Përdoruesi:CELA AVNI: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
Skeda Flf.a3.jpg u largua pasi që është shlyer nga Commons prej King of Hearts
Rreshti 8: Rreshti 8:
! AVNI !! ÇELA
! AVNI !! ÇELA
|-
|-
| Kombësia || Shqiptare [[Skeda:Flf.a3.jpg]]
| Kombësia || Shqiptare


|-
|-

Versioni i datës 8 gusht 2020 06:30

AVNI ÇELA

Skeda:AVNIÇELA.jpg
AVNI ÇELA
Kombësia Shqiptare
Vendbanimi TIRANË
Datlindja 10.03.1956
Arsimi I Lartë dhe Pasuniversitar
Besimi fetar Kristian


ARSIMI DHE KARIERA:

- U lind me 10.03.1956 ne Tepelene - Arsimin 8 - vjeçar e ka kryer në periudhen 1963 - 1971. - Arsimin e mesëm e ka kryer në Gjimnazin Ushtarak " Skënderbej" në Tiranë, në periudhën 1971 - 1975. - Ka kryer Arsimin e Lartë Ushtarak në Akademine Ushtarake te Forcave Tokesore, në Fakultetin Gjitharmesh në periudhën 1976 - 1980. - Në 30 Maj 1980 diplomohet dhe titullohet Oficer. - Në vitet 1985 dhe 1988 mbron programet Pasunivesitare në lëndët Filozofi dhe Psikologji në Universitetin Shtetëror të Tiranës ( sot Universiteti i Tiranës ). - Të gjitha nivelet e arsimimit i përfundon me rezultate të shkëlqyera.

- Në Shtator 1979 fillon punë si stazhier në Korpusin e Gjirokastrës me detyrë Komandant Toge.

- Pas diplomimit, 1980, emërohet në detyra të ndryshme si: - Komandant Kompanie, Instruktor në Komitetin e Rinisë të Korpusit të Gjirkastrës, Komandant batalioni, Shef Shtabi Brigade e Komandant I FT të Rrethit Tepelenë.

-Gjatë kësaj periudhe sipas përkatësisë së funksionit ka mbajtur gradat ushtarake, Toger, Kapiten, Major, Nënkolonel e Kolonel. -Në janar 1993 mbyll karierën në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes me Graden Kolonel.

-Prej Janarit 1993 shërben në Strukturat e Policisë së Shtetit në Rrethet Tepelenë, Dibër, Përmet e Tiranë ku kryen disa detyra si: -Kryetar i Degës së Rendit Publik, Dibër si dhe Shef Sektori e Këshilltar në Drejtorinë e Përgjitheshme të Policisë së Shtetit, etj.

- Gjatë kësaj periudhe ka kryer disa trajnime jashtë vendit si ne Greqi, Turqi. Slloveni, Serbi, Egjipt etj. si dhe brenda vendit, ne kuadrin e trajnimeve te "ICITAP", Misioni i Ministrise se Drejtesise se SHBA per asistencen e Policise Se Shtetit dhe ne kuadrin e trajnimeve te " PAMECA" , Misioni i BE prane Policise Shqiptare. - Mbyll karierën në Policinë e shtetit me gradën Drejtues në vitin 2013.

-Prej vitit 2013 deri ne vitin 2018 ka operuar si drejtues ne fushen e biznesit, ne Hoteleri - Turizem, ne Hotel me 4.5 yje ne Tirane.

- Gjatë karieres së tij ka dhënë kontribut të vyer ne disa fusha si:

- Ne strukturat e Forcave te Armatosura te RSH deri ne nivelin e Grades Kolonel.

- Në Strukturat e Policise se Shtetit, ne nivel Rajonal e Qendror, deri ne nivelin e Grades Drejtues.

- Lektor ne auditore të ndryshëm per lendet e Filozofisë e të Psikologjisë ne nivel pasuniversitar

- Ne fushen e biznesit si drejtues.

- Si autor i disa shkrimeve .


JETA FAMILJARE:


Eshte i martuar dhe ka dy femije e nje nip.

-Bahshkshortja, me aresim te larte, Ekonomi-Finance.

-Vajza, Inva ÇELA KOÇIA, me aresim te larte Juridik, 2008-2013 prane Fakultetit Juridik te Universitetit te Tiranes, perfunduar me Medalje Ari. Eshte e martuar me Resion KOÇIA, me aresim te larte per Teknologji Informacioni.

- Djali, Florens ÇELA, me aresim te larte, 2013 - 2018 per Finance - Banke dhe Ekonomi - Finance. Eshte i martuar me Ilvana NAZARI ÇELA, me aresim te larte, 2013- 2018, Finance-Banke dhe Ekonomi - Finance. Ne periudhen 2018-2019 ka kryer Masterin Profesional " Administrimi i Institucioneve Sociale ne Sistemin e Drejtesise.

- Është sternip i Sali NIVICA, botues i Gazetës " Populli " në Shkoder në vitet 1916 - 1920, Anëtar i Kryesisë së Komitetit Kombëtar " Për mbrojtjen e Kosovës" dhe mban Titujt:

- Nderi i Kombit

- Dëshmor i Atdheut

- Mesus i Popullit

- Veteran i Pavarësisë.

https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Komiteti_%E2%80%9CMbrojtja_Komb%C3%ABtare_e_Kosov%C3%ABs%E2%80%9D?wprov=sfla1


SHKRIME ME AUTOR AVNI ÇELA:

Kanuni i Labërisë:

Skeda:Kanuni i Laberise.jpg

Avni T. ÇELA

Kuptimi i pergjithshem i termit “ Kanun “ Termi Kanun[a] nenkupton tërësine e normave të së drejtës etike dhe juridike te nje shoqerie te cilat jane ligjet e pashkruara, ligjet gojore te cilat kane qene te detyrueshme per tu zbatuar nga te gjithe pjestaret e shoqerise. Ato jane trasheguar brez pas brezi deri ne ditet e sotme. Botimi i parë i përmbledhjes u bë në shekullin XIX.[3] Në vartësi të trevës etnografike ku zbatohej Kanunet moren edhe emertimet e tyre e konkretisht: - Kanuni I Kurbinit ose Kanuni i Skënderbeut, Kanuni I Maleve ose Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kanuni I Laberise ose Kanuni i Papa Zhulit, Kanuni i Idriz Sulit, Kanuni I Dibrës, , Kanuni I Lumës, , Kanuni I Çamërisë etj.

-      Definicione nga Fjalori I Gjuhes se Sotme Shqipe per permbajtjen e fjales “ Kanun”:

KANUN m. 1. hist. Përmbledhje ligjesh e normash të pashkruara, të trashëguara brez pas brezi, që pasqyrojnë gjendjen ekonomiko-shoqërore të periudhave të kaluara dhe që në kohën e vet mbronin interesat e klasave e të shtresave të caktuara shoqërore; tërësia e normave të së drejtës zakonore.

KANUNIZOJ kal. libr. 1. hist. E fut në kanun, e bëj ligj të pashkruar. Kanunizuan zakonin e ekzogamisë. 2. E bëj a e quaj si një rregull që duhet të zbatohet në mënyrë dogmatike, fut në kallëpe të ngurta.

KANUNOR mb. Që ka të bëjë me kanunin, që lidhet me kanunin; që bëhet sipas kanunit, që mbështetet në kanun. Norma kanunore. Ligje kanunore. E drejta kanunore. Mbeturina kanunore.

KANUNORE f. vjet. Përmbledhje e rregullave dhe e normave, në të cilat mbështetej organizimi i një shoqërie, i një organizate etj., rregullore; statut. Kanunorja e shoqërisë. U botua kanunorja.


Etimologjia e fjales “ Kanun”:

- Termi “Kanun” vjen nga greqishtja "κανών" ("kanun"), që do të thotë ndër të tjera "pol" ose "rregull" [6] dhe u transportua nga Greqishtja në Arabisht dhe pastaj në Turqishten e hershme. [7] Duhet të jetë shkëputur gjatë sundimit otoman. [8] Ajo u përdor aq rastësisht sa që kur diçka ishte e ligjshme thuhej "është kanun", [9] dhe kur nuk ishte "kanuni nuk e jep". Ligji konsekuent u quajt "kanun". [10] Baronesha Von Godin mendoi se ishin osmanët ata që i dhanë emrin kanun dhe se emri shqiptar Lek (latinisht. Lex) u perceptua vetëm pas kësaj si një emër i duhur që i atribuohej fisnikut të ndjerë mesjetar të familjes Dukagjini. - Me përjashtim të termit kanun ishin përdorur fjalë të tjera të ekstraktit turk (usull, itifak, adet, sharte) ose në perifrazën shqiptare "mënyrë" ose "mënyrë" (rrugë ose rrugë). [11] Në Martanesh dhe Çermenikë njihej si "kanun", [12] [9] në Toskëri njihej si "Kanuni i Adet", në Labëria "Sharti i Idriz Suli", [13] [14] në Rrethi i Bregut Venomet e Himarës. [15] por në Dibër, Kurbin, Bendë e Tamadhe quhej zakon (nga ligji sllavonik). [16] Sipas Çabej, [17] Camaj [18] [19] dhe Schmidt-Neke, fjala më e vjetër shqipe me të cilën njihej ligji zakonor ishte doke, [20] që do të thotë "zakon", "përdorim", "traditë" në shqip . [21]. - Përpos emrit kanun fjalët për të përshkruar të drejtën dokesore ishin: doke, zakon, venom, usull, itifatk, adet, sharte, udhë ose rrugë.[10][8][11][12][13][14] Sipas Kristo Frashërit, këto fjalë janë përdorur në fillim për të përshkruar një normë të vetme dhe jo të gjithë përmbledhjen siç përdorët sot; faktikisht emri me të cilin turqit i referohej tërësisë së ligjeve të Perandorisë Osmane ishte kanun-name.[15] - Fjala kanun është e ardhur në gjuhën shqipe përmes osmanishtes.[17] Aq e përdorur ka qenë në rend bisedor saqë për kur diçka ishte e ligjshme thuhej "asht kanun",[1] dhe kur ishte e jashtëligjshme "kanuni nuk e ep". Ligjja dokesore quhej vetëm kanun.[19] Von Godin është e mendimit se ligjes dokesore ia dhanë Osmanët emrin kanun dhe se emri shqiptar Lek (ligji) nisi të kuptohej si emër i përveçëm që më pas iu mvesh hartuesit të pandehur të kohës së Skënderbeut, Lekë Dukagjinit.[8] - Fjala e shqipes së vjetër që i referohet formave drejtësore të pashkruar është fjala doke,[13] e cila ka prejardhjen nga shqipja "dukem", "me u dukë", në kuptimin "për t'u shfaqur, për t'u sjellur". Shumësi Doket nënkupton "një përmbledhje i ligjeve që përcaktojnë se si njeriu të sillet me të njohurit dhe të huajt", duke treguar natyrën arkaike të këtyre rregullave.[13][20]

Emra te perdorur ne krahina te ndryshme te Shqiperise:

