Marius Dervishi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
vNo edit summary
v Saklanan gerçekler zhvendosi faqen Zebervoki tek Marius Dervishi
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 12 tetor 2020 17:32

Marius Dervishi

Marius Dervishi apo i njohur me nofken Zebervoki ështe nje vloger[1],këngëtar dhe aktor Shqiptar i njohur dhe i shquar më shumë ne zhanrin komik. Ai per publikun Shqiptar u be i njohur me ane te skeqeve dhe videoimitimeve te vipave ne Instagram.Poashtu ka te realizuara dy këngë ne te njejten tematik dhe nje film i titulluar Sedër me premierë ne vjeshten e 2019.[2][3] Është i lindur më 21 Maj 1995 në Tiranë. Aktualisht është student ne Univerzitetin e Tiranës ne drejtimin administrim biznesi.

Karierra

Si Vloger dhe Influencues

Zebervoki është një emër artistik ku sipas artistit është influencuar nga filmi Liza në Botën e Çudirave."Ishte përbindeshi Jaberwocky dhe duke dashur t’a përshtas në shqip dhe më shqiptarçe e bëra Zebervoki."[4]

I njohur per personalitetin artistik dhe humoristik nga shoqeria Zebervoki e nisi rrugetimin e tij kur shperndau per here te pare nje video imitim ne Instagram në vitin 2017 qe u be virale kudo ne rrjet.[5] Për vetëm 18 muaj ai ka arritur të ketë mbi 120 mijë ndjekës dhe videot e tij arrijnë në 3 milion shikime.[4]

Si këngëtar

Me 14 maj publikon kengen e tij te pare "Me terezi" qe numeroi ne nje kohe te shkurter nje shifer prej mbi gjysëm milioni shikime ne youtube duke u bere virale[5] duke e pasuar ate me nje keng tjeter "Ska dashni"

Si Aktor

Me 29 Prrill 2019 ai nisi te realizoj filmin e pare te tij "Seder" ku kishte rolin si aktori kryesor,regjisor dhe producent.Me 19 Shtator Zebervoki arriti te realizoj filmin e pare shqiptar te zhanrit komedi-aksion-drame dhe e transmentoi filmin ne te gjithe kinemate e vendit dhe te shteteve fqinj me nje numer te madh shikueshmerie.

Një film, i cili ka në qendër realitetin e shoqërisë shqiptare dhe që ndërthur zhanrin komedi, dramë dhe aksion, është film 110 minuta, ka një kast prej 70 aktorësh,rolet kryesore kryesore janë Zebervoki dhe Arber Xhemali bodybuilderi i njohur shqiptar[6]. Vlen të përmendet dhe pjesëmarrja  e një prej aktorëve më të spikatur të kinematografisë shqiptare, Mehdi Malkaj.Gjithçka nis pas një sherri me dy fëmijëve duke filluar më pas deri tek përdorimi i armëve.[7]

Filmografia

Film
Viti Titulli Roli Shënime
2019 Sedër Kryesor

Referimet