RENEA: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 112: Rreshti 112:
* [[HK 417]],
* [[HK 417]],
* [[HK-G3]],
* [[HK-G3]],
* [https://en.m.wikipedia.org/wiki/Beretta_ARX160]
* Beretta ARX 160
* [[TRG-22]],
* [[TRG-22]],
* [[TRG-42]],
* [[TRG-42]],

Versioni i datës 27 korrik 2020 22:26


Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur

Emblema zyrtar
Themeluar 12 nëntor 1982
Forma e tanishme 1990
Degët Kundër terrorizmit dhe ose njësi taktike policore.
Qendra e Bazës Tiranë
Komanda
Drejtori E klasifikuar
Pjese e Policisë e Shetetit


RENEA gjatë një demostrimi në ALMEX 2010
Operator i RENEA-s gjatë një demostrimi të RENEA në ALMEX 2010

Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur ose shkurt RENEA janë forcat më elitare policore të Shqipërisë. Dhe nje nga grupet me pergatitjen me të larte fizike dhe ushtarake në Shqipëri

Zanafilla, përbërja

Medalja e Artë e Shqiponjës akorduar repartit RENEA nga Presidenti i Republikës

Nis në vitin 1982, kur u krijua Batalioni 326 i Ministrisë së Brendshme, i cili fillimisht pati detyra antidemonstratë. Elementët e përzgjedhur ishin ushtarakë profesionistë dhe vinin kryesisht nga policia, Garda, ushtria dhe nga zhytësit e Marinës Luftarake. Kjo do të shërbente edhe si bërthama e mëvonshme për ngritjen e RENEA-s. Aktualisht, reparti është i përbërë nga 120 efektivë. Fillimisht ishte i organizuar sipas sistemit ushtarak të Regjimentit 22 Special Air Service (SAS) britanik, me skuadra bazë prej 4 personash. Kjo sepse Policia e Shtetit ishte një organizëm ushtarak dhe ishte parashikuar përdorimi i policisë në rast lufte. Por tashmë reforma e policisë i ka përjashtuar detyrat ushtarake të saj në rast lufte, kështu që edhe RENEA është riorganizuar në këtë frymë, duke marrë si pikë referimi jo me SAS, por njësi evropiane me detyrë ekskluzivisht Rendi Publik si gjermanen GSG-9 (GrenschutzGruppe 9-gruppi 9 i Policisë Federale Kufitare), italianen GIS dhe NOCS, francezen GIGN. Por taktikat e referimit, si për të gjitha njësitë antiterroriste të botës, mbeten ato të SAS. Reparti është i përbërë nga ndërhyrës, snajper, alpinistë, zhytës, një njësi e vogël Kinofile dhe Logjistike. Skuadra bazë e ndërhyrjes është e përbërë prej 5 personash, por sipas rrethanave mund të krijohen skuadra prej 3-9 efektivë. Në rolin e ndërhyrësit janë të stërvitur të gjithë efektivët e repartit. Secili prej tyre është i stërvitur në përdorimin e armëve, përfshi qitjen snajper, arte marciale, luftime në vende të mbyllura, zbritja me litar nga çatitë dhe helikopteri, teknika infiltrimi, mbrojtje e VIP-ave, transmetime dhe përgjime radio, fotografi, topografi dhe lundrim, alpinizëm dhe zhytje.

Problematika e repartit

Reparti RENEA ka pasur gjithnjë probleme me vendqëndrimin për shkak edhe të nevojave të veçanta për vetë aktivitetin që ushtron. Ky repart vuan edhe nga mungesa e ambientit në dispozicion, si dhe amortizimit dhe hapësirave të munguara. Specialistët tregojnë se aty nuk ka pasur investime, sipas logjikës se do të ndryshojnë vendqëndrim nga momenti në moment. Por, prej dy vjetësh, kanë mbetur aty dhe tashmë pritet përgjigjja përfundimtare. Burimet nga specialet tregojnë se projekti ka kaluar tashmë në të gjitha hallkat dhe pritet vendimi i Presidentit për miratimin e tij dhe kalimin e këtyre forcave speciale në qendrën e re. Megjithatë, ata shprehen pesimistë nëse do të bëhet kalimi edhe për faktin nëse do të bëhen investime, pasi objekti i zgjedhur ka nevojë të domosdoshme për rikonstruksion. Një tjetër problem mbetet edhe instalimi i tre reparteve të tjera, siç janë ata të Antieksplozivit, Helikopterët dhe Negocimit. Veprimtaria e tyre lidhet ngushtë me njëri-tjetrin, kështu që është e nevojshme që ata të jenë në të njëjtën qendër dhe me infrastrukturën e duhur. Prej vitesh, reparti i Helikopterëve ka qenë një problem, jo vetëm për kushtet e këqija të vetë njësisë, por edhe për rrezikun që u kanoset banorëve në këtë zonë. Prania e kësaj njësie në zonë, shpeshherë ka sjellë edhe reagimin e banorëve, të cilët kanë protestuar për heqjen e tyre. Ata kanë vënë në dukje rrezikun që u kanoset çdo ditë, ndërkohë që nuk mbetet më pak problem edhe zhurma që shkaktohet prej tyre. Por me ikjen e këtij reparti, edhe këto probleme pritet të mbyllen. Fatmirësisht ky repart, deri më sot, nuk ka pasur ndonjë problem të rëndë me pasoja për atë vetë dhe sidomos për komunitetin. Edhe nga ana profesionale, specialistët e repartit të Helikopterëve tregojnë, se vendqëndrimi aktual i tyre sjell probleme. Gjithashtu, një tjetër problematikë e këtij reparti mbetet edhe një stemë dalluese, e cila i mungon.

Projektet, kriteret

Një qendër e madhe po përgatitet për forcat speciale, ku do të dislokohen mbi 200 forca, duke përfshirë katër repartet më të përgatitura për situata të jashtëzakonshme të policisë. Kjo qendër, që sipas projektit, do të jetë një ndër më të mëdhatë në Evropë, do të vihej në dispozicion në muajin mars, ndërkohë që ende ka mbetur peng i disa procedurave. Reparti RENEA, reparti i Helikopterëve, njësia e Antieksplozivit dhe ajo e Negocimit, mendohet të dislokohen në këtë qendër të projektuar nga specialistët e policisë në Yzberisht, duke i dhënë fund odisesë për vendqëndrimet e tyre. Reparti special është përfshirë nga ethet e largimeve, pasi ka hyrë në fuqi rregullorja e re, e cila i referohet asaj të Forcave Speciale Gjermane. Në këto forca do të qëndrohet deri në moshën 45 vjeç. Rregullorja është miratuar që në fund të vitit 2007, ndërsa ka shkuar për zbatim tashmë në repartin elitë të policisë shqiptare. Shtatë efektivë detyrohen të lënë detyrat e tyre në repartin special dhe të vendosin mes daljes në reformë apo kontribuimit në ndonjë detyrë tjetër në shërbimin policor.

Disa prej aksioneve më të bujshme të RENEA-s në vite

janar 1991

Revoltë në burgun e Shënkollit. Persona të armatosur marrin disa gardianë peng. Qeveria e atëhershme dërgon Repartin 326 dhe situata u vu nën kontroll pa gjakderdhje vetëm me lotsjellës dhe plumba plastikë. I vetmi i plagosur qe një efektiv i repartit.

prill 1996

Gjatë takimit të Presidentit Scalfaro me homologun e tij Berisha në Tiranë, një i çekuilibruar i armatosur me një bombë dore pa siguresë kërkoi që tu afrohej presidentëve. Një oficer i RENEA-s negocionte me të çekuilibruarin, operatorë të tjerë arritën ta çarmatosin dhe ti vënë siguresën bombës.

janar 1997

Një studente në krizë depresive kërcënonte se donte të vetëvritej me një bombë dore, së cilës i kishte hequr siguresën. Ndërhyrja e RENEA-s zgjedh situatën pa gjakderdhje.

1997

Gjatë revoltave, RENEA ngarkohet që të rikuperojë arin dhe vlerat monetare nga të gjitha bankat e Shqipërisë dhe ti sillte në Bankën Qendrore në Tiranë ku ishin të sigurta. RENEA kreu misionin me furgonë IVECO të pablinduar dhe nuk humbi asnjë qindarkë.

1998–1999

Së bashku me forca të tjera të policisë, RENEA shkatërron njëra pas tjetrës bandat që kishin paralizuar rrugët e vendit.

korrik 1998

Arrestimi i 5 terroristëve islamikë egjiptianë të lidhur me rrjetin e Bin Ladenit dhe të kërkuar nga policitë e të gjithë botës.

mars 1999

Tre kriminelë vrasin për një ditë tre policë dhe katër persona. Ngujohen në një shtëpi dhe marrin peng një çift me fëmijën e tyre 7-muajsh. Ndërhyn RENEA dhe çliron pengjet. Gjatë konfliktit vriten tre kriminelët, dhe plagoset nje peng.

maj 1999

Një emigrant shqiptar në Greqi konfliktohet me punëdhënësin, i cili asnjehere nuk e kishte paguar per punen qe ai bente. Denoncohet në polici, ku keqtrajtohet nga policët grekë, keqtrajtime të cilat i shkaktojnë dhe impotencë. Kthehet në Shqipëri ku armatoset me një AK 47 dhe dy bomba dore. Rikthehet ne Selanik ku merr peng një autobus me 14 persona. Para se të hynte ne kufirin shqipetar nxorri nga autobuzi pleq e femije. Qeveria greke i jep 250 000 $ që kishte kërkuar dhe e lejon të futet 0në territorin shqiptar së bashku me pengjet. Policia Greke lajmeron policine shqiptare qe mos te kryej nderhyrje gjate kohes qe pengmarrsi kishte autobuzin. Në periferi të Tiranës, negociatorët kërkojnë ta bindin që të lëshojnë pengjet, me pas policia nderhyn dhe nga paaftesia vret një peng dhe pengmarrsin e eliminojne me një qitje me0 snajper pavarsisht se ai e kishte leshuar armen.

1999

Arrestimi i Zani Çaushit dhe i shumë kapobandave të tjera.

2000–2001

Në tre operacione të ndryshme arrestohen tre të dyshuar si të implikuar në vrasjen e deputetit të opozitës Azem Hajdari.

shkurt 2001

Gjatë operacionit “Journey Italia” shkatërrohet një bandë narko-trafikantësh shqiptaro-amerikanë, të cilët në bashkëpunim me kartelin e Medelinit, mafiozë shqiptarë dhe italianë, po krijonin në Shqipëri një qendër ndërkombëtare të trafikut të kokainës. RENEA arreston të gjithë personat e implikuar, mes tyre një funksionar të lartë të policisë që kishte marrë arratinë.

18 prill 2004

Forcat Speciale të repartit RENEA në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Policisë së qarkut Tiranë, pas një operacioni të befasishëm, kanë bërë të mundur arrestimin e të shumëkërkuarit Adriatik Kalemi, lindur në Memaliaj të Tepelenës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë shqiptarin Mevlan e Adriatik Çaça (vëllezër), ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

8 janar 2007

Merr fund “arratia” e “kaçakut” Riza Malaj. Specialët e RENEA-s kanë mundur ti shtrëngojnë në duart e gjymtuara prangat të shumëkërkuarit Malaj. I “forti” i Tropojës ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në akuzën e gjobëvënies së biznesmenit në fushën e ndërtimeve, Ramë Geci. Ai u arrestua në fshatin e tij të lindjes, Bujan të Tropojës. Ai u gjykua dhe dënua me 15 vjet burg për disa vepra të rënda penale, por prej disa kohësh ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

15 shkurt 2007

Forcat e RENEA-s hyjnë në fshatin Lazarat dhe arrestojnë 28- vjeçarin Roland Mahmuti, i dënuar me 16 vjet burg për vjedhje me armë në bashkëpunim. Gjatë operacionit nuk kishte incidente. Gjykata e Gjirokastrës me vendim nr. 94, e pati dënuar këtë person me 16 vjet burg për veprën penale “vjedhje me armë në bashkëpunim”. Operacioni i 15 shkurtit shënon rastin e parë të ndërhyrjes së forcave RENEA në fshatin Lazarat për 2007-n.

28 tetor 2018

Forcat Renea vrasin ekstremistin grek Kostandinos Kaçifa në fshatin Bularat të DropullitGjirokastër.[1][2] Ai kishte ardhur në fshat për të përkujtuar ushtarët grekë të rënë në luftën italo-greke. Ishte vetë Kaçifa i cili hapi zjarr mbi policinë duke bërë që të ndërhynin forcat Renea; pas një shkëmbimi zjarri, Kaçifa mbeti i vrarë në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat.[3][4] Vrasja e tij u kritikua nga ministria e jashtme greke, duke e quajtur "të papranueshme".[5]

Armët dhe pajisjet e përdorura nga forcat RENEA

Armët e zjarrit

Thikat

  • Camillus,
  • Randall,
  • Gerber,
  • Fox.

Helikopterët

Makinat

  • IVECO,
  • Mitsubishi,
  • HUMMER
  • MERCEDES-BENZ
  • Huron APC
  • Mbombe 6x6

Të tjera

  • Maska anti-gaz,
  • Gaz Lotsjelles,
  • Flash-bang (zbardhues).

Referimet

  1. ^ "Vritet nga RENEA Kostandinos Kaçifa". TV Klan. 28 tetor 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Zbulohet vendodhja e Kostandinos Kaçifa, vazhdon të qëllojë me armë zjarri". Hashtag.al. 28 tetor 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "DETAJET: RENEA ekzekuton ekstremistin grek Kostandinos Kaçifa". Gazeta Tema. 28 tetor 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Gjirokastër, RENEA vret shtetasin që qëlloi kundër policisë". Top-Channel.tv. 28 tetor 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Ngjarja në Bularat, reagon Greqia: E papranueshme!". Top-Channel.tv. 28 tetor 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)