Myslimanët: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
vNo edit summary
v Aeternus zhvendosi faqen Myslimani te Myslimanët nëpërmjet përcjellimit
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 2 nëntor 2020 01:10

Myslimanë duke u falur në shtëpinë e një kreu arnaut (shqiptar). (Pikturë nga Jean-Léon Gérôme, viti 1857)

Një mysliman, ose myslimane, është një person që ndjek ose praktikon fenë islame,[1] një fe monoteiste e bazuar në Kuran. Myslimanët besojnë se Kurani është fjala e Zotit, e shpallur njerëzimit përmes profetit Muhammed. Ata gjithashtu ndjekin mësimet dhe veprimet (të njohura si synnetet) e Muhammedit, të shënuara në përmbledhje tradicionale të quajtur hadith.[2] Fjala "mysliman" rrjedh nga arabishtja (مسلم), që do të thotë "ai i cili i nënshtohet Zotit".[3]

Shumica e myslimanëve do të pranojë si myslimanë të gjithë ata që e kanë dëshmuar publikisht shpalljen e fesë (shehadetin).[4] Shehadeti thotë:

Unë besoj dhe dëshmoj se vetëm Allahu është Zot dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Zotit.[5]

Dëshmia nga Zoti mund të gjendet në Kuran, në Suren 3:18, që thotë:[6] "All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij", që është dëshmia me cilën Zoti shprehet.[7] Besimet e zakonshme të myslimanëve janë: se Zoti (arabisht: الله Allah) është një, i përhershëm dhe suprem (monoteizmi); se Zoti është i pakrahasueshëm, i vetëqendrueshëm, nuk lind e as nuk është i lindur; se Islami është versioni i plotë dhe univerzal i një feje të qëmotshme, që i është zbritur shumë profetëve, midis tyre Ibrahimin, Musain, Ismailin dhe Isanë; se shpalljet e mëparshme janë ndryshuar ose korruptuar gjatë kohës dhe se Kurani është shpallja përfundimtare e pandryshuar nga Zoti.[8]

Praktikat fetare të myslimanëve janë të renditura në Pesë Shtyllat e Islamit, që, përveç shehadetit, përmban dhe të falurit e përditshëm (namazi), agjërimin gjatë muajit islam të Ramazanit, dhënien e lëmoshës (zeqati) dhe pelegrinazhin në Mekë (haxhi), të pakët një herë në jetë.

Shiko edhe

Referimet

  1. ^ "Muslim". oxforddictionaries.com. Marrë më 5 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ The Qurʼan and Sayings of Prophet Muhammad: Selections Annotated & Explained. SkyLight Paths Publishing. 2007. fq. 21–. ISBN 978-1-59473-222-5. Marrë më 31 gusht 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ "Muslim". etymonline.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "How to become a Muslim" (pdf). Marrë më 18 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  5. ^ KELIMEI – SHEHADETI
  6. ^ "True Islam - Al-Shahada". True Islam - Al-Shahada. Marrë më 6 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  7. ^ "True Islam - Al-Shahada". True Islam - Al-Shahada. Marrë më 6 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  8. ^ Submission.org, Quran: The Final Testament, Authorized English Version with Arabic Text, Revised Edition IV,ISBN 0-9729209-2-7, p. x.
 Commons: Muslims – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale