Ndryshimi mes inspektimeve të "F.C. Internazionale Milano"

Jump to navigation Jump to search
===2004–2011: Rikthimi dhe fitimi i tripletës===
[[Skeda:Consegna Coppa Italia. Inter-Roma 11 05 2006.jpg|parapamje|majtas|Inter fitoi [[2004–05 Coppa Italia|Kupën e Italisë 2004–05]] duke mposhtur [[A.S. Roma|Romën]].]]
Më 1 korrik 2004, Inter punësoi ish trajnerin e Lazios [[Roberto Mancini]] si trajnerin e ri të ekipit. Në sezonin e parë, ekipi mblodhi 72 pikë nga 18 fitore, 18 barazime dhe nga vetëm dy humbje, si dhe fitoi [[Coppa Italia|Kupën e Italisë]] dhe më vonë [[Supercoppa Italiana|Superkupën]]. Më 11 maj 2006, Inter mbrojti titullin e kupës duke mposhtur [[A.S. Roma|Romën]] me rezultatin e përgjithshëm 4–2 (1–1 në [[Roma|Romë]] dhe 3–1 në [[Milano]]).<ref>{{cite web|url=https://www.gazzetta.it/Calcio/Squadre/Inter/Primo_Piano/2006/05_Maggio/11/introm.shtml#:~:text=MILANO%2C%2011%20maggio%202006%20%2D%20L,%C3%A8%20sempre%20meglio%20che%20niente.|title=Inter, la Coppa è ancora tua|trans-title=Inter, kupa është sërisht e jotja|publisher=La Gazzetta dello Sport|language=it|author=Riccardo Pratesi|location=Milano|date=11 maj 2006|accessdate=9 korrik 2020}}</ref>
 
Inter j'u dha trofeu i [[2005–06 Serie A|Serie A për sezonin 2005–06]] pasi pikët e Juventusit dhe Milanit u zbritën për shkak të [[Seria A skandali i vitit 2006|skandalit të trukimit të ndeshjeve]].<ref>{{cite web|url=https://edition.cnn.com/2006/SPORT/football/07/26/italy.inter/|title=Inter Milan awarded Serie A title|trans-title=Interit i jepet titulli i SerierSerie A|publisher=CNN|language=en|date=26 korrik 2006|accessdate=8 korrik 2020}}</ref><ref>{{cite web|url=http://news.bbc.co.uk/sport2/hi/football/europe/5164194.stm|title=Italian trio relegated to Serie B|trans-title=Treshja italiane bien në Serie B|publisher=BBC News|language=en|date=14 korrik 2006|accessdate=8 korrik 2020}}</ref> Gjatë sezonit të ardhshëm, Inter arriti të thyente rekordin e fitoreve rresht duke fituar 17 ndeshje rresht në Serie A, e cila nisi me fitoren 4–1 në shtëpi kundër [[A.S. Livorno Calcio|Livornos]] dhe mbaroi më 28 shkurt 2007 pas barazimit 1–1 ndaj [[Udinese Calcio|Udineses]]. Më 22 prill 2007, Inter fitoi Scudetton e dytë rresht — të parën në fushë që nga viti 1989 — pasi mposhtën 2–1 [[A.C. Siena|Sienën]] në [[Stadio Artemio Franchi]]. Mbrojtësi [[italia]]n fitues i [[FIFA Kupa e Botës|Kupës së Botës]] [[Marco Materazzi]] shënoi të dy golat.<ref>{{cite news|url=http://www.telegraph.co.uk/sport/football/european/2311629/Materazzi-secures-early-title-for-Inter.html|title=Materazzi secures early title for Inter|trans-title=Materazzi siguron titullin herët për Interin|publisher=[[The Daily Telegraph]]|language=en|last=Andersson|first=Astrid|date=23 prill 2007|accessdate=23 prill 2014}}</ref>
 
Inter filloi [[Sezoni 2007–08 i F.C. Internazionale Milano|sezonin 2007–08]] me objektivin për të fituar Serie A edhe [[UEFA Liga e Kampioneve|Ligën e Kampioneve]]. Ekipi bëri një nisje të mirë në kampionat, duke qënë në krye të renditjes në ndeshjet e para, si dhe arriti të kualifikohej në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. Megjithatë, atje ata u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 2–0 nga [[Liverpool F.C.|Liverpooli]] më 19 shkurt, duke vendosur në pikëpyetje të ardhmen e Roberto Mancinit në klub ndërsa forma e ekipit në kampionat filloi të përkeqsohej pas dështimin për të fituar tre ndeshje rresht. Pasi u eleminua nga anglezët në Ligën e Kampioneve, Mancini lajmëroi qëllimin e tij për të lënë drejtimin e skuadrës, por ndryshoi mendjen vetëm një ditë më vonë. Në ditën e fundit të sezonit 2007–08 në Serie A, Inter luajti kundër [[Parma F.C.|Parmës]] në transfertë, dhe dy gola nga [[Zlatan Ibrahimović]] i siguruan klubit titullin e tretë rresht kampion. Mancini u shkarkua më vonë pas shkak të deklaratës së tij të mëparshme për lënjen e klubit.<ref name="mancini_inter">{{cite news|url=http://www.inter.it/aas/news/reader?N=29393&L=en|title=F.C. Internazionale statement|trans-title=Deklaratë e F.C. Internazionales|publisher=inter.it|language=en|date=29 maj 2008|accessdate=29 maj 2008}}</ref>

Menyja e navigimit