 2011.
  7. ^ "The World's Most Valuable Soccer Teams" [Klubet e futbollit më të vlefshme në botë] (në anglisht). Forbes. 17 prill 2013. Marrë më 13 korrik 2013.
  8. ^ "G14 to disband after compromise" [G14 do të shpërbëhet pas kompromisit] (në anglisht). BBC Sport. 15 janar 2008. Marrë më 15 janar 2008.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  9. ^ "Qualcosa di speciale? La patch 105" [Diçka e veçantë? Patch 105]. inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 10 mars 2013. Marrë më 2 maj 2015.
  10. ^ a b "Storia" [Historia]. inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 6 shtator 2007.
  11. ^ a b c "#InterLegends – Helenio Herrera: The Architect Of La Grande Inter" [#InterLegends – Helenio Herrera: Arkitekti i La Grande Inter] (në anglisht). Sempre Inter. 8 janar 2019. Marrë më 26 prill 2020.
  12. ^ "La leggenda della Grande Inter" [Legjenda e Grande Inter]. inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2012. Marrë më 10 shtator 2014.
  13. ^ "Mazzola: Inter is my second family" [Mazzola: Inter është familja ime e dytë] (në anglisht). FIFA. 7 mars 2008. Marrë më 27 prill 2020.
  14. ^ Sam Tighe (16 prill 2013). "The incomparable legacy of Helenio Herrera" [Trashëgimia e pakrahasueshme e Helenio Herrerës] (në anglisht). Bleaccher Report. Marrë më 27 prill 2020.
  15. ^ Sam Tighe (16 prill 2013). "Great Team Tactics: Breaking Down Helenio Herrera's 'La Grande Inter'" [Taktikat e ekipeve të mëdha: Duke zbërthyer 'Grande Inter' të Helenio Herrarës] (në anglisht). Bleaccher Report. Marrë më 27 prill 2020.
  16. ^ "1963/64: Mazzola magic fires up Inter" [1963/64: Magjia e Mazzolës ndez Interin] (në anglisht). UEFA. 27 maj 1964. Marrë më 27 prill 2020.
  17. ^ "1964/65: Jair the difference for Inter" [1964/65: Jair diferenca për Interin] (në anglisht). UEFA. 27 maj 1965. Marrë më 27 prill 2020.
  18. ^ "Archive: Celtic win the European Cup - as it happened" [Arkiva: Celtic fiton Kupën Evropiane - ashtu si ndodhi] (në anglisht). BBC Sport. 24 maj 2017. Marrë më 27 prill 2020.
  19. ^ "Massimo Moratti, seven years as Inter president" [Massimo Moratti, shtatë vite si president i Interit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 18 shkurt 2002. Marrë më 29 prill 2020.
  20. ^ "Nga Skoti te Ronaldo, ja 41 transferimet më të shtrenjta". Panorama Sport. 30 korrik 2013. Marrë më 10 prill 2020.
  21. ^ "Dështimet më të bujshme të Interit". Top-Channel.tv. 7 prill 2011. Marrë më 28 prill 2020.
  22. ^ Andersson, Astrid (23 prill 2007). "Materazzi secures early title for Inter" [Materazzi siguron titullin herët për Interin] (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 23 prill 2014.
  23. ^ "F.C. Internazionale statement" [Deklaratë e F.C. Internazionales] (në anglisht). inter.it. 29 maj 2008. Marrë më 29 maj 2008.
  24. ^ "Nuovo allenatore: Josè Mourinho all'Inter" [Trajneri i ri: Josè Mourinho te Inter]. F.C. Internazionale Milano (në italisht). inter.it. 2 qershor 2008. Marrë më 2 qershor 2008.
  25. ^ "Bayern Munich 0–2 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 22 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2010. Marrë më 24 maj 2010.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  26. ^ "Jose Mourinho's Treble-chasing Inter Milan win Serie A" [Inter i Jose Mourinhos që ndjek Tripletën fiton Serie A] (në anglisht). BBC Sport. 16 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2010. Marrë më 24 maj 2010.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  27. ^ "Mourinho unveiled as boss of Real" [Mourinho prezantohet si shefi i Realit] (në anglisht). BBC Sport. 31 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2016. Marrë më 30 maj 2010.
  28. ^ "TP Mazembe 0–3 Internazionale" (në anglisht). ESPN FC. 18 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2010. Marrë më 18 dhjetor 2010.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  29. ^ "Inter and Benitez separate by mutual agreement" [Inter dhe Benitez ndahen me marrëveshje reciproke] (në anglisht). inter.it. 23 dhjetor 2010. Marrë më 24 dhjetor 2010.
  30. ^ "Welcome Leonardo! Inter's new coach" [Mirëseerdhe Leonardo! Trajneri i ri i Interit] (në anglisht). inter.it. 24 dhjetor 2010. Marrë më 24 dhjetor 2010.
  31. ^ "Press release: Internazionale Holding S.r.l". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 1 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2015. Marrë më 5 qershor 2015.
  32. ^ FC Internazionale Milano S.p.A. bilancio (raporti financiar dhe llogaritë) më 30 qershor 2013, PDF purchased from Italian C.C.I.A.A. Arkivuar 30 prill 2014 tek Wayback Machine
  33. ^ "Inter Milan Sells 70% Stake To Indonesia's Erick Thohir At $480M Valuation" [Inter shet 70% të askioneve te Erick Thohir i Indonezisë për vlerën 480 milion $] (në anglisht). Forbes.com. 16 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2017. Marrë më 1 shtator 2017.
  34. ^ "FC Internazionale Milano statement" [Deklaratë e FC Internazionale Milanos] (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 15 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2015. Marrë më 5 qershor 2015.
  35. ^ "FC Internazionale Milano S.p.A. signs an agreement to open capital to new investors" [FC Internazionale Milano firmos një marrëveshje për të hapur kapiten me intervistuesit e rinjë] (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 15 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2015. Marrë më 6 qershor 2015.
  36. ^ FC Internazionale Milano S.p.A. bilancio (raporti financiar dhe llogaritë) më 30 qershor 2014, PDF purchased from Italian C.C.I.A.A. Arkivuar 30 prill 2014 tek Wayback Machine
  37. ^ "Zyrtare: Mancini rikthehet te Interi". Telegrafi.com. 14 nëntor 2014. Marrë më 24 tetor 2019.
  38. ^ "Suning Holdings Group acquires majority stake of FC Internazionale Milano S.p.A." [Suning Holdings Group fiton shumicën e aksioneve të FC Internazionale Milano S.p.A.] (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 6 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2016. Marrë më 6 qershor 2016.
  39. ^ "China's Suning buying majority stake in Inter Milan for $307 million" [Suning i Kinën blen shumicën e aksioneve të Interit për 307 milion $] (në anglisht). Reuters. 5 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2017. Marrë më 24 korrik 2017.
  40. ^ "Assemblea degli Azionisti di FC Internazionale Milano" [Takimi i aksionerëve të FC Internazionale Milano] (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 28 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2017. Marrë më 11 korrik 2017.
  41. ^ "Interi në Champions League, fiton "finalen" me Lazio-n". Top-Channel-tv. 20 maj 2018. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  42. ^ "Një Inter i cmendur shuan ëndërrën e Strakoshës e Tares". Vizion Plus. 21 maj 2018. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  43. ^ "Interi dhe Atalanta në Champions, Milani jashtë". Shqiptarja.com. 27 maj 2019. Marrë më 27 prill 2020.
  44. ^ "Zyrtare, Inter shkarkon Spallettin, ja kur prezantohet Conte". BalkanWeb.com. 30 maj 2019. Marrë më 27 prill 2020.
  45. ^ "Zyrtare: Conte trajner i ri i Interit". Telegrafi. 31 maj 2019. Marrë më 25 qershor 2019.
  46. ^ "VIDEO/ Lukaku çmend tifozët e Interit, sulmuesi firmos për 5 vjet". BalkanWeb.com. 8 gusht 2019. Marrë më 11 gusht 2019.
  47. ^ "The Inter FCIM logo" [Stema e Interit FCIM] (në anglisht). Museo del Marchio Italiano. Marrë më 9 nëntor 2019.
  48. ^ "Nerazzurri rebranding: new logo, same Inter" [Zikaltrit rimodelohen: stemë e re, Inter i njëjtë]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 21 korrik 2014. Marrë më 10 nëntor 2019.
  49. ^ "Inter rebranding in detail" [Rimodelimi i Interit në detaje]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 7 korrik 2014. Marrë më 10 nëntor 2019.
  50. ^ "9 marzo 1908, 43 milanisti fondano l'Inter" [8 mars 1908, 43 milanistë themeluan Interin] (në anglisht). ViviMilano.it. Marrë më 24 qershor 2007.
