Polifonia Labe: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 185.67.177.18) dhe riktheu rishikimin 1202944 nga Roboti Tung
Rreshti 2: Rreshti 2:
{{pa referenca}}
{{pa referenca}}

Çaste të ndjeshme recitative duhen konsideruar pastaj të gjitha llojet e kaden cave, qofshin ato hyrëse, të brendshme apo mbyllëse etj. Pa thirrje të kësaj natyre, atmosfera e përgjithshme ideo emocionale e këngës labe, sidoqoftë, nuk është e plotë, ajo as që mund të kuptohet nëse ato mungojnë. Qysh në vitet '30, prof. [[Eqerem Çabej]] vërejti "...thelbin e kësaj kënge e goditim më mirë duke e quajtur kënge barinjsh... Përshtypja akustike që krijon kënga labe mund te krahasohet me tingullin e këmborëve të bagëtive."

Ndikimi i jetës blegtorale dallohet qartë gjithashtu në muzikën popullore instrumentore labe.
Ndikimi i jetës blegtorale dallohet qartë gjithashtu në muzikën popullore instrumentore labe.
Rreshti 9: Rreshti 10:
Ata, si dje edhe sot, marrin e japin gjithashtu qoftë brenda, qoftë jashtë zonave të caktuara etnografike. Gjithsesi, martesat brenda fshatrave kanë qenë, përgjithësisht, më të kufizuara sesa ato ndërfshatare, kurse martesat brenda zonave, si rregull, gëzonin përparësi mbi ato ndërzonale. Sakaq, marrëdhëniet e solidaritetit atdhetar mes vendasve janë shprehur me forcë sa herë e kanë dashur interesat e Atdheut e të kombit, qoftë në të kaluarën e largët, p. sh., kundër sunduesve osmane, qoftë në të kaluarën e afërt, kundër shovinisteve greke, imperialisteve italiane, pushtuesve fashiste e nazifashiste.

Është e qartë se faktorët shoqërore, veçanërisht ata zakonore, nuk mund të mos kenë ndikuar se brendshmi që të përftohej një kulturë muzikore e njësuar, me tipare intonativo-modale mbare labe. Prandaj, brenda kulturës muzikore popullore labe, homofonia dhe polifonia, muzika zanore dhe ajo instrumentore, fshatare dhe qytetare, e grave dhe e burrave, me tere dallimet që kanë mes tyre, i shquajnë një serë tiparesh the me1ore intonativo-modale të përbashkëta.

Leberit kanë jetuar e jetojnë në një truall me male të larta, të ashpra e shkëmbore, me mungese të ndjesh me bimësie, klimë në përgjithësi malore, me verë të freskët e dimër të-ashpër, por vende-vende edhe mesdhetare, ku vera është e nxehte dhe e thatë dhe dimri i butë e i lagët, duke u kufizuar në perëndim nga deti Jon etj. Ndikimi i kushteve të tilla natyrore reflektohet përsëri, sidomos, mbi këngën polifonike labe.

Versioni i datës 7 qershor 2020 23:30

Çaste të ndjeshme recitative duhen konsideruar pastaj të gjitha llojet e kaden cave, qofshin ato hyrëse, të brendshme apo mbyllëse etj. Pa thirrje të kësaj natyre, atmosfera e përgjithshme ideo emocionale e këngës labe, sidoqoftë, nuk është e plotë, ajo as që mund të kuptohet nëse ato mungojnë. Qysh në vitet '30, prof. Eqerem Çabej vërejti "...thelbin e kësaj kënge e goditim më mirë duke e quajtur kënge barinjsh... Përshtypja akustike që krijon kënga labe mund te krahasohet me tingullin e këmborëve të bagëtive."

Ndikimi i jetës blegtorale dallohet qartë gjithashtu në muzikën popullore instrumentore labe.

Se dyti, faktorët shoqërore që ndikuan mbi kulturën muzikore popullore labe janë, së paku, dy llojesh : martesore e zakonore në përgjithësi dhe të solidaritetit atdhetar. Leberit kanë bërë e bëjnë me shumice si martesa brenda fshatrave të veçanta, ashtu edhe jashtë tyre.

Ata, si dje edhe sot, marrin e japin gjithashtu qoftë brenda, qoftë jashtë zonave të caktuara etnografike. Gjithsesi, martesat brenda fshatrave kanë qenë, përgjithësisht, më të kufizuara sesa ato ndërfshatare, kurse martesat brenda zonave, si rregull, gëzonin përparësi mbi ato ndërzonale. Sakaq, marrëdhëniet e solidaritetit atdhetar mes vendasve janë shprehur me forcë sa herë e kanë dashur interesat e Atdheut e të kombit, qoftë në të kaluarën e largët, p. sh., kundër sunduesve osmane, qoftë në të kaluarën e afërt, kundër shovinisteve greke, imperialisteve italiane, pushtuesve fashiste e nazifashiste.

