Pellazgët: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 217.73.142.91) dhe riktheu rishikimin 2099703 nga Albi iliri
→‎Burime nga shtypi: regullova një gabim ne drejtshkrim
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 39: Rreshti 39:
<!-- Shëno titullin e librit-->
<!-- Shëno titullin e librit-->
* 1774, Johann Thunman - Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europaeischen Völker
* 1774, Johann Thunman - Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europaeischen Völker
* 1854, J.G. Hahn, Albanische Strudien
* 1854, J.G. Hahn, Albanische Studien
* 1877, Louis Benloew, Grèce avant les grecs: étude linguistique e ethnographique
* 1877, Louis Benloew, Grèce avant les grecs: étude linguistique e ethnographique
* 1888, Marchiano Stanislao, I Pelasgi e la loro lingua
* 1888, Marchiano Stanislao, I Pelasgi e la loro lingua

Versioni i datës 8 tetor 2020 22:58

Pellazgët janë sipas mitologjisë [nevojitet citimi](të trashëguar nga populli para-helen pellazg), "Pelasgus" ishte njeriu i parë... pelargu ose njerëzit që jetonin ne ujra ishin një popull i lashtë indo-aziatik[nevojitet citimi] që sipas disa shkrimeve antike të lëna nga (Homeri, Tukididi etj.) jetonin në pellgun e gjumullunges dhe në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël, në Peloponez (në veçanti në Argolis) në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve Pellazgët thuhet se jetonin në gadishullin ballkanik që prej 12 mijë vjetësh deri ne 4 mijë vjetësh para erës sonë (para-historisë). Tokat që kishin në zotërim ata ishin shumë të mëdha, ato vazhdonin nga Krimea (sot në Ukrahinë e "pushtuar" nga Rusia) në Marseille (sot në Francë) në Athinë (sot në Greqi) e shumë vende të tjera, ku sipas llogaritjeve thuhet deri në 3-5 milion km katrorë. Mbreti i Pellazgëve lindi shumë djem dhe gjatë qytetërimeve (civilizimeve) të tyre në Ballkan ai ju dha djemve të tij toka në zotërim si Iliri kishte Ilirinë, Hellasi kishte Helladën (Greqinë). Madhedoni zotëronte Maqedoninë, Darsi zotëronte Dacinë, Trokidi Thrakinë etj. Për prejardhjen e pellazgëve thuhet se vinin nga kontinenti i pabanueshëm Antarktida që deri para 14-15 mijë vjetësh ishte i banushëm ai u bë i pabanueshëm gjatë përmbytjeve që ndodhën për rreth 40 ditë në kontinentin e pabanueshëm Antarktidën duke bërë ata të largoheshin për në vende të tjera me anijet e tyre. Në Antarktidë akujt po shkriheshin me shpejtësi duke bërë që në shumë vende të dallohen gurët apo disa tunele (ndoshta shpella). Në mesin e mijëvjeçarit të tretë dhe në fillim të mijëvjeçarit të dytë para Erës sonë erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin me blegtori. Këtu u përzien me banorët vendas dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e Gadishullit Ballkanik. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge. Gjuha e tyre quhet pellazgishtja. Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj, pellazgët ishin parardhësit e ilirëve.[nevojitet citimi]

Bartësit e kulturës së neolitit dhe të fillimit të epokës së bronzit në truallin e Shqipërisë.

