Beteja e Qafës së Skërficës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{joref}}
{{joref}}
{{pp}}
Betejë kundër andartëve grekë
Betejë kundër andartëve grekë
== Gjendja ==
== Gjendja ==

Versioni i datës 17 korrik 2020 19:51

Betejë kundër andartëve grekë

Gjendja

Skërfica në Fushëbardhë bën pjesë në ato luftra lokale, ku greku synonte jugun e Shqipërisë, shfarrosjen e një popullate autoktone. Kjo çoi Greqinë drejt objektivit strategjik të vjetër. Atë që nuk mund ta bënte ushtria e bënin andartët që shkaktuan shkatërrime masive e barbare në fshatra dhe, si pasojë e mosfunksionimit të rendit dhe ligjit, banda të armatosura grabisnin e terrorizonin popullatën civile. Flakët e luftës në Ballkan përfshinë dhe jugun e Shqipërisë. Beteja e Skërficës nuk është një betejë e shkëputur e vitit 1914, por një vijimësi qëndrese e nisur në frontin e kryeqendrës së vilajetit Janinës si dhe në frontet e tjera të luftës.

Historia

Grekët duke shfrytëzuar mosekzistencën e shtetit kishin depërtuar dhe në fshatrat e Labërisë. Për betejën e Skërficë kishte ardhur ora e së vërtetës. Forcat pjesëmarrëse në betejë nga çeta e Fushëbardhës ishin rreth 120 luftëtarë, me komandant çete fushëbardhasin trim Halil Sullo, por dhe pjesëmarrës nga Zhulati, Golemi, Picari, Libohova, Gjirokastra, Delvina, Rrëzoma, etj.

Pala greke kishte fillimisht rreth 450 andartë dhe ushtarë grekë, të drejtuara nga shtabi madhor i vendosur në Jorgucat e Delvinë. Batalioni me andartë e ushtarë greke komandohej nga major Korjaskonis. Ishte ngritur një shtab madhor akademik ushtarak kundër kryengritësve popullorë të formuar në “akademinë” e betejave popullore. Shtabi Madhor përbëhej nga kolonel Dhuli në Gjirokastër, koloneli Joanidhi në Delvinë; koloneli Mavroidhi në Përmet; kolonel Zira në Tepelenë, koloneli Leonjdokanaki në Leskovik. Gjeneral Papulia në krye të shtabit madhor grek ishte vendosur në Jorgucat. Drejtimet e operacionit ishin: Delvinë–Qafa e Skërficës–Fushëbardhë–Zhulat-Golem dhe Kakavi–Jorgucat–Gjirokastrës–Cepo dhe Ura e Kardhiqit–Hormovë-Tepelenës. Grabitja e e tokës për ta vënë Evropën përballë fakteve përfshiu çdo fshat të Labërisë.

Lufta në Skërficë dhe në Cepo, në dy pozicione strategjike të spikatura. Por forcat e saj në total në drejtim të Rrëzomës e Skërficës shkonin deri në 1500 andartë dhe ushtarë të skalionuar. Kundërshtari ishte pajisur me armatime të kohës dhe mbështetej me artileri. Qafa e Skërficës u kthye për një javë istikami i qëndrese të përgjakshme. Garantimi i tërheqjes së banorëve të fshatrave në drejtim të Vlorës si mungesa e mëtejshme e municioneve dhe mbështetjes dhe futja në veprim e “kalit të Trojës”, që depërtuan përmes malit të Pilloit, duke marrë forcërisht udhërrëfys seniciotë për të krahëmarrë forcat që mbronin “Patkoin strategjik” të Skërficës bëri që luftimet të vijonin në vija të tjera më në thellësi. Shtrirja e frontit të luftës ishte nga Kameniku në Vraholl, mbi gurët e Bashe, Gropa e Dërrasës, Qafa e Skërficës që pika ekstreme e thellësisë së pritës. Forcat greke vinin nga Lavani dhe nga Mali i Gjerë. Çeta e parë e Fushëbardhës por dhe fashtrave të tjerë përbëhej nga Halil Sullo, Çobo Golemi, Dalip Kondi, Halil Nora, Rizal Muho, Sejdi Baho, Surja Tefa, Besim Bello, Ismail Nora, Habil Poçi, Kasëm Golemi, Hadër Uzeiri, Dervishi Uzeiri, Medi Uzeiri, Murat Cama, Llano Gjoça, Haxhi Muxhai, Rasho Gërxholli, Veip Gërxholli, Shamo Pula, Aliko Ago, Veliko Kondi, Hajro Bizhga, Kalo Bizhga, Mane Bizhga, Velishan Peçi, Rexho Bajko, Hasan Bajko, Jonuz Çarçani, Nazif Çarçani, Ismail Golemi, Sejdi Kondi, Pëllumb Kondi, Bajko Hasani, Bako Çarçani, Rasho Myrto, Kalo Stroka, Vejo Stroka, Birçe Basho, Dullah Kondi..etj.

Në mbështetje të frontit të luftës së Skërficës ishin edhe Manxhar Muho, Avdi Onjea, Neki Golemi, Belul Golemi si dhe shumë djem të tjerë të Kazajve, Muhajve, Norrajve etj. Burrat e Fushëbardhës dhe të gjithë krahinës së Kardhiqit e Rrëzomës me në krye Halil Sullo, riorganizuan forcat luftarake për mbrojtjen në Qafë të Skërficës. Në kohën kur Skërfica mbrohej, komandanti i luftës dërgoi korrierin e luftës Cenko Onjea, me deyrë në interes të frontit, por grekët e pikasën dhe e plagosën rëndë, aq sa dhe kartën e leu me gjakun e tij, duke shkruar faqe heroizmi në një lëndinë të blertë sipër Fushëbardhës në Qafë Dardhë.

Çeta që luftonte kundër andartëve dhe ushtrisë greke bëri një qëndresë të pashembullt në histori duke luftuar me të gjitha mënyrat. Andartët “civilë”, të armatosur ushtarakisht, kampin e kishin ngritur në Luvadh dhe që vrojtonin gjithë lëvizjet e fshatarëve nga fusha në drejtim të Qafës së Skërficës. Kërcënimi i Qafës së Skërficës që ishte edhe një ndër pesë portat hyrëse të Labërisë, ishte serioz dhe u mbrojt me gjak. Në Qafë të Skërficës, në këtë istikam natyror çeta bëri një qëndresë heroike nga 20 deri në 26 qershor 1914. Rajoni i Qafës së Skërficës u kthye në një xhephane të vërtetë lufte. Rezistenca ishte mjaft e fortë dhe pati përgjakje nga të dy palët. Lufta filloi në Gurët e Bashe, ku kishin dalë fillimisht në pritë 12 fushëbardhas dhe më tej vijoi tek Shpella e Dhespinës, Shkëmbi i Kaze, Nomeja e Qershisë, Përroi i Shtrembër, Përroi i Shametit, Qafa e Trullave, Gropa e Dërrasës, Vrahull e deri në Qafë të Skërficës. Lufta e Skërficës i ngjante një patkoi të gozhduar ashpër në dy faqe të maleve Gramati dhe Pillua. Ishte një luftë për jetë a vdekje; e cila vazhdoi me pushkë, thika, kama e bajoneta, por edhe me gurë nga luftëtarët e çetës së Fushëbardhës si dhe me artileri e armatimin e pajisjet më modern të kohës nga ana e andartëve.

Fushëbardha dhe fshatrat në Qafën e Skërficës përreth dhanë shumë dëshmorë në emër të një kauze të madhe si Halil Sullo komandanti i çetës dhe organizatori kryesor i cili u vra në hyrje të Shkëmbit të Skamanos; Dalip Kondi u plagos rëndë tek “Përroi i Shametit” dhe vdiq poshtë “Varrit të Plakës” tek piksaret, eshtrat e të cilit janë gjetur pas tre vjetësh në sipërfaqe bashkë me pjesën metalike e pushkës; Mete Jonuzi ra heroikisht tek Kroi i Resule, pranë Gurëve të Bashe; Sejdi Baho u plagos rëndë në “Gropën e Gjeshtrës” dhe ndërroi jetë në spital në Tepelenë; Cenko Onjea u plagos dhe u masakrua në Qafë Dardhë; Rizal Muho u vra tek Nomeja e Panjës mbi Kamenik; Halil Nora u vra në Qafë të Skërficës; Surja Tefa i plagosur rëndë luftoi trimërisht në Qafën e Trullave me mauxer dhe nagant, pa u dorëzuar edhe kur jeleku ishte mbuluar me gjak lufton deri në vdekje dhe nuk dorëzohej edhe kur andartët i bëjnë tortura çnjerëzore. Por nga Rrëzoma në Cepo ishte një xhephane lufte dhe në gjithë këtë hapësirë u vranë dhe dëshmorë të tjerë: Haxhi Zeman Muxhai nga Zhulati; Ismail Haki Hoxha nga Nepravishta; Siri Hasan Peçi nga Picari; Vejo Dervish Stroka nga Golemi. Dëshmorët e trevës labe e më gjerë kanë rënë në çdo fshat në fushë e në mal, ku një vend nderi zënë edhe dëshmorë të tjerë të Rëzomës: Bako Çako e Hysen Roboçi nga Kopaçeza; Bilal Axhem Leka nga Vergoi; Kol Foto Loli nga Senica etj.

Dëshmorët e Qafës së Skërficës pranë Fushëbardhës janë në panteonin e përjetshëm të mirënjohjes së kombit. Lufta kishte edhe dhjetra të plagosur si Murat Cama, Hadër Uzeiri, të cilët pas shërimit të plagëve morën pjesë dhe në Luftën e Vlorës më 1920.

Lufta ishte e ashpër dhe më në thellësi të Labërisë, në Zhulat, Golem e deri në Kuç, Kallarat, Bolenë etj. Shqiptarët u trupëzuan me qafën-kala natyrore të Skërficës, dhe ngelën në panteonin e kombit dhe në memorien popullore të Fushëbardhës, Kardhiqit, Rëzomës, Labërisë dhe të mbarë kombit shqiptar. Dëshmorët në Skërficë i dhanë emër të ri kësaj qafe mali, ku pas një shekulli quhet “Qafa e Dëshmorëve” në Fushëbardhë, qafa historike midis Gjirokastrës dhe Sarandës. Beteja e Skërficës vërtetoi se qëllimi i shtabit madhor grek pranë “qeverisë autonome” të Zografos ishte të grabisnin tokën e fqinjëve, që kurrë nuk ka qenë pjesë e tyre. Por u përballën nga Cepua, Fushëbardha, Skërfica, Kurveleshi e Labëria me zjarrin e papërmbajtur të luftëtarëve popullorë.

Literatura

http://illyriapress.com/beteja-popullore-e-fushebardhes-ne-jug-te-shqiperise/