Qazim Koculi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 34: Rreshti 34:
| Kombësia = Shqiptare
| Kombësia = Shqiptare
| Profesioni = Politikan, Ushtarake
| Profesioni = Politikan, Ushtarake
| Nderime = Kalores i Urdhrit te Skenderbeut
| Femijet = Kujtimi , Nurie
| Shkolla =
| Shkolla =
| Grada shkencore =
| Grada shkencore =
Rreshti 39: Rreshti 41:
| Bashkëshortja =
| Bashkëshortja =
| Bashkëshorti =
| Bashkëshorti =
| Nderime = Kalores i Urdhrit te Skenderbeut
| Femijet = Kujtimi , Nurie
| Feja =
| Feja =
| Nënshkrimi =
| Nënshkrimi =

Versioni i datës 28 gusht 2020 11:20

Stampa:Kutia Politikan Qazim Koculi (Kocul, 14 prill 1883 - Vlorë, 2 janar 1943) ushtarak në marinën osmane, udhëheqës ushtarak shqiptar, senator. Koculi ka qenë kryeministri më jetëshkurtër i Shqipërisë, duke qeverisur për vetëm 6 orë, më 6 dhjetor 1921. U nderuar nga presidenti i republikes me titullin "Kalores i Urdhrit te Skenderbeut" ne Gusht 2020.

Jeta

Lindi më 14 prill 1883[1] në fshatin Kocul në kohën e Perandorisë Osmane, i biri i Muhamet Koçiut.[2] Arsimin fillor dhe plotor e kreu në Vlorë dhe me ndihmën e Syrja bej Vlorës vijoi dhe përfundoi studimet e larta në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit, pas të cilës fitoi gradën Teğmen/Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e Üsteğmen/Togerit. Më 1909 nuk i bindet një urdhri ushtarak të një eprori të tij gjatë një beteje detare në Prevezë, për t`iu dorëzuar flotës italiane, ku luftoi heroikisht me torpendierën e tij të vjetër.[3]

Pas nxjerrjes së urdhër-arrestit nga komanda perandorake, Koculi arratiset për në Argjentinë, ku qëndron nga 1909 e deri më 1913. Kthehet në Vlorë, pasi iu përgjigj një thirrjeje të Ismail Qemalit, ku caktohet drejtor të portit të Vlorës, detyrë të cilën e kreu deri në çastin që porti u mor në administrim nga italianët në tetor të vitit 1914.

Deri në vitin 1917 ishte kryekatundar në Brataj të Vlorës. Përgjatë 1918-'19 ishte nënprefekt i Tepelenës[1]. Organizon çeta dhe nis veprime kundër transportit të ushtrisë italiane[4]. Më 21-31 janar 1920 merr pjesë si delegat i Vlorës në Kongresin e Lushnjës, nga i cili u emërua edhe senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920[5]. Tok me Spiro Kolekën është zëri i të papajtueshmëve, pjesë i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare", që kërkonin veprimtari ushtarake kundrejt pranisë italiane në Vlorë[6].

Anëtar dhe komandant i Luftës së Vlorës

Është aktiv në Luftën e Vlorës të vitit 1920 dhe njihet si një ndër organizatorët e Kuvendit të Barçallasë. Meqë Gjenerali Piacentini i cili i komandonte ato nuk denjoi t’i përgjigjej ultimatumit të drejtuar atij nga komisioni i dalë nga Kuvendi i Barçallasë që brenda 48 orëve të largoheshin trupat italiane nga Vlora, më 29 maj 1920 në Beun u zgjodh u emërua komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare me zëvendës major Ahmet Lepenicën. Këto ndryshime u bënë në mes të muajit qershor, më përpara Koculi ishte mvartës i Lepenicës.

Hyri në Vlorë në krye të trupave shqiptare, pas një beteje të zhvilluar më 3 shtator 1920. Pas kësaj kreu detyrën e prefektit të Vlorës deri më 1921[1].

Politika

Zgjidhet deputet i Vlorës në zgjedhjet e para të 5 prillit 1921. Ishte mbikqyrës i qeverisë së Pandeli Evangjelit së bashku me Bajram Currin dhe Avni Rustemin në periudhën tetor-nëntor 1921. Kriza e dhjetorit 1921 e gjeti në krahun e forcave që ishin për rrëzimin e qeverisë së Evangjelit. Nga kjo krizë ai u bë protagonist jo me ndonjë dëshirë të madhe, duke hyrë në histori edhe si kryeministri njëditor i Shqipërisë. Ai më 6 dhjetor u ngarkua nga Këshilli i Naltë për një kabinet prej 8 anëtarësh. Paraqiti dorëheqjen me argumentimin se nuk ia thoshte administrimit si i ndershëm që ishte.[3] Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923, Qazim Koculi u zgjodh sërish deputet i Vlorës në Kuvendin Kushtetues. Gjatë kësaj kohe vazhdoi të përkrahte po atë linjë politike që ishte për rrëzimin e qeverisë.

Koculi ishte ndër pjesëmarrësit dhe përkrahësit e Lëvizjes së qershorit 1924. Në qeverinë e dalë nga kjo kryengritje, Koculi ishte ministër i Punëve Botore. Me dështimin e kësaj qeverie dhe me Triumfin e Legalitetit, Qazim Koculi emigroi jashtë Shqipërisë bashkë me politikanët e tjerë.

Mërgimi politik dhe rikthimi

Emigracionin politik Koculi e kaloi në Vienë dhe Paris. Gjatë kësaj kohe ai pajtohet me Mbretin Zog dhe pranoi që të ishte kryetar i Komitetit të Kosovës në mërgim. Për këtë gjë, ai ai u pagua me një shumë prej 30 napolonash në muaj. Ishte për kthimin në atdhe para 7 prillit 1939, por një gjë e tillë u kundërshtua nga shokët e tij. Pas pushtimit fashist, Koculi u kthye në Shqipëri, dhe në dhjetor 1939 emërohet anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit.

Në qeverinë e Mustafa Krujës ishte Ministër Shteti dhe u emërua komisar i lartë në Vlorë. Si i tillë ishte autoriteti më i lartë i shtetit në atë qark dhe përfaqësonte drejtpërdrejtë qeverinë. Pas ngjarjeve të Betejës së Gjormit, ku vritet edhe nipi i Halil Alisë - kreu i milicisë dibrane pjesëmarrëse në betejë.

Më 5 janar 1943 Qazim Koculi vritet në Vlorë nga milicët e Halil Alisë i fajësuar për tradhti ndaj tyre dhe italianëve.

Mustafa Kruja në shënjë mospajtimi ndaj Mëkëmbësit të Mbretit Jacomoni që nuk pranoi të arrestoheshin e të gjykoheshin vrasësit e Qazim Koculit, paraqiti menjëherë dorëheqjen nga posti i kryeministrit[7].

Nderime

Qazim Koculi eshtre nderuar nga presidenti i republikes me titullin "Kalores i Urdhrit te Skenderbeut" ne Gusht 2020.

Referimet

  1. ^ a b c Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, 2012, fq. 153, ISBN 978-9943-56-22-5
  2. ^ Agaj A., Lufta e Vlorës: tregim i njëj pjesëmarrësi, Harmony Printing Ltd., 1960
  3. ^ a b Vlora E., Kujtime: 1885-1925, Tiranë: IDK, 2008, fq. 470. ISBN 99927-780-6-7
  4. ^ Këlcyra A., Shkrime për historinë e Shqipërisë, hulumtuar ndër arkiva prej Tanush Frashërit, Tiranë: Onufri, 2012, fq. 62. ISBN 978-99956-87-81-6
  5. ^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005[lidhje e vdekur] - Republika e Shqipërisë KUVENDI. Tiranë 2005
  6. ^ Habazaj A., Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Luftës së Vlorës, 1920: kujtesa dhe harresa sociale, Republika. - Nr. 221, 10 tetor, 2013, f. 14-15.
  7. ^ Memishaj E., E kaluara nuk mund të analizohet e korrigjohet me mjetet që na la ajo: Rreth shkrimit të Dashnor Kaloçit dhe Fari Shaskës: "Si u persekutua familja e Qazim Koculit", 55. - Nr. 177, 27 korrik, 2002, f. 18 - 19.