Muhammed Ikballi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
[[File:Iqbal in 1933.jpg|thumb|Muhammed Ikballi]]
[[Skeda:Iqbal in 1933.jpg|parapamje|Muhammed Ikballi]]
Në përgjithësi '''Muhammed Ikballi''' njihet si poet dhe filozof por në të njëjtën kohë ai ishte edhe jurist, politikan, reformatorë si dhe dijetar i madh Islam. Njerëzit i dhuruan atij titullin "Poeti i Lindjes" edhe pse ai kurrë nuk e konsideroi veten poet. Në korrespodencën e tij me Seid Sulejman Nadvin [1885 - 1953] gjendet: "Unë kurrë nuk e kam konsideruar veten poet. Nuk jam rival i askujt dhe nuk konsideroj askënd rival timin. Nuk kam kurrfarë interesi në artin poetik. Por, po, unë kam një qëllim specifik ku për shprehjen e tij përdori poezinë duke pasur në konsiderim gjendjen dhe traditën e vendit tim."
Në përgjithësi '''Muhammed Ikballi''' njihet si poet dhe filozof por në të njëjtën kohë ai ishte edhe jurist, politikan, reformatorë si dhe dijetar i madh Islam. Njerëzit i dhuruan atij titullin "Poeti i Lindjes" edhe pse ai kurrë nuk e konsideroi veten poet. Në korrespodencën e tij me Seid Sulejman Nadvin [1885 - 1953] gjendet: "Unë kurrë nuk e kam konsideruar veten poet. Nuk jam rival i askujt dhe nuk konsideroj askënd rival timin. Nuk kam kurrfarë interesi në artin poetik. Por, po, unë kam një qëllim specifik ku për shprehjen e tij përdori poezinë duke pasur në konsiderim gjendjen dhe traditën e vendit tim."


Rreshti 16: Rreshti 16:


[[Kategoria:Personalitete Islame]]
[[Kategoria:Personalitete Islame]]
[[Kategoria:Pakistanezë]]

Versioni i datës 30 maj 2020 16:51

Muhammed Ikballi

Në përgjithësi Muhammed Ikballi njihet si poet dhe filozof por në të njëjtën kohë ai ishte edhe jurist, politikan, reformatorë si dhe dijetar i madh Islam. Njerëzit i dhuruan atij titullin "Poeti i Lindjes" edhe pse ai kurrë nuk e konsideroi veten poet. Në korrespodencën e tij me Seid Sulejman Nadvin [1885 - 1953] gjendet: "Unë kurrë nuk e kam konsideruar veten poet. Nuk jam rival i askujt dhe nuk konsideroj askënd rival timin. Nuk kam kurrfarë interesi në artin poetik. Por, po, unë kam një qëllim specifik ku për shprehjen e tij përdori poezinë duke pasur në konsiderim gjendjen dhe traditën e vendit tim."

Kontributi i Ikballit në botën myslimane si një nga mendimtarët e mëdhenj Islam mbetet i pakrahasueshëm. Në shkrimet e tij ai iu drejtohet dhe i këshillon njerëzit, në veçanti të rinjtë, që të ngritën në këmbë dhe me guxim t'i përballojnë sfidat e jetës. Tema qendrore dhe burimi kryesorë i mesazhit të tij ishte Kur'ani.

Ai konsideronte Kur'anin jo vetëm si libër religjioni (në kuptimin tradicional) por gjithashtu si burim i metodave fondamentale në bazë të të cilave infrastruktura e një organizate duhet të formohet si sistem logjik i jetës. Sipas Ikballit ky sistem i jetës kur vihet në jetë, si forcë implementuese është Islami. Meqenëse është e bazuar në vlera të qëndrueshme dhe të përhershme të dhëna në Kur'an, ky sistem siguron harmoni perfektë, balancë dhe stabilitet në shoqëri. Gjithashtu siguron liri zgjedhjeje dhe mundësi të barabartë për zhvillimin e personalitetit për secilin simbas udhëzimeve të Kur'anit. Kështu në opinionin e Ikballit, Islami nuk është fe në të cilën individët luftojnë për marrëdhënie private subjektive me Zotin, me shpresë për shpëtimin personal sikurse është në sistemin sekularë (laik). Ikballi vendosmërisht kundërshtonte teokracinë si dhe diktaturën dhe i konsideronte ato kundër shpirtit të lirë Islam.

Njerëzimi asnjëherë nuk përballoi sfidë të paraqitur nga problemet e shumta dhe komplekse humane sikur po përballon sot. Problemet kanë mbrrirë dimension global dhe i tejkalojnë kufijtë racor, ngjyre, gjuhësorë, gjeografik si dhe ideologjisë sociale politike dhe fetare. Shumica e problemeve të njerëzimit janë universale nga natyra dhe për këtë kërkohet një metodë universale për zgjelljen e tyre. Mesazhi universal i Ikballit është përpjekje të prapësojë këtë sfidë që po e përballon njerëzimi.

Gjatë udhëtimeve dhe komunikimeve personale, Ikballi zbuloi që myslimanët kudo në botë janë larguar nga Kur'ani si burim udhëzues dhe fyqi ekzistuese. Mbas fatkeqësisë së luftës Ballkanike më 1912, rënies së Halifatit në Turqi dhe shumë provokimeve të pandërprera anti-myslimane si dhe aksioneve kundër myslimanëve në Indi (1924-27) dhe vende të tjera nga intelektualët dhe të ashtuquajtur liderët laik, Ikballi propozoi që Myslimanëve të Subkontinentit Indianë duhet tu jepet një shtet i pamvarur kështu që ata mund të shfaqin plotësisht gjadhërinë e Islamit. Në fjalimin e tij presidencial më 1930 bërë në mbledhjen vjetore të Ligës Islame në Allahabad, Ikballi theksoi:

"Unë, prandaj, kërkoj formimin e shtetit të konsoliduar myslimanë në interes të Indisë si dhe Islamit. Për Indinë, kjo do të thotë sigurim dhe paqe si rezultat nga i balanct të brendshëm të fuqisë, kurse për Islamin, një mundësi për të çliruar veten e saj nga gjurma që imperializmi arab ia detyroi, të mobilizojë ligjet e saj, edukimin, kulturën dhe t'i sjellë ato në kontakt të ngushtë me shpirtin origjinal të saj dhe me shpirtin e kohës moderne".

Imagjinata e Ikballit është sikurse vetë Ikballi. Ai mund të parashikonte atë që të tjerët nuk mundnin. Ndërsa të tjerët kanë shikim të shkurtër të gjërave, largpamësi i shikon problemet në perspektivë të largët dhe zhvillon një lloj arsyeje kozmike. Një komb është sigurisht me fat në qoftëse përgatitë disa nga këta individë të rrallë në shekuj. Këta persona, megjithëse shumë të radhë, ndryshojnë rrjedhjen historike përgjithmonë, që konkretisht Ikballi e bëri. Pakistani ekzistencën e tij ia detyron Ikballit.