Simbolet e Evropës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.1
Rreshti 34: Rreshti 34:
== Dita e Evropës ==
== Dita e Evropës ==
{{Shiko gjithashtu|Dita e Evropës}}
{{Shiko gjithashtu|Dita e Evropës}}
Dita e Evropës tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Megjithatë fillimisht 5 maji ishte caktuar nga ana e Këshillit të Evropës për tu festuar si Dita e Evropës dhe atë qzsh në vitin 1964. Më vonë, Bashkimi Europian filloi të festonte Ditën e vet evropiane më 9 maj në përkujtim të Deklaratës Schumanit të vitit 1950, dhe duke iu referuar asaj si "Dita e Schumanit".<ref>[http://www.delukr.ec.europa.eu/page6860.html Does the EU have a "National" Day?] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20090504152513/http://www.delukr.ec.europa.eu/page6860.html |date=4 May 2009 |language=en}}, European Commission Delegation to Ukraine.</ref> Që të dy ditët festohen duke ekspozuar flamurin e Evropës.<ref>Due to the objection against adopting symbols of statehood, the 1985 adoption of the "European flag" had only been possible by avoiding the official use of the term "flag", so that the "European flag" is still officially "a logo or emblem eligible to be reproduced on rectangular pieces of fabric". (Scicluna, 2014, p. 56)
Dita e Evropës tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Megjithatë fillimisht 5 maji ishte caktuar nga ana e Këshillit të Evropës për tu festuar si Dita e Evropës dhe atë qzsh në vitin 1964. Më vonë, Bashkimi Europian filloi të festonte Ditën e vet evropiane më 9 maj në përkujtim të Deklaratës Schumanit të vitit 1950, dhe duke iu referuar asaj si "Dita e Schumanit".<ref>[http://www.delukr.ec.europa.eu/page6860.html Does the EU have a "National" Day?] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20090504152513/http://www.delukr.ec.europa.eu/page6860.html |date=4 maj 2009 |language=en }}, European Commission Delegation to Ukraine.</ref> Që të dy ditët festohen duke ekspozuar flamurin e Evropës.<ref>Due to the objection against adopting symbols of statehood, the 1985 adoption of the "European flag" had only been possible by avoiding the official use of the term "flag", so that the "European flag" is still officially "a logo or emblem eligible to be reproduced on rectangular pieces of fabric". (Scicluna, 2014, p. 56)
The proposal to officially adopt it as the flag of the EU was made in the Treaty establishing a Constitution for Europe (2004) which however failed to be ratified. Instead, the [[Treaty of Lisbon]] (2007) includes an annex signed by sixteen members which declares that the European flag, anthem, motto, currency, and Europe Day "will for them continue as symbols to express the sense of community of the people in the European Union and their allegiance to it."</ref>
The proposal to officially adopt it as the flag of the EU was made in the Treaty establishing a Constitution for Europe (2004) which however failed to be ratified. Instead, the [[Treaty of Lisbon]] (2007) includes an annex signed by sixteen members which declares that the European flag, anthem, motto, currency, and Europe Day "will for them continue as symbols to express the sense of community of the people in the European Union and their allegiance to it."</ref>



Versioni i datës 18 qershor 2020 23:18

Rrëmbimi i Evropës - Noël-Nicolas Coypel, rr. 1726
Busti i artë i Karlit të Madh me Kurorën Perandorake të Perandorisë së Shenjët Romake në Katedralen e Achenit
Europa regina (Evropa si Mbretëreshë)
Flamuri i Evropës
Ludwig van Beethoven
Euro: monedha dhe banknota
Projekt Kushtetuta e Evropës

Simbolet e Evropës kanë një histori tё gjatё e cila zё fill që nga kohët e lashta e ku dallohet sidomos figura mitologjike e vetё Evropës. Disa simbole u prezantuan në vitet 1950 dhe 1960 nga Këshilli i Evropës (KE). Komuniteti Evropian ka krijuar simbole shtesë qysh në vitin 1985, e të cilat u trashëguan edhe nga Bashkimi Europian (BE) në vitin 1993. Simbolet e tilla të Bashkimit Europian tani përfaqësojnë pozitat politike në mbështetje të pёrpjekjeve të BE-sё nё rrugёn e integrimit evropian, siç mbështetet nga BE në vend të Evropёs si kontinent apo sferë kulturore.

Evropa dhe demi

Në mitologjinë greke Europa ishte nëna e Mbretit Minos të Kretës, një grua me origjinë fenikase, sipas së cilës është emëruar kontinenti ynё. Historia e rrëmbimit të saj nga Zeusi i paraqitur në formën e një demi është një histori kretane. Sipas klasikut Károly Kerényi, "shumica e tregimeve të dashurisë lidhur me Zeusin kanë ardhur nga tregime më të lashta që përshkruajnë martesat e tij me perëndeshat. Kjo sidomos mund tё thuhet për historinë e Evropës."

