Ngacmimi në shkollat në Kosovë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
U kthye versioni 2161439 i bërë nga 185.67.178.225 (diskutimet)
Etiketa: Undo
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Ponderks}}
Ngacmini ne shkolle eshte nje dukuri shum e mir ndaj crushit
Ngacmimi në shkolla është sjellje agresive në të cilën nxënësi vazhdimisht dhe në mënyrë të qëllimshme I shkakton një nxënësi tjetër dëmtime fizike ose psikologjike. Personi I ngacmuar nuk bën asgjë për të shkaktuar atë ngacmim dhe ka vështirësi për të mbrojtur veten. <ref>http://www.apa.org/topics/bullying/index.aspx </ref> Pre e ngacmimit mund të jetë cilido nxënës, pa dallim race, gjinie, moshe, orientimi seksual, apo statusi socio-ekonomik. Në të shumtën e rasteve viktimë e ngacmimit mund të jenë më të vegjëlit, të dobëtit fizikisht dhe emocionalisht.


== Përceptimi i sigurisë në shkolla ==
== Përceptimi i sigurisë në shkolla ==

Versioni i datës 10 nëntor 2020 02:30



Ngacmimi në shkolla është sjellje agresive në të cilën nxënësi vazhdimisht dhe në mënyrë të qëllimshme I shkakton një nxënësi tjetër dëmtime fizike ose psikologjike. Personi I ngacmuar nuk bën asgjë për të shkaktuar atë ngacmim dhe ka vështirësi për të mbrojtur veten. [1] Pre e ngacmimit mund të jetë cilido nxënës, pa dallim race, gjinie, moshe, orientimi seksual, apo statusi socio-ekonomik. Në të shumtën e rasteve viktimë e ngacmimit mund të jenë më të vegjëlit, të dobëtit fizikisht dhe emocionalisht.

Përceptimi i sigurisë në shkolla

Në Kosovë, gjendja e shkollave sa i përket ngacmimit nuk është në nivelin e duhur. Rreth 13% e nxënësve në shkolla kanë deklaruar se nuk ndjehen të sigurtë. Si formë më e përhapur e dhunës në shkolla ështe dhuna verbale e cila manifestohet me fyerje, tallje dhe përdorim i emrave përqeshës. 60.75% e nxënësve kanë parë ndonjë bashkëmoshatar që ka qenë viktimë e dhunës, kërcënimit apo ngacmimit; kurse 16.26 prej tyre kanë qenë vetë viktima të dhunës, kërcënimit ose ngacmimit.[2] Sipas statistikave 65% e nxënësve ndjehen të sigurt në shkollë ndërsa mbi 20% e mësimdhënësve mendojnë se nxënësit ndjehen shumë të sigurt. Një përqindje prej 15.77 mësimdhënësve shprehen se në shkollë nxënësit janë të pasigurt. Ngacmimet fizike të cilat u ushtrohen nxënësve nga moshatarët e tyre përfshijnë goditje me grushta, shkelma, shtyrje etj. ndërsa ngacmimet psikologjike përmbajnë fyerjet, etiketimet me emra fyes, talljet dhe përhapjen e informatave personale, të cilat në krahasim me ato fizike janë më të theksuara në shkollat e Kosovës.[3]

Faktorët ndikues

Ka shumë faktorë që ndikojnë në sjelljen agresive dhe dhunën e fëmijëve të cilët lidhen me familjen dhe ambientin ku jetojnë. Në të shumtën e rasteve ekspozimi ndaj dhunës gjatë fëmijërisë, ndikon që një person të ushtroj dhunë tek të tjerët apo të qenurit viktimë e ngacmimit paraprakisht mund të shpie në këtë sjellje. Gjithashtu edhe substancat narkotike si alkooli dhe drogat si dhe kombinimi i faktorëve socio-ekonomik sikurse varfëria, divorci i prindërve, papunësia dhe mungesa e kujdesjes prindërore ndikojnë.[4]

Ngacmimi në bazë të gjinisë

Sipas gjinisë, rreth ¾ e ngacmuesve janë meshkuj, shumica prej të cilëve janë edhe viktima. Tek vajzat më shpesh manifestohet ngacmimi verbal, ku më së shumti bëjnë pjesë thashethemet. Për djemtë, objekt ngacmimi janë të dy gjinitë, përderisa vajzat ngacmojnë vetëm gjininë e njejtë.[5]

Referimet

  1. ^ http://www.apa.org/topics/bullying/index.aspx
  2. ^ Mekolli, Skender. "Dhuna dhe Siguria ne Shkolla" (PDF). Instituti Pedagogjik i Kosoves. Instituti Pedagogjik i Kosoves. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Mekolli, Skender. "Dhuna dhe Siguria ne Shkolla" (PDF). Instituti Pedagogjik i Kosoves. Instituti Pedagogjik i Kosoves. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ http://www.aacap.org/aacap/families_and_youth/facts_for_families/FFF-Guide/Understanding-Violent-Behavior-In-Children-and-Adolescents-055.aspx
  5. ^ Mekolli, Skender. "Dhuna dhe Siguria ne Shkolla" (PDF). Instituti Pedagogjik i Kosoves. Instituti Pedagogjik i Kosoves. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)