Llozi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 46.99.122.43) dhe riktheu rishikimin 2024296 nga Klein Muçi
No edit summary
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1: Rreshti 1:
[[Figura:Lever.jpeg|thumb|250px|Llozi]]
[[Figura:Lever.jpeg|thumb|250px|Llozi]]
[[figura:Palanca-ejemplo.jpg|thumb|250px|Roli i llozit në praktikë.]]
[[figura:Palanca-ejemplo.jpg|thumb|250px|Roli i llozit në praktikë.]]
'''Llozi''' (apo '''leva''') është trupi i ngurtë në formë shufre me anën e të cilit me forcë më të vogël fitohet pune më e madhe. Te çdo lloz dallojmë pikën e mbështetjes, pikën zbatuese te forcës dhe pikën zbatuese te peshës. Largësia prej pikë se veprimit te forcës deri te pika mbështetëse e llozit quhet ''krahu i forcës'', ndërsa pjesa e llozit prej pikës mbështetëse te pika e veprimit te e peshës quhet ''krah i peshes''.
'''[[Llozi]]''' (apo '''leva''') është trupi i ngurtë në formë shufre me anën e të cilit me forcë më të vogël fitohet pune më e madhe. Te çdo lloz dallojmë pikën e mbështetjes, pikën zbatuese te forcës dhe pikën zbatuese te peshës. Largësia prej pikë se veprimit te forcës deri te pika mbështetëse e llozit quhet ''krahu i forcës'', ndërsa pjesa e llozit prej pikës mbështetëse te pika e veprimit te e peshës quhet ''krah i peshes''.


== Llojet ==
== Llojet ==

Versioni i datës 27 maj 2020 20:21

Skeda:Lever.jpeg
Llozi
Roli i llozit në praktikë.

Llozi (apo leva) është trupi i ngurtë në formë shufre me anën e të cilit me forcë më të vogël fitohet pune më e madhe. Te çdo lloz dallojmë pikën e mbështetjes, pikën zbatuese te forcës dhe pikën zbatuese te peshës. Largësia prej pikë se veprimit te forcës deri te pika mbështetëse e llozit quhet krahu i forcës, ndërsa pjesa e llozit prej pikës mbështetëse te pika e veprimit te e peshës quhet krah i peshes.

Llojet

Pavarësisht nga fakti se ç'pozitë ka pika e mbështetjes kundrejtë pikës zbatuese të forcës dhe të peshës llozi mund të jetë dykrahësh dhe njëkrahësh.

  • Llozi është dykrahësh në qoftë se pika mbështetëse ndodhet ndermjet pikës zbatuese te forcës dhe peshës. Nëse krahu i forcës dhe krahu i peshës janë te barabarta, atëhere llozi dykrahësh është barabrinjës.
  • Llozi është njëkrahësh kur pika mbështetëse ndodhet në një anë të pikës zbatuese të forcës dhe peshës. Te ky lloz krahu i forcës çdoherë është më i madh se krahu i peshës nga del se me anën e llozit njëkrahësh mund të kursehet më shumë në forcë se me të njejtin lloz kur ai të përdoret si lloz dykrahësh.

Ligji i ruajtjes

Për llozin dhe për të gjitha makinat e thjeshta vlen ligji i ruajtjes së punës i cili thotë: Puna e forcës është e barabartë me punën e peshës. Me ketë përkufizim i cili shpreh ligjin e ruajtjes së punës është e lidhur rregulla e artë e mekanikës, e cila shprehet: Duke përdorur llozin si makinë të thjeshtë nuk përfitohet në punë, por kursehet në rrugë, d.m.th. aq sa kursehet në forcë humbet në rrugë.

Forca dhe llozët

Llozi në ekuilibër

Avantazhi mekanik i një llozi mund të përcaktohet duke konsideruar ekuilibrin e momentit rrotullues T, për shufrën,

ku M1 është forca hyrës në lloz dhe M2 është forca dalëse. Largësitë a dhe b janë distanca perpendikulare në mes të forcës dhe shufrës.

Avantazhi mekanik i llozit është në herësin e forcës hyrëse dhe asaj dalëse,

Kjo marrëdhënie tregon se avantazhi mekanik mund të llogaritet nga herësi i distancës nga shufra ku zbatohen forcat hyrëse dhe dalëse, duke supozuar se nuk ka hubje në fërkim apo flekibilitet.

Llozi është në ekuilibër në qoftë se prodhimi i forcës dhe krahut të saj është i barabartë me prodhimin e peshës dhe krahut të saj apo momenti statik i forcës me momentin statik te peshës.

Zbatimi

Parimi i llozit zbatohet në një numër të madh rastesh si dhe në praktikën e përditshme, për shembull, tek gërshëret, pincetat, thyesja e arrave, mjetet e ndryshme për prerje, hapje, mjete për ndrydhje etj. Te gjitha llojet e loozit bëjnë pjesë në makina të thjeshta. Makina të thjeshta quhen veglat e punës ose edhe një trup me atë të të cilëve me forcë të vogel përvetësohet punë më e madhe.

Përdorimi i hershëm

Shënimet më të hershme të përdorimit të llozit datojnë nga shekulli i tretë para Krishtit dhe u përdoren nga Arkimedi. "Më jepni një vend për të qëndruar, dhe unë ka mundësi ta lëviz Tokën me të" është thënie e Arkimedit i cili dha gjendjen korrekte matematikore të principit të llozit.[1]

Supozohet se[2] në Egjiptin antik, ndërtimtarët përdorin llozin për të lëvizur dhe ngritur obeliske që peshonin më shumë se 100 tone.

Referimet

  1. ^ Mackay, Alan Lindsay (1991). "Archimedes ca 287–212 BC". A Dictionary of scientific quotations. London: Taylor and Francis. fq. 11. ISBN 978-0-7503-0106-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Budge, E.A. Wallis (2003). Cleopatra's Needles and Other Egyptian Obelisks. Kessinger Publishing. fq. 28. ISBN 978-0-7661-3524-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)