Është e qartë se faktorët shoqërore, veçanërisht ata zakonore, nuk mund të mos kenë ndikuar se brendshmi që të përftohej një kulturë muzikore e njësuar, me tipare intonativo-modale mbare labe. Prandaj, brenda kulturës muzikore popullore labe, homofonia dhe polifonia, muzika zanore dhe ajo instrumentore, fshatare dhe qytetare, e grave dhe e burrave, me tere dallimet që kanë mes tyre, i shquajnë një serë tiparesh the me1ore intonativo-modale të përbashkëta.

Leberit kanë jetuar e jetojnë në një truall me male të larta, të ashpra e shkëmbore, me mungese të ndjesh me bimësie, klimë në përgjithësi malore, me verë të freskët e dimër të-ashpër, por vende-vende edhe mesdhetare, ku vera është e nxehte dhe e thatë dhe dimri i butë e i lagët, duke u kufizuar në perëndim nga deti Jon etj. Ndikimi i kushteve të tilla natyrore reflektohet përsëri, sidomos, mbi këngën polifonike labe.

Duke e përjetuar me kujdes, duket se ajo diçka ngjizur në përmbajtjen ideoemocionale prej qëndrimit madhështor të maleve, forcës së tyre, ashpërsisë, pamjes legjendare, vështrimit hijerënde e krenar - ndoshta për këtë arsye një notë e përgjithshme, thelbësore, tipikë e saj shfaqet epizmi i pakrahasueshëm. Nga ana tjetër, kënga shumëzërëshe labe duket se është ndikuar në një masë edhe nga bukuria e veçante e natyrës bregdetare - mbase për këtë shkak stile të caktuara muzikore, si, p. sh hi marioti, pilurioti etj., sjellin, para se gjithash, një notë karakteristikë lirikë etj. -

Ndikimi i kushteve natyrore shquan gjithashtu në muzikën popullore instrumentore labe, homofonike dhe polifonike. Notat kryesisht lirike të saj, veç tjerash, nxi ten edhe nga madhështia e natyrës sonë. Fyelli dhe culdyjarja si vegla tipike për gjithë Laberinë, krijojnë përshtypje e asociacione të qarta të natyrës shqiptare.

Në intonacionet muzikore të tyre shquhet me lehtësi bukuria e peizazhit tonë natyror, që jepet përmes botës shpirtërore të bariut.

Ndikimi i kushteve natyrore duket edhe në vallet labe me përmbajtjen ideoemocionale shpesh epike, me lëvizjet gjalla e të vrullshme, shpërthimet e brendshme të forta e heroike, melodiken e ndjeshme recitative, ritmiken muzikore zakonisht të përziere, të matur e të theksuar etj.

Se fundi, dukuria e ndikimit të mjedisit gjeografik vërehet në ndërtimin e banesave, të cilat, si rregull, janë prej guri, të larta e me dy kate në veshjet popullore të ngjashme nga njëra zonë etnografikë në tjetrën ; në mënyrën e afërt të jetesës ; në karakterin e fortë e të vendosur, temperamentin burrëror e krenar të malësoreve vendas etj.

Se katërti, pastërtia etnike fshatare ka ndikuar mjaft për individualitetin e kulturës muzikore popullore labe. Leberit, në të kaluarën, zhvillonin, përgjithësisht, një jetë artistikë folklorikë të veçuar, të mbyllur, konservatore, relativisht larg ndikimeve të mundshme të ndonjë kulturë të huaj artistikë. Një jetë të tillë e përcaktonin, deri diku, edhe kushtet natyrore. Në rrethanat e këtij veçimi, ata kanë mundur të rritin e zhvillojnë një folklor autentik. "Kultura jonë popullore ka ekzistuar kryes : ishte si kulture vendase fshatare ose kulture vendase qytetare - verejne studiuesit tanë."

Kultura fshatare vendase ka qenë në për shekuj mjaft e mbyllur dhe, për pasoje, etnikisht më e pastër, më autoktone. Tiparet etnike origjinale spikatin më fort në kulturën fshatare. Kultura popullore qytetare vendase dallohej në vija të përgjithshmen nga kultura e klasave sunduese dhe e pushtuesve të huaj, par ajo ka qenë më e ekspozuar sesa kultura fshatare ndaj ndikimeve kulturore të huaj. Kur vendi ynë ishte i përfshire në Perandorinë e Bizantit, në kulturën tonë qytetare popullore ose reflekse u vunë re gjurmë të kulturës bizantine. Pas pushtimit osman u shfaqen mbi të ndikime orientale.

Pastërtia etnike fshatare është një faktor që ndikon edhe në ditët tona mbi kulturën muzikore popullore labe. Par, kuptohet qe, sot, ndaj saj, ashtu si rnbi terë muzikën dhe artin popullor shqiptar, veprojnë edhe faktorë të tjerë që nuk round të mas përfillen, si : jeta e gjallë artistikë folklorikë, veprimtaritë e dendura artistike amatore e profesioniste, përhapja e shpejte dhe e vazhdueshme e vlerave muzikore të çdo lloji etj. Siç kanë pohuar studiuesit, në sis temin e qarkullimit të folklorit në kohën e sotme po përdoren gjerësisht edhe mjetet teknike moderne të informacionit, që kanë një efikasitet të madh transmetues informativ mbi përdoruesit vlerave folklorike, pavarësisht nga niveli arsimor i tyre.