Ballshi: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
1l2l3k (diskuto | kontribute) v artikulli eshte per Ballshin, jo per mallakastren Etiketa: Undo |
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 0 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 1) #IABot (v2.0.1 |
||
Rreshti 45: | Rreshti 45: | ||
[http://www.ballshi.com www.ballshi.com] |
[http://www.ballshi.com www.ballshi.com] |
||
[http://ballshi.365.al ballshi.365.al] |
[http://ballshi.365.al ballshi.365.al]{{Lidhje e thyer}} |
||
== Shiko dhe këtë == |
== Shiko dhe këtë == |
Versioni i datës 15 maj 2020 02:06
Stampa:Qytet në Shqipëri Ballshi është qytet në Shqipëri. Ndodhet në Rrethin e Mallakastrës dhe është kryeqendra e saj. Ballshi ka një popullsi prej reth 43 000 banorë.
Historia
Në Ballsh u zbulua mbishkrimi i dyfishtë mbi kristianizimin e bullgareve dhe epitafin e varrit te kryqtarit norman. Në rrënojat e bazilikës u gjet një nga mbishkrimet për ndërtimet e bëra në Bylis nga Perandori Justinian. Të gjitha rezultatet e gërmimeve dhe studimeve të tij Prashnikeri i përmblodhi në librin “Muzakia und Malakastra” (Myzeqeja dhe Mallakastra) të cilin e botoi në Vjenë në vitin 1922. Në gërmimet që kreu në qytetin antik të Apolonisë grupi i Prashnikerit iu nënshtrua goditjeve të artilerisë italiane që nga vija e frontit të luftimeve përtej Vjosës. Duke pasur rezultate të kufizuara ai u kujdes për të grumbulluar objekte arkeologjike që u grabiten nga muret e kishave dhe manastireve të zonës.
Gjeografia
Ballshi ndodhet në zonën jugperëndimore të Shqipërisë në Mallakastër për gjatë rrugës nacionale Fier-Gjirokastër. Vet Ballshi si qytet është relativisht i ri i ngritur rreth 35 vjet më parë si pasojë e industrializimit të zonës dhe ngritjes së Uzinës së Përpunimit të naftës. I veçante është fakti që qyteti i Ballshit është i vetmi që përmbledh gjithë rrethinat në trevën e Mallakastrës. Vendodhja e tij në rrëzë të kodrave të cilat përshkohen nga dy lumenj Gjanica dhe Vjosa i jep zonës dhe këtij qyteti bukurinë natyrore mesdhetare me vreshta e ullinj. Bukuria e natyra e kësaj treve ka bërë Mbretin e Parë Bullgar të gjej prehje në këtë vend përgjatë rrugës së tij. Dëshmi për këtë është vendbanimi që ai ngriti në Ballsh (Bazilika). Ky mbret u pagëzua ne këtë vend dhe prej këtij akti edhe sot Bullgaria ushtron besimin ortodoks. E domosdoshme por edhe synim i Bashkisë së qytetit të Ballshit së bashku me pushtetin vendor rreth tij, është ngritja e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e turizmit kulturor e të trazhgimisë ku më e rëndësishmja do të ishte një rrugë lidhëse Ballsh, Bazilike me Bylisin (Qytetërimi I vjetër Ilir) me kalanë e Nikaias ndër më të vjetrat në Shqipëria dhe padyshim kjo rrugë do të zbresë 2-3 km më poshtë në Parkun e Poçemit. Kështu çdo vizitor mbas një udhëtimi te këndshëm do të shuante kureshtjen e tij në qytetet e lashtësisë dhe do të gjente qetësi e çlodhje në freskinë e pyllit dhe të burimit natyror të ujit të Poçemit dhe ku rrjedha e rrëmbyeshme e lumit Vjosë zhurmon natyrshëm.
Arsimi dhe Kultura
Arsimi është i organizuar ne atë 8 vjeçar dhe atë te mesëm. Janë tre gjimnaze në zonë: në Ballsh, Hekal dhe Fratar. Ballshi ka një bibliotekë dhe një pallat kulture.
Veçori e zonës është mikpritja dhe bujaria.
Shërbimi Shëndetësor
Shërbimi shëndetësor është i përberë nga shërbimi ambulator, dhe në qytetin e Ballshit ka një spital që mbulon urgjencat dhe lindjet. Ndërhyrje kirurgjikale dhe te specializuara realizohen jashtë rrethit te Mallakastres.
Ekonomia
Ekonomia e Ballshit mbështetet tek rafineria e përpunimit të naftës ose ndryshe Kombinati i Përpunimit të Thellë të naftës, nje pjes tjeter merret me buqesi.blektori Rafineria ka punësuar një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Ballshit.
Lidhje të jashtme
www.ballshi.com ballshi.365.al[lidhje e vdekur]
Shiko dhe këtë
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |