Ali Pashë Tepelena: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Nuk ka asnje citim apo deshmi qe prejardhe e familjes se tij ishte nga Horasani.
Rreshti 54: Rreshti 54:


==Prejardhja==
==Prejardhja==
Pas Muço beut, ishte Myftar beu ([[Sami Frashëri|Samiu]] e quan Ali Pashë me gradë ''miri miran'')<ref name=":0" /> që fitoi pozitën më të lartë duke u caktuar ''dizdar'' (kështjellar) i Tepelenës; dhe më pas ra rob dhe u var në litar gjatë rrethimit të dytë të Korfuzit.<ref name="Vlora56" /> Një nga tre djemtë e Myftar beut,<ref name=":0" /> Veli beu muar për grua Esmiha hanëmin nga dera e bejlerëve të [[Konica|Konicës]] që më pas do të njiheshin si Zenelbejllinjtë,<ref name="Vlora56" /> çifti pati një djalë dhe një vajzë, Aliun dhe Shahnisanë.<ref name=":0" />
Lindi në [[Beçishti|Beçisht]], në një familje feudale të mesme, pasardhës të një dervishi tregtar me prejardhje nga [[Horasani]] sipas traditës familjare. Dervishi quhej Nazif dhe u vendos në një [[Teqeja|teqe]] [[Halveti|halvetish]] në [[Tepelena|Tepelenë]], ku pas gjasave arriti të gëzojë ndikim ndër banorët e viseve. I biri, Mustafa beu (Muço) arriti të futej në radhën e dyerve të fisme shqiptare duke u martuar me një vajzë çalamane të bejlerëve të [[Këlcyra|Këlcyrës]].

Pas Muço beut, ishte Myftar beu ([[Sami Frashëri|Samiu]] e quan Ali Pashë me gradë ''miri miran'')<ref name=":0" /> që fitoi pozitën më të lartë duke u caktuar ''dizdar'' (kështjellar) i Tepelenës; dhe më pas ra rob dhe u var në litar gjatë rrethimit të dytë të Korfuzit.<ref name="Vlora56" /> Një nga tre djemtë e Myftar beut,<ref name=":0" /> Veli beu muar për grua Esmiha hanëmin nga dera e bejlerëve të [[Konica|Konicës]] që më pas do të njiheshin si Zenelbejllinjtë,<ref name="Vlora56" /> çifti pati një djalë dhe një vajzë, Aliun dhe Shahnisanë.<ref name=":0" />


== Jeta ==
== Jeta ==

Versioni i datës 3 gusht 2020 03:26

Stampa:Kutia Politikan Ali Pasha i njohur edhe si Ali pashë Janina ose Ali pashë Tepelenjoti (1741[1] ose 1743[2] - 24 janar 1822) qe një sundimtar i fuqishëm feudal i Perandorisë Osmane me tendenca autonomiste që shndërroi Ejaletin e Janinës në pashallëk.

Prejardhja

Pas Muço beut, ishte Myftar beu (Samiu e quan Ali Pashë me gradë miri miran)[1] që fitoi pozitën më të lartë duke u caktuar dizdar (kështjellar) i Tepelenës; dhe më pas ra rob dhe u var në litar gjatë rrethimit të dytë të Korfuzit.[2] Një nga tre djemtë e Myftar beut,[1] Veli beu muar për grua Esmiha hanëmin nga dera e bejlerëve të Konicës që më pas do të njiheshin si Zenelbejllinjtë,[2] çifti pati një djalë dhe një vajzë, Aliun dhe Shahnisanë.[1]

Jeta

Rinia

I ati u vra kur Aliu qe nëntë apo dhjetë vjeç dhe u rrit nga e ëma.[3] Familja Tepelena, tashmë e përfaqësuar nga dy të mitur, ra në grindje me Kardhiqin, fshat i lirë, se kush do të ishte këmborë për disa fshatra përreth Karjanit dhe sidomos fshatin Kakos, të drejtë që prej brezash ishte ushtruar Tepelenët. I pari i Kardhiqit, Demir agë Dosti po e mëtonte tashmë këtë të drejtë për vete.

Më 1752 hanko Esmihaja me të bijën udhëtuan drejt Karjanit që të vilnin taksën e këmborës që Tepelenët e vilnin si përfaqësues vendorë të Portës së Lartë. Kardhiqiotët i bënë pritë në kthim në një grykëmali, i morën Esmihanë me të bijën me vete në Kardhiq, i detyruan të kthenin të ardhurat e paligjshme disavjeçare nga kjo taksë dhe iu bënë të qartë që mos ta pretendonin më në të ardhmen. Esmiha hanëmi e bëri këtë lëshim kundrejt kardhiqiotëve, por ushqeu hakmarrje tek i biri. Aliu iu dha jetës së komitit me trimat e vet deri kur më 1763 i kërkoi dorën Hanko pashës (e shoqja e pashës), e bija e Ahmet pashë Ngurzës. Por Hankoja nuk e pranoi kërkesën e tij dhe më 1766 u martua me Ibrahim pashë Vlorën.

Ngritja

Dy vjet më pas Aliu u martua me të bijën e sanxhakbeut të Delvinës, Kapllan Asllanpashalliut, Ymi Gylsym hanëmin. Pas varjes së vjehrrit dhe ngadhënjimit si i tretë në rivalitetin e dyerve të Kokajve dhe Selimaj-Hajdaragaj-Dostëve, iu dha posti i kajmekamit të bejlerbeut të Rumelisë dhe mori titullin e pashait me një tujë në krye të Sanxhakut të Delvinës. Pas luftës së Perandorisë Osmane me Rusinë më 1787, ku mori pjesë me pasuesit e vet nën komandën e Vezirit të Madh, Jusuf Pashës, Ali Pasha u shqua në luftime. Arsye për të cilën, pas traktatit të paqes u emërua sanxhakbej i Tërhallës dhe derbahat naziri (kryembikëqyrës i qafëmaleve dhe rrugëve të Rumelisë); kësodore pastroi rrugët nga cubat duke i marrë si pasues të vet dhe duke u fuqizuar e pasuruar gjithnjë e më tepër.[4]

Pas një rivaliteti me Ali Izet pashë Kukën, të parin e Alizotëve, dhe duke mënjanuar anëtarin më të shquar të atëhershëm të Asllanpashallinjve, Ymer beun, shtiu në dorë Janinë dhe Porta e Lartë e emëroi vali pasi qe e zënë me telashe të tjera. Ali Pasha, i mbetur vejan ndërkohë, u martua me Zeliha hanëmin, gruan e ndarë të Ahmet bej Asllanpashalliut. Bejlerëve të familjes Asllanpashalliu që i kishin dalur kundër dhe kishin pronat në Artë, u premtoi falje dhe miqësi, ndërsa Sanxhakun e Tërhallës ia la të birit 17 vjeçar, Veli beut.[5]

Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere fetare, Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe «tiranët e vegjël» si shkaktarë të anarkisë feudale në vend. Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror në fakt autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, qe përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja. Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën. Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur një moment të volitshëm për t'u shkëputur prej këtij.

1812-1822

Orvatjet e Ali Pashë Tepelenës për të krijuar në vitet 1812-1819 një besëlidhje me sundimtarët feudalë të Shqipërisë së Veriut e sidomos me Bushatllinjtë me qëllim që të përballonin bashkërisht politikën centraliste të filluar nga Sulltan Mahmuti II, nuk dhanë rezultat. Rivaliteti midis Vezirit të Janinës dhe atij të Shkodrës e shpuri Mustafa Pashë Bushatlliun të merrte haptazi anën e Portës, kur kjo filloi të mente masa ushtarake kundër qeveritarit të Janinës, që ishte bërë tashmë tepër i rrezikshëm dhe po tregonte haptazi synimet e tij për t'u bërë i pavarur nga Porta. Në vitet 1820-1822 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së, sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë. Ai ndihmoi për këtë qëllim edhe lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, së cilës i dha ndihmë të madhe si në vitet e përgatitjes, ashtu edhe gjatë vitit të parë të zhvillimit të saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritësit grekë të Etolisë e Akarnanisë nuk mundi të zhvillohej më tej, ajo u sabotua nga krerët e kësaj lëvizjeje.

Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë. I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të Liqenit të Janinës, u vra më në fund me të pabesë.

Skeda:Ali Pasha Tepelena Portret 01.jpg
Portret i Ali Pashë Telepenes

Politika e Ali Pashë Tepelenës që synonte autonominë dhe bashkimin e krahinave shqiptare nën sundimin e pashallëkut të Janinës, më në fund dhe lufta e tij e hapur kundër sulltanit, e thelluan më tej hendekun midis shqiptarëve dhe sundimtarëve osmanë dhe ndihmuan për të përgatitur truallin për një etapë të re më të lartë të lëvizjes çlirimtare antiosmane të popullit shqiptar për Rilindjen Kombëtare.

Shiko dhe këtë


Literatura

  • "Tepedelenli Ali Paşa'nın Çiftlikleri Üzerine Bir Araştırma", Hamiyet Sezer Feyzioğlu, Belleten, LXII/233, s.75-107, Ankara, Nisan 1998.
  • "Tepedelenli Ali Paşa'nın Oğulları",Hamiyet Sezer Feyzioğlu, A.Ü.D.T.C.F. Tarih Araştırmaları Dergisi 1995, c.XVII/28, s.155-16, Ankara, 1996.

Lidhje të jashtme

Referimet

  1. ^ a b c d Frashëri, Sami (2002). Shqipëria dhe shqiptarët: Materiali nxjerrë nga "Diksionieri historik e gjeografik". Tiranë: Dajti 2000. fq. 232–237. ISBN 9789992772027.
  2. ^ a b c Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. I. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 295–296. ISBN 978-99943-56-83-6.
  3. ^ H. T. Norris (1993). Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World (në anglisht). C. Hurst & Co. Publishers. fq. 231–. ISBN 978-1-85065-167-3.
  4. ^ Vlora 2010, pp. 300-301.
  5. ^ Vlora 2010, p. 302.