Dagestani: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Dagestan.svg
No edit summary
Rreshti 8: Rreshti 8:


[[Kategoria:Rusi]]
[[Kategoria:Rusi]]
[[Kategoria:Republikat e Rusisë]]

Versioni i datës 9 maj 2020 00:53

Dagestani, zyrtarisht Republika e Dagestanit (rusisht : Респу́блика Дагеста́н), është republikë anëtare e Federatës Ruse, e shtrirë në rajonin e Kaukazit. Kufizohet me Kalmikimë në veri, krahinën e Stavropolit në veriperëndim, Çeçeninë në perëndim, si dhe Azerbajxhanin në jug dhe Gjeorgjinë në jugperëndim ; në lindje ka dalje në detin Kaspik. Dagestani është vendbanim i një përzierje grupesh etnike, kryesisht kaukaziane, turkike dhe iraniane, të cilët arrijnë shifrën prej 2.576.531 banorësh dhe i përkasin kryesisht fesë islame. Grupet më të mëdha janë avarët, darginët, kumikët dhe lezginët, ndërsa rusët përbëjnë më pak se 5 %.[1] Dallimet gjuhësore janë gjithashtu të mëdha ; ka 14 gjuhë zyrtare në nivel republike.

Dagestani ka 50.300 km², ndërsa kryeqytet është Mahaçkala. Në vend kanë zhvilluar aktivitetin e tyre grupime islamike të cilat nxitën Luftën e Dytë të Çeçenisë dhe kanë kërkuar shkëputje nga Federate Ruse.[2] Dagestani është i njohur për burimet e naftës së cilësisë së lartë dhe kapacitetet për prodhimin të energjisë, mirëpo mugesa e infrastrukturës, keqmenaxhimi dhe korrupsioni e kanë lënë republikën në pozitë të palakmueshme financiare dhe e ka bërë të varur nga qeveria qendrore e Rusisë.[3][4]

Referimet

  1. ^ Dagestan. Encyclopædia Britannica (Online edition)
  2. ^ Russia’s Dagestan: Conflict Causes. International Crisis Group Europe Report N°192. 3 June 2008
  3. ^ Dagestan Republic Arkivuar 6 shtator 2009 tek Wayback Machine Kommersant 2004-03-10
  4. ^ Dagestan’s Economic Crisis: Past, Present and Future North Caucasus Weekly 2006-12-31