Referime më e hershme letrare e Evropës është në veprёn Iliada, e cila daton nga shekulli VIII p.e.s. Një referencë tjetër e hershme për këtë është në një fragment i Katalogut të Hesiodit pёr Gratё, zbuluar në Oxyrhynchus.[1] Ndёrsa vazo-piktura më e hershme e identifikueshme si Europa daton që nga mesi i shekullit VII p.e.s.

Legjenda klasike pёr Evropёn antike si njё vajzё e rrëmbyer jo nga piratët grekë, por nga Zeusi në formën e një demi është shënuar në veprёn Metamorfoza tё Ovidit. Sipas kësaj ngjarjeje, Zeusi mori pamjen e një demi të butë të bardhë dhe u përzi me kopenë e babait të Evropës. Ndërkohë që Evropa dhe shërbyeset e saj femra po mblidhnin lule, ajo e pa demin i cili e mori ate në shpinë. Zeusi e shfrytёzoi këtë mundësi dhe vrapoi e u hodh nё det dhe me Evropën në shpinë, notoi drejt ishullit tё Kretës. Atje ai zbuloi identitetin e tij të vërtetë, dhe Evropa u bë mbretëresha e parë e Kretës. Zeusi i dha asaj një gjerdan të bërë nga Hephaestus dhe tri dhurata tjera shtesë: Talos, Laelaps dhe një shtizë të cilёn kurrë nuk e humbi. Në Kretë ajo i lindi tre djem të Zeusit: Minosin, Rhadamantusin dhe Sarpedonin. Zeusi më vonë rikrijoi formën e demit të bardhë në yjet e qiellit, e tё cilat njihen si konstelacioni i Demit.[2]

Babai i Evropës

Karli i Madh (rr. 742 - 814) konsiderohet themeluesi i monarkive franceze dhe gjermane. I njohur si Pater Europae («Babai i Evropës»), ai krijoi një perandori që përfaqësonte unifikimin më të gjerë evropian që nga rënia e Perandorisë Romake Perëndimore e cila solli një rilindje që formoi një identitet panevropian duke shënuar fundin e Epokës së Errët mesjetare. Gjatё periudhёs sё sundimit tё tij kishte gjithashtu një ringjallje bashkëkohore intelektuale dhe kulturore e cila thellësisht shënoi historinë e Evropës Perëndimore. Kjo i dha Karlit tё Madh (Charlemagne) një rang legjendar që tejkalonte arritjet e tij ushtarake.[3]

Europa regina

Europa Regina është shprehje latine për Evropën si Mbretëreshë dhe që paraqet një përfaqësim kartografik të kontinentit evropian si grua mbretëreshë.[4] [5] Kjo hartë u prezantua gjatë periudhës së manerizmit. Europa Regina zakonisht ka një qëndrim të drejtë e ku Gadishulli Iberik formon kokën e saj të kurorëzuar. Bohemia përfaqëson zemrën gjersa Italia dhe Danimarka paraqesin duart e saj.[6] Shqipëria gjendet në fustanin e saj, në anën e djathtë të figurës së mbretëreshës.

Flamuri i Evropës

"Flamuri i Evropës" u prezantua nga Këshilli i Evropës në vitin 1955, fillimisht i destinuar si një "simbol për të gjithë Europën", por për shkak të miratimit të tij nga Bashkësia Ekonomike Evropiane (EEC) më 1985 dhe më vonё edhe nga Bashkimi Europian (BE) si organizatë pasuese e KEE-së, flamuri tani është i lidhur mё shumё me Bashkimin Evropian dhe mё pak me Evropёn si kontinent.[7]

Himni i Evropës

Himni evropian bazohet në poemёn "Ode gëzimit", pjesa 4 e simfonisë së 9 tё Ludwig van Beethoven. Zyrtarisht përdoret vetëm versioni instrumental pa tekst. Himni u pёrcktua më 19 janar 1972 nga Këshilli i Evropës, i pёrgatitur nga dirigjenti Herbert von Karajan. Himni u transmetua pastaj si pjesë e një fushate të gjerë promovuese në Ditën e Evropës më 5 maj 1972.[8]

Dita e Evropës

Dita e Evropës tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Megjithatë fillimisht 5 maji ishte caktuar nga ana e Këshillit të Evropës për tu festuar si Dita e Evropës dhe atë qzsh në vitin 1964. Më vonë, Bashkimi Europian filloi të festonte Ditën e vet evropiane më 9 maj në përkujtim të Deklaratës Schumanit të vitit 1950, dhe duke iu referuar asaj si "Dita e Schumanit".[9] Që të dy ditët festohen duke ekspozuar flamurin e Evropës.[10]