Ne Toskeri quhej Kanuni I Adetit, në Çamëri thjesht Adeti,[5] në Labëri Kanuni i Papazhulit dhe Shartet e Idriz Sulit,[25][26] ndërsa në nënkrahinën e Bregut nënvarianti i të drejtës dokesore labe njihej si Venomet e Himarës.[27] Në veri të Shqipërisë eshte përdorur fjala zakon, që është ruajtur dhe shumë e përdorur në gjuhën shqipe;[21][22] fjala ka prejardhjen nga sllavishtja законъ që domethëne "ligj", "rregull".[23] Në Martanesh i thonë kanun, ndërsa në Dibër, Kurbin, Bendë e Tamadhe i thonë zakon, në Çermenikë e identifikojnë me Mustë Ballgjinin,[1] bajraktar i Çermenikës nga Gurakuqi[28] (Kanuni i Mustë Ballgjinit).[1] Në një pikë të caktuar të historisë së këtyre formave drejtësore të pashkruar, u zgjodh – duke e vendosur me shkrim dhe duke përkufizuar një seri fjalësh dhe konceptesh që jepnin idenë e larmisë dhe shtigjeve të ndryshme që kishin karakterizuar historinë e vendeve të ndryshme të Shqipërisë së sotme – se të gjitha normat dokesore duhej të rridhnin në termin Kanun.[29] Studiuesit shqiptarë kanë përdorur disa emra për të referuar format drejtësore të pashkruar, duke përfshirë e drejtë kanunore, e drejtë zakonore, e drejtë dokesore, e drejtë popullore. Meqenëse fjala zakon ka prejardhje sllave, nën ndikimin e gjuhëtarit Eqrem Çabej dhe shqetësimet e vazhdueshme për pastërtinë gjuhësore, disa studiues kanë preferuar të përdorin formën e drejtë dokesore mbi formën e drejtë zakonore; kjo zgjedhje ndihmonte gjithashtu për të kundershtuar studiuesit jugosllavë të cilët pretendonin se ligja e gjetur në veri të Shqipërisë buronte nga Zakoniku i Dushanit i vitit 1349.[22]

Prejardhja dhe historia e Kanuneve Shqiptare:

- E drejta dokesore shqiptare vlerësohet si një nga më të vjetrat në Evropë e në botë. Studiuesit e së drejtës krahasuese arrijnë në përfundimin se është më e vjetër se Dymbëdhjetë Tabelat romake dhe e krahasojnë atë me Manusmritin hinduist, duke supozuar një prejardhje të përbashkët.[7][30] - Në shek. XVII një anonim përgatiti një studim në gjuhën venete "Informacion mbi origjinën dhe metodën e arbitrazhit në çeshtjen e marrjes së gjakut në Shqipëri", i drejtohej Republikës së Venedikut me qellim që të harmonizoheshin ligjet e shtetërore të Venedikut me Kanunin e shqiptarëve në hapësirën nga Kotorri deri në Shkodër ku shtrihej sundimi i administratës së Venedikut - Kanunet përmbajnë disa doke që kanë prejardhjen tek besimet pagane, tipare kryesore të të cilave janë adhurimi i paraardhësve, animizmi dhe totemizmi që rrjedhin shumë kohë para Lekë Dukagjinit.[12][31] Duke krahasuar Kanunin e Maleve me Iliadën dhe Odisenë, studiuesi japonez Kazuhiko Yamamoto arriti në përfundimin se konceptet etike themelore të strukturës shoqërore pa shtet të kohërave Homerike – besa, nderi, gjaku, hakmarrja (gjakmarrja), buka dhe miku – janë të njëjtat doke kanunore të shoqerisë fisnore shqiptare.[32][33] - Vizitorja angleze Edit Durham që studioi fiset shqiptare të veriut, qe një nga të parët që mendonte se vjetërsia e kanunit mund të cekte kohën e bronzit.[3] Të tjerë e kanë parë si kodifikim të ligjeve ilire,[34] si dhe kanë sugjeruar se mund t'i gjurmohen elemente të mbetura nga periudhat prehistorike para-indoeuropiane.[35] Sipas Papadopoulos, provat për një origjinë parahistorike të së drejtës dokesore shqiptare shfaqen tek gërmimet e tumave të Lofkëndit, në jug-qendrën e Shqipërisë, të cilat datojnë nga fundi i kohës së bronzit dhe fillimi i kohës së hekurit, rreth viteve 1300 p.e.s. – 800 p.e.s. Faktikisht aty janë varrosur më shumë meshkuj sesa femra, disa prej tyre bashkërisht, dhe duket se kanë vdekur dhunshëm, mbase si rezultat i gjakmarrjeve.[2] - Gjatë të paktën pesë shekujve të fundit e deri më sot, Kanuni u mbajt gjallë vetëm në mënyra gojore nga pleqtë fisnorë në veriun e Shqipërisë. Suksesi i tyre tregon rezistencën e përgjithshme të mënyrave të tilla dhe ngre mundësinë e veçantë që doket të kenë rrënja të lashta. Kanuni i Gjeçovit përfshin shënime mbi ligjin romak, dhe doket pasqyrojnë një sistem juridik të mëparshëm autokton, i cili mbijetoi pushtimin romak të trojeve shqiptare.[2] Sidoqoftë mund t'i vihet re shtresëzime të të gjitha periudhave, si të asaj para-indoeuropiane ashtu edhe indoeuropiane, greke të lashta, romake, ballkanike dhe osmane.[36] - Gjatë periudhave të sundimit nga fuqitë e jashtme të ndryshme (Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Osmane etj.), e drejta dokesore shqiptare nuk u asimilua, por në përmbajtje të saj, ruajti veçantitë origjinale duke vazhduar të mbijetonte e të zbatohej në praktikë.[5][7] Fuqia e tillë e ligjes vinte nga funksioni që kishte për mbrojten e bashkësisë së saj.[7] Megjithatë, doket e përfshira në Kanun nuk kanë qenë të pandryshueshme në të gjitha kohët. Ata kanë pësuar zhvillimin e tyre historik, janë ndryshuar e plotësuar me norma të reja, në përshtatje me kërkesat e caktuara të zhvillimit ekonomiko-shoqëror.[5] - Sipas disa burimeve historike Qeverria e Perandorise Bizantine ishte e detyruar tu njihte bashkësive të ndryshme autoktone të drejtën dokesore për vetëqeverisjen vendore.[7] Në këtë kuadër, gjatë kohërave të ndryshme, e drejta dokesore Shqiptare veproi krahas me te drejten Romake, Bizantine, Kishtare, Sheriatin dhe Ligjet Osmane.

Kanuni I Laberise: “Kanuni i Labërisë, është një lloj kushtetute për banorët vendas”.

- Një nga kanunet, më të rëndësishme që ka arritur deri më sot dhe që është kodifikuar dhe analizuar me hollësi nga Prof. dr. Ismet Elezi, është edhe kanuni i Labërisë, ose siç njihet në popull Shartet e Idriz Sullit.


- Kompetenca teritoriale e Kanunit te Laberise , ka qene e e shtrire jo vetem brenda kufijve administrative te Krahines se Laberise por edhe me tej si ne Rrëzom, , në rrëzë të Tepelenës dhe ne nje pjese te krahut Verior te rrjedhjes se lumit Vjose. - Në permbajtjen e kanunit të Labërisë, percaktohen sakte filozofia e sjelljes nepermjet percaktimit te normave etiko- morale si dhe parimet themelore juridike, të mbrojtjes së nderit, burrërisë, fisnikërisë, prones, besës, mikëpritjes, bujarisë, marteses etj. dhe parimet e barazisë së njerzve. Pevec sa me siper percaktohej edhe detyrimi per ti zbatuar e penalitetet perkatese ne rastet e moszbatimit. - Pra sikurse duket në kanunin e Labërisë, janë të pasqyruar mjaft qartë të gjitha parimet ku është e mbështetur në tërësi e gjithë e drejta zakonore shqiptare. (Elezi, Ismet). - Nje vecori e Kanunit te Labërisë, është mbështetja në disa parime dhe norma juridike të shoqërisë së vjetër greke, të ngjashme me parimet e fuksionimit të shoqrisë Homerike, që janë nxjerrë kryesisht nga veprat e Iliadës dhe Odiseut.285 Gjithashtu këto norma kanë ngjashmëri edhe me parimet e fuksionimit të shoqërisë greke post homerike. Këto përfundime janë nxjerrë nga pjesa dërrmuese e udhëtarëve të huaj që kanë vizituar vendin tonë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIX, dhe gjysmës së parë të shekullit të XX. Por në këto përfundime kanë arritur edhe studiues të kohëve moderrne siç është japonezi Kazuhiko Yamamato. Ky autor ka kryer studime të hollësishme për të drejtën zakonore të vendit tonë duke e parë atë në një rrafsh krahasues, me të drejtën zakonore të fqinjve tanë dhe sidomos me normat dhe rregullat e sjelljes së shoqërisë së vjetër greke. Ai në punimin e vetë mbron tezën se edhe struktura etnike e shoqërisë homerike, është e mbështetur dhe e përbërë nga besa, nderi, miku, prona, gjaku dhe hakmarrja, duket se këto parime i përkasin një shoqërie, që për etikë të veten kishte fuksionimin e një shoqërie pa autoritet shtetëror, e përfaqësuar mjaftë mirë nga struktura etike e kanunit,286 pra sikurse shikohet ky studues gjen mjaft pika të përbashkëta mes shoqërisë greke dhe asaj shqiptare. 282Hysenaj, Bardho, “Historia e Labërisë”, Tiranë, REDONA, 2011, fq. 238. 283Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 14. 284“E drejta zakonore Shqiptare”, Tiranë, 1989, fq. 129. 285Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 130. 286Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 15. 67 Disa nga cilesite e Kanunit te Laberise :

1 - Permbledhja ne permbajtjen e tij te te gjitha problematikave qe ishin evidente ne Krahinen e Laberise 2 - Qartesia e pershkrimit te problematikave sipas kushteve specifike psikologjike , gjeografike , arsimore e ekonomike te Krahines 3 - Qartesia e percaktimit te detyrimeve morale e juridike per komunitetin 4 - Qartesia e percaktimit te te drejtave te pjestareve te komunitetit 5 - Zbatimi me fanatizem I kerkesave te tij 6 - Ashpersia per ruajtjen e nderit, beses e prones. 7 - Zbatimi me paanesi I detyrimeve te percaktuara 8 - Ndryshimi I permbajtjes se Kanunit ne raport me ndryshimet ekonomiko – kulturore e sociale te krahines. Keto cilesi te permbajtjes se Kanunit te Laberise, te cilat jane sa humane aq edhe te rrepta kane realizuar unitetin mdis botes shpirterore bujare, krenare e punetore te banoreve te kesaj krahine nga njera ane dhe mbajtjen nen kontroll te ashpesise dhe temepramentit te larte qe jane vecori individuale psikologjike te banereve te kesaj treve. Keto norma te te drejtes zakonore, te ligjit gojor, gradualisht morën formë të plotë dhe jane bere pararendeset e sistemit të drejtësisë. Pra e drejta zakonore, është forma e parë e së drejtës në përgjithësi.289 Përderisa ato kanë arritur gati të pandryshueshme deri në ditët e sotme, flasin për forcën dhe potencialin e padiskutueshëm të tyre. - Orgjina e normave të së drejtës kanunore në Labëri, e ka zanafillën e vet, para pushtimit romak. E drejta zakonore e krahinave të Shqipërisë Jugore, në fakt ka edhe lidhjet e veta logjike edhe me ekzistencën e shtetit të Epirit dhe sidomos me reformat e Pirros së Eprit. Këtë arsyetim e mbështesim në faktin se në rrethinat e Gjirokastrës është ruajtur thënia “me ba kuvend sipas kanunit të Pirrit”, që do të thotë se kuvendet, organizoheshin sipas parimeve të vendosura nga mbreti i Epirit, Pirro.


Themeluesit e Kanunit te Laberise: Nisur nga gojëdhënat por edhe nga folklori I kohes, rezulton se themeluesi i Kanunit te Laberise dhe normave të tij është Papa Zhuli, nga fshati Zhulat i Gjirokastrës. Papa Zhuli, ka jetuar ne shekullin e XI. Ai ishte prift i këtij fshati,por njëkohësisht edhe një prijës shumë i dëgjuar ne Krahinen e Laberise. Si i tillë ai gëzonte një autoritet të madh në sytë e banorëve të kësaj krahine. Pra Papa Zhuli, ka jetuar në periudhën kur vendi ynë ishte nën sundimin Bizantin. Kjo do të thotë se kanuni i Labërisë, ose të paktën gjurmët e tij duhej të kërkohen pikërisht në këtë periudhë historike, dhe se kjo e drejtë, ka vepruar në këtë krahinë, krahas së drëjtës romako- bizantine. Pra po të vesh re, në këtë aspekt, gojëdhëna popullore është e ngjashme me legjendat për kanunin e Lekë Dukagjinit dhe atij të Skënderbeut, të cilat tregojnë se këto kanune, janë hartuar nga këta persona të indentifikuar, por që të dhënat e dokumentuara për ta vërtetuar këtë fakt mungojnë totalisht.

- Nga gojdhenat popullore përmendet edhe një figurë tjetër si hartues të Kanunit të Labërisë i cili është Gjokuta, nga fshati Kuç i Kurveleshit.298 Mendohet se ai, ka jetuar aty nga fillimi shekullit të XVII. Por për këtë person deri më sot asgjë nuk është e dokumentuar, prandaj ajo ngelet thjesht një hipotezë apo gojëdhënë popullore, që kërkon të afirmohet, ose të rishikohet ndoshta kontribuiti i tij në pasurimin e normave të kanunit. - Pervec Papa Zhulit dhe Gjokutes qe I permenda me siper, pas ketyre, sipas gojdhenave por edhe me dokumenta provohet qe nje nga Kreret me te suksesshem te Kanunit të Labërisë, ka qene Idrz Sulli. Ai qe një burrë i rrallë i zakonit lab, dhe njëkohësisht një person me vlera të spikatura. Falë këtyre vetive të tij, ai u shëndërrua gradulaisht në një udhëheqës popullor i cili kishte zgjidhur mjaft konflike në fshatin e tij por edhe në të gjithë Laberine.

Funksionimi I Kanunit te Laberise:

- Kanuni i Labërisë, ka funksionuar nepermjet Kuvendeve te burrave të fshatrave të Labërisë, Kuvendet e krahinave dhe Kuvendet Ndërkrahinore. Në këto kuvende, zgjidheshin konflikte me katrakter të ndryshëm, siç qenë falja e gjaqeve, besëlidhjet, ndarja e sinorëve etj.

- Në Kanun, një vëmëndje e veçantë i kushtohet organizimit tokësor, shoqëror dhe njësive të vetëqeverisëse vendore, që përbëjnë një drejtim shumë të rëndësishëm për të kuptuar dhe shpjeguar se bashkësia labe, nuk ishte një tribu fisesh nomade të mbyllura dhe të izoluara nga pjesët e tjera të vendit. Por nëpërmjet normave të tij, kuptohet mjaft qartë se kjo bashkësi jetonte në një territor të caktuar me kufinj të përcaktuar mirë dhe të ndarë në sinorë, në bazë të fshatrave të cilat edhe këto ndaheshin në mëhalla, çeta, fise etj. Mbi këtë bazë përcaktohej edhe sistemi vetqeverisës i krahinës. Strukturat qeverisëse përcaktoheshin në bazë të kësaj hierarkie. Ç’do fis, kishte të parin e vet që merrte pjesë në kuvendin e burrave të fshatit dhe ç’do fshat kishte të drejtën e përfaqësimit të vet në kuvendin e burrave të krahinës. Pra elementi bazë dhe kryesor për marrjen e vendimeve ishin kuvendet e burrave dhe pleqësitë e fshatrave qe zgjidheshin pikërisht nga ky kuvend. - Kanuni i Labërisë, ka pësuar ndryshime të shumta sidomos gjatë shekujve të XVIII-XX. Gjatë kësaj periudhë të paktën njihen disa kuvende të burrave të krahinës, për të reformuar disa norma të saj. Kështu sipas të dhënave aty nga shekulli i XVIII, njoftohemi për mbajtjen e kuvendit të Senicës. Në këtë kuvend, morën pjesë përfaqësues nga pjesa dërmuese fshatrave të Labërisë. Kuvende të tilla janë mbajtur edhe gjatë shekujve të XIX, dhe fillimit të shekullit të XX, kuvende të cilat do ti shohim me hollësi më poshtë. - Rendi shoqëror, si vllazëria, farefisi, barku, brezat, gjinitë dhe marëdhëniet martesore e familjare në kanun, jo vetëm që pasqyrohen, por ato zënë një vend shumë të rëndësishëm në të. Shtylla kryesore në fuksionimin e shoqërisë qëndronte tek familjet, të cilat zgjeroheshin gjithnjë e më shumë duke u bazuar tek martesat. Martesat, sipas së drejtës zakonore ishin monogame dhe egzogame dhe ai i kishte shpallur një luftë të ashpër ç’do lloji tjetër martese. Por nga ana tjetër kanuni, kishte pranuar në përmbajtje të vetë edhe mjaft norma që ishin ndërtuar duke u bazuar tek trajtimi i gruas si një qënie inferiore në shoqëri. Këto norma kanë dëpërtuar në këtë kanun si një ndikim i normave juridike të Sheriatit.301 - Në historikun e Kanunit te Laberise gjenden edhe Kuvende te vecanta per te ndryshuar ate ne raport me zhvillimin e krahines. - Me insiativën e Kryekanunorit, Idriz Sulli, , aty nga fundi i shekullit të XVIII, tek Rrapi në Taroninë, në afërsi të fshatit Zhulat, ai organizoi një kuvend, për të rishikuar disa norma të së drejtës zakonore labe. Në këtë kuvend, morën pjesë përfqësues pothuajse nga të gjitha trevat e Labërisë pa përjashim, u përfaqësuan si popullsia myslimane ashtu edhe ajo ortodokse e krahinës dhe ajo qe perben te vecanten eshte pjesmarrja e Rrapo Hekalit nga Mallakstra.299 - Ky kuvend, ndërmjet të tjerash miratoi edhe disa ndryshime që ju bënë kanunit, duke e pasuruar atë me norma të reja. I gjithë qëllimi i këtyre ndryshimeve ishte që tu kundërviheshin parimeve dhe normave të sheriatit turk, që kishte filluar të zbatohej në disa fshatra të krahinës. Kjo gjë sipas kuvendarëve, do të arrihej duke u mbështetur në traditat e lashta të vendit për zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve të përditshme. Kështu që ky kuvend, pothuajse doli hapur kundër ndikimit të legjislacionit turk, në jetën e përditshme të Labërisë. Këto ndryshime që ju bënë kanunit të Labërisë, përbëjnë një kontrtibut me shumë vlerë për pasurimin jo vetëm të kanunit të Labërisë, por edhe të të gjithë së drejtës zakonore të vendit tonë. - Qysh nga ky moment, Kanuni i Labërisë, u njoh me emrin e këtij reformatori të madh popullor, duke e përcaktuar si Shartet e Idriz Sullit. Shartet e Idriz Sullit, arritën që të mbijetonin dhe të ishin mjaft aktive në të gjithë krahinën e Labërisë. Por më prezente ato i gjemë sidomos në Kurvelesh dhe në Himarë, sepse këto dy zona kishin mundur të ruanin disa privelegje që i kishin fituar me të drejtë me qëndresën e përhershme të tyre kundër turqve. Po kështu një vënd të rëndësishëm në kanun, zënë edhe normat që përcaktonin mënyrën e zhvillimit ekonomik të krahinës. Rregullimi i marëdhënieve juridiko-civile të bazuara në ekzistencën e pronës private, pa lënë mënjanë format e tjera të pronësisë, detyrimet dhe kontratat, trashëgimia, tregojnë për atë se sa vëmëndje i ka kushtuar ky kanun këtij problemi. - Kanuni i Labërisë, një vend të veçantë ia kushton normave juridike që dënojnë veprimtarinë keqëbërse të individeve të veçantë, si dëmtimi i pronës, vjedhja e bagëtive shkelja e fjalës së dhënë, shkelja e besës etj. Kanuni në këto raste, jepte edhe mënyrat e dënimit të tyre. Në këtë kuadër mjaftë të ashpra ishin dënimet që parashikonte ky kanun, kundër atyre që tradhtonin. - Kuptohet që Kanuni i Labërisë, duke vepruar për një kohë të gjatë dhe në një territor shumë të gjerë gjeografik, natyrisht që kishte edhe mjaft elemente të përbashkëta me kanunet e tjera që vepronin në vendin tonë, veçanrisht me kanunet e Lekë Dukagjinit dhe atë të Skëndërbeut. - Në kushtet kur shteti i ri Shqiptar, ishte i pafuqishëm kuptohet që kjo krahinë, qeverisej duke u mbështetur tek Shartet e Idriz Sullit.



Ngjasimet dhe Dallimet e Kanunit të Labërisë nga ai i Lekë Dukagjinit:

Ngjasimet:

- Sipas Prof. Dr. Ismet Elezit: Kanuni i Labërisë dhe Kanuni i Lekës, pavarësisht se kanë vepruar në kohë e hapësirë të ndryshme, se i pari i referohet nga gojëdhëna shek.XI, kurse të dytët shek XV, se i pari ka vepruar në Jugperëndim të Shqipërisë dhe të dytët në Malësinë e Veriut, kanë shumë norma të ngjashme e të njëllojta, kanë një nënshtrat të përbashkët, janë pjesë përbërëse të Kanunit mbarëpopullor shqiptar, i cili mbijetoi e përballoi stuhitë e pushtimeve të huaja gjatë shekujve. - Këto ngjasime kanë në themel të tyre etikën, sistemin e vlerave të larta morale dhe parimet kryesore juridike të së drejtës zakonore të tij, lidhjet kulturore e shpirtërore të popullit shqiptar. - Gjithashtu ngjasime ka në organizimin e brendshëm shoqëror, parashtetëror, mbështetur në lidhjet farefisnore në vëllazëritë e mëdha e të vogla, në institucionin e pleqve e të kuvendeve të burrave, si organizma të vetëqeverisjes vendore, në rregullimin e marrëdhënieve të pronësisë, të trashëgimisë, të detyrimeve, e deri te rregullat e hetimit e të gjykimit të çështjeve.

Dallimet:

- Ndër këto dallime thelbësore vërehet zhvillimi më herët i marrëdhënieve kapitaliste në prodhim në Labëri, në krahasim me zonat ku vepronte Kanuni i Lekës dhe Kanuni i Skënderbeut në Malësitë e Veriut. Nga përcaktimi në analizë të fundit i këtyre marrëdhënieve ekonomike u shfaqën edhe dallimet në strukturën klasore të shoqërisë në Labëri. Në disa fshatra sidomos në Rrëzomë u krijuan shtresa të reja të pasura-agallarët, u forcuan më tej çifligarët, u zgjeruan shtresat e mesme të pronarëve të tokës e të bagëtive, u thellua varfëria e shtresave të ulëta, që përbënin shumicën, veçanërisht në Kurvelesh. Secila prej këtyre shtresave kishte një status të veçantë në Kanun, dhe barazia shoqërore e dikurshme e bashkësisë fisnore (gjinore) gradualisht në shek XVIII-XX-të shkonte duke u kufizuar, ndërsa barazia e gjakut “gjak për gjak” u ruajt edhe në vitet pasardhëse, shkruan Konica.al

- Si rrjedhojë e këtyre dallimeve ekonomiko-shoqërore, Kanuni i Labërisë rregullonte marrëdhëniet juridike ndërmjet çifligarëve e çifçinjëve, marrëdhënieve civile e kontraktore të pronarëve të tokës e bujqve, agallarëve pronarëve të kopeve të bagëtive e çobanëve që paraqesin dallime të dukshme të Kanunit të Labërisë nga Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut në Veri të Shqipërisë.

- Dallime jo të pakta vërehen edhe në rregullimin e marrëdhënieve familjare e martesore. Fiset dhe familjet e mëdha patriakale në Labëri, që nga gjysma e dytë e shekullit XVIII- fillimet e shek.XIX, ishin në procesin e shpërbërjes së plotë dhe ua linin vendin vëllazërive, familjeve të mesme e të vogla, të ndara nga trungu prindëror, me ekonomi më vete, të vogël apo të mesme. Tradita gojore dëshmon se familja labe, në shumicën e madhe, përbëhej si rregull nga 10-20 veta, maksimumi deri në 30 veta, ndryshe nga ajo në Zonat e Veriut, ku vepronte Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut, që arrinte deri në 100 veta.

