Bahri Omari: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 0 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 1) #IABot (v2.0.1
Rreshti 9: Rreshti 9:
Në moshën 25 vjeçare u emërua [[Kazaja e Himarës|nënprefekt i]] [[Himara|Himarës]]. Organizoi dhe udhëhoqi çetat patriotike kundër andarteve greke gjatë pushtimit grek të Shqipërisë së jugut që zgjati deri nga mbarimi i [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]].<ref>{{Cite book|title=Bahri Omari: jeta dhe veprimtaria|last=Omari|first=Donika|publisher=Kumi|year=2015|isbn=978-9928-181-39-8|location=Tiranë|pages=5|ref=Harvnb}}</ref>
Në moshën 25 vjeçare u emërua [[Kazaja e Himarës|nënprefekt i]] [[Himara|Himarës]]. Organizoi dhe udhëhoqi çetat patriotike kundër andarteve greke gjatë pushtimit grek të Shqipërisë së jugut që zgjati deri nga mbarimi i [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]].<ref>{{Cite book|title=Bahri Omari: jeta dhe veprimtaria|last=Omari|first=Donika|publisher=Kumi|year=2015|isbn=978-9928-181-39-8|location=Tiranë|pages=5|ref=Harvnb}}</ref>


Më 1915 Omari shkoi në [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|ShBA]], ku ai u bë drejtor i gazetës ''Dielli'' të shoqatës pan-shqiptare Vatra. Në 1919 ai u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë dy herë në zgjedhjet parlamentare, në 1921 dhe 1923, si përfaqësues i opozitës duke i qëndruar përballë partisë së [[Myfid bej Libohova|Myfit bej Libohovës]] në [[Qarku i Gjirokastrës|prefekturën e Gjirokastrës]].<ref>{{Cite web|url=https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2015/11/Ligjvenesit-Shqiptar-1920-2005.pdf|title=Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005|date=2005|website=parlament.al|last=Istrefi|first=Diana|publication-place=Tiranë}}</ref>
Më 1915 Omari shkoi në [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|ShBA]], ku ai u bë drejtor i gazetës ''Dielli'' të shoqatës pan-shqiptare Vatra. Në 1919 ai u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë dy herë në zgjedhjet parlamentare, në 1921 dhe 1923, si përfaqësues i opozitës duke i qëndruar përballë partisë së [[Myfid bej Libohova|Myfit bej Libohovës]] në [[Qarku i Gjirokastrës|prefekturën e Gjirokastrës]].<ref>{{Cite web|url=https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2015/11/Ligjvenesit-Shqiptar-1920-2005.pdf|title=Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005|date=2005|website=parlament.al|last=Istrefi|first=Diana|publication-place=Tiranë}}{{Lidhje e thyer}}</ref>


Në vitin 1924, gjatë qeverisë së [[Fan Noli]]t, themeloi dhe u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike-Nacionale dhe botoi redaktoi organin e saj, ''Shekulli''.
Në vitin 1924, gjatë qeverisë së [[Fan Noli]]t, themeloi dhe u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike-Nacionale dhe botoi redaktoi organin e saj, ''Shekulli''.

Versioni i datës 15 maj 2020 01:04

Stampa:Kutia Politikan

Bahri Omari (Gjirokastër, 10 shkurt 1889[1] - Tiranë, 13 prill 1945) ishte publicist, nëpunës, botues, ministër dhe veprimtar i Ballit Kombëtar. Ka qenë kunati i Enver Hoxhës, diktatorit të ardhshëm komunist të Shqipërisë, i cili pas Gjyqit Special firmosi dënimin me vdekje të Omarit.

Jeta

U lind në Gjirokastër, i biri i Iljaz Hilmi Omarit dhe Rehos.[2] U shkollua në vendlindje dhe më tej në Shkollën Civile të Administratës Mbretërore "Mekteb-i Mülkiye-i Şahane" në Stamboll për Shkenca Politike-Administrative ku u diplomua më 1911.[3]

Në moshën 25 vjeçare u emërua nënprefekt i Himarës. Organizoi dhe udhëhoqi çetat patriotike kundër andarteve greke gjatë pushtimit grek të Shqipërisë së jugut që zgjati deri nga mbarimi i Luftës së Parë Botërore.[4]

Më 1915 Omari shkoi në ShBA, ku ai u bë drejtor i gazetës Dielli të shoqatës pan-shqiptare Vatra. Në 1919 ai u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë dy herë në zgjedhjet parlamentare, në 1921 dhe 1923, si përfaqësues i opozitës duke i qëndruar përballë partisë së Myfit bej Libohovësprefekturën e Gjirokastrës.[5]

Në vitin 1924, gjatë qeverisë së Fan Nolit, themeloi dhe u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike-Nacionale dhe botoi redaktoi organin e saj, Shekulli.

Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit nga Ahmet Zogu në vitin 1924, Omari lëvizë nepër Europë gjatë kohës u formua dhe "Bashkimi Kombëtar" ku aderoi.[2] Në Bari u ngulit ku ai qëndroi deri më 1939. Këtë vit ai u kthye në Tiranë, i survejuar nga italianët.[6] Në 1942 u bë anëtar i organizatës Balli Kombëtar. Enver Hoxha strehohej shpesh në shtëpinë e tij në Tiranë që ia kishte marrë me qira Ali Mulletit. E ndihmoi shumë Enver Hoxhën ekonomikisht gjatë kesaj periudhe ashtu siç e kishte ndihmuar edhe më parë gjatë studimeve të tija të paplota në perëndim. Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste ai u bë Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Rexhep Mitrovicës 5 nëntor 1943-16 qershor 1944.

Për këtë pozicion që ai mbajti u arrestua dhe u burgos pas ardhjes në pushtet të partizanëve. Gjatë burgut luante shah, siç kishte bërë edhe gjatë emigracionit sipas Kol Tromarës - mik i ngushtë i tij qyshë nga kohët e emigracionit anti-zogist.[7] në vitin 1945 ai u arrestua dhe u dënua me vdekje nga Gjyqi Special.[6] Prokuror i çështjes ishte Bedri Spahiu, ndërsa kryetar i Trupit gjykues zëvendëskryeministri, gjeneral-lejtënant Koçi Xoxe, një njeri me shkollim fillore, me profesion teneqexhi, ashtu si edhe prokurori Spahiu: një ish-toger i çgraduar dhe i çmobilizuar i Ushtrisë Mbretërore që në vitin 1935, pa kurrfarë formimi juridik dhe njohje të ligjeve. Gjyqi u zhvillua në kinema "Kosova" (sot "Teatri Kombëtar"), ndërsa mijëra vetë e ndiqnin atë nëpër rrugë nga altoparlantët që qenë vendosur kudo në Tiranë. Vendimi u dha më 13 prill 1945, ora 10.00.[8] U ekzekutua ditën e nesërme në një hendek tek Kodra e Priftit në Tiranë.[6] Para pushkatimit u thirri shokëve:[9]

“Ktheni ballin nga pushkët! Tradhtarët vriten pas shpine. Ne nuk jemi tradhtarë. Historia do të jetë gjyqtari i paanshëm”.

Nderime

Më 2004, me interesimin e të dënuarve të Gjyqit Special dhe me kujdesin e Institutit të të Përndjekurve, nga qeveria Berisha u akordua një fond për ndërtimin e një përmendoreje në një varr simbolik në varrezat e Sharrës. Në atë varr të përfunduar më 2007 u depozituan ato pak eshtra të gjetura. Në përmendore u shënuan emrat e të dënuarve të Gjyqit Special, si dhe emrat e P. Anton Harapit, Maliq bej Bushatit dhe Lef Nosit.[10]

Më 24 nëntor 2014, me propozimin e Federatës Panshqiptare Vatra për të nderuar martirët e Vatrës, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i akordoi Bahri Omarit si edhe vatranëve të tjerë të martirizuar ga regjimi totalitar komunist, urdhrin "Nderi i Kombit".[11]

Referimet

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 198. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Koli, Shpëtim (13 korrik 2011). "Rrëfimi në gjyq i Bahri Omarit për takimet ilegale me Enver Hoxhën". albdreams.blogspot.al. Mapo. - p. 313. fq. 13. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Özdalga, Elisabeth (2005). Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy. Psychology Press. fq. 315. ISBN 9780415341646. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Omari, Donika (2015). Bahri Omari: jeta dhe veprimtaria. Tiranë: Kumi. fq. 5. ISBN 978-9928-181-39-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Istrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005" (PDF). parlament.al. Tiranë. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  6. ^ a b c Vandeleur, Robinson (1945). "Albanian treason trials: (known as war criminal trials): March-April 1945". albanianhistory.net. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Kaloçi D., "Burgu i Tiranës: Ja misteret e tij në vitin 1945: Dëshmia e Xhemal Alihmehmetit", Gazeta shqiptare. - p. 1848, 19 prill, 2001, p. 12 - 13
  8. ^ Fevziu, Blendi (2011). Enver Hoxha: e para biografi e bazuar në dokumente të arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën. Tiranë: Uet press. ISBN 9789995639358. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Omari 2015, p. 65
  10. ^ Omari 2015, p. 62.
  11. ^ Omari 2015, p. 70