Valuta Euro

Euro (shenja valutore: , ISO 4217, kodi valutor: EUR) është valuta zyrtare e Bashkimit Evropian (BE). Tetëmbëdhjetë shtete anëtare e kanë pranuar Euron si valutën e tyre kombëtare. Këto vende së bashku njihen si Eurozona (Austria, Belgjika, Qipro, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja). Valuta gjithashtu përdoret edhe në pesë shtete tjera me marrëveshje formale (mes të cilave janë Kosova dhe Mali i Zi) dhe gjashtë shtete tjera pa marrëveshje të tilla. Si rezultat, euro është valuta e vetme për mbi 320 milion evropianë.[11] Përfshirë zonat që përdorin valuta "të kapura" mbas euros, euroja direkt ndikon rreth 500 milion njerëz në mbarë botën.[12] Ndërsa janë mbi 610 miliardë € në qarkullim që prej dhjetorit 2006, euro ështa valuta me vlerën më të madhe të përbashkët të monedhave në qarkullim, duke e kapërcyer Dollarin e Shteteve të Bashkuara.[13]

Moto

"Të bashkuar në diversitet" është moto e Bashkimit Evropian e miratuar më 4 maj të vitit 2000 në bazë të një konkursi të shpallur. Me këtë rast u përzgjodh proverbi latin i fituesit të çmimit Nobel, Ernest Theodore Monete: In varietate unitas! ose In concordia varietate! Ajo u pranua nga Presidenti i atëhershëm i Parlamentit Europian, Nicole Fontaine, si Diversité dans l'unité. Në vitin 2004, motoja u pranua edhe si pjesë e propozimit të Kushtetutës Evropiane (Neni I-8 mbi simbolet e BE-së), por Kushtetuta nuk u miratua dhe konsiderohej jozyrtare.

Kushtetuta e Evropës

Kushtetuta e Evropës e njohur më shumë si Traktati i Kushtetutes për Evropën ishte një traktat ndërkombëtar i hartuar me qëllim të krijimit të një kushtetute të konsoliduar për Bashkimin Evropian (BE). Synimi ishte që të zëvendësoheshin traktatet ekzistuese të Bashkimit Evropian me një tekst të vetëm, duke i dhënë fuqi ligjore Kartës së të Drejtave Themelore, dhe zgjerimit të Votimit të Shumicës së Kualifikuar në fushat e politikave të cilat më parë ishin vendosur me unanimitet midis shteteve anëtare.

Traktati u nënshkrua më 29 tetor 2004 nga përfaqësuesit e 25 vendeve anëtare të atëhershme të Bashkimit Evropian. Ai u ratifikua më vonë nga 18 shtete anëtare, të cilat përfshinin edhe referendumet të cilat e miratuan atë në Spanjë dhe Luksemburg. Sidoqoftë, kundërshtimi i dokumentit nga votuesit francezë dhe holandezë në maj dhe qershor 2005 e stopoi procesin e ratifikimit.

Shih edhe

Referime

  1. ^ Hesiodic papyrus fragments 19 and 19A of the Catalogue of Women, dating from the third century AD.
  2. ^ Demey, Thierry (2007). Brussels, capital of Europe (në anglisht). S. Strange (trans.). Brussels: Badeaux. fq. 387. ISBN 2-9600414-2-9.
  3. ^ "Der Karlspreisträger Seine Heiligkeit Papst Johannes Paul II. außerordentlicher Karlspreis 2004" (në gjermanisht). Karlspreis.de. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2012. Marrë më 1 janar 2012.
  4. ^ Landwehr & Stockhorst (2004), p. 279
  5. ^ Werner (2009), p. 243
  6. ^ Bennholdt-Thomsen (1999), p. 22
  7. ^ The name "flag of the European Union" is used in e.g. the Italian law no. 22 of 5 February 1998 (bandiera dell'Unione europea), and by the Centre virtuel de la connaissance sur l'Europe (Le drapeau de l'Union européenne, 2016).
  8. ^ Daniel M. Gold (tetor 31, 2013). "The Ode Heard Round the World: Following the Ninth Explores Beethoven's Legacy". The New York Times (në anglisht). Marrë më 28 sht 2014.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  9. ^ Does the EU have a "National" Day? Arkivuar 4 maj 2009 tek Wayback Machine, European Commission Delegation to Ukraine.
  10. ^ Due to the objection against adopting symbols of statehood, the 1985 adoption of the "European flag" had only been possible by avoiding the official use of the term "flag", so that the "European flag" is still officially "a logo or emblem eligible to be reproduced on rectangular pieces of fabric". (Scicluna, 2014, p. 56) The proposal to officially adopt it as the flag of the EU was made in the Treaty establishing a Constitution for Europe (2004) which however failed to be ratified. Instead, the Treaty of Lisbon (2007) includes an annex signed by sixteen members which declares that the European flag, anthem, motto, currency, and Europe Day "will for them continue as symbols to express the sense of community of the people in the European Union and their allegiance to it."
  11. ^ "www.eurodesigncontest.eu/emu.cfm?lang=en" (në anglisht).
  12. ^ Number is a sum of estimated populations (as stated in their respective articles) of: all Eurozone members; all users of euro not part of Eurozone (whether officially agreed upon or not); all areas which use a currency pegged to the euro, and only the euro. — Please see detailed summation in article Eurozone
  13. ^ Atkins, Ralph (2006-12-27). "Euro notes cash in to overtake dollar" (në anglisht). Financial Times. Marrë më 2007-05-04.