  51. ^ a b "AC Milan vs. Inter Milan" (në anglisht). FootballDerbies.com. Marrë më 25 korrik 2007.
  52. ^ a b "Emeroteca Coni" (në italisht). Emeroteca.coni.it. Marrë më 7 janar 2013.
  53. ^ "Ambrosiana S.S 1928" (në italisht). Toffs.com. 24 qershor 2007.
  54. ^ a b c d e "Les sponsors de l'Inter Milan" [Sponsorët e Interit]. Internazionale.fr (në frëngjisht). Marrë më 28 prill 2020.
  55. ^ "Comunicato di FC Internazionale Milano" [Njoftim i FC Internazionale Milano]. inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 20 dhjetor 2016. Marrë më 15 korrik 2017.
  56. ^ a b "San Siro Stadium Review: History, Team, Capacity, Location" [Shikimi i stadiumit San Siro: Historia, ekipi, kapaciteti, vendndodhja] (në anglisht). Kiiky.com. 22 gusht 2019. Marrë më 15 prill 2020.
  57. ^ a b "Research: Supporters of football clubs in Italy" [Kërkimi: Mbështetësit e klubeve të futbollit në Itali] (në anglisht). La Repubblica. 15 gusht 2007.
  58. ^ a b "Inter ultras history" [Historia e ultrasve të Interit]. beginofintermilan.blogspot.com (në anglisht). Marrë më 28 prill 2020.
  59. ^ "INTERISTI". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2015. Marrë më 22 shtator 2015.
  60. ^ "A e dini pse ndeshja Milan – Inter quhet "Derbi i Madoninës"?". Indeksi Online. 17 mars 2019. Marrë më 26 prill 2020.
  61. ^ Christopher Davies (13 prill 2005). "Milan derby abandoned after flare strikes player" [Derbi i Milanos braktiset pasi flakadani godet lojtarin] (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 26 prill 2020.
  62. ^ "Milan derby abandoned after fans' flare attack" [Derbi i Milanos braktiset pas sulmit me flakadan nga tifozët] (në anglisht). The Independent. 13 prill 2005. Marrë më 26 prill 2020.
  63. ^ a b c Sotir Kora (5 dhjetor 2018). "Juventus-Inter, aty ku rivaliteti nuk ka fund!". Gazeta Blic. Marrë më 23 prill 2020.
  64. ^ Jeton Stamolla (23 shkurt 2014). "Juventus-Torino, derbi i rekordeve dhe tabuve". Panorama Sport. Marrë më 23 prill 2020.
  65. ^ "Roma v Inter: A five-star rivalry" [Roma v Inter: Një rivalitet me pesë yje] (në anglisht). Forza Italian Football. 29 nëntor 2014. Marrë më 26 prill 2020.
  66. ^ "Inter and Atalanta, two different Nerazzurri histories" [Inter dhe Atalanta, dy histori zikaltrish të ndyrshëm]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 12 mars 2017. Marrë më 26 prill 2020.
  67. ^ Fabio Paravisi (16 janar 2016). "Atalanta-Inter, la rivalità iniziò con l'auto di Corso" [Atalanta-Inter, rivaliteti nisi me autogolin e Corsos]. Bergamo.corriere.it (në italisht). Corriere della Sera. Marrë më 26 prill 2020.
  68. ^ "Record holders" [Mbajtësit e rekordeve]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 8 mars 2013.
  69. ^ Swarup Pokhrel (15 mars 2012). "Legend of Calcio: Giuseppe Bergomi" [Legjenda e Futbollit: Giuseppe Bergomi] (në anglisht). Forza Italian Football. Marrë më 21 prill 2020.
  70. ^ "Giuseppe Bergomi". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 21 prill 2020.
  71. ^ "Giacinto Facchetti". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 21 prill 2020.
  72. ^ Omar Saleem (19 janar 2016). "Giacinto Facchetti: the Inter legend decades ahead of his time" [Giancinto Facchetti: Legjenda e Interit dekada para kohës së tij] (në anglisht). These Football Times. Marrë më 21 prill 2020.
  73. ^ "Giuseppe Meazza". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 21 prill 2020.
  74. ^ "Roberto Boninsegna". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 26 prill 2020.
  75. ^ "István Nyers". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 26 prill 2020.
  76. ^ "Luigi Cevenini III". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 26 prill 2020.
  77. ^ "Inter-Bari 9-2". interfc.it (në italisht). 9 janar 1938. Marrë më 9 dhjetor 2017.
  78. ^ "Italy 1958/59" [Itali 1958/59] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 8 dhjetor 2017.
  79. ^ "#InterLegends – Jose Mourinho: The Magician Behind Inter's Magical Treble" [#InterLegends – Jose Mourinho: Magjistari mbrapa Tripletës magjike të Interit] (në anglisht). Sempre Inter. 2 nëntor 2018. Marrë më 26 prill 2020.
  80. ^ Ergi Lubani (23 shtator 2015). "SPECIALE / 10 ekipet që nuk kanë rënë kurrë nga kategoria". Telesport.al. Marrë më 26 prill 2020.
  81. ^ a b c d "Inter's historic 2006/07 Serie A season" [Sezoni historik 2006/07 i Interit në Serie A]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 28 maj 2007. Marrë më 28 dhjetor 2019.
  82. ^ "Juventus 9–1 Inter Milan" (në anglisht). Football Database. Marrë më 20 prill 2020.
  83. ^ "Inter Milan – Club achievements" [Inter – Arritjet e klubit] (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 28 prill 2020.
  84. ^ "Honours List" [Lista e nderimeve] (në anglisht). Lega Serie A. Marrë më 28 prill 2020.
  85. ^ "We are the champions" [Ne jemi kampionët] (në anglisht). FIFA. 1 dhjetor 2005. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2011. Marrë më 21 nëntor 2012.
  86. ^ "palmares" [Trofetë]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 25 tetor 2018.
  87. ^ "Inter Milan awarded Serie A title" [Interit i dhurohet titulli i Serie A] (në anglisht). CNN. 26 korrik 2006. Marrë më 26 prill 2020.
  88. ^ "F.C. Internazionale squad" [Ekipi i F.C. Internazionales]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 6 dhjetor 2018.
  89. ^ a b "Palmares Settore Giovanile" [Trofetë e sektorit të të rinjëve]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 3 prill 2012.
  90. ^ "NextGen Series: Ajax 1-1 Inter aet (3-5 on pens)" [NextGen Series: Ajax 1-1 Inter pksh (3-5 me penallti)]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 25 maj 2012. Marrë më 10 nëntor 2019.
  91. ^ "Inter withdraw the number 3 shirt" [Inter tërheq fanellën me numrin 3]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 8 shtator 2006. Marrë më 10 nëntor 2019.
  92. ^ "Inter make Zanetti vice-president & retire No.4 jersey" [Inter bën Zanettin zëvëndës-president dhe tërheq fanellën me numrin 4] (në anglisht). Goal.com. 30 qershor 2014. Marrë më 10 nëntor 2019.
  93. ^ Sean Fay (26 prill 2015). "Inter Milan Retire Javier Zanetti's No. 4 Jersey" [Inter tërheq fanellën me numër 4 të Javier Zanettit] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 10 nëntor 2019.
  94. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Conte
  95. ^ "Virgilio Fossati". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 15 prill 2020.
  96. ^ "Technical staff" [Stafi teknik]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2019. Marrë më 1 shtator 2019.
  97. ^ "Giovanni Paramithiotti, çami që themeloi Interin e Milanos". 27.al. 17 mars 2016. Marrë më 27 tetor 2018.
  98. ^ "Italy mourning death of Facchetti" [Italia vajton vdekjen e Facchettit] (në anglisht). Irish Times. 4 shtator 2006. Marrë më 27 tetor 2018.
  99. ^ "Interi zbulon presidentin më të ri në histori: Unë jam gati, po ju? (VIDEO)". Koha Jonë. 26 tetor 2018. Marrë më 27 tetor 2018.
  100. ^ "Zhang: Interin do ta bëj klubin më të mirë në botë". BalkanWeb.com. 26 tetor 2018. Marrë më 27 tetor 2018.
  101. ^ "i presidenti" [Presidentët]. inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 27 shkurt 2013.
  102. ^ "Board of directors" [Bordi drejtues] (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 27 prill 2020.
  103. ^ "Organigramma". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 27 prill 2020.
  104. ^ "Zanetti: "Unë zëvëndës president, një përgjegjësi e madhe. Do të bej ambasadorin për Thohir, dhe ndër të tjera…"". inter.al. Inter Club Albania. 22 korrik 2014. Marrë më 28 prill 2020.

Lidhje të jashtme

Uebfaqet zyrtare