- Zakonet e vjetra patriarkale ishin skllavëruese për gruan. Ato nuk i njihnin asaj të drejta në krahasim me burrin, veçse i mbronin nderin e saj.

- Nga gjysma e dytë e shekullit XIX, pas reformave të normave të vjetra, pozita e gruas në Labëri shkoi duke u forcuar brenda familjes, ashtu dhe në marrëdhëniet martesore që gradualisht u liberalizuan në një masë ose në tjetrën. Marrëdhëniet patriarkale-fisnore, autoriteti absolut prindëror dhe sundimi absolut i burrit ndaj gruas, pësuan zbutje, natyrisht, duke ruajtur, diku më fort e diku më pak, gjurmët e patriarkalizmit të kohës së kaluar. Gruaja fitoi disa të drejta e liri, që i mohoheshin më parë. Fëmijët madhorë mund të ndaheshin më lehtë nga trungu prindëror, etj.

- Dallime e veçori në Kanunin e Labërisë nga Kanuni i Lekës, apo Kanuni i Skënderbeut ka përsa i përket organizimit të vetëqeverisjes vendore. Në këtë kanun nuk njihen pozita dhe privilegjet e Derës së Gjonmarkajve, si në Kanunin e Lekës, nuk njihet instituti i bajraktarëve, i krerëve të fiseve, por pranohet roli i Kuvendeve, i pleqve, i parisë së vendit, i kapedanëve, i vegjëlisë dhe i gjyqit të pleqve. Në këtë drejtim ka ushtruar ndikim në Kanun edhe krijimi dhe funksionimi i pashallëkut të Janinës, nën drejtimin e Ali Pashë Tepelenës.

- Veç këtyre, për zëvendësimin e normave të vjetra me norma të reja të Kanunit, merita të mëdha i takojnë përhapjes së arsimit e të kulturës me çeljen e shkollave që në fillimet e shek.XIX, krijimin e klubeve patriotike kulturore në Labëri etj.

- Popullsia e Labërisë, e zonave të vetëqeverisjes vendore, nuk ka qenë krejtësisht e izoluar, e shkëputur nga kryeqendrat si Gjirokastra, Delvina, Vlora dhe Janina, ku zhvillohej tregtia dhe jeta kulturore.

- Kontaktet e Labërisë me shkollat dhe me jetën kulturore të qyteteve kryesore, e posaçërisht kurbeti, lidhjet tregtare me shtete të tjera si Greqia, Turqia e Italia, kanë luajtur rol të madh përparimtar në Labëri. Të gjithë këta faktorë të harrur së bashku vepruan aktivisht në ndryshimin e mentaliteteve të njerëzve, për qytetërimin e shoqërisë dhe, si rrjedhojë edhe për ndryshimet pozitive të normave të Kanunit të vjetër të Labërisë, që pasqyrohen në rregullimin e marrëdhënieve juridike.

- Megjithatë, kanuneve shqiptare u përshtatet sentenca e filozofisë së vjetër greke “Jemi bashkë, pse jemi ndryshe”.

- Në një masë ose tjetrën kjo sentencë ka vlera edhe për krahasimet e Kanunit të Labërisë me zakonet juridike të Greqisë së vjetër, të përshkruara me mjeshtëri nga Eskili.

- Kanunet janë dhe do të mbeten si monumente historike të vlerave kulturore të popullit shqiptar, pasqyra të historisë dhe të karakterit të tij fisnik.

- Mbi të gjitha, ngjashmëritë themelore dëshmojnë lashtësinë e popullit shqiptar, të kulturës së tij në përgjithësi dhe të asaj juridike në veçanti, si dhe unitetin e pandashëm të kombit tonë në trojet e tij ilire.

- Kanunet shqiptare, bashkë me Statutet e qyteteve bregdetare (Durrësit, Shkodrës, Tivarit, Drishtit, Budvës) të shek.XIV mbetën pasuri kombëtare, nderim për të parët tanë, të cilët na i lanë këtë trashëgimi të pasur kulturore. - Kanuni i Labërisë shprehet I. Elezi, “i ngjan një kalaje qindravjeçare të Jugut, të ndërtuar gur mbi gur, si monumet i kulturës materiale dhe të dyja bashkë në unitet të pandarë janë pjesë e përbërse e kulturës së kombit shqiptar”.300 Kështu, që ky Kanun, së bashku me kanunet e tjera të vendit tonë shpreh në radhë të parë atë pasuri të madhe shpirtërore të të gjithë popullit tonë. Normat juridike të së drejtës zakonore shqiptare, kanë vlera shumë të mëdha shoqërore dhe tregojnë dhe hedhin poshtë të gjitha ato pikëpamje të historiografisë së qëllimtë, se shqiptarëve u mungojnë aftësitë vetqeverisëse.

- Keto norma në përgjithësi jane ruajtur deri në ditët e sotme, edhe pse u zevendesuan me Ligjet e nje Shteti te mireorganizuar. Eshte per ti kushtuar vemendje faktit se edhe pas gati nje shekulli normat kanunore edhe pse nuk kane qene pjese e edukimit ne sistemin tone arsimor ruhen mire ne memorjen e brezave dhe here- here parapelqehen per tu zbatuar kur mungon drejtesia. Per te bere vetgjyqesi njerzit parapelqejne t’iu iu referohen normave Kanunore.


Jaho CANA- Doktorratura “ Kanuni I Laberise “ 296Ulqini, Kahreman, vepër e cituar, fq. 262. 297Po aty, fq. 265. 298Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 157. 299Këto të dfhëna na i përcjellin në kujtimet e tyre disa të moshuarve nga fshati Zhulat dhe Fushë Bardhë, si E. Ç., L. M., H. M., N. C. etj. Sipas tyre këto të dhëna ua kishin treguar të parët e tyre. 300Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 7. 301Ulqini, Kahreman, “E derjta zakonore shqiptare përballë së drejtës kanonike dhe sheriatit”, Etnografia shqiptare, nr. 16, fq. 113. 72


Lisi i Shenjtë i Levanit

Skeda:Lisi i Shenjte i Levanit.jpg

Avni T. ÇELA

- Në trevën e Krahësit të rrethit Tepelenë kam punuar per disa vjet deri ne vitin 1991. Nga ajo kohë më kanë ngelur në memorje shumë kujtime dhe mbresa, por më të paharrueshme janë mbresat e fuqishme për “Lisin e Shenjtë” në Levan. - Ndodhet në lagjen “Bregaj” të fshatit në truallin e Fisit të Caushajve. Gjate gjithe kohes, edhe para viteve ’90, te gjithe banoret e fshatit por ne menyre te vecante Familja e Medin Caushit dhe fisi i tij, ne menyra te ndryshme gjenin kohen e mundesine per tu kujdesur per ta mirembajtur, Lisin e Shenjte. - Ky tregim e ka burimin tek nje bisede miqesore ne ne nje darke ne shtepine e Medinit ne kohen kur une punoja ne treven e Krahesit, para viteve ’90. Per natyren e punes, Medini ishte ne nje fare menyre nje nga koleget e mi. - Para se te uleshim per darke, Medini ashtu me pak “kujdes”, me fton te dalim ne oborr dhe me tregon Lisin e me flet dicka per te. - E shikon kete Lis, thote Medini dhe vazhdon duke me njohur me permasat e tij, kujdesin qe kane treguar njerzit per sherbimet ndaj tij, karakteristika e histori qe lidhen me kete Lisp or edhe nje qendrim mistik te njerzve ndaj Lisit. Lartësia rreth 30 metra, gjerësia e perimetrit të kurorës rreth 35 metra. Kjo gjerësi është krijuar nga degët e drejtuara në forma të tillë që krijojnë pamje shumë të veçantë dhe impresionuese. Diametri i trungut të këtij lisi është rreth 3.5 metra, kurse perimetri rreth 13 metra. Në trungun e lisit ka pjesë të thara, gunga e zgavra dhe gjurmë të degëve të këputura nga mosha dhe stuhitë, por këto nuk ja paksojnë madhështinë, përkundrazi e bëjnë me pamje më të veçantë dhe më madhështor sepse tregon se si njerzit dhe Lisi I Shenjte bashkjetuan dhe i sherbyen njeri-tjetrit edhe ashtu ne fshehtesi. Po keshtu njerzit me shpirt iu binden Shenjterise se Lisit, sepse sic tregonte Medini, edhe kur ndonje dege e Lisit, thahej e binte ne toke, asnje nga njerzit qe I sherbenin, e ndoshta dhe i Luteshin, nuk i përdorin për lëndë ndërtimi e as për lëndë zjarri.

- Pranë këtij lisi meditohet, takohen e bisedojnë njerëz. Kështu thonë se ka shërbyer brez pas brezi. Trualli ku ndodhet ky lish është vendlindja e figurave atdhetare të bektashinjve me emër si Baba Medin Gllava, Baba Neki Caushi, Baba Demka, Baba Nurua. Këto figura të mirnjohura për atdhetari kanë veprimtarinë e tyre të shtrirë në qindaravjeçarë, që nga vitet 1690-1710 kur I pari I fisit të Caushajve Demir Agë Ciroi ose sic I thërrisnin ndryshe Demir Agë Asllani, pas luftimeve në Borsh të bregdetit me pushtuesit turq u shpërngul dhe mbriti në këto truaje deri në ditët tona. - Territori ku ka hedhur rrënjët lisi , vendi I shenjte I teqesë së Rabjes dhe kodrat e Gllavës janë të lidhura si skeleti I një gjigandi që ka mbajtur peshën e rëndë të ngjarjeve historike të kohrave në të mire e në të keq. Trualli ku gjallon ky lis është pranë disa rrugëve ku kanë lëvizur prej shekujsh këmbësorë e kalorës, karvane tregëtarësh dhe kolona luftëtarësh. Rrugët e lëvizjes nga Vlora, Gjirokastra, Tepelena për në Përmet, Berat e më tej janë kryqëzuar pranë këtij lisi. - Nën hijen e këtij Lisi njerzit kanë marrë frymë për tu shplodhur, jane falur e I jane lutur Perendise per mbarvajtjen e punes qe kishin nisur, por jane marre edhe vendime per betejat kunder pushtuesve nga Komandantet e Cetave Patriotike të Çerçiz Topullit, Baba Medin Gllavës etj, per liri e pavaresi, e po keshtu jane bere edhe kuvende e perpjekje për gjuhën shqipe. - Ky lis simbol ka mbijetuar ndryshimin e shumë epokave. Specialistë të mirnjohur të biologjisë së bimëve, studiues të drurëve dhe pyjeve janë të pafuqishëm për të saktësuar moshën e tij, por në memorien e njerëzve, brez pas brezi, ai ështe thirrur me emrin “Lisi Plak” ose “Lisi i Shenjtë”. Nga rrënja në degët si harka me mëngë të tij lisi plak gjallon dhe ka legjendat dhe historitë njerëzore. Ai ka përballuar qindra vite me vapë përvëluese dhe dimra të egër duke u kthyer në arshivën e shpirtit të njerëzve të këtyre truajve.

- Nga ky Lis, mund të hedhësh vështrimin e te dallosh vendet e shenjtasi Maja e Kurorës (në malin e Kudhësit) e deri në majën e Abaz Aliut në Tomorr. Ky lis është bërë pjesë e pandarë e historis dhe është përcjellë gojë më gojë nga brezi në brez në memorjen e popullit. Për këtë lis dhe për historinë e këtyre truajve kanë studiuar shkruar lëvrues të mirnjohur të kulturës tonë mes të cilëve më kanë ngelur në mendje shkrimet e bëra nga Bardhosh Gaçe, Bektash Mema, Shyqyri Hysi, Bashkim Koçi, Arben Duka, Bajo Topulli (I riu), Medin Caushi (I riu), Naim Dëra, Xhezo Cana, etj. (shih shënimet në fund të shkrimit).

- Ky lis aktualisht, eshte shpallur “Monument Natyre (Shenjti), Ruhet nga Shteti” dhe I perket Sektit Bektashian, besimtare te te cilit jane banoret e zones. Është shpallur kështu në vitin 2012, por per banoret e zones, tregon Medini, brez pas brezi, gjithe jeten është quajtur i shenjtë edhe para viteve ’90 kur shenjteria e Kulteve Fetare ishte e ndaluar me ligj.

- Kjo tregon mencurine e njerzve qe ne te gjitha kohet, rrethanat e Regjimet kane ditur te ruajne zakonet, traditat e besimin e tyre ne Zot. Kete e tregon edhe fakti qe ky Lis edhe para viteve ’90, gjithnje ka qene I miretrajtuar nga banoret e zones e Familja e Fisi I Medinit, i rrethuar me mur guri mbi një metër të lartë, si dhe jane kryer te gjitha sherbimet per ta mbajtur “Gjalle”.

Shiko edhe:

1-Medin Caushi; “Disa të dhëna për Medin Gllavën dhe të parët e tij”. Dorëshkrim, fq. 1-2, Levan 2012.

2-Bashkim Koçi; “Dy margaritarë”, Revista Urtësia nr. 98/ dhjetor 2013.

3-Bektash Mema, Xhezo Cana; “Shkolla dhe klube në vilajetin e Janinës”, fq.34, fq.194.

4-Shyqyri Hysi; “Mision Bektashian”, fq.227

5-Bardhosh Gaçe; “Baba Medin Gllava (monografi)

6-Bajo Topulli (I riu) ne librin “Topullarët e Gjirokastrës”

7-Arben Duka ; poema “Dhe baba dhe luftëtar”, botuar në librin “Baba Medin Gllava” me autor Bardhosh Gaçen.

8-Naim Dëra; “Levani, ballin te rete”, botuar te libri “Baba Medin Gllava” me autor Bardhosh Gaçen.


Tre besimet fetare te Laberise

Skeda:Tre besimet fetare te Laberise.jpg

Avni T. ÇELA


Laberia eshte nder 10 krahinat me te medha te Shqiperise. Per kufijte administrative te saj ke disa definicione te cilat nuk pereputhen me njera tjetren. Versioni me i pranueshem per vete banoret e Laberise per kufizimet administrative eshte: Nga Veriu: Jugu u lumit te Vjoses nga prerja me lumin Drino ( ne Tepelene ) deri ne takimin e saj me kufijte administrative te Mallakastres, devijon ne Jug duke prekur Uren e Drashovices mbi lumin e Shushices dhe ndjek rrugen automobilistike per ne Vlore. Nga Perendimi: Fundi I bregdetit Adriatik ne qytetin e Vlores, vazhdon pergjate bregdetit te Jonit, Himare e deri ne Borsh. Nga Lindja: Prerja e lumit Vjose me lumin Drino ( ne Tepelene ) vazhdojme ne Jug pergjat lugines se Lumit te Drinos deri te Ura e Kardhiqit dhe ndjekim ted y anet e lugines se lumit te Kardhiqit deri ne Qafen e Skerfices. Nga Jugu: Qafa e Skerfices deri ne Borsh Ka versione se Laberia shtrihet si krahine nga : Ura e Dragotit – mTepelene, ne Uren e Drashovices –Vlore dhe ne Uren e Kalases – Delvine Kjo pikpamje mbrohet nga Bardhosh Gace, Rrok Zojzi e Abaz Dojaka. Laberia ka nje shtrirje gjeografike ne pese rrethe: - Vlore, Sarande, Delvine, Gjirokaster dhe Tepelene. Perbehet nga keto krahina: - Kurveleshi ( I Siperm dhe I Poshtem) I shtrire ne Rrethin e Vlores, Sarandes, Gjirokastres dhe Tepelenes. - Lopesi - Mesapliku ( Lumi I Vlores ) - Bregu ( Vlore- Borsh) - Kudhesi - Kardhiqi - Dallohet si nje nga Krahinat me patriotizmin me te larte ne shkalle vendi dhe mendoj qe nuk teperohet pot e thuhet e para. - - Cilat kane qene besimet Fetare te Laberise:

1- Besimi Katolik:

- Krishtërimi në Shqipëri u themelua në të gjithë vendin në 100 pas Krishtit kur vendi yne e per pasoje edhe Laberia ndosdhej nen sundimin e kesaj Perandorie. - Perandoria Romake u shpall nga Leonitus ne vitin 336 p.e.s. Nga koha e Augustit gjer ne Rënien e Perandorisë Perëndimore, Roma zotëronte Evroazinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut dhe përbënte shumicën e popullsisë së rajonit. Zgjerimi i Perandorisë Romake nisi shumë më parë se shteti Romak të kthehej në një perandori dhe arriti kulmin e saj nën Perandorin Trajan me pushtimin e Dacisë në vitin 106. Në këtë kulm sipërfaqja e zotëruar nga Perandoria Romake përfshinte rreth 5 900 000 km² . - Perandoria Romake ushtronte ndikimin e saj jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe përtej tyre. Fundi i Perandorisë Romake zakonisht është, edhe nëse jo shumë i saktë, 4 shtatori i vitit 476, kur perandori i fundit i Perandorisë Romake të Perëndimit, Romulus Augustus u hoq dhe nuk u zëvendësua. Megjithatë, Diokleciani, që u tërhoq në vitin 305, ishte perandori i fundit i një perandorie të pandarë, kryeqyteti i së cilës ishte Roma. Pas ndarjes së perandorisë në atë të Lindjes dhe të Perëndimit, të dyja pjesët vazhduan ta paraqisnin veten si "Perandoria Romake". Perandoria Romake e Perëndimit u prir dhe ra gjatë qindvjeçarit të 5-të dh 6-të. - Autori i shek. VI, Kosmas, i përfshin iliro-shqiptarët në grupin e popujve që në kohën e tij kishin përqafuar krishterimin. Durrësi, Nikopoja ishin qendrat kryesore bregdetare, nga ku feja e re u përhap pastaj në thellësi të katër provincave ilire: të Prevalit, Dardanisë, Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër. Që në shekujt e parë të erës së re, në qendrat urbane të këtyre trevave përmenden bashkësitë e para të krishtera, si dhe ngrihen ndërtesat e para të kultit të ri. Të tilla ndërtesa, bazilika e pagëzimore (baptistere) të shek. IV-VI, ruhen edhe sot pjesërisht në rrethet, Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Butrintit e akoma më në jug. - Në pikëpamje të organizimit të përgjithshëm kishtar, kisha shqiptare ishte në varësi të Papës së Romës. Ky i fundit ushtronte autoritetin e vet në trevat shqiptare nëpërmjet mëkëmbësit (vikarit) të tij të përgjithshëm, me seli në Selanik. - Duke iu referuar Prof.Dr. Rami Memushaj “ Islamizimi i Labërisë, masakra e përgjakshme e Progonatit” rezulton se:

- Një rol të veçantë në prapsjen e trysnisë së islamizmit luajtën në këtë krahinë murgjit bazilianë, që shërbyen aty si misionarë të kishës së Romës për përhapjen e katolicizmit në Shqipëri. Veprimtaria e tyre nisi që nga fundi i shek. XVI dhe vijoi deri aty nga gjysma e parë e shek. XVIII. Këta misionarë, një pjesë e të cilëve ishin arbëreshë të Italisë, shërbyen në fshatrat e krahinës jo vetëm si priftërinj, por edhe si mësues. Duke filluar që nga viti 1581, disa fshatra të krahinës, si Nivica, Zhulati, Shën-Vasili, Tërbaçi, Dukati etj., kanë pasur misionarë fetarë të Romës. Këta hapën më 1627 një shkollë në Himarë, mësues i fundit i së cilës qe Zef Skiroi, arbëresh nga Sicilia. Pas Himarës, shkolla u hapën edhe në Dhërmi e Palasë, madje pati edhe një shkollë shëtitëse në brendësi të Labërisë. - Në këto shkolla mësuan të rinj, jo vetëm nga fshatrat e Bregut, por edhe nga Kuçi, Borshi, Tërbaçi, etj. - Te gjitha fshatrat e permendura jane pjese e Krahines se Laberise. - Pervec sa me siper ne Krahinen e Laberise jane prezente toponimet katolike. Keshtu psh ne fshatin Gusmar tre emrat e lagjeve jane: Palgjin, Dukgjin dhe Rexhpal, te tre toponime katolike. - Po keshtu ne kete fshat ka fise qe mbajne edhe sot mbiemra me etimologji te paster katolike sic jane Gjonaj, Gjokaj etj. - Po keshtu kemi ne fshatin Golem, Dukgjonet, ne fshatin Kuc, Gjonleket, I biri I te cilieve ishte Zenel Gjoleka. - Ne Kuc kemi pesë fiset qe emertohen: Gjokgjin, Bardhgjin, Zhupgjin, Qurgjin dhe Ivan, te kuptueshsem qartazi qe jane emtra katolike; - Nga sa me siper del qarte qe Papati Katolik ushtronte ndikimin e tij te plote edhe ne ato rrethe ku shtrihet lLaberia e per rrjedhoje duhet pohuar se besimi I pare Fetar I Laberise , pas Paganizmit, ka qene Katolicizmi. 2- Besimi Ortodoks:

- Pas ndarjes se Perandorise Romake ne ate te Pernedimit, Romes, dhe ne ate te lindjes, Bizantit ose Kostandinopojes, Shqiperia mbetet ne juridiksionin e Perandorise se Bizantit e cila kishte tipar dallues te besimit Fetar Helenizimin per shkak te epersise se Heleneve ne kete Perandori. - Perandoria bizantine ishte gjysma lindore e Perandorisë romake, që mbijetoi për një mijë vjet pas copëtimit të gjysmës perëndimore në mbretëri feudale të ndryshme dhe që ra përfundimisht pas sulmeve të vazhdueshme të turqve osmanë në 1453. - Vetë emri Bizantin shfaq keqkuptimet me të cilat është rënduar historia e perandorisë, duke ditur që banorët e saj nuk do ta konsideronin aspak të përshtatshëm. Sipas tyre, ata nuk i përkisnin askujt tjetër përveç Perandorisë romake, të themeluar pak përpara fillimit të Periudhës së krishterë me aprovimin e Zotit për të bashkuar popullin në pregatitje për ardhjen e të birit. Krenarë për prejardhjen e krishterë dhe romake, ata e quanin veten Romaioi ose romakë. Historianët modernë bien dakord me ta vetëm pjesërisht. Termi Roma Lindore përshkruan saktësisht njësitin politik që përfshinte provincat lindore të Perandorisë së vjetër romake deri në 476, kur akoma kishte dy perandorë. I njëjti term mund të përdoret deri në fund të pjesës së dytë të shekullit të 6-të, sa kohë që njerëzit vazhdonin të vepronin e të mendonin jo ndryshe nga ata të Perandorisë së hershme romake. Në po këtë kohë, megjithatë, pati ndryshime aq të shumta saqë pas shekullit të 7-të, shteti dhe shoqëria në Lindje ndryshonin dukshëm me format më të hershme. Për të shfaqur këtë ndryshim, historianët tradicionalisht e kanë përshkruar perandorinë mesjetare si Bizantine.[2] - Termi i dytë vjen nga emri Bizant, prej një kolonie të lashtë greke në anën evropiane të Bosforit, midis Mesdheut dhe Detit të Zi. Qyteti ishte, për shkak të vendndodhjes, një pikë natyrore tranziti midis Evropës dhe Azisë së vogël (Anadolli). I rithemeluar si Roma e re nga perandori Konstandini i Madh, iu dha emri Konstandinopojë, qyteti i Konstandinit. U quajt prej Bizantit sepse thekson një aspekt qendror të qytetërimit bizantin shkalla në të cilën administrata dhe jeta intelektuale e perandorisë u përqendrua në Konstandinopojë nga 330 deri në 1453, viti i mbrojtjes së fundit dhe të pasuksesshme të qytetit nga Konstandini XI Paleologu. Rrethanat e mbrojtjes së fundit janë interesante, kur në 1453 e lashta, mesjetarja dhe modernia u takuan për një kohë të shkurtër. - Ne keto kushte fillon ortodoksizmi I shqiperise e ne kete kuader edhe I Laberise. - Ndikimi Helen ne Perandorine Bizantine e fillon ortodoksizmin e Laberise nga pjesa me e begate e saj nga fshatrat qe jane pergjat bregut te Jonit, ose sic I emertojme sot, Bregu. Dhe realisht pot e vresh te gjitha fshatrat e Bregut jane orthodhoxe biles ka edhe toponime helene si Vuno ( mal ), Potam ne Himare ( lume ) etj. Helenizimi filloi pikerisht nga keto fshatra per aresye te pozites se tyre gjeografike, te vendosura ne bregdet, me dalje te pakufishme ne det dhe me mundesi te medha per zhvillimin e tregetise me flottat e kohes. - Ndoshta ka qene edhe nje kompromis I Perandorise se Bizantit me Perandorine Osmane sepse pjesa e populates se Laberise ne thellesi nga Bregu I Detit nuk u be ortodoxe dhe iu la ne juridiksion Perandorise Osmane per ta myslimanizuar. 3- Besimi Mysliman:

-Me renien e Bizantit ne vitin 1453, Perandoria Osmane behet shume me e fuqishme dhe kerkon te shtrije sundimin e saj edhe ne lindje e konkretisht ne Ballkan. Shqiperia si pjese e Ballkanit I qendron fort dhe gjate konvertimit fetar. Referuar Prof.Dr. Rami Memushaj, rezulton se: Ne Laberi dy krahinat qe I rezistuan me shume myslimanizimit nga Perandoria Osmane kane qene Bregu dhe Kurveleshi.Deri aty nga mesi i shek XVIII Kurveleshi nuk ishte islamizuar në masë. Kështu, nga një ferman i Sulltanit i vitit 1739, me të cilin urdhëron marrjen me forcë nga kurveleshasit të taksës së xhizjes, del se deri atëherë në Kurvelesh të krishterët kanë qenë ende në numër të konsiderueshëm. Kjo gjendje do të ketë mbetur e pandryshuar deri pas mesit të atij shekulli, pasi plot njëzet vjet më vonë, më 26 tetor 1759, Kuvendi i Krahinës së Himarës i deklaron careshës Elisabeta të Rusisë se “besimi ynë është ortodoks, jemi të gjithë nën kryesinë e një peshkopi”. Të gjitha të dhënat të shpien në përfundimin se myslimanizimi i Kurveleshit ka marrë fund në periudhën mes dhjetëvjetëshave të fundit të shek. XVIII ( 1760 1790 ) dhe fillimit të dhjetëvjetëshit të dytë të shekullit pasardhës. Në Progonat, e para xhami e fshatit është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek.XVIII. Në gurin e portës së xhamisë së Picarit, si datë e ngritjes së saj është shënuar viti 1203 i kalendarit Hixhri, dmth. Kjo xhami është ndërtuar rreth viteve 1788–1789. Nga dokumentet del se më 1791 Kuçi ishte islamizuar vetëm pjesërisht dhe gjendja mbeti e pandryshuar edhe në fillim të shek. XIX. Kur pas vitit 1804 Ali Pashai i shtoi presionet për myslimanizimin e Fterrës dhe të Kuçit, pjesa më e madhe e këtij kishte mbetur pa u islamizuar. - Sa siper del qarte rezistenca e popullit te Krahines se Laberise per tu myslimanizuar. Nje nga exponentet e Perandorise Osmane qe ndikoi fort ne myslimanizimin e Jugut te Shqiperise e ne kete kuader edhe te Labaerise ka qene Ali Pashe Tepelena. - Ali Pashai dërgoi një imam nga Janina që t’u mësonte islamizmin dhe u kërkoi djem të rinj si pengje. Si përfundim, pas një qëndrese prej pothuaj katër shekujsh, shumica e fshatrave të Labërisë u myslimanizua. I shpëtuan këtij procesi fshatrat e Bregut, nga Palasa në Shënvasi, një pjesë e lagjes Thilpát të Dukatit si dhe lagjet Zhupec, Gjihilaj e Priftaj në Çorraj. Udhëtarët e huaj që kaluan pranë këtyre viseve në fillim të shek. XIX, theksojnë se Labëria ishte e ndarë në të krishterë dhe myslimanë. Kështu, lordi anglez Hobhouse, që shoqëroi Bajronin në udhëtimin e tij në Shqipëri, thotë se “himarjotët pranë detit janë në shumicën dërrmuese kristianë, por në brendësi ata janë pothuajse të gjithë Turq”. - Vlen te permendet masakra e Progonatit ku vet Ali Pasha me dinakeri therret priftin e Progonatit dhe I premton atij privilegje ekonomike ne kembim te sherbimit per te thirrur burrat e Progonatit ne kishe. - Ne mirbesim prifti lajmeron burrat e fshatit te cilet erdhen ne shtepine e Perendise sipas fjales se te derguarit te saj ne Toke. Me ardhjen ne kishe Ali Pasha iu prêt kokat dhe ne menyre demonstrative I hedhe nje mbi nje ne sheshin e kishes dhe ne fund I thote priftit: Nderi qe te kam borxh eshte qe koken tende do ta hedh mbi kokat e burrave te fshatit qe edhe I vdekur te jesh I pari. - Ky terror me skenare edhe me te tmerrshme nuk u be vetem ne Kurvelesh por edhe ne Kardhiq e Hormove ku Priftin e fshatit, Ali Pashe Tepelena e pjek ne hell persegjalli duke e pikuar me dhjame te shkrire ne mes e lart dhe me dylle te shkrire ne mes e posht per ti nderruar fene nga orthodhox ne mysliman. - Me keto metoda cnjerezore si shumica e popullit shqiptar, pas nje rezistence prej gati 400 vjecare konvertohet ne besimin e trete fetar , ne ate mysliman. - Megjithate si krahine “Rrebele “ edhe Brenda ketij besimi fetar, Laberia u pershtat me normat e Sektit Bektashian si sekti me liberal I Fese myslimane. - Tarikati Bektashian ose Imameti Shi'i Alevi-Bektashi është një urdhër mysliman dervishësh që kanë marrë emrin nga Haxhi Bektash Veliu, evlia Alevi nga Horosani, por u themelua nga Ballëm Sulltani.[1] Tarikati, qendra e të cilit është në Tiranë, është i përhapur në Anadoll dhe Ballkan, ka qenë veçanërisht i fortë në Shqipëri, Bullgari dhe ndër grekët myslimanë të periudhës osmane. Urdhri përfaqëson rrymën shpirtërore zyrtare të bektashizmit. - Evlia Çelebiu, flet për vizitat që ka bërë në teqetë bektashiane të Kaninës dhe rrethinat e Vlorës. Teqeja bektashiane e Kaninës thuhet se është bërë nga Haxhi Bektashi dhe dhëndëri i Sulltan Bajazitit të dytë. Studjues të tjerë tërheqin vëmendjen për periudhën e vendosjes së Sulltan Muratit të Dytë ( 1421 - 1451), së bashku me ushtarët e tij në Shqipëri. Në kohën e sundimit të Mehmetit të dytë ( 1451- 1481), shenjtorët, si Kasëm Baba, Piri Baba, Jemin Baba, Hysejn Baba. Misionarët bektashinj u dërguan në Shqipëri në grupe të vogla të përbërë nga tre veta: një Baba dhe dy dervishë. Ndërmjet misionarëve të parë që u dërguan në Shqipëri ishin Baba Ali Horasani, në Krujë, Dylgjer Hysejni, në Elbasan, Baba Arshiu në Gjirokastër dhe shumë të tjerë. Që të gjithë këta shkuan në Shqipëri ndërmjet shekullit XIV dhe XV. Në shekullin XVII u ngrit në Gjirokastër e para teqe bektashiane. Kjo teqe u themelua nga Asim Babai. Pak më vonë u ngrit në Krujë teqeja e famshme e Shemini Babait. Pas disa kohe, Xhefai Ibrahim Babai themeloi teqenë me rëndësi të Elbasanit. Në të njëjtën kohë u hap teqeja e Kosturit, ndën kryesinë e Rustem Babait. Selia Qendrore Boterore e Bektashizmit eshte ne Tirane, me Kryegjysh, Baba Edmond Ibrahimaj.


Si e njoha Dibrën

Skeda:Si e njoha Dibren.jpg

Avni T. ÇELA

-Per specifiken e profesionit tim, ne fillimvere 1993 emerohem ne me sherbim ne Diber. Nje emerim jo I mirepritur nga une per shume arsye si ekonomike, familjare per shkak te perberjes time familjare ne ato vite, per shkak te largesise nga familja e cila do te ndjente mungesen e kujdestarise se kryefamiljarit, per shkak te situates politike qe mbizoteronte ne vend etj, etj. aresye.

-Gjithsesi ne qershor 1993 une shkoj ne Diber ne funksionin e Kryetarit te Deges se Rendit Publik te ketij Rrethi. Deri atehere nuk kisha njohjen e duhur per te qene i orientuar ku une po shkoja per te kryer nje detyre qe ne ato vite nuk ishte e lehte. Nuk kisha qene here tjeter ne Diber as per ta pare ate e jo me per te njohur historine, doket, psikologjine, temperamtentin e plot cilesi te tjera te treves qe do te me duheshin per ti njohur e menaxhuar mire gjate punes time. Deri atehere kisha lexuar e degjuar dicka nga shoket e shkolles qe ishin nga Dibra per inteligjencen, deshiren e aftesine per mjeshtrat e Dibres ne fusha te ndryshme ne pune dhe historine e Dibres sidomos gjate pushtimit Otoman.

-Kjo ishte njohja ime per Dibren deri ne ate fillimvere kur une u bera pjese e saj sin je nga qytetaret e nepunesit e saj. -Qysh diten e pare kur shkova ne Diber, bujaria Dibrane nuk me la qe te darkoja vetem. Disa nga Autoritetet lokale si Z. Shkelqim HOXHA, Mentor BUNGURI e Lavderim SHEHU me ftuan per darke. Prita me kenaqesi ftesen e tyre dhe I shoqeruar nga zevendesi im shkova dhe darkuam bashke.

-U ndjeva mire qe nuk isha I vetem ne nje vend ku une isha jabanxhi. Gjate darkes folem per tu njohur aq sa mundej me njeri tjetrin por diskutuam edhe per disa pika te nxehta rreth punes qe une do te filloja te kryeja nga mengjesi I neserm.

-Per aq sa kohe kaluam bashke krijova pershtypjen se njerzit me te cilet kasha te beja ishin edhe burra te mencur por edhe njerez dashamires. Keshtu ata u cfaqen me mua nga ajo darke e deri kur une u largova nga Dibra.

-Per te gjitha problemet e punes diskutonim bashkerisht qe te behej me e mira e mundshme ne morine e problemeve qe kishte ajo periudhe sidomos ne aspektin politik, te ndarjes se pronave por edhe lindjes se elementeve kriminale te cilet ne ate situate kishin terren per te lindur apo cfaqur dhe per tu strkturuar.

