Fëmija: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Fixed grammar
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni iOS
U kthye versioni 2123000 i bërë nga 185.67.177.234 (diskutimet)
Etiketa: Undo
Rreshti 10: Rreshti 10:
=== Fazat e fëmijërisë ===
=== Fazat e fëmijërisë ===
Fazat e zhvillimit të fëmijës nuk janë të përcaktuara qartazi dhe në mënyrë unike në të gjitha vendet sepse ato varen nga koha, shteti dhe disiplina kur ato janë zbatuar. Në [[Evropë]], ekzistojnë zakonisht këto faza:
Fazat e zhvillimit të fëmijës nuk janë të përcaktuara qartazi dhe në mënyrë unike në të gjitha vendet sepse ato varen nga koha, shteti dhe disiplina kur ato janë zbatuar. Në [[Evropë]], ekzistojnë zakonisht këto faza:
#I porsalindur (nga 0 deri 1 vjet )
#I porsalindur (nga 0 deri 28 ditë)
#Foshnjëria (1 vjet deri 2 vjet)
#Foshnjëria (28 ditë deri 2 vjet)
#Fëmijëria (2 deri në 6 vjeç)
#Fëmijëria (2 deri në 6 vjeç)
#Fëmijërinë e vonë prej(6 deri në 15 vjet ) dhe
#Fëmijërinë e vonë prej(6 deri në 14 vjeç) dhe
#Fazën e fundit të fëmijërisë(15 deri në 18vjeç)
#Fazën e fundit të fëmijërisë(14 deri në 18vjeç)
Në [[ShBA|Shtetet e Bashkuara]], termi fëmijë zbatohet për individët nga mosha 3 deri në moshën 18 vjeçare por me disa fazandryshme.
Në [[ShBA|Shtetet e Bashkuara]], termi fëmijë zbatohet për individët nga mosha 3 vjeçare deri në moshën 7 vjeçare, nga mosha 8 deri 13 vjeçare konsiderohen si paraadoleshentë, klasifikim ky i përdorur nganjëherë edhe në disa vendeEvropës.


===Zhvillimi kognitiv===
===Zhvillimi kognitiv===

Versioni i datës 7 qershor 2020 18:42

Fëmijë shqiptarë

Fëmija është një qenie njerëzore në periudhën e saj zhvillimore ndërmjet lindjes dhe moshës së pjekurisë, apo nën moshën 18 vjeçare, me përjashtim të rasteve kur për arsye dhe shkaqe të ndryshme, mosha madhore arrihet edhe më herët se sa mosha 18 vjeçare. [1]

Përkufizimi

Biologjikisht, një fëmijë (shumës: fëmijët) është një qenie njerëzore midis fazës së lindjes dhe pubertetit. Përkufizimi ligjor i fëmijës në përgjithësi i referohet një të mituri, i njohur ndryshe si një person më i ri se mosha madhore.[2] [3] Termi fëmija gjithashtu mund të nënkuptojë një marrëdhënie me një prind (si bijët dhe bijat të çfardo moshe) ose, metaforikisht, një figurë autoriteti, ose të nënkuptojë anëtarësimin në një klan, fis ose fe.[4] Ka shumë çështje sociale të cilat në njërën ose mënyrën tjetër prekin fëmijët, siç janë arsimimi i fëmijëve, ngacmimi, varfëria e fëmijëve, familjet jofunksionale, puna e fëmijëve, uria, mungesat në mësim, fëmijët e pastrehë, etj. Fëmijët mund të rriten nga prindërit, gjyshërit, kujdestarët, ose nga një qendër ditore.

Psikologjia

Shikuar nga aspekti psikologjik zhvillimi i fëmijës karakterizohet nga ndryshime të vrullshme psikofizike. Ky proces i zhvillimit ecën në drejtim të pavarësisë graduale nga kujdesi i prindërve dhe i të tjerëve, fillon t'i kthehet gradualisht realitetit , duke u çliruar vazhdimisht nga fantazia dhe përfytyrimi i dukurive dhe veprimeve të tij; të folurit dhe të menduarit fiton gradualisht tipare reale dhe të qëndrueshme; interesimi për njohjen e cilësive të objekteve e të dukurive fillon të bartet shkallë - shkallë në njohjen e marrëdhënieve ndërmjet dukurive të ndryshme;jeta emocionale pëson ndryshime cilësore duke u begatuar me forma të ndryshme e të cilat gjejnë shprehje edhe në raporte sociale (shoqërore) me të tjerët.[5]

Fazat e fëmijërisë

Fazat e zhvillimit të fëmijës nuk janë të përcaktuara qartazi dhe në mënyrë unike në të gjitha vendet sepse ato varen nga koha, shteti dhe disiplina kur ato janë zbatuar. Në Evropë, ekzistojnë zakonisht këto faza:

  1. I porsalindur (nga 0 deri 28 ditë)
  2. Foshnjëria (28 ditë deri 2 vjet)
  3. Fëmijëria (2 deri në 6 vjeç)
  4. Fëmijërinë e vonë prej(6 deri në 14 vjeç) dhe
  5. Fazën e fundit të fëmijërisë(14 deri në 18vjeç)

Shtetet e Bashkuara, termi fëmijë zbatohet për individët nga mosha 3 vjeçare deri në moshën 7 vjeçare, nga mosha 8 deri 13 vjeçare konsiderohen si paraadoleshentë, klasifikim ky i përdorur nganjëherë edhe në disa vende të Evropës.

Zhvillimi kognitiv

Asimilimi sipas Piazhesë, është proces i zhvillimit kognitiv. Fëmijët në këtë periudhë mësojnë se si të përdorin simbole dhe përfaqësime mendore të botës që na rrethon. Fëmijët gjejnë kënaqësi duke lozur me lojra apo objekte dhe duke i atribuar këtyre role të caktuar në lojën e tyre. Ky koncept quhet animizëm dhe është një proces i atribuimit të karakteristikave të gjallesave dhe objekteve pa shpirt si p.sh. fëmijët e vegjël besojnë se dielli natën fle.

Njohja ligjore

Në ligj, një person i cili nuk është një i rritur është quajtur, i mitur. Në shumë vende limiti është mosha 18 vjeçare. Në Shqipëri, ligji siguron mbrojtje të madhe për të miturit. Gjyqtari i ri gjykatës është përgjegjës për mbrojtjen e të miturve dhe të rinjëve deri në moshën 21 vjeçare. Pediatria është degë e mjekësisë që kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve.

Shih edhe

Galeria

Referime

  1. ^ Pajazit Nushi:Leksikon i Psikologjisë, Vëllimi 1, (A - M), Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2014, fq. 236.
  2. ^ "Child" (në anglisht). TheFreeDictionary.com. Marrë më 5 janar 2013.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ "Child" (në anglisht). Oxford University Press. Marrë më 5 janar 2013.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  4. ^ "American Heritage Dictionary" (në anglisht). 7 dhjetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2007.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  5. ^ Pajazit Nushi: Fjalor i psikologjisë. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987, fq. 67.

Lidhje të jashtme