Homeri i përmend pellazgët në epopenë e "Iliadës" si banorë të Thesalisë, të cilët gjatë luftës së Trojës mbajtën anën e trojanëve, kurse në "Odisenë", që është e një kohe të më mëvonëshme, pellazgët identifikohen si banorë të Kretës. Shkrimtarë më të rij si Hesiodi, Herodoti, Hekateu, Tuqiditi dhe të tjerë më të vonë si Helaniku, Dionizi i Halikarnasit, Straboni etj. na japin njoftime të tjera, por të ngatërruara dhe kontradiktore, mbi këto fise duke i vendosur herë në Peleponez, herë në Azi të Vogël, herë në Itali. Ata flasin për shtegëtime pellazgësh në Athinë, pastaj në Lemno dhe Kretë e që këtej në Sicili, Etruri e gjetkë; njoftojnë për mbeturina muresh të vendeve të ndryshme të Greqisë që ata ua atribojnë pellazgëve; e cilësojnë gjuhën e tyre, pellazgjishten, si gjuhë barbare, d.m.th. jo greke, të cilën e humbën kur u helenizuan; tregojnë se pellazgët kishin një kulturë të lartë dhe prej tyre shqiptaret mësuan kultin e perëndive, bile bënë të tyret edhe një tok emra perëndish pellazgjike; përmendin disa emra vendesh e qytetesh të trashëguara nga pellazgët si Larissa, Gortyna, Agro, Tyrren, etj.

Ndër këta, Herodoti thotë se në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare, kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi, Eskili dhe Euripidi thotë se vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte "Arkadia" dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Troadë. Por, megjithëse të ngatërruara dhe kontradiktore, njoftimet e autorëve të vjetër përkojnë në një pikë të rëndësishme, në faktin se ata mohojnë çdo lidhje gjenetike midis pellazgëve dhe fiseve të mëvonëshme helene, për derisa pellazgët i konsideronin si autoktone, "me origjinë hyjnore" siç thotë Homeri, ose "të mbirë nga dheu" siç thotë Hesiodi, kurse helenët ishin të ardhur.

Duke u nisur nga të dhënat e autorëve të vjetër dhe nga studimet gjuhësore, pellazgët u konsideruan për një kohë të gjatë nga studiuesit e fundit të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX si një popullsi joindoevropiane, që kishte afërsi me popullsitë e tjera të hershme të pellgut të Mesdheut, prej Kaukazit deri në Gadishullin Iberik, të cilet u quajtën të gjitha së bashku me emrin përmbledhës Mesdhetarë.

Punimet gjuhësore të këtyre 30 viteve të fundit, të mbështetura në studimin e gjithanshëm të greqishtes së vjetër duan të provojnë të kundërtën e tezës së parë, d.m.th. origjinën proto-indo-evropiane ose thjesht indoevropiane të pellazgëve.

Megjithëse përkrahësit e tezës së re kanë shënuar disa suksese në fushën e studimeve pellazgjike edhe kjo tezë, ashtu sikurse e para, nuk është në gjendje të sqarojë përfundimisht këtë problem. Në fushën e historiografisë dhe në linguistikë nuk kanë munguar të dalin edhe pikëpamje që i lidhin pellazgët me banorët e mëvonshëm të truallit të Shqipërisë me ilirët dhe pasardhësit e tyre, shqiptarët. Nuk përjashtohet mundësia që ilirët e jugut të kenë pasur ndonjë lidhje me popullsinë më të herëshme pellazgjike të këtyre krahinave, por kjo hipotezë ka nevojë për një përpunim dhe mbështetje të mëtejshme shkencore. Për këtë arsye, si banorë të lashtë të vendit tonë, të njohur nga të dhëna të sigurta arkeologjike dhe nga ato të autorëve antikë konsiderohen deri më sot ilirët.

Prejardhja

Teza e vijimësisë Shumer – Pellasg – Ilir/Epirot – Arbër – Shqiptar është një përpjekje për t’i dhënë një nxitje të re, një mundësi më shumë, një fushë hulumtimi të pashkelur më parë, një thellësi dhe një zgjerim shtrati të lumit apo lumenjve të informacionit për Lashtësinë dhe Parësinë e Pellazgëve të Ditur, dhe pikërisht e ndoshta vetëm për këtë arsye, Hyjnorë. Sipas historianëve të lashtë Pellazgët ishin e para popullsi e përmendur me emër në Ballkan dhe Europë. Dhe s’mund të ishte ndryshe kur, sipas T.Selenicës (Shqipëria 1927), “ata, kur erdhën këtu, e gjetën popullsinë vendase, në nivelin jetesës në shpella” dhe sollën me vete një kulturë jetese e organizim, teogoni/kozmogoninë apo Astronominë e Dheut të Lashtë, dituritë bujqësore e blegtorale, artin e bujkut dhe bariut prej Tokës së Begatë, që sipas Zitçinit (Planeti i 12-të) ishin rreth 2.000 vjet më të përparuara se ato që gjetën në Europë.

Një kulturë jetese meriton të quhet qytetërim kur arrin tek shkrimi, ky përbën cilësinë themelore të qytetërimit. Në kushtet e lashtësisë, thuhet se ata që dinin të shkruanin e lexonin përbënin veç 1% të popullsisë dhe për këtë arsye shiheshin si perëndi, si zota, si “Hyjnorë” nga masa e popullit. Kështu ndodhi me Pellazgët që sollën Dije në Europë, e po ashtu edhe me Thot-in në Egjypt (në të dy rastet, origjina më e mundshme e tyre është Shumeri).

Një nga përparësitë e rëndësishme të tezës së mësipërme mbi prejardhjen e Pellazgëve Hyjnorë është se ajo nuk ka asnjë kundërshti me opinionin shkencor, të pranuar gjerësisht sot, rreth origjinës Shumere të shtet-qytetërimit perëndimor, kulturë që pati sjellë edhe nevojën për të shënuar e shkruar, dhe më në fund Shpikjen e Shkrimit mbi 5.000 vjet më parë, në Shumer, në Dheun e Lashtë. (Gjuha e Dukshme – G.Stein, Chicago-University). Figurat paraqesin pllaka balte me shkrimin kunjiform, lart pllakë Shumere ku vihet re shenja e Zotit – ylli 8-cepësh (i pranishëm edhe në emblemën e Skënderbeut), shenja “Lum” që përkon me “lumë” në shqip, e që ende sot i përngjan shenjës rrugore që paraqet një lumë, etj. Pllaka tjetër përmban Epikën e Gilgamish-it. Vini re dendësinë e madhe të informacionit në kunjiform duke patur parasysh se çdo shenjë është një rrokje me 1,2,3 apo edhe më tepër fonema (germa), finesën, ndërlikimin, cilësinë e lartë, etj.

Argumenti Nr. 1 i tezës është arsyetimi i pranueshëm se fillimet e kulturës Pellazge përkojnë me themelimin e Dodonës, si qendra e tyre e kultit, që nga “shënime kronikane” del se daton në mijëvjeçarin e tretë pr.k, pra mbi 2.000 vjet pr.k (Dh. Pilika, 156). Nëse u bëjmë një analizë emërtimeve të lashta dhe informacionit që rrjedh nga to, për Dodonën (shkruar me si-belbëzimin “Dhodhona”) është e mundshme etimologjia Di-Tan-a, ajo ku i Dinin të Tëra, duke patur parasysh ndryshimet fonologjike apo shkëmbimin “d – t” studiuar nga shkenca e Shumerologjisë, si dhe bartjen e kuptimit nga bashkëtingëlloret. Po njëlloj arsyetohet edhe për orakujt e saj Tomaros = Di.mir.os, Di-mir-ësht, ata që Din.mirë, ose Të.Mirë siç ka mbetur deri sot emri i tyre në Tomorr, Bënjë të Përmetit apo në Këlcyrë qoftë. Përsëri e njëjta etimologji na del për fiset rreth Dodonës Atintanët ̴ A.Din.Tan që kuptohet Asht-Din-Tan. Sipas K.Matelit, Parauejt ishin fisi i Dodonës Pellasgjike. Mund të kemi etimologjinë: Parauejt = Paravejt = Paravajt (Paranejt = Para.Nejt = të ndenjurit e parë), pra të vajturit e parë apo ndenjësit e parë, apo të ardhurit e parë në Ballkan. Pellazgët/Pelargët/Pelashtët e parë, siç ka ndodhur gjithnjë në historinë e migrimeve të popujve të ndryshëm, krijuan Dodonën si qendër – qytet – qudat – Ki-t’At (vend, apo Ki e Atit/Zotit) qendrën e parë të kultit në Ballkan, rreth së cilës u mblodhën pastaj të ardhurit e Ditur apo Hyjnorë nga Kia e Lashtë, bijtë e Geas së Lashtë apo Hyjnore, Dheut-Mëmë apo Mëmëdheut të Pellazgëve.

Një argument arkeologjik i rëndësishëm është ky që vijon. Në Muzeun Historik Kombëtar në një nga stendat e lashtësisë për periudhën 2.600 – 2.100 pr.k.(që përfshin vitet 2.200 pr.k. të dyndjeve Proto-IE ose që mund t’i emërtojmë “Dyndjet Shumero-Pellazge) është ekspozuar një “objekt kulti” i paraqitur në këtë figurë.

Burimi i të dhënave

Burime nga shtypi

  • 1774, Johann Thunman - Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europaeischen Völker
  • 1854, J.G. Hahn, Albanische Studien
  • 1877, Louis Benloew, Grèce avant les grecs: étude linguistique e ethnographique
  • 1888, Marchiano Stanislao, I Pelasgi e la loro lingua
  • 1890, Ellis Hesselmeyer, Die Pelasgerfrage und Ihre Losbarkeit
  • 1894, Eduard Schneider, Une race oublièe: Les Pelasges et leurs descendantes
  • 1899, Bernardo Bilotta, Gli Enti Sacri della Bibbia ne'numi mitologici venerati dai Pelasgi Albanesi
  • 1907, J.L. Myres, A History of the Pelasgian Theory, The Journal of Hellenic Studies, Vol. 27, 1907, 170-225.
  • 1912, Iakovo Thomopoulos, Pelasgika
  • 1917, Donald Mackenzie, Myths of Crete and Pre-Hellenic Europe
  • 1934, J.A. Munro, Pelasgians and Ionians
  • 1936, Leonida Ndrenika, I Pelasgi e la loro lingua
  • 1956, Milan Budimir, Pelasto – Slavica
  • 1960, Albert van Windekens, Études Pélasgiques
  • 1960, Fritz Lochner-Hüttenbach, Die Pelasger
  • 1964, Spiro Konda, Shqiptarët dhe problemi Pellazgjik
  • 1965, D.A. Hester, Pelasgian: a new Indo-European language?
  • 1975, James Melaart, The Neolithic of the Near East
  • 1977, Michael Sakellariou, Peuple préhelléniques d'origine indo-européennee
  • 1977, Vladimir Georgiev, Trakite i tehnijat ezik
  • 1979, E.J. Furnee, Vorgriechisch-Kartvelisches: Studium zum ostmediterranen Subtrat nebst einem Versuch zu einer neuen pelasgischen Theorie
  • 1979, Fritz Schachermeyr, Die Ägäische Frühzeit
  • 1985, Rismag Gordeziani, Pre-Grecian and Georgian
  • 1985, Aristeidē P. Kolias, Arvanites kai hē katagōgē tōn Hellēnōn : historikē, laographikē, politistikē, glōssologikē episkopisē
  • 1986, Alexander Fol, Trakijskijat orfizam
  • 1990, Ludwig Klages, I Pelasgi
  • 2001, Jean Faucounau, The Proto-Ionians: Story of a Forgotten People
  • 2002, Giuseppe Capone, Alatri: Il nome antico di una città più antica. Un’allettante ipotesi cullata dalla storia
  • 2003, Christiane Sourvinou-Inwood, Herodotus and others on Pelasgians: Some Perceptions of Ethnicity
  • 2003, Mathieu Aref, Albanie ou l'incroyable odyssée d'un peuple préhellénique
  • 2004, Mathieu Aref, Grèce: (Mycéniens = Pélasges) ou la solution d'une énigme
  • 2005, Dhimitër Pilika, Pellazgët, origjina jonë e mohuar
  • 2007, Ignacy Ryszard Danka, Pelazgowie, autochtoni Hellady: Pochodzenie, język, religia
  • 2008, Shaban Demiraj, Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët

Referenca

[1] </ref>

Shiko edhe