-Duke bashkekoordinuar me autoritetet lokale, ne qender te Rrethit e ne Komuna, me kujtohet qe ne muajin Gusht 1993, ishin te arrestuar nga kontigjentet e krimit e te kundervajtesve penale 28 persona nga 31 dite qe ka muaji Gusht. Kete te dhene e kam lexuar ne nje nga gazetat e kohes pasi rutina dhe angazhimi ne pune nuk te jepte mundesine as per te pare statistiken mujore. Motivi per te gjithe efektivin e Deges se Rendit Publik ishte: Pune 24 ore per te zbuluar, parandaluar e goditur krimin.

-Sigurisht kur puna ecen gjendet kohe edhe per te prire nje kafe me miqte qe te rrethijne apo te interesohesh per miqte e vjeter ( shoket e mi te shkolles ).

-Ne nje nga takimet per tu clodhur por edhe per tu njohur me zakonet e vlerat e trevave te njeri tjetrit, mbaj mend qe ishte edhe Z. Gjyzel HASANI, Seman AGOLLI e Medat KODRA. Gjate bisedes, une vura re nje standart te cilin nuk e njihja qe perdorej nga Dibranet, ironia ose alegoria Dibrane.

-Viktor HYGO thote: “ Liria fillon nga ironia”. Por edhe treva nga une kam origjinen time nga Laberia e perdor mire dhe fort ironine dhe ashtu natyrshem, pa asnje sforco une I pergjigjem ironies se Dibraneve “ me te njeten monedhe”. Mbaj mend qe Medati tha: Or ti Krietari kenka prej Luznie”. Kuptova qe edhe ne Diber kishte nje fshat qe ishte epiqendra e perdorimit te ironise dhe nuk nguroj te pyes. Me shpjeguan seicili nga nje episod per perdorimin e ironise ne gjithe Dibren, me treguan qe Luznia ishte kryeqendra e perdorimit te ironise, me keshilluan me shume etike e dashamiresi qe, ne takimet qe do kisha te beja kujdes gjate komunikimit per te mos u “ koritur” nga bashkbiseduesit te cilet e kishin hobi kete tregues ne dialog sidomos me jabanxhinjte sikurse isha edhe une.

-Pjesa me interesante gjate bisedes u be kur dikush nga miqte e tavolines me thote se Luznaket e kane origjinen nga Tepelena, vendlindja ime dhe e konkretizuan kete edhe me mbiemra qe jane ne Tepelene si mbiemti “Damsi”, I cili eshte nje fshat perball Kalalase se Ali Pashe Tepelenes dhe perbri fshatit te tij te lindjes. U duk sikur u puqem.

-Sigurisht marrdheniet e mia dhe njohja ime me Dibren nuk mbarojne ketu. Krahas Autoriteteve locale e kolegeve qe ishin pjese e punes se perditeshme u krijuan edhe shume mundesi te tjera njohje me miq te rinj e te vjeter.

-Nje dite ne muajin Gusht 1993, per nje ngjarje te rende qe kishte ndodhur ne zonen e Slloves, shkuam atje me Deputeten e Zones dhe me kryetarin e Keshillit te Rrethit per te bere bere nje takim me autoritetet e Komunes se kesaj zone. I pari qe takuam ishte nje burre mbi te 50 I cili dukej I lodhur por punetor e i fisem. Ne fillim te takimit me prezantuan me te dhe me pjesmarresit e tjere. Mesova qe kishte mbiemrin Ndreu. Kisha lexuar e degjuar dicka per kete Llagap e per historine tij qe kishte pasur edhe kulme edhe gropa.

-Ne fund te takimit, ky plaku me takon e me pyet per origjinen time dhe une per te tijen. Pasi beme njohjen reciproke te castit, Mirush Ndreu pjestar I nje familjeje me histori ne Diber, me fton ne shtepine e Ndreve te Slloves e cila gjate Regjimit Komunist, per shkaqe qe dihen, ishin kthyer ne stalla kuajsh dhe Ndrete ishin internuar ne Shtyllas te Fierit, ne Tepelene e ndoshta edhe gjetke. Mirushi I kishte pershtatur sa kish mundur stallat e kuajve per te banuar vet familjarisht.

-Edhe ketu spikati humori dhe inteligjenca Dibrane kur Mirushi na drejtohet kur ne ishim gati per tu pershendetur e na thote: Or Krietar! A po vjen ne kullen e Nreve ta pejme ka ni koka kola shqiptare? ( Coca Cola shqiptare Mirushi I thoshte dhalles). Dhe une keshtu bera, shkova ne “ Kullen e Ndreve” dhe bashke me Mirushin e pjestaret e tjere te familjes qe u gjenden aty, pime nga nje Coca Cola shqiptare.

-Ne shtepine e Mirushit u trajtua edhe historia e Dajes se Timeti, Sali NIVICA i cili ka qene ndër organizatorët e krijimit dhe zgjidhet anëtar I Kryesise i Komitetit “ Mbrojtja Kombëtare e Kosovës ” prej 7 anëtarësh 7 nëntor 1918.[1] Aty bashkëpunoi me figura të ndritura kombëtare si Hoxha Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kel Marubi, Sotir Peçi, Elez Isuf Ndreu, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Vinçens Prenushi, Sejfi Vllamasi etj. Si anëtar i Kryesisë, ai vuri në dispozicion të Komitetit “ Mbrojtja Kombëtare e Kosovës ” gazetën e tij “Populli”, zyra e së cilës u zhvendos në oborrin e ndërtesës së Komitetit. -Mirushi eshte pinjoll i Familjes se Elez Isuf Ndreut, nje nga Familjet e medha dhe simbol te Dibres.

-Puna rrjedh e perditeshme me ulje-ngritjet e saj, me shqetesime e satisfaksion, me debate e biseda miqesore me koleget kjo ne vartesi te arritjeve te dites.

-Nje dite oficeri i informacionit me njofton qe nje qytetar kerkon te me takoje per nje problem personal. Takimi me qytetaret ishte nje rutine qe edhe pse normohej formalisht me nje orar te caktuar ne dite te caktuara, une nuk e respektoja sepse me duhej te dija ne kohen me te shpejte te mundshme natyren e problemit per te patur ne dispozicion kohen e mjaftueshme poer ta zgjidhur ate ne menyren me te mire te mundshme.

-Po i them informacionit, shoqerojeni qytetarin ne zyren time. Pas pak shoqeruesi trokiti ne deren e zyres time dhe orientoi per te hyre ne zyre nje qytetar qe ishte thuajse moshatar me mua. Pasi u pershendetem qytetari, ze vend, me prezantohet dhe me thot problemin. Dukej shume qytetar ne sjellje dhe I kujdeshem ne kerkesen e tij. E degjova me vemendje dhe pasi u kuptuam une bera maximumin per ti zgjidhur problemin por per aresye qe nuk vareshin nga une asnjehere nuk munda t’i zgjidh problemin.

-Qytetari qe une nuk munda ti zgjidh problemin, duke qene i bindur ne pamundesine time, qendroi mirnjohes dhe ruajme miqesine edhe sot. Ky eshte stomatologu I mirnjohur nga Gjorica, Qemal OSMANI.

-Njohja me shoket e shkolles qe ishin me pune ne Diber ishte nje kenaqesi tjeter e vecante. Nje nga ata qe une e gjykoj ta permend ne kete shkrim eshte Dylber MARKJA e Nesim NDREU, me te cilet ishim rritur por vazhduam miqesine edhe gjat kohes qe une punova ne Diber. Dylberi per vlerat qe kishte por edhe per deshiren qe pati, per nje kohe punuam bashke ne Degen e Rendit Publik. Si me Qemalin edhe me Dylberin e Nesimin vazhdoj edhe sot te kemi miqesi te sinqerte pa kurrfare interesi.

-Ne nje takim rutine, keshtu mu duk mua moment i bisedes, sepse me vone mesova c’ishte “Loxha e Dibres”, nje qytetar ne nje takim pune me tha: Or Krietar? A e ke kry shkollen e nalt ti? Po iu pergjigja. A e din ti se kush vjen ne Diber ben universitetin e dyte? Jo iu pergjigja, une. E mesoje pra e heren tjeter kur te takohemi me thuaj! Me la mbresa ky mikrodialog e ne nje kohe te pershtatshme e konsultova me miqte e mi Dibrane.

-Dhe puna e miqesia vazhdonin por ajo cka me ka mbetur ne kujtese eshte se ne cdo takim pune apo per tu argetuar me Dibranet, kur coheshe nga tavolina, merrje nje capital me vete, mesoje dicka.

-Kaq e vertete u be tek une kjo pjese dhe biseda me endje te vecante me Dibranet sa qe miqve te mi nga Jugu “ iu keshilloja”: Ne qofte se te rastis te takohesh me nje dibran harxhoje nje gjysem ore kohe me te se do te mesosh dicka”. Dhe shume prej tyre kur iu qellon qe jane takuar me Dibrane ose me marrin ne telefon ose me thone kur me takojne: Sa te drejte ke pasur kur na ke thene, harxho pak kohe me nje Dibran se meson dicka. Sa me siper jane vetem disa mbresa te mia qe ne respsekt te Dibres desha ti publikoj edhe pse jane shume pak per te.

-Per Dibren duhet kohe te flasesh per inteligjencen e tyre natyrale, per luftenqe ai popull ka bere nder shekuj per liri e pavaresi, , per Oxhaqet e Dibres, per “Nante Malet e Dibres”, per lezetin e odave kur kendohet “Hajredin Pasha” e kercehen vallet dibrane, per mjeshterine e pasionin e tyre ne pune, per Kodet qe i karakterizojne e i normojne ne gjithe jeten e tyre ne te mire e ne te keq, per hatrin e mirnjohjen ndaj mirberesve, per kulturen e jeteses, per kulturen e komunikimit etj.


Klerik i devotshëm Bektashian

Skeda:Klerik i devotshem bektashian.jpg

Avni T. ÇELA

Duke rëmuar në raftet dritë hije të arkivave, duke takuar pleq të moçëm dhe të mënçëm, duke shfletuar faqe dorëshkrime gjithfarësh, në kërkim të shtigjeve ku kish ecur Malo Ramaj, befasisht, si një shkerpëtimë e largët, mu kujtua dialogu midis Profetit Muhamed dhe mikut të tij, Harith bin Malik Ensariu. Kur një mëngjes, Profeti ynë, e pat pyetur Harithin se si u gdhive, ky iu përgjegj: “Si besimtar i vërtetë!” Dhe kur sërish Profeti e pyeti, se cila është prova e së vërtetës së besimit, ky iu përgjigj: “Pasi hoqa dorë nga kjo botë, ditët mu bënë pa ujë dhe netët pa gjumë. Tani shoh qartë arshin e Zotit, bile shoh edhe miqtë tanë në xhenet që bëjnë vizita me njeri-tjetrin.” Më tej, sipas drithmave hyjnore të penës së Mevlana Rumiut, Malik Ensariu ka vazhduar: “Unë mund t’u tregoj sot njerëzve ditën e ringjalljes, atë për të cilën, ata besojnë se do të ndodhë nesër. Unë mund të zbuloj të gjitha të fshehtat e ngritjes nga varri. Më urdhëro, o i dërguar dhe unë mund të gris perdet e mistereve. Margaritari i urtësive hyjnore që kam brenda, tu shkëlqej si dielli i qijeve!”

Në vargun pambarim të margaritarëve të urtësive, në panteonin e lavdishëm të klerikëve bektashianë, ka vend të veçantë edhe baba Sulo Malo Ramaj. Urtësia proverbiale e tij, sikundër urtësia e mijra dervishëve dhe baballarëve bektashianë, ka lindur dhe është rritur përballë rrëgjimeve të mëdha shpirtërorë, përballë vuajtjeve fizike në udhëtimin e pambaruar në rrugën e Hakut. Baba Sulo Malo Ramaj, pati kuptuar qysh herët se dituria që zotëron njeriu është shumë e vogël, e pakrahasuar, me dituritë hyjnore. Vetëm me urtësi, vetëm me devocion, vetëm përmes dashurisë së Zotit dhe atdheut, çelen dyert e njohurive të thella. Dhe jeta e tij, që në ditën e parë kur shkeli në oborrin e teqesë së Harakopit në Krahës, u mbush me dritën e këtyre të vërtetave të mëdha.

Ishte vetëm 14 vjeç kur shkon së pari me të jatin, në teqenë e Harakopit. Teqeja, themelet e së cilës kishin nisur në fillim të viteve 1870 me ndihmën bujare të Selman Pashos, hidhte shtatë dita-ditës. Klerikët e parë të sj, baba Hysen Zhapokika dhe baba Sadik Zhapokika, me frymën e besimit të dlirë që shpërndanin1) mundën të fitojnë zemrat e besimtarëve jo vetëm nga Krahësi por edhe Ninëshi, Sinanaj e Maricaj. Një prej këtyre besimtarëve të urtë, ishte edhe Malo Ramaj, i njohur për shpirtin e tij rebel ndaj veprimeve të otomanëve,i cili me Sulon për dore, trokiste plot gëzim në dyert e odave dhe muhabeteve të teqesë.

Në vitin 1882, kur ishte 19 vjeç, Sulua merr dorë tek baba Sadik Zhapokika dhe sipas traditës bektashiane, viret “në provë” në harkun kohor të njëmijë e një ditë-netëve. Kjo ishte për krasjotin e vogël dhe të menduar, jo vetëm periudha e mësimit të mistereve bektashianë, por edhe e thellimit të mësimeve në gjuhët arabe dhe osmane. Në moshën 22 vjeç, Sulo Malo Ramaj konsakrohet dervish dhe në vitin 1896 dekretohet baba në teqenë e shenjtë të Sejid Asim Babait, në Zall të Gjirokastrës. Postnishin e asaj kohe në teqe, ka qënë shënjtori baba Ali Hakiu,2) i cili mendohet të ketë thënë në darkën e shtruar se “me evladë të tillë, i qeshet nuri, vetë mezarit të Haxhi Bektash Veliut.”

Në vitet që rrodhën më pas, baba Sulo Malo Ramaj dëshmoi jo vetëm devocion natyror dhe shpirtëror ndaj Krijuesit, por edhe një ndjeshmëri të thellë ndaj çështjes sonë kombëtare, ndaj fatit të kombit tonë. Në kapërcyell të shekullit njëzetë, vetëdija e shqiptarëve po zgjohej nën peshën e ngjarjeve të mëdha. Brenda kësaj vetëdije, po konturohej gjithnjë e më qartë ideja se përballë dramave të mëdha, nuk duheshin bashkuar vetëm pushkët dhe supet, por sidomos mëndjet e ndriçuara prej gjuhës, historisë dhe mendimit shqiptarë. Në këtë rrafsh, roli i klerikëve bektashianë ka qënë tejet i çmuar. Për shkak të shpirtit atdhetar të baballarëve, si edhe vendndodhjeve të teqeve larg zhurmës së qyteteve, në to, filloi mësimi i gjuhës dhe historisë sonë të lashtë.

Ka qënë maji i vitit 1906, kur në teqenë e Harakopit, shkojnë dy trima nga të çetës së Bajo Topullit. Ata marrin abetare shqip nga baba Sulua, i fusin në hejbe të kuajve dhe duke e njoftuar këtë për kontrollet e kajmekanit turk të Gjirokastrës, nisen drejt teqesë së Gllavës. Dy ditë më pas, teqeja e Harakopit kontrollohet prej koshadheve turke por pa rezultat. Sipas dëshmive, trimat i pat dërguar në Harkop, baba Muhamedi i teqesë së Zallit, i cili ishte mik për kokë me baba Sulon. Muaj më pas kur baba Muhamedin e lidhin me zinxhirë dhe e dërgojnë në burgun e Janinës 3) se “ka kundërshtuar urdhrat e dovletit” është baba Sulo Malo Ramaj që së bashku me dy myhib të tij, i përcjellin me frymën e tyre, vëllazërinë në qelitë e ftohta. “Më mirë të mos kishit ardhur, se do ju shohin ligsht edhe juve.” U pati thënë baba Muhamedi. Ndërsa baba Sulua i qe përgjigjur: “Le t’na shohi ligsht Turqia, halli është te Perëndija!”

Në pesiazhin mitik të teqesë së Harakopit, fjala e urtë e baba Sulos, të hynte si fllad në shpirt. Po aq sa urtësi e dituri, ajo fjalë ndizte dhe shpresë. Shpresë për ata zëmërthyer, që rropateshin për mbijetesë, duke punuar ditë-natë, përmes një ndershmërie paskaj. E pyeti dikur një profet, Zotin e Lartë: “Ku të gjej, të të qaj hallet? Përgjigja ishte e shkurtër: “Tek zëmërthyerit!” Edhe baba Sulua ishte dhe mbeti deri në fund miku i hallexhinjve. I dëgjonte ata me kujdes, i shinte në sy, u jepte kurajë dhe askurrë nuk i ndau në dashuri, nga vëllezërit e vet natyrorë Mustafai dhe Minua. Sepse në bektashizmin e kulluar, në vullnetin e dlirë të baballarëve, nuk u ndanë në asnjë rrethanë, vëllezërit e barkut nga ata të Hakut. Kur në marsin e vitit 1911, paria e fshatit Krahës u mblodhë të diskutonte për çështjen e hapjes së shkollës shqipe, pati edhe syresh që thanë se, ja ku është Koshtani, t’i çojmë djemtë atje, ne s’kemi para për shkollë. Por në një takim tjetër disa javë më pas, atdhetarët krasjotë ftuan në kuvend edhe hoxhën e fshatit M. Fterra së bashku me baba Sulon e teqesë së Harakopit. Mbas diskutimesh të shumta, duke dëgjuar edhe fjalën e urtë të dy klerikëve myslimanë krasjotë, u bindën se duhej çelur shkolla aty. Për Krasin, për Tepelenën, për Shqipërinë, për prosperitetin e kombit, duhej të shkolloheshin djem e vajza, pa përjashtim. Me këtë rast baba Sulo Malo Ramaj u kujtoi të gjithëve se Kurani i Lartë, çelet me fjalën: “Lexo!” Kështu në fillim të tetorit të atij viti, në Krahës u çel shkolla parë shqipe. 4)

Ndërsa një vit më pas, kryengritja e përgjithshme ishte shndruar në imeprativ historik. Agonia e perandorisë osmane e çonte fatin e viseve shqiptare, në zgrip të dramave ballkanike. Në këto kushte dervishët dhe baballarët bektashinj, e kuptuan se besimi bektashian, ai simbol vëllazërimi i ardhur prej tetë shekujsh më parë, vlente sidomos në kohë rreziqesh të mëdha. Baba Sulo Malo Ramën, e shohim këta muajt të vitit 1912, në shoqërinë e baba Medin Gllavës, Dervish Himës, baba Ahmed Koshtanit etj., të cilët mbanin lidhje të ngushta me vetë Ismail bej Vlorën.5) Nuk mendoj se është rastësi, që në këtë periudhë, atdhetarët krasjotë janë mbledhur disa herë në kuvend, në teqenë e Harakopit. Emri dhe vepra e baba Sulos i kishte kapërxyer tani kufijt e teqeve. Me frymën mistike të këtij burri dhe me bekimin e dalë nga shpirti, në fundmajin e vitit 1912, në teqenë e Harkopit, 73 trima 6) nënshkruan vullnetin e tyre për të marrë pjesë në formacionet luftarakë, për liri të kombit.

Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorën martire, u prit me gëzim nga të gjithë shqiptarët, ndonëse shteti i porsalindur shqiptar, ende foshnjë në djep, u gjend përballë orekseve shovenë të fqinjëve. Veçanërisht në jugun e Shqipërisë, andartët grekë, të kapluar prej endrrave makabre për Vorio-Epirin, kishin filluar një kryqëzatë krimesh, të pashembullta qysh prej Mesjetës, duke patur në plan të parë klerikët dhe teqetë bektashiane. E shohë me vend të citoj në këta rreshta, studiuesin e njohur britanik Morton Eden, i cili rreth kësaj situate shkruan tekstualisht: “Grekët kishin ndjekur që në fillim një politikë armiqësore ndaj bashkimit të shqiptarëve, duke bërë çdo përpjekje për të theksuar përçarjen midis ortodoksëve e myslimanëve. Ndaj tani, nuk kanë vullnet të tërhiqen nga kjo ide. Për këtë arsye, u suallën kaq të pamëshirshëm në Shqipërinë jugore, duke u përpjekur të shkatërrojnë influencën e bektashinjve atje, të këtyre mendimtarëve të lirë që predikojnë vëllazërim, të cilët u mësojnë myslimanëve që duhet t’i shohin të krishterët si vëllezër të tyre. 7)

Nërkohë që shumë teqe e tyrbe u rrënuan nën ghuhët e flakëve të zjarrit, ndërkohë që shumë klerikë u larguan nëpër dashamirësit e tyre, krasjotët mundën ta mbronin me jetët e tyre, teqenë e Harakopit. Pushkët e tyre, jo vetëm që nuk lejuan forcat ushtarake helene të ngjiteshin deri në Harakop, por sipas dëshmive, caktuan dhe një grup trimash që jetuan në konakët e teqesë për disa muaj radhazi. Për më tej, me fjalën e urtë dhe mendimin e thellë të baba Sulo Malo Ramaj, kjo teqe u shndrrua në vend organizimi i burrave të Tepelenës, në luftë kundër andarëtve grekë.8) Tejet i çmuar do të ishte kontributi i baba Sulos edhe në mbarëvajtjen e Kongresit të dytë bektashian, të mbajtur në 7-8 korrik 1924 në Gjirokastër. Siç dihet, në këtë kuvend të urtësisë tradicionale, u mblodhën jo vetëm klerikë, por edhe intelektualë të shquar të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit e më gjërë, duke sanksionuar me statut, jo vetëm shkëputjen nga rregullat kanonike të Turqisë, por edhe mbështetjen e besimit thellësisht në çështjen tonë kombëtare. Baba Sulo Malo Ramaj, iu bashkëngjit pa asnjë hezitim grupit të klerikëve bektashianë të cilët vendosën që çdo ligjërim në teqe, çdo lloj këndimi apo përshpirtje të bëhej vetëm në gjuhën shqipe. 9)

Vitet e fundit të jetës baba Sulua iu përkushtua tërësisht vprimtarive fetare. Zëri imrekullueshëm i tij, dalë prej atij gjoksi të madh, mushte kafeoxhakun e teqesë, duke i grishur besimtarët për ndershmëri, për dashuri ndaj vëllai-vëllait dhe Shqipërisë, për durim në fatkeqësitë e ndryshme. Ata që patën fatin të dëgjonin zërin e tij, kanë dëshmuar se çdo fjalë ish një fluturim zogu, për në qiejt e shpresave. Mbylli sytë në dhjetorin e vitit 1929, i rrethuar nga klerikë dhe dashamirës të shumtë. Në tyrbet e Harakopit ende sot vjen dhe ikën me erën, zëri i tij i magjishëm.

Burimet:

1. Arkivi i Teqesë së Zallit Gjiokastër.

2. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Fondi Gjirokastër, viti 1963.

3. Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 170, D. 47.

4. Bardhosh Gaçe: “Mësuesi atdhetar Ibrahim Selimi” Vlorë 2014, f.49

5. Arkivi Qëndror i Shetit. Fondi 170, dosja 49.

6. Arkivi i Institutit të Historisë “Lufta për çlirim kombëtar 1908-1912” f.463.

7. M.F.Eden “Albania”. Its diconntents and their origin” Londër 1920.

8. Gazeta “Vjosa”, Tiranë 28 mars 2014.

9. Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 883, Statuti i vitit 1924.