Ismail Strazimiri: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 4: Rreshti 4:
Ismail Strazimiri ishte një nga drejtuesit e klubit patriotik "[[Bashkimi]]" në zonën e [[Dibër|Dibrë]]<nowiki/>s në fillimet e lëvizjeve për pavarësi të popullit shqiptar. Ai punoi për përhapjen e alfabetit shqip me gërma latine dhe në mbrojtje të Kongresit te Manastirit. Ismail Strazimiri morri pas vdekjes dekoratën "Dëshmor i Atdheut". Ai njihet gjithashtu si një nga dëshmoret me moshë më të madhe vdekur në luftimet e Luftës II Botërore.
Ismail Strazimiri ishte një nga drejtuesit e klubit patriotik "[[Bashkimi]]" në zonën e [[Dibër|Dibrë]]<nowiki/>s në fillimet e lëvizjeve për pavarësi të popullit shqiptar. Ai punoi për përhapjen e alfabetit shqip me gërma latine dhe në mbrojtje të Kongresit te Manastirit. Ismail Strazimiri morri pas vdekjes dekoratën "Dëshmor i Atdheut". Ai njihet gjithashtu si një nga dëshmoret me moshë më të madhe vdekur në luftimet e Luftës II Botërore.


Mori pjesë në kryengritjen [[Kryengritja e vitit 1910|antiosmane të vitit1910]]. Në [[Kryengritja e vitit 1912|kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912]], ishte komandant i çetës, që zhvilloi veprime të armatosura në krahinën e Dibrës dhe çliroi qytetin nga forcat serbe, përshëndeti shpalljen e Pavarësisë dhe përkrahu veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të [[Vlora|Vlorës]] te Ismail Qemalit.
Mori pjesë në kryengritjen [[Kryengritja e vitit 1910|antiosmane të vitit 1910]]. Në [[Kryengritja e vitit 1912|kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912]], ishte komandant i çetës, që zhvilloi veprime të armatosura në krahinën e Dibrës dhe çliroi qytetin nga forcat serbe, përshëndeti shpalljen e Pavarësisë dhe përkrahu veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të [[Vlora|Vlorës]] te Ismail Qemalit.


Ismail Strazimiri iu kundërvu lëvizjeve të [[Esad pashë Toptani|Esat Pashës]] për një autonomi nga Turqia dhe aleancë me serbët. Gjatë viteve 1914-1915 ai mbajti funksionet e Nën-prefektit dhe Prefektit të Dibrës.
Ismail Strazimiri iu kundërvu lëvizjeve të [[Esad pashë Toptani|Esat Pashës]] për një autonomi nga Turqia dhe aleancë me serbët. Gjatë viteve 1914-1915 ai mbajti funksionet e Nën-prefektit dhe Prefektit të Dibrës.

Versioni i datës 17 korrik 2020 19:06

Ismail Strazimiri

Ismail Strazimiri (1868 - 1943), ishte një patriot, influencues the veprimtar i spikatur i lëvizjeve kombëtare e demokratike shqiptare te fillimit te shekullit te XIX.

Biografia

Ismail Strazimiri ishte një nga drejtuesit e klubit patriotik "Bashkimi" në zonën e Dibrës në fillimet e lëvizjeve për pavarësi të popullit shqiptar. Ai punoi për përhapjen e alfabetit shqip me gërma latine dhe në mbrojtje të Kongresit te Manastirit. Ismail Strazimiri morri pas vdekjes dekoratën "Dëshmor i Atdheut". Ai njihet gjithashtu si një nga dëshmoret me moshë më të madhe vdekur në luftimet e Luftës II Botërore.

Mori pjesë në kryengritjen antiosmane të vitit 1910. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912, ishte komandant i çetës, që zhvilloi veprime të armatosura në krahinën e Dibrës dhe çliroi qytetin nga forcat serbe, përshëndeti shpalljen e Pavarësisë dhe përkrahu veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të Vlorës te Ismail Qemalit.

Ismail Strazimiri iu kundërvu lëvizjeve të Esat Pashës për një autonomi nga Turqia dhe aleancë me serbët. Gjatë viteve 1914-1915 ai mbajti funksionet e Nën-prefektit dhe Prefektit të Dibrës.

Në vitin 1920 u burgos për disa muaj dhe u internua ne Beograd nga pushtuesit serbë. Në vitet 1920-1921 ai luftoi kundër tyre përkrah forcave popullore të komanduara nga Isuf Elezi.

Ishte pjesëmarrës i Revolucionit të qershorit te drejtuar nga Fan Noli (1924) dhe kundërshtar i mënyrës të qeverisjes zogiste të mëpasme.

Në vitin 1943 u bashkua me forcat partizane dhe ndikoi për bashkimin e popullit të Dibrës rreth Frontit Nacionalçlirimtar dhe për shuarjen e hasmërive. Në këtë mënyrë Ismaili doli kundër forcave Nacionaliste dhe kolaboracioniste të bajraktarëve të veriut ,të cilët dhe e ndëshkuan. Ismaili bie dëshmor në luftimet mes tyre në Sllovë në nëntor 1943.

Ismail Strazimiri shkruajti në vitin 1931 një libër kujtimesh historike për periudhën 1910-31, ku mundohet te prezantoje faktet historike nga këndvështrimi i një dëshmitari të privilegjuar.

"Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë” është parë me shumë interes nga studiuesit dhe historianët, si një thesar të fshehtash “përvëluese” për intrigat që kanë gërryer luftën e drejtë të patriotëve për liri dhe pavarësi. Në këtë libër, shkruan studiuesi Shaban Sinani, gjenden shumë të vërteta të rezervuara prej studimeve historiografike deri më sot, nga droja se mos historia kombëtare mos po bëhet jo aq kombëtare, nga vetë karakteri monumentalizues i historiografisë tradicionale, nga presionet që ushtrohen mbi historishkrimin për shkak të protagonizmit të zgjatur nga koha në kohë. Në këtë kontekst, le të çmojmë kurajën e një njeriu që e deshi shumë Shqipërinë, e deshi deri në dhimbje, nuk arriti “ta shohë zonjë” si shumë e shumë idealistë të tjerë dhe u përpoq që edhe me fjalën të shërojë dhe të mos përsëritet pjesa e keqe e së shkuarës”.

Sipas Prof.Dr. Kristo Frasherit : "..Tjetër figurë e respektuar dibrane që jetonte në vitet e monarkisë ishte Ismail Strazimiri(1868 – 1943). Ai ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike. Mori pjesë në mënyrë aktive në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare në vitet e fundit të sundimit osman. Mori pjesë gjithashtu në Lëvizjen Kombëtare për çlirimin e vendit nga zgjedha turke dhe më pas kundër synimeve të shovinistëve serbë. Përkrahës i Revolucionit të Qershorit. Më 1931 botoi librin e tij “ Kujtime Historike mbi Lëvizjen Kombëtare në Qarkun e Dibrës”. Qëllimi i botimit ishte të shpaloste kontributin që dha populli dibran në luftën për pavarësi, demokraci e përparim. Është dëshmor i Luftës Nacional Çlirimtare”. Ai vendoset nga historiani krahas figurave të mëdha të Fuat Dibrës, Ramiz Dibrës (Çoku), Haki Stërmillit, Ramiz Varvaricës, Urfi Agollit etj.

Emri i tij u është vene disa rrugëve ne Peshkopi dhe Tirane. Fëmijët e tij u bënë me pas personalitete të shquara në fushat ku punonin. Ndër ta mund të përmendim:

Inxhinier Lutfi Strazimiri është ndoshta ndërtuesi dhe projektuesi më i suksesshëm i urave në historinë e Shqipërisë. I diplomuar për "Inxhinieri" në Berlin te Gjermanisë, ndër punimet e tij numërohen pothujse te gjitha urat e rëndësishme, të ndërtuara në terrene tejet të vështira dhe me shpenzime, makineri e teknologji të reduktuara.

Arkitekt Gani Strazimiri, i shkolluar në TorinoItalisë e me pasi i diplomuar Bashkimin Sovjetik për "Arkitekture", është projektuesi i një sere ndërtimeve ambicioze te kohës si kompleksi i Pallateve "Shallvare" dhe "Agimi" në Tirane, te cilat ende sot vazhdojnë t'i rezistojnë kohës si komplekse tejet funksionale nga pikëpamja e organizimit. Me pas si drejtor i Institutit te Monumenteve te Kulturës dha një kontribut te rëndësishëm në ruajtjen e vlerave arkitekturore te traditës shqiptare, duke shpëtuar nga shkatërrimi veç te tjerash edhe një numër te rëndësishëm objektesh fetare në vitin 1967. Në nderim te tij, në vitin 2007 Instituti i Monumenteve të Kulturës mori emrin "Gani Strazimiri".

Kolonel Siri Strazimiri, i shkolluar gjithashtu ne Itali, është një nga themeluesit e artilerisë shqiptare te pas Luftës se Dyte Botërore.

Regjisorja Drita Strazimiri Agolli ishte një artiste e shquar e teatrit shqiptar.